Posted on

Sytë e tu, e dashtun, janë të përlotun
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Sytë e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë …

Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë,
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë

Dhe kam vra, sepse kam dashunue,
Dashuninë që s’ishte dashuni
Dhe kam pëmbysë me hov të çmendun,
Kështjella fantazish që kisha ngrefun
Në trunin tem të smuet e n’zemrën teme t’lodhun,
Për me gjetë ndër mija sy
dy sy, e dashtun, si tuejat, të përlotun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *