Në këtë koncert, të titullar “From West to East”, së bashku me orkestrën, performoi sopranoja e njohur Ana Naqe, e cila, nën dirigjimin e Elda Laros dhe orkestrës simfonike, solli për publikun shkodran një repertor të zgjedhur me vepra të autorëve të njohur shqiptar dhe të huaj.

Njeriu ka gjithmonë emocione por Shkodra është sheqer. Kam shumë emocione dhe është një nder i madh të performosh me Elda Laron sepse është një ndër artistet më të mëdha që unë njoh”, tha Sopranoja Ana Naqe.

Për Drejtuesen Artistike të Orkestrës Simfonike të Shkodrës, Elda Laro, ky ishte koncerti i parë në drejtimin e saj. Ajo theksoi se do të vijojnë përgatitjet për të sjellë në skenën shkodrane emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, të cilët do të performojnë krah orkestrës simfonike të qytetit.

Zemra rreh shumë më fort se kudo tjetër, në skenat e botës dal, kam emocion por këtu zemra më rreh në çdo moment. Koncerti i ardhshëm do të jetë me përgjegjësi akoma më të madhe sepse do të kemi një tenor siç është Sajmir Pirgu dhe pianistin Klevis Gjergjin”, u shpreh Elda Laro, Drejtuese Artistike e Orkestrës Simfonike të Shkodrës.

Ky koncert i  Orkestrës Simfonike të Shkodrës solli për publikun emocione të veçanta dhe duke dëshmuar edhe një herë potencialin e madh artistik që Shkodra ka për të ofruar.

Me përkushtimin e drejtueses artistike Elda Laro dhe bashkëpunimin me emra të njohur të muzikës shqiptare, orkestra simfonike e Shkodrës ka si synim të kthehet në një pikë referimi për artin dhe muzikën klasike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *