Posted on

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s për flaut dhe kitarë. Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën për të pranishmit melodinë e ëmbël të Mauro Giuliani-t dhe Mario Castelnuovo Tedesco përmes pjesëve instrumentale. Muzika u ndërthur me artin e fjalës dhe poezinë duke i dhënë më shumë ngjyra këtij organizimi. Në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”, organizime të tilla zhvillohen herë pas here duke dëshmuar për rëndësinë dhe rolin e artit për institucionin e traditës në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *