Posted on

Arkeologët në shtetin e Turqisë kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë, e cila daton nga vitet 6600 para Krishtit. Buka 8.600 vjeçare e fermetuar është gjetur në qytetin e Catalhoyuk, ndërsa është analizuar edhe për strukturën kimikale të saj.

Buka ka qenë e përgatitur me miell dhe ujë dhe një shtresë të hollë balte.

Në raportin e arkeologëve thuhet se buka është gjetur afër një strukture të shkatërruar në një hapësirë të quajtur “Mekan 66”, e rrethuar me shtëpi antike të ndërtuara prej balte.

Tutje, në raportin e këtyre arkeologëve thuhet se kjo është zbuluar në bazë të analizave. Për CNN është thënë se buka e gjetur, e vjetër 8.600 vjeçare ishte e papjekur dhe e fermentuar.

Arkeologu Ali Umut Turcan, për Agjencinë Anadoly ka konfirmuar se buka e gjetur është më e vjetra në botë.

“Është versioni më i vogël i një cope buke. Është e shtypur në mes me gisht, nuk është pjekur, por ka qenë e fermentuar dhe ka mbijetuar me niseshte brenda. Nuk ka pasur diçka të ngjashme deri më sot”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *