Posted on

Poezia “Emigrant’ e Fatmir Lazos, botuar se fundmi ne Shtepine Botuese ‘Maya’, Paris me analize stilistike dhe shjellim nga Met Dervishi…nje teme shume prekese.

Emigrant
Si një pemë shekullore me rrënjët në tokat e kohërave të lashta
Ne jemi të shtrënguar të lemë gjithçka

Duke mbajtur mbi shpinë peshën e dhimbjes, pikëllimeve
Të shkulur prej dorës së pamëshirshme të fatit
Ne endemi
Mespërmes natës së zezë, mespërmes boshllëkut të zemrave tona
Ku mbretëron vuajtja,

Degët tona, njëherë e një kohë krenare e të lulëzuara
Përkulen nën peshën e mërgimit
Të muzgjeve të pasigurisë.
Ato shtrihen drejt horizonteve të panjohura, të brishta.

Gjethet tona, dëshmitarë të shurdhër të stinëve tona të shkuara
Frushullojnë nën mëshirën e erërave
Duke mbajtur me vete jehonat e një jete të fikur
Të një botë tashmë të të largët e të marrë.

Ne jemi poetë endacakë
Teksa shkruajmë epopenë e vetes nëpër faqet e kupave qiellore që rendin e rendin
E kërkojmë strehë nën hijet e yjeve
Te humnerat e qetësisë së shurdhët.

Ne jemi shpirtëra endacakë
Rapsodë të imagjinares
Teksa kompozojmë sonetet e së mrekullueshmes
Mbi shpinën e muzgjeve të natës që vjen nga shekujt.

Dhe atëhere kur nostalgjia na kaplon
Si një vel mjegullor nën vështrime të lodhura
Ne fundosemi në jehonat e së djeshmes
Te kujtimet e ëndërrave të alivanosura.

Po te ne rezonon melodia e përjetshme e shpresës
Flaka shpërthyese.
Ne jemi fëmijët e yjeve, dashnorët e së pafundmes
Në rravgimet tona drithëruese.

Ne jemi oshënarët e kozmosit, shtegtarët e së përtejshmes
Teksa lundrojmë në rrymat eterike të greminave të errësirës
Të çurgjeve të dritës që shpërthejnë
Ne jemi jehonat e së përjetshmes

Sogjetarët e së bukurës.
Në pafundësitë e zbrazërisë kozmike
ne gjejmë lirinë tonë
Lumturinë tone

Stilistike MMet Dervishi——-
Vatra

Shënime për një poezi

Kësaj vere, shtëpia botuese Maia, Paris, ka botuar librin me poezi ” Entre deux rives” ( Ndërmjet dy brigjeve”), të Fatmiri Lazos. Autori është qytetar francez, tashmë, me origjinë shqiptare. Ai e ka lënë Shqipërinë me valën e parë të emigrantëve të ambasadave. Kanë kaluar më tepër se tridhjetë vjet dhe tani, në dukje shumë vonë, ai ka botuar përjetimet poetike të shtegtimit të tij.
Megjithatë, ndonëse është një botim francez, i shkruajtur në frëngjisht, pra pjesë e letërsisë së sotme franceze, ky libër ka interes të dyfishtë për ne. Së pari, se autori është shqiptar dhe, së dyti, se pas një tranzicioni të dështuar, ne jemi bërë një vend emigrator. Dhe, si një vend i tillë, emigracioni është në qendër të debateve tona, ose , së paku, njëra nga qendrat. Dhe kemi një opinion zyrtar për të. Që, pak a shumë, mund të formulohet kësisoj: është një e drejtë qytetare, njërat nga të drejtat që kemi fituar: emigrim = kërkimi i një jete më të mirë. Këtë na e thonë kryeministrat e politikantët tanë sa herë që janë në qeveri. Në opozitë n’a thonë të kundërtën: dështimi i një qeverisjeje.
Pse na intereson libri I Fatmirit?… sepse në këto debatet tona shterpe, gjithmonë mungon subjekti, d.m.th. emigranti vetë.
Ja ku e kemi një rast.
Dhe në një libër që botohet në një vend që njihet për rreptësinë e tij estetike në botime. Në këtë rast, pyetja jonë do të ishte: si e sheh emigranti veten? Si e shohin veten djemtë e vajzat tona, nipat e mbesat tona që emigrojnë vazhdimisht e vazhdimisht?
Na ndihmon libri i Fatmir Lazos për këtë?
Unë mendoj se po. Nën këtë perspektivë unë do të shtjelloj njërën nga poezitë e tij. Atë me titull Emigrant. Duke ditur që kam shumë miq poetë e poete, në rrjetin tonë, duke e ditur që kam shumë mikesha e miq politikane/ë, ndonjeri dhe ish-kryeministër dhe, duke e ditur që kam shumë miq botues, të cilët, ndoshta do ta shihnin mundësinë e përkthimit e botimit në shqip të këtij libri.

2.
Një parantezë për shtjellimin, stilistik, natyrisht.
Në retorikëmn e sotme, ka një koncept të Metaforës me dy vjega:
Metaforë in praesentia/metaforë in absentia.
Metafora in absentia ka të bëjë me aksin paradigmatik, asociativ. Cilido që don të thellohet ka plot shembuj të Retorika. Umberto Ecco ka dhe një libër të tërë: Struttura mancante.
Shembull nga letërsia jonë:
Daullet e shiut, Kadare, romani Kështjella I përkthyer në frëngjisht me këtë titull. Metafora e Kadaresë është në tekstin e tij, pra nuk është metaforë franceze.
Paradigma që sugjerohet dhe që përçon ndikimin estetik:
Daullet e dasmës, daullet e festës, daullet e luftës, daullet e parakalimeve… etj. etj. vetëkuptohet që metafora e Kadaresë hyn sakaq në asociacione të tilla paradigmatike dhe prodhon oksimoron: daulle që sinjalizojnë luftë, etj, varg i hapur

Shtjellim:

Sekuenca e parë e tekstit është shkulja e pemës, 4 vargje
Sekuenca e dytë, endja e pemës,/ ne, tre vargje,
Sekuenca e tretë, degët/krahët, endje e tyre, 4 vargje
Sekuenca e pestë, gjethet, 4 vargje.
Personat e aksionit: pema, toka, rrënjët, degët, gjethet.
In absentia/ struktura mungesore:
Pema/njeriu/ degët/ krahët e njeriut, gjethet/ duart e njeriut, emigrantit
Struktura mungesore te toka e Fatmir Lazos, rrënjët, shkulja:
Vatra
Pra, miq, një emigrant e përjeton emigrimin is shkulje nga vatra e tij. Siç shihet, me pesë sekuenca të thjeshta, pa parlament, deputetë e gazetarë poeti ynë e rrëzon stilemën propogandistike të politikws, ate kërkimit të lumturisë. Është shkulje nga Vatra, shkulje nga rrënjët e saj, etj. Kyu spekulon propaganda politike Kërkimi i lumturisë është një çështje individuale, e drejtë e individit, etj. Emigracioni është fenomen shoqëror: shkulje nga vatra.
Në pjesën e dytë të poezisë kemi metaforën e poetit endacak/ pelegrinit/ muzgje nate/ ëndërra të alivanosura/ jehonat e së shkuarës/ flakët e shpresës/ oshënarët e kozmosit/ gremina errësire/ çurgje drite etj.
Edhe një sy i pastërvitur me vargjet, e ajgëton që kemi një repertor metaforash danteske ku alternohet Drita :
struktura mungesore:
Purgatori I fluturimit dantes
Me : errësirën:
struktura mungesore: ferri dantesk.
Kjo ishte poezia, mikesha/ miq,
Ky wshtw emigracioni
Kjo, jo vetëm për ta shijuar, por dhe për të kuptuar më mirë emigrantët tanë, të cilët janë shpirtmëdhenj e nuk na i thonë të gjitha, por që shpesh ne jemi shpirtvegjël me ta se vetëm i pyesim për lekët.
Atë që nuk na e thonë politikanët, na e thotë poeti.
Atë që nuk na e thonë emigrantët tanë, sërish ja ku na e tha poeti
Mbrëmje të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *