Posted on


Njohuri. kuriozitete, historik i shkurtër dhe ndërtimi akustik i saj.


Materiale mbeshtetur nga ‘New Groove Dictionary of Music and musicians’, pergatiti Metila Dervishi, muzikologe

III.b Pak histori rreth këtij instrumenti
Në periudhën kur u krijua, avantazhet muzikore që zotëronte piano, fillimisht nuk u njohën, megjithëse instrumenti në dukjen e tij të parë u shfaq në një formë shumë të zhvilluar. Kjo ishte një vepër e një njeriu të vetëm, Bartolomeo Cristofori-t, mbajtës instrumentesh te oborri Medici në Firenze, Itali, i cili e krijoi këtë instrument rreth viteve 1698-1700. As shembulli i parë i pianos dhe as pasuesit e tjerë nuk patën fat, vetëm nga fundi i shekullit ´18 disa modele të organistit gjerman Andreas Silbermann nisën të vlerësoheshin.
Rreth vitit 1770 pianos iu vunë dhe pedalet dhe teknika  e ndërtimit të instrumentit gradualisht nisi të përmirësohej. Modelet e para ishin pianot me bisht, duke parë që merrnin shembull nga klavicembalot. Vetëm nga fillimet e shekullit ’19 nisi dhe prodhimi i pianove vertikale.
Në vitin 1931 u krijua dhe piano e parë elektrike, tingulli i së cilës prodhohet nga elekltromgnetë dhe e amplifikuar me autoparlantë. Gjithsesi ajo nuk u përdor nga ndonjë kompozitor i madh.
Kompozitorët, të cilët dhanë një kontribut për formimin e një stili dhe të një teknike pianistike janë të shumtë.  Nga të parët dhe më të rënëdësishmit ishin: Haydn; Mozart dhe Clement-i  edhe vetë koncertistë.
Literatura pianistike deri në fund të shekullit ´18 përbëhej kryeshisht nga koncerte për piano e orkestër, nga sonata për piano solo dhe me katër duar, ose për piano të shoqëruar me instrumenta të ndryshëm. Përveç veprave origjinale, literatura përfshinte dhe shumë transkiptime operash, simfonish, kuartetesh, etj. Në këtë drejtim piano krijoi një mjet për përhapjen e muzikës ( e tillë mbeti deri me përhapjen me anë të diskut). Në 15-vjeçarin e parë të shekullit ´18 përhapet madhështia e pianizmit bethovenian; për Beethoven-in piano kishte një funksion të privilegjuar, sepse në tastier kompozitori eksperimentoi perspektiva të reja kompozicionale. Një rol të një rëndësie të veçantë ky instrument pati dhe për Weber-in, prodhimi i sonatave të të cilit, pati një fat dhe një përhapje më të madhe, se ato të Schubert-it. Rëndësia e sonatave shubertiane u njoh shumë më vonë.
Në dekadat e para të shekullit ´19 u afirmua virtuozizmi, i lidhur me koncertin pianistik si manifestim mondan. Virtuozismi, që dominoi deri në gjysëm të shekullit u shpreh në forma e mënyra të ndryshme te temat e veprave teatrale. Gjatë viteve 1830-1835 dolën në pah prodhimet e Mendelssohn-it, Schuman-it e Chopin-it; në veçantsi dedikimi që i bëri Chopin pianos, çoi në një thellësim dhe zhvillim të mëtejshëm të njohjes të burimeve timbrike të instrumentit, të cilin e çoi më tej Liszt-i dhe më vonë Debussy.
Liszt-i ishte virtuozi më i madh i gjeneratës së tij.  Ai eksperimentoi dhe tregoi rrugën për zbulime të reja timbrike drejt këtij instrumenti. Me ardhjen e periudhave të reja kompozitorë të shumtë sollën gjëra të reja në teknikën e pianos, duke përmendur dhe kompozitorët bashëkohorë si: Boulez, Stockhausen, Cage. Ky i fundit ka zhvilluar dhe realizuar ekzekutimin direkt në kordierë dhe ka eksperimentuar i pari ´pianon e përgatitur´ , në të cilën timbri është në masë të vogël, lartësitë e tingujve vijnë të modifikuara. Për momentin vetëm Stockhausen-i ka futur të ashtuquajturën ˝piano e moduluar˝, në të cilën tingulli i instrumentit elaborohet përgjatë ekzekutimit, me anë të aparaturave elektronike.

III. Piano. Historik i shkurtër dhe ndërtimi akustik i saj.

III.aInstrumenti i pianos
Piano zuri një vend qendror në jetën muzikore të çerekut të tretë të shekullit ’18.


Kapaciteti i madh i saj, i pandashëm me vetë tastierën e saj- aftësia e tingëllimit të njëkohëshëm të të paktën aq notave sa dhe ç’janë gishtat dhe për pasojë të jepet mundësia për të qene i zoti të prodhosh me përafërsi çdo lloj pjese të literaturës të muzikës perëndimore- aftësia e pianos për të luajtur nota me lartësi gradësh të gjera dhe të variushme në lidhje me ndryshimet në forcë , me të cilat çelësat  goditen, duke  lejuar kështu crescendo-t dhe decrescendo-t dhe dinamikat natyrale ndriçuese të frazës muzikore, i japin instrumentit një avantazh madhor mbi paraardhësit e tij, klavikordi dhe harpiskordi. ( Megjithëse klavikordi ishte gjithashtu i aftë për të dhënë një dinamikë shprehëse në lidhje me ndryshimet e prekjes, tingulli i tij ishte shumë i vogël për t’i dhënë mundësinë atij të luante  në ansamble muzikore; nga ana tjetër harpiskorda( klaviçembali), kishte një tingull më të lartë , por i mungonte aftësia për të prodhuar ndryshime të konsiderueshme me anë të prekjes.) Mundësitë e mëvonshme  siguruan nota mbështetëse , të qëndrueshme, dhe pasi gishtat të kishin lënë tastierën ( me anë të pedalit) dhe sigurimi i një tingëllimi shumë herë më të fuqishëm në të luajtur në krahasim me klaviçembalin e bën këtë avantazh akoma më të madh.  

   
Emri modern i instrumentit është një formë e shkurtuar e asaj të dhënë në publikimin e përshkrimit të saj të parë (1711) nga Scipone Maffei ku është quajtur ´gravecembalo col piano, e forte´ ( klavicembalo me piano dhe forte). Burimet angleze të shekullit ’18 përdornin termat ´pianoforte´ dhe ´fortepiano´ i këmbyeshëm me ´pianoforte´; disa studiues e reservojnë instrumentin ´fortepiano-n´ për shekullin ´18 dhe fillimin e shekullit ´19, gjithashtu ky burim është përdorur dhe në vendet Sllovake për t´iu referuar pianos moderne. Fjala e përdorur në gjermanisht   ´Hammerklavier´ duhet t´i referohet pianos në përgjithësi, ose si një alternativë e pianos katrore për t´u dalluar me pianon e madhe  (´Flügel’).
Piano moderne përbëhet nga gjashtë elementë madhorë: telat, skeleti i metalit, flegërza rikumbuese dhe urat, mekanizmi, këllëfi ( skeleti) i drurit dhe pedalet. Ka tre tela për secilën notë në zërin e sopranos, dy për çdo notë në tenor, dhe një për notat në bas. Rëndesa e skeletit të metalit suporton tensionin e madh që shkaktojnë telat ( përfërsisht 18 ton ose 16,400 kg).

Urat përçojnë vibrimet e telave për te flegërzat rikumbuese, të cilat bëjnë të mundur që këto vibrime të konvertohen në valë tingulli në mëyrë efikase, në këtë mënyrë tingulli i instrumentit bëhet i dëgjueshëm. Mekanizmi (action) përbëhet nga çelësat ( key), çekiçat, dhe nga mekanizmi që nxit, shtyn çekiçat  kundrejt telave kur çelësat janë të shtypur. Këllëfi i drurit (wooden case) përmbledh tërë këto që përmendëm.  Pedali i djathtë ( pedali i lartë apo mbështetësi) veprojnë që të mos shuajnë tërë telat, duke i krijuar mundësinë atyre për të vibruar në mënyrë të lirshme, pavarësisht se me çfarë janë shtypur çelësat.

Pedali i majtë ( pedali i butë apo ´una corda ´) vepron që të reduktojë volumin e tingujve, për më tepër duke lëvizur çekiçat anësor, kështu që ato godasin vetëm dy nga tre tela, që prodhohen për çdo notë te soprano dhe një  për dy telat që prodhon çdo notë në tenor, ose duke i sjellë çekiçat më afër me telat, kjo shkurton goditjen e tyre, ose -në disa piano vertikale-duke futur ndërmjet një rrip të ngushtë cope, midis çekiçave dhe telave për të prodhuar një tingull të mbytur. Pedali i mesit, kur gjendet, vepron që të mbajë zhurmën mbytëse, të ngritur në vetëm ato nota që luhen në momentin që pedali është i shtypur.


Me logjikë, forma ideale e pianos është e madhja “the grand”, modeli i së cilës i vendosur nga fakti që telat gradualisht zgjaten nga soprano në të djathë te basi në të majtë. Teorikisht, gjatësia e telave duhet të dublohet për çdo oktavë të gamës të instrumentit, por kjo do të ishte jo- praktike për një instrument që ka një gamë mbi shtatë oktavështe, sic ka piano moderne, dhe madje dhe pianot e hershme me një gamë prej vetëm katër oktavash përdornin disa shkurtime të telave në basin ekstrem. Drejtëkendëshi ´katrori´ piano, e cila si e madhja i ka telat në plan horizontal, e cila ishte popullore në shekujt ´18 dhe ´19, ka qenë krejtësisht e zëvendësueshme nga tipe të ndryshme pianosh vertikale ose në këmbë, të cilat i kishin telat në plan vertikal; fakti që pianot vertikale zenë më pak vend, i japin më rëndësi disavantazhit, të imponuar nga mekanizmi më kompleks që ato duhet të përdorin.


Gjerësia e pianove me bisht varion nga 145-155 cm, ndërsa lartësia nga 120-290 cm. Ndërsa te pianot vertikale gjatësia varion  afërsisht nga 90-135 cm, kurse gjerësia është e njëjtë me atë të pianove me bisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *