Zbulim i një pllake katrore në Venedik, që i atribuohet Andre-Ndre Alleshit ose rrethit të tij (rreth vitit 1480), në të cilën paraqitet Shën Jeronimi!
Andrea-Ndre Alleshi (Alexius Durrachinus, Durrës 1420/25 – Split 1504/5), skulptor dhe arkitekt i madh arbër i periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes. Ai njihet për veprat e tij në Shibenik, Trogir, Zarë, Split, Raguzë, Ishujt Tremiti dhe më në fund një zbulim i veprës së tij në Venedik.
Tema e Shën Jeronimit (ilirit nga Stridoni i Dalmacisë, 347-420) në shpellë u prezantua për herë të parë në vitin 1480 në një poliptik guri në kishën e vogël kushtuar shenjtorit të lartpërmendur në Marjan të Splitit. Një temë e ngjashme shfaqet në pllakën e relievit të Venedikut, një vepër e izoluar realizim rreth vitit 1480. Bazuar në ngjashmëritë stilistike, disa relieve të Shën Jeronimit janë ruajtur në koleksione në Dalmaci dhe Itali!

Ilustrimi është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi