Mbrëmjen e sotshme celi siparin DOA Durrës Opera Academy me koncertin Opera në Durrës nën moderimin e Baritonit Gëzim Myshketa dhe bashkëmoderatores duke theksuar se “kam patur ëndërr një realizim Koncertal operistik në Durrës prej shumë vitesh“, – u shpreh ai
Ne këtë performancë unike, mjeshtri i njohur u shoqerua nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit me një hapje kushtuar qytetit të tij të lindjes me këngën emblemë durrësake “Të Falem i Bukuri Durrës”
Për artdashësit durrsakë Baritoni Myshketa interpretoi jo vetëm pjesë operistike si “Karmen” apo “Traviata”, por edhe pjesë emblematike si “Për ty atdhe”, krijimtari nga kompozitori i famshëm Ennio Morricone, Nino Rota etj
Megjithëse ka performuar në shumë skena botërore, para shumë personaliteteve të famshëm, ky koncert gala në vendlindje mbart një emocion të veçantë për Gëzim Myshketën.
“Pritëm shumë vite por të mos jetë koncerti i fundit, por fillimi i shumë koncerteve dhe programeve të tjera për qytetin dhe jo vetëm”,- tha Myshketa.
Rikthimi me këtë koncert në vendlindje pas 12 vitesh do të pasojë me projektin tjetër të tij, hapjen e një Masterclass-i për talentet e reja të muzikës lirike, një kurs specializimi i nivelit të lartë vokal dhe skenik.
“Masterclas ishte një ëndërr e imja. Kam dëshirë ta shndërroj qytetin e Durrësit në një qendër specializimi për të rinj nga gjithë Evropa e bota, që të vijnë këtu në Durrës dhe të perfeksionojnë artin e tyre operistik”,- deklaroi Myshketa.
Gëzim Myshketa ka shkëlqyer në skenat operistike evropianë dhe botërore duke qenë protagonist absolut në teatrot më prestigjioze të Berlinit, Zyrihut, Tokios, Lisbonës, Amerikës, etj.