Diten e sot ne menyre te paperitur ndahet nje nga personalitetet e qytetit te Durresit Edmond Buharaja. Të enjten në mesditë u nda nga jeta, krejt në moshë të parakohshme dhe papritmas, kompozitori, studiuesi dhe pedagogu e drejtuesit i departamentit KMDP pranë Fakultetit të Muzikës, Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja. Krijimtaria dhe puna e tij kolosale studimore me botime tepër të vlerëta do të mbeten trashëgimi dhe thesar për sot dhe brezat që do të vijnë. Aktualisht mbante pozicionin si titullar në disiplinat: Kompozicion, Kontrapunkt, Harmoni, Analizë Muzikore (këtu prëfshirë edhe ato schenkeriane, Set Theory, e Neoriemanniane), Semiotika dhe Semantikae Muzikës, Estetika Muzikore tek «Universiteti iArteve – Tiranë» (Shqipëri) dhe «Universiteti H. Zeka – Pejë» (Kosova). Ai ishte anëtar i GATM [Gruppo di Analisi e Teoria Musicale] – Itali, kunsulent i RATM (Rivista di Analisi e Teoria Musicale), dhe ka qenë pjesë e stafit akademik i «Master di […]
read more >