Orkestra e Filarmonisë së Kosovës në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit mbrëmë solli dy premiera për publikun e Prishtinës.
Publiku ishte dëshmitar i interpretimit të “Rapsodisë Shqiptare” nga Fan S. Noli, duke sjellë kështu Nolin në dimensionin e tij si kompozitor.
Nën drejtimin e dirigjentit Maayan Franco, i cili u rikthye në Prishtinë për herë të tretë, vepra e dytë në program ishte “Koncert për piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi. Kjo vepër erdhi në interpretim mjeshtror nga pianisti Misbah Kaçamaku dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës.
Pjesa e dytë e koncertit solli një prej kryeveprave të muzikës simfonike dhe njëherësh shpërfaqi kapacitetin në rritje të Orkestrës, kjo përmes interpretimit të Simfonisë Nr. 1 të Brahms-it.
Ndërsa një tjetër koncert me një mbrëmje të rrallë po ashtu nga Orkestra e Filharmonisë pritet të mbahet së shpejti, ka njoftuar përmes një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
“Më 22 mars 2024, nën drejtimin e dirigjentit francez Aurélien Azan Zielinski, dhe me pjesëmarrjen e violonçelistes Aurélienne Brauner, Orkestra Filharmonike e Kosovës premton një tjetër mbrëmje të rrallë koncertore “, bëhet me dije përmes njoftimit.