Ndonëse na ndajnë edhe pak ditë nga përfundimi i vitit 2023 dhe ende me shfaqje për tu vënë në skenë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka bërë gati kalendarin artistik për vitin 2024.
Me rreth 250 shfaqje mes të cilave, 25 premiera dhe 10 produksione të reja dhe një vëmendje të veçantë dedikuar fëmijëve kalendari paraqet një larmishmëri veprash të cilat janë të ndara mes veprave klasike botërore dhe veprave shqiptare.
Sezoni i ardhshëm do të ketë në fokus edhe bashkëpunimet me institucionet e tjera ndërkombëtare
Ndërkaq sot u prezantuan dy drejtorë të rinjtë artistik. Për Baletin do të jetë Sbarina Bosco, ndërsa për ansamblin, Alban Tahiri.