ArTeater »

“Gruaja me Sirtarë” – një portret i thellë i gruas shqiptare në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”
Teatri “Aleksandër Moisiu” sjell në skenë dramën “Gruaja me Sirtarë”, një prodhim që flet me gjuhën e thjeshtë, por goditëse të realitetit, ku kujtesa personale shndërrohet në pasqyrë sociale. E shkruar nga autorja Anisa Markarian, vepra eksploron jetën dhe brengat e një gruaje që jeton mes kujtimeve, sakrificave dhe heshtjeve të mbledhura ndër vite.

Aktorja Mimoza Marjanaku mban mbi vete të gjithë peshën e rrëfimit, duke interpretuar një rol kompleks, ku fjalët nuk mjaftojnë pa ritmin e frymëmarrjes, pa pauzat e qëllimshme dhe pa tensionin e brendshëm që karakterizon dramën. Monologu i saj është sfida e gruas : i gjatë, i trazuar, plot zhytje e  ku personazhi lëviz mes të shkuarës  dhe të tashmes.

Ky lloj monologu kërkon disiplinë të hekurt aktoreske, ruajtje të emocioneve, kontroll të tonit dhe aftësi për të mbajtur publikun të lidhur pas çdo fjalie — dhe Marjanaku ia del ta bëjë këtë me një intensitet të rrallë. Ajo ndërton një grua që përballet me kujtimet si me plagë të hapura, duke e kthyer skenën në një rrëfim të brendshëm gati dokumentar.  Përballë saj, Romir Zalla krijon një energji të kundërt që e pasuron dialogun dramatik të veprës.

Regjisorja Suela Bako ndërton një regji të përmbajtur, të fokusuar te detaji dhe simbolika, duke i dhënë veprës ritëm të ngadaltë, por emocionalisht të ngjeshur.

Skenografia e Alketa Tragaj, e plotësuar nga bashkëpunimi me Erti Bejdo dhe Lira Zahiri, është një nga elementet më të forta të shfaqjes: një hapësirë me stilim te asaj periudhe, e ftohtë, ku objektet e shpërndara në skenë funksionojnë si “sirtarë” të hapur të së shkuarës. Çdo send bëhet dëshmi e një jete, duke sjellë në të njëjtën hapësirë nostalgji, dhimbje dhe ironi.

Në aspektin estetik, shfaqja rritet edhe nga ndërhyrjet vokale të këngëtares Kiara Juba, e cila vendos një ton emocional që lëviz mes brishtësisë dhe dramës.

“Gruaja me Sirtarë” është një shfaqje që kërkon reflektim dhe e fton publikun të rikthehet tek roli i gruas në familje dhe shoqëri, tek ngarkesa që ajo mbart shpesh në heshtje dhe tek historia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Një prodhim teatror i realizuar me seriozitet artistik dhe me një mesazh që mbetet gjatë.

The post “Gruaja me Sirtarë” – një portret i thellë i gruas shqiptare në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” first appeared on .

‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi
Refleksione ‘perkthyer’ne vargje…Jane ne proces…Metila Dervishi fundgushti, 2025

‘Dritehumbetira’

…Urrejtja kishte pushtuar vendin e Dritëhumbetires.
Të këqijtë bëheshin gjithnjë e më djallëzorë.
Të mirët po mundeshin nga të ligjte.
Padrejtësi e pashembullt.

Njerëz pa dritë,
pa humanizëm, pa mëshirë,
pa dashuri,
veç dashurisë për të qenë më të diabolik.

Burrat tradhtonin gratë,
gratë ‘shperfillnin’ fëmijët,
për të mos marrë damkën e “të mirës së padëshiruar”.
Kush ishte i thjeshtë, përbuzej.
Kush studionte me pasion, shuhej.
Korridoret e punës mbusheshin me fytyra të vrenjtura,
gati ta pështynin atë që lindte i pastër, i ndershëm.

Krimi intelektual kish marre dhene
Nota te larta, diploma pa merite
Escort-at, po respektoheshin, edhe kur ngjiteshin në katedra dijesh.
Pasuesit e dijes i donin te paafte, por te djallezuar.
Ndersa fitorja me e madhe ish Prestigji i Mëkatit.

Njerëzit helmoheshin me viruse,
ilaçe të skaduara.
Ashtu siç kishte skaduar edhe dhurata më e bukur e Zotit:
dashuria dhe dhembshuria.

Bota kthehej në robotë, në zombi,
të krijuar për çdo epsh e marrëzi.
E keqja nuk ngopej, nuk shuhej…

“Zgjohu,” më thanë,
“ka dalë drita.”
U lumturova.
Mendova se ishte veç një ëndërr.

Jo, ishte bota që po merrte fund:
familja, shoqëria, psherëtimat e shpirtit, dashuria,dija…( vazhdon) e paredaktuar

The post ‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi first appeared on .

In Memoriam / Klubi i librit “Gjergj Vlashi” organizon mbrëmje letrare
Takimi përmbyllës për këtë sezon i Klubit të librit “Gjergj Vlashi” u zhvillua në verandën e mrekullueshme të lokalit “Charli Max Marina”.

Nën përkëdheljen e përëndimit të pashoq dhe tingujve të kitarës, u sollën disa nga tregimet e shkurtra të shkëputura nga libri me dy vëllime “Bonsai me tregime” i autorit Gjergj Vlashi.

U diskutua për Simbolikën vizuale dhe emocionale që sjell kopertina e këtyre vëllimeve; Formën e tyre të shkurtër dhe përmbajtjes së thellë; Emocionin e përmbajtur, rrëfimin ku jo gjithçka thuhet por ndihet; Temat delikate që trajtohen, të cilat janë të vogla në dukje, por me rrënjë të thella.

Të dy librat janë si një bonsai i lulëzuar e plot degëzime.

Në leximin tonë tregimet nuk erdhën të ndara, por si degë të së njëjtës pemë, me lidhje tematike dhe që rrefejnë plot emocion për: mungesën, ndarjen, kujtesën, të pathënat.

Autori i ka përzgjedhur dhe renditur si pjesë të një strukture të qëllimshme, pjesë të një bonsai emocional që përmes ironisë së hollë dhe rrëfimit elegant na foli shumë ne lexuesve, që përjetuam një zhvillim të heshtur, ku tregimi i fundit ndriçonte të parin.

Ajo çfarë e bëri edhe më të veçantë këtë takim, ishte prezenca e muzikantit, violinistit dhe kompozitorit Florian Vlashi, bashkëshortes së tij, violonçelistes Rediana Llukaçi-Vlashi dhe djalit Martin Vlashi.

Violinisti Florian Vlashi i mësuar tanimë me emocionin e skenave të mëdha, ku ai ka interpretuar plot sukses duke na bërë krenar, u shpreh se ndihej i emocionuar që ishte mes nesh. Mes anëtarëve të Klubit të librit që mban emrin e atit të tij, të regjisorit, shkrimtarit dhe përkthyesit, “Nderit të Kombit”, Gjergj Vlashi.

Kësaj here në takim ishin prezent edhe miq të artit dhe kulturës, që jetojnë jashtë Shqipërisë, por pushimet në atdhe bën të mundur t’i kishim mes nesh.

Miqtë e klubit të librit u përfshinë në biseda dhe diskutime ku mbizotëruan ato që i referoheshin: projekteve të ardhshme të Klubit; Çfarë kemi arritur deri tani dhe si mund të punojmë më mirë, për të shtuar numrin e frekuentuesve në klubin tonë dhe si të jemi frymëzues për më të rinjtë.

Për të gjithë anëtarët e Klubit u shpërndanë shenjuese libri që mbanin shënimin:

“Një klub. Një libër. Shumë zëra. Një përvojë.”

“Një faqe e lexuar, është një hap drejt vetes”

Falënderojmë përzemërsisht çdo anëtar të Klubit të librit “Gjergj Vlashi” për kohën që i kanë dedikuar leximit dhe diskutimeve. Për prezencën e tyre dhe impenjimin maksimal, përpos impenjimeve të tyre profesionale.

Falenderojmë Bled Shuaipin që që na mikpriti në mjediset e mrekullueshme të “Charli Max Marina”- ndërtuar si një përqafim i heshtur midis qiellit dhe ujit, ku gotat që trokasin miqtë, tingëllojnë si tinguj lirie, dhe çdo çast përzihet me përjetësinë që horizonti ofron.

Falënderojmë Mjeshtër Gëzim Domin që ishte mes nesh në këtë takim, për ta dokumentuar atë me foto.

Një falënderim i veçantë për librarinë “Redon” që na ka mirëpritur në mjediset e saj përgjatë gjithë vitit.

Ju urojmë pushime të gëzuara!

Mos harroni, në çantë fusni një libër

Mirë u takofshim në shtator!

The post In Memoriam / Klubi i librit “Gjergj Vlashi” organizon mbrëmje letrare first appeared on .

Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time
Në konferencën e organizuar për media, një ditë para koncertit-gala që do të mbahet në qendër të Prishtinës, sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho ka thënë se ndërtimi i shtëpisë së Operës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit

Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho ka thënë se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj.

“Jam shumë e lumtur që kthehem përsëri në Kosovë. Pas 12 vitesh ndiej kaq shumë dashuri, ka kaq shumë profesionalizëm, ka kaq shumë energji pozitive, e cilësi. Me këtë koncert dhe gjithë punën që e kemi bërë me artistët, kemi treguar se meritojnë të kenë shtëpinë e tyre, vendin ku ata mund të japin më të mirën, shtëpinë operistike që do të na e kishte zili tërë bota. Pra, një shtëpi operisike për të pasuruar shpirtin e këtij populli. Në këtë periudhë sa kam qenë këtu kam qenë e rrethuar me aq shumë dashuri, me kaq mikpritje që vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë. Uroj që kjo që dhamë të gjithë bashku të jetë një ogur i mirë për të ndërtuar shtëpinë e shpirtrave të muzikantëve shqiptarë, që do të kurorëzonte kulturën e Kosovës. Një shtëpi operistike ku do të mblidhte të gjithë këta talentë. Unë pata edhe një takim me artistët e rinj në fakultet. Ishte mbushur salla plotë me shumë dashuri dhe energji, shtrohet pyetja ku do t’i dërgojmë këta artistë. Duhet të ju hapim dyert, dhe dyert e një teatri janë dyert e shpirtit”, ka thënë artistja Jaho.

Sopranoja Jaho ka thënë gjithashtu se angazhimin e saj në Kosovë e ka bërë më me shumë seriozitet nga që do ta bënte për secilin vend të botës, kjo pasi ndien detyrim për të sjellë përvojën e skenave ndërkombëtare dhe motivimin e nevojshëm për brezin e ri të artistëve të kombit të saj.

“E kam marr aq seriozisht, aq seriozisht siç do e merrja në çdo vend të botës, por akoma më seriozisht. Për t’iu thënë brezit të ri: unë flas gjuhën tënde, unë arrita, edhe ti arrin. Të tregoj rrugën në kuptimin e asaj që çfarë kam hequr unë nuk ke pse heq ti. Të tregoj rrugën që të mos humbasësh kohën kot. Kështu që, impenjimi im është aq i madh, nuk jam kursyer asnjë sekondë. Kam dhënë sikur të jetë hera e parë dhe e fundit e jetës time për ti dhënë shpresë një artisti që edhe ti mund të bëhesh, duke ia treguar rrugën. Më besoni është marrë aq seriozisht sa nuk kam marr asnjëherë asnjë gjë në jetën time deri në këtë pikë. Është ekstra mbi atë që kam bërë dhe bëj nëpër botë, këtë ju siguroj”, ka thënë artistja Jajo, duke potencuar që do të rikthehet përsëri në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për brezin e ri të artistëve dhe për Institucionin e Operës.

Kurse, dirigjenti maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti, për të ndarë skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu me të gjithë ju, specifikisht me soprano Ermonela Jaho. Ky nuk është koncert, por është një eksperiencë sociale dhe emocionale për secilin sepse mendoj që ky koncert është një dhuratë. Ju keni privilegj, për të shijuar muzikën e Ermonela Jaho-s. Është si të ecësh mbi re. Të jepet ndjesia sikur je duke folur me Zotin.  Mendoj që ajo është e vetmja në botë që mund t’i jap secilit ndjesinë që i gjithë njerëzimi është hyjnor.” ka thënë maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli.

Ndërsa, Abigeila Voshtina- koncert mjeshtër, ka thënë se Kosova duhet ta ketë sa më parë Teatrin e Operas, në mënyrë që të mos detyrohen artistët e rinj të emigrojnë jasht vendit për të realizuar ëndërrat e tyre, ashtu siç dikur kishte vepruar vetë ajo dhe sopranoja Jaho.

“Ne kemi parë që shqiptarët janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Janë njerëzit më të aftë për tu përshtatur e rregullat e çdo shteti. Ne kemi yje që shndrrisin në çdo fushë të jetës. Dhe nuk shndrrisim në shtëpinë tonë, kjo nuk mund të jetë më e kuptueshme për mua. Dhe këtë e them si një njeri që ka drejtuar institucione, si një njeri që do të vazhdojë të luftojë, sepse janë disa gjëra që bëjnë pjesë te idealet, jo tek pushteti. Dhe idealin e kemi të gjithë. Përndryshe, kjo është një ekspericencë e mrekullueshme që për herë të parë e përjetoj në jetën time, duke interpretuar si instrumentiste me Ermonela Jahon. Është një gjë unike. Ejani të shijoni këtë udhëtim, që do të ngelë brenda shpirtit tuaj, do të jetë një udhëtim që me të vërtetë do të mendoni se pse nuk e kam bërë më përpara këtë gjë”, ka thënë Voshtina.

Ndërkaq, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj ka thënë se organizimi i këtij koncerti është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Operën e Kosovës, si një institucion e cili është në ngritje e sipër.

“Koncerti i datës 8 qershor është jashtëzakonisht domethënës për institucionin e Operës së Kosovës, një institucion i cili akoma nuk është kompletuar dhe ka një rrugëtim të gjatë përpara, për ta plotësuar gjithë organikën e tij, në fakt, aktualisht shumë fragjile e cila krijohet dhe shuhet pothuajse çdo sezone, e që më pas duhet të rikrijohet nga fillimi. Dhe pikërisht tani kemi një prej emrave më të ikonik të skenës operistike. Në këtë fazë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj që do të jetë një shtytje për ta ndërtuar të plotë iinstitucionin”, ka thënë Selimaj.

Kurse, Kryesuesja e Bordit të Operës Rreze Kryeziu tha se prania e Jahos në këtë koncert, e po ashtu edhe ardhja e artistëve të tjerë të kalibrit botëror tregojnë për një të ardhme me qëndrueshmëri të plotë për institucionet e muzikës.

“Faleminderit Ermonea Jahos që ka vendosur Kosovën dhe jo vetëm institucionin e Operës së Kosovës në hartën operistike botërore. Ermonela Jaho na ka dhënë një mundësi tjetër dhe një kthesë tjetër, jo vetëm për komunitetin por për gjithë shoqërinë tonë. Për institucionin e Operës së Kosovës ky është një moment historik. Ardhja e Jahos është një moment historik dhe këtu nuk po flas vetëm për insitucionin ose komunitetin artistik, por edhe në cilësinë e qytetares. Ermonela Jaho nuk është dhe nuk prezanton vetëm një emër të madh botëror, ajo ka dëshmuar që përmes fuqisë ose mishërimit të fuqisë së artit të saj ka tejkaluar kufinjt, ka bashkuar njerëzit dhe këtë po e bën edhe tek ne” ka thënë Kryeziu.

Koncerti gala nga Opera e Kosovës me sopranon Ermonela Jaho dhe  maestron Jakopo Sipari di Pescasseroli do të mbahet nesër në ora 20:30,  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

The post Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time first appeared on .

Qershori i Surprizave, TKOBAP sjell dy mbrëmje magjike që nuk duhen humbur!
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) sjell këtë qershor me dy evente muzikore të një niveli të jashtëzakonshëm. Artdashësit do të kenë mundësinë të përjetojnë emocione të papërsëritshme përmes virtuozitetit të artistëve ndërkombëtarë dhe tingujve të kompozitorëve më të mëdhenj botërorë e shqiptarë. Bëhuni gati për dy mbrëmje që do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj!

Giovanni Bertolazzi Rikthehet në Skenën e TKOBAP-së – 6 Qershor

Një mik i dashur i publikut shqiptar, pianisti i mirënjohur italian Giovanni Bertolazzi, rikthehet për një mbrëmje të jashtëzakonshme më 6 Qershor, ora 20:00. Ky koncert special, i organizuar në kuadër të Javës Kulturore Italiane dhe me mbështetjen e çmuar të Istituto Italiano di Cultura, do të jetë një festë e vërtetë e muzikës klasike.

Nën dirigjimin mjeshtëror të maestro Andrea Solinas, emocionet do të flasin përmes notave të pavdekshme të Verdit, Puccinit dhe Tchaikovskyt. Për më tepër, publiku do të ketë privilegjin të dëgjojë për herë të parë në Shqipëri një premierë absolute: veprën “Alla valle del fiume Crati” të kompozitorit arbëresh Salvatore Frega. Kjo vepër sjell tingujt dhe shpirtin arbëresh në tempullin e artit shqiptar, duke premtuar një përvojë unike.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu! Në kuadër të vizitës së tyre, kompozitori Salvatore Frega dhe pianisti Giovanni Bertolazzi do të ndajnë dijet dhe pasionin e tyre me studentët e Universitetit të Arteve përmes një masterclass-i të dedikuar.

Mos e humbisni këtë koncert që sjell hijeshinë dhe madhështinë e muzikës klasike në zemër të Tiranës!

Sopranoja me Famë Botërore Marigona Qerkezi Debuton në Tiranë! – 12 Qershor

Bëhuni gati për një tjetër kulm artistik! Më 12 Qershor, ora 20:00, skena e TKOBAP-së do të mirëpresë për herë të parë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, sopranon e talentuar Marigona Qerkezi. Ky koncert gala i jashtëzakonshëm premton të sjellë në Tiranë fuqinë e një zëri që ka elektrizuar publikun në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.

Nën drejtimin e dirigjentit të njohur, maestro Fabrizio Maria Carminati, dhe e shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, Marigona Qerkezi do të interpretojë një program të përzgjedhur me kryevepra nga kompozitorë si G. Puccini, G. Verdi, F. Cilea, A. Dvo?ák, L. Bernstein, A. Lara dhe L. Arditi. Një vend të veçantë në këtë mbrëmje do të kenë edhe perlat e muzikës shqiptare, me vepra nga kompozitorët tanë të shquar Feim Ibrahimi dhe Avni Mula.

Përgatituni për një natë ku muzika, eleganca dhe emocionet do të ndërthuren në mënyrë të paharrueshme. Një përvojë që nuk duhet humbur!

Informacione për Biletat:

Biletat për të dyja koncertet mund t’i siguroni pranë biletarisë së TKOBAP-së. Biletaria është e hapur nga e hëna në të diel, sipas orarit:

10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

The post Qershori i Surprizave, TKOBAP sjell  dy mbrëmje magjike që nuk duhen humbur! first appeared on .

“Libri të ban të lirë”, iniciativa e Katedrales së Shkodrës për panairin e parë të librit
Në datat 5, 6 dhe 7 qershor, Katedralja e Shkodrës do të organizojë edicionin e parë të Panairit të Librit me emërtimin “Libri të ban të lirë”, një nismë që vjen si dëshmi e gjallë e përkushtimit të qytetit ndaj kulturës dhe letërsisë.

“Kisha në misionin e vet kërkon promovimin, zhvillimin e jetës njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, prandaj nuk habit fakti i një panairi libri në oborrin e Katedrales, sepse panairi është i lidhur ngushtë edhe me këtë ambient që i përket kishës, Katedrales, siç është biblioteka. Besoj që kjo bibliotekë e vogël është bërë shkas i mirë për këtë ngjarje,” tha dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodrës.

Me pjesëmarrjen e shtëpive kryesore botuese nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ky panair synon të kthehet në një pikëtakim vlerash letrare, ku libri shfaqet si urë komunikimi mes lexuesit dhe autorit.

“Jam shumë i lumtur që më së fundi, pas sa e sa viteve punë në fushën e bibliotekave dhe si drejtues i tyre, arrita të shoh të organizuar një panair libri në qytetin e Shkodrës. Ky është panairi i parë dhe mendoj që pas tij do të vijnë të tjerë,” deklaroi Gjovalin Çuni, drejtor i bibliotekës “Zoja e Shkodrës”.

Programi treditor i panairit “Libri të ban të lirë” përfshin promovime librash, takime me autorë, leksione të hapura dhe lexime artistike nga emra të njohur të letërsisë shqipe, pjesëmarrje të botuesve të rëndësishëm, koncerte, si dhe net letrare në amfiteatrin e hapur pranë Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës.

The post “Libri të ban të lirë”, iniciativa e Katedrales së Shkodrës për panairin e parë të librit  first appeared on .

Publikohet udhëzuesi për të 37-të këngët e Eurovisionit
Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të dielën, me një paradë ku marrin pjesë konkurrentë nga 37 kombe.

Por gara fillon në të vërtetë të martën, kur gjysmëfinalja e parë ku do të largohen pesë vende konkuruese.

Gjashtë të tjerë do të largohen në gjysmëfinalen e dytë të enjten, përpara se Finalja e Madhe të zhvillohet në Bazel të Zvicrës, të shtunën, më 17 maj.

Pjesëmarrësit e këtij viti përfshijnë dy konkurrentë që rikthehen, një këngëtar profesionist opere, një aludim të fshehur fin ndaj emisioneve seksuale, si dhe një himn vallëzimi.

Për t’ju ndihmuar të përgatiteni, BBC ka hartuar një udhëzues për të 37 këngët në konkurs, të cilat i ka renditur në kategori të përafërta muzikore.

Pop post emigrantë

Këtë nëntitull BBC e ka marrë nga Shkodra Elektronike.

Shkodra Elektronike rehearsing Zjerm for Albania at St. Jakobshalle Credit: AlmaBengtsson_EBU

Sipas shkrimit, ata janë një dyshe shqiptare që jeton në Itali, të cilët bashkojnë muzikën etnike të qytetit të tyre të lindjes, Shkodrës, me një tingull elektronik progresiv.

Kënga e tyre Zjerm (Zjarri) imagjinon një kohë kur mirëkuptimi ndërkulturor do të çonte në paqe dhe harmoni – një botë pa nevojë për ushtarë dhe ambulanca, dhe ku “vaji do të mbante erë jargavani”.

Hyrja e Greqisë, Asteromáta , është gjithashtu e rrënjosur në histori dhe kujtesë, ndërsa Klavdia përshkruan lidhjen e pathyeshme që refugjatët ndajnë me atdheun e tyre.

” Edhe nëse kalojnë detet / Ata kurrë nuk do ta harrojnë tokën e shenjtë që e quanin shtëpi “, këndon ajo, në një baladë rrëqethëse që përzien elementë tradicionalë grekë dhe pontikë me instrumente me tela që ngrihen lart.

Një qasje më optimiste ndjek këngëtari holandez Claude. Një refugjat nga lufta e përgjakshme civile në Republikën Demokratike të Kongos. Ai u zhvendos në Holandë në moshën nëntë vjeç dhe u dashurua me Eurovisionin ndërsa priste në qendrën e refugjatëve.

Kënga e tij, C’est La Vie, është një homazh për nënën e tij, e cila e mësoi të shihte anën pozitive në situatën e tyre.

Ai kombinon elementë të shansonit dhe zouk-ut franko-karibian, dhe duket se do të renditet në 10 vendet e para.

Magji, magji dhe djem gotikë me humor të keq

Suksesi i “shtrigës gotike gremlin” Bambie Thug në Eurovisionin e vitit të kaluar ka krijuar një grup të vërtetë imituesish në vitin 2025.

Këngëtarja polake Justyna Steczkowska, e cila përfaqëson vendin e saj për herë të dytë, madje përfshin një magji sllave në këngën e saj, Gaja – duke thirrur shpirtin e Tokës nënë për ta “pastruar” atë nga një marrëdhënie toksike.

Është një performancë mjaft intensive, me Justynën që këndon nota të gjata dhe të qëndrueshme dhe luan një solo violinë të tërbuar, përpara se të ngjitet në trarët e ndërtesës me një palë litarë.

Këngë popi të nivelit të majtë

Fitore apo humbje, konkurrentët nga Britania e Madhe kujtojnë të hënën se u kanë dhënë shkrimtarëve kryesorë një dhuratë me titullin e punimit të tyre: Çfarë ndodhi, sapo?

Një himn pop i sforcuar dhe me ritëm të plotë, ai përzgjedh me kujdes pjesët më të mira të Queen, Andrew Lloyd Webber dhe Beatles, me sa duket për t’u kujtuar votuesve trashëgiminë e pasur muzikore të Britanisë.

Me tetë ndryshime tempo, mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar nga votuesit, por harmonitë yjore dhe personalitetet e shkëlqyera të grupit do t’i përcjellin ato.

Çështja kryesore është se kënga shmang klishetë e Eurovisionit të himneve të vallëzimit me çekiç dhe baladave të valëvitura – diçka që “Remember Monday” e kanë të përbashkët me këngët e preferuara të këtij viti.

Në krye të renditjes janë përfaqësuesit suedezë KAJ, kënga e të cilëve “Bara Bada Bastu” është një odë për fuqitë rigjeneruese të saunës, e shoqëruar nga valltarë të veshur me peshqirë të hollë.

Tepër tërheqëse, kënga ka fituar miratimin e Bjorn Ulvaeus të grupit Abba, i cili e ka kënduar këngën në saunën e tij private.

Konkurrencë e fortë vjen nga këngëtari austriak JJ dhe balada e tij operistike Wasted Love.

Një histori e vjetëruar për dashuri të pashpërblyer, që mbështetet në stërvitjen e tij si kundër-tenor, përpara se të shpërthejë në një krizë të papritur tekno.

Një këngë e preferuar nga agjencitë e basteve, thembra e vetme e Akilit të saj është ngjashmëria e saj me fituesin e vitit të kaluar, Nemo.

I veçantë në një mënyrë të ndryshme është kënga e Irlandës, Laika Party – një himn trance-pop i viteve ’90 për një qen që u dërgua në hapësirë ​​nga Rusia dhe u la të vdiste atje.

Këngëtarja Emmy synon t’i japë një kthesë shpresëdhënëse një historie tragjike, por, pavarësisht një performance energjike, është paksa dekurajuese.

Më e këndshme është Laura Thorn e Luksemburgut, La Poupée Monte Le Son e së cilës është një thirrje për hyrjen fituese të France Gall në 1965, Poupée De Cire, Poupée De Son.

Ndërsa origjinali fliste për një “kukull mode” të drejtuar nga kompozitori Serge Gainsbourg, përgjigjja e Thorn ka të bëjë tërësisht me marrjen e kontrollit.

«Nëse mendon se një burrë si ti mund të më manipulojë, kthehu te mamaja jote », qorton ajo.

Vende të tjera që po i afrohen Italisë

Roma duhet të jetë në turp. Këtë vit nuk ka një, por dy këngë rreth kulturës së gjallë të Il Bel Paese.

E para vjen, jo çuditërisht, nga San Marino – mikroshteti i pavarur që ndodhet brenda Italisë veri-qendrore.

E titulluar Tutta L’Italia , ajo feston gjithçka, nga ekipi i futbollit të qarkut dhe vreshtat e tij, deri te Mona Lisa (nën emrin e saj italian Gioconda).

E shkruar nga Gabry Ponte – një nga ideatorët e këngës “Blue” (Da Ba Dee) të Eiffel 65 – është një përzierje e lehtë, por argëtuese, e ritmeve të vallëzimit, të luajturit në fizarmonikë tradicionale dhe valleve popullore të Kalabrisë.

Megjithatë, skenografia mund të jetë rrënimi i saj, me Gabryn e izoluar pas platformave të tij të DJ-it, ndërsa këngëtarët, të cilët për ndonjë arsye dëshirojnë të mbeten anonimë, i mbulojnë fytyrat e tyre me maska.

Më i paharrueshëm, por padyshim më i çrregullt, është Espresso Macchiato i Estonisë.

E interpretuar nga Tommy Cash (i vetmi konkurrent i Eurovision që është shfaqur në një album të Charli XCX ), është një karikaturë paksa e dashur e stereotipeve italiane, me vargjet e pashlyeshme: ” Jeta është si spageti, është e vështirë derisa t’ia dalësh “.

Ka përpjekje për të hequr dorë nga aludimet seksuale, por Eurovision po e bën shumë… të vështirë.

Një treshe artistësh po përpiqen t’i shmangin censurës përmbajtjen erotike, të udhëhequr nga Miriana Conte nga Malta, me një këngë pulsuese për klube të quajtur Serving.

Në formën e saj origjinale, refreni i këngës sillej rreth frazës “shërbim ndaj kantit” – fjala kant në maltezisht do të thotë “të këndosh” dhe është homofon për një term në anglisht që definitivisht nuk do të thotë të këndosh.

Është një referencë për një frazë të njohur në botën e drag/ballroom; por disa vende u ankuan se ajo shkeli udhëzimet e transmetimit, duke nxitur një rishkrim të nxituar të tekstit.

Nëse ky veprim kishte për qëllim të gjeneronte tituj kryesorë, funksionoi, por tani që Miriana ka vëmendjen, ajo nuk do të lëshojë pe.

Performanca e saj, ku shfaqet një top diskoje gjigant i vendosur midis dy buzëve të kuqe, është jashtëzakonisht e këndshme dhe ajo ka një palë pipëza për t’u pasur zili. Sa keq që kënga është e mbushur me klishe të muzikës europop.

Një tjetër konkurrent që po i dyfishon interpretimet e tij është Go-Jo i Australisë, i cili dëshiron që të “pihet një gllënjkë” milkshake nga “kupa e tij speciale”.

Me një sasi të vogël të muzikës disco funk të Electric Six, Milkshake Man është mjaftueshëm i shijshëm për ta rikthyer Australinë në finale, pasi arriti vetëm një gjysmëfinale vitin e kaluar.

Së fundmi, është Erika Vikman nga Finlanda, kënga e së cilës “Ich Komme ”, cilësohet si një “mesazh i gëzueshëm kënaqësie, ekstazie dhe gjendjeje transi”.

I strukturuar për të imituar realitetet pneumatike të të bërit dashuri, ai sjell në mendje himne ikonike gejsh, siç janë “Your Disco Needs You” e Kylie-t dhe “Hot Stuff” e Donna Summer – dhe përfundon me Erikën që fluturon drejt qiellit mbi një mikrofon masiv prej ari.

Tre këngë të frymëzuara nga kanceri

Pak gjëra në jetë janë më shkatërruese se shprehja “Kam frikë se është kancer”.

Sëmundja do të prekë një në dy prej nesh dhe, megjithëse normat e mbijetesës janë përmirësuar ndjeshëm, ndikimi mund të jetë shkatërrues.

Këtë vit, tre konkurrentë të ndryshëm të Eurovisionit janë prekur nga kanceri, duke frymëzuar këngë me pikëllim dhe reflektim të pakrahasueshëm.

Këngëtarja franceze Louane e kap më së miri këtë. Kënga e saj “Maman ” është një bisedë intime me nënën e saj, e cila vdiq kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Gjatë tre vargjeve, Louane përshkruan “boshllëkun” që ndjeu; dhe se si e mbushi boshllëkun me sjellje të këqija dhe histori dashurie pa kuptim. Por, ndërsa kënga përparon, ajo i thotë mamasë së saj se është qetësuar dhe ka gjetur një qëllim… duke u bërë vetë nënë.

Ajo e këndon bukur, me një përzierje keqardhjeje dhe force. Dhe kur zëri i vajzës së saj shfaqet në momentet e fundit të këngës, do të duhej një zemër e fortë për të mos derdhur asnjë lot.

Në Norvegji, 19-vjeçari Kyle Alessandro ndau një histori të ngjashme, kur nëna e tij u diagnostikua me kancer në vjeshtën e vitit 2023. Diçka që tha gjatë trajtimit të saj e frymëzoi pjesëmarrjen e tij në Eurovision: “Mos e humb kurrë dritën tënde”.

Kyle e mori atë frazë dhe e shndërroi në një këngë pop që flet për mbijetesën ndaj vështirësive. “Asgjë nuk mund të më djegë tani,” këndon ai. “Unë jam çakmaku im .”

Ndërkohë, Klemen Slakonja është një komedian i njohur më së miri në Slloveni për përshtypjet e tij për Donald Trump dhe Vladimir Putin – por balada e tij, Sa kohë kemi mbetur, u shkrua pasi gruaja e tij, aktorja Mojca Fatur, u diagnostikua me kancer të palcës së kockave.

Ndërsa ai këndon, valltarët e Klemen e ngrenë në ajër dhe e mbajnë përmbys, për të përfaqësuar çorientimin që ndjeu familja.

“Kur ajo lexoi diagnozën e saj, bota jonë u përmbys dhe ndjeva atë vërshim gjaku në kokën time, të njëjtin që ndiej sa herë që jam përmbys në performancë”, tha ai për Eurovision World .

Duke sfiduar të gjitha gjasat, Mojca mbijetoi dhe i bashkohet atij në skenë në Eurovision. Është një moment thellësisht intim dhe prekës.

Bops

Duke dëgjuar formacionin e këtij viti, është sikur të gjithë konkurrentët dëgjuan këngën “Evacuate the Dancefloor” të Cascada-s dhe thanë, “Jo, jemi mirë, faleminderit”.

Ka këngëtarë të klubeve kudo, me Red Sebastian-in e Belgjikës (i cili e ka marrë emrin nga gaforrja në filmin “Sirena e Vogël”) që paraqet një këngë të tërë rreth çlirimit të një rave në mbrëmjeje që zgjat gjithë natën.

Sissal i Danimarkës merr një tingull të ngjashëm, me një këngë të lashtë Euro-bop të quajtur Hallucination që evokon pa mundim fituesen e dyfishtë të Eurovisionit, Loreen.

Sissal tha se qëllimi i saj më i madh ishte që publiku të ndiente se nuk mund të ulej gjatë këngës.

Ndërkohë, Gjermania po përpiqet të shënojë një “home run” me “Baller” , një himn super tërheqës i muzikës trance që nuk do të tingëllonte i papërshtatshëm në superklubin e Berlinit, Berghain.

E interpretuar nga vëllezërit e motrat austriakë, Abor dhe Tynna, kënga po mbetet në mes të listës, pasi Tynna sëmuret me laringjit, duke ia hequr dyshes mundësinë për të impresionuar fansat në festat e ndryshme parapërgatitore të Eurovisionit. Por tani që ajo është shëruar, kënga mund të ngjitet në renditje.

Kjo ka më pak të ngjarë për Væb , të njohur edhe si Jedward islandez. Kënga e tyre energjike dance-rap, Roá , ka të bëjë tërësisht me varkën nga Islanda në Ishujt Faroe, “sepse pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, ti thjesht vazhdon të nagsësh varkën përmes valëve”.

Ylli spanjoll Melody performon më mirë me “Esa Diva”, një këngë house plot gjallëri me një dozë kitare flamenko, që dokumenton udhëtimin e saj drejt famës.

Dhe kënga “Mamagama” e Azerbajxhanit imiton tërësisht Maroon 5 në “Run With U”, një këngë e butë pop e shoqëruar me një rif vezullues në saz – një instrument i ritmit me qafë të gjatë i ngjashëm me lahutën.

Ndërkohë, Marko Bošnjak po përgatit një tortë helmuese për t’ua dhënë torturuesve të tij – kryesisht njerëzve që e bombarduan me mesazhe urrejtjeje homofobike pasi u zgjodh për të përfaqësuar Kroacinë.

Kritikat ishin aq të forta sa ai humbi zërin dhe nuk mundi të dilte nga shtëpia për pesë ditë.

Kënga e tij është melodramatike, plot me sintisajzerë grykë-grykë dhe këngë të frikshme për shesh lojërash. Është pak e ekzagjeruar, por prapëseprapë duhet të kalojë në finale.

Një qasje më eterike po ndjek grupi letonez Tautumeitas, kënga e të cilit Bur Man Laimi përkthehet si “një këngë për lumturinë”.

Duke kujtuar këngët Bjork dhe Enya, harmonitë e saj folklorike që mbivendosen bazohen në këngë tradicionale letoneze dasmash, duke e bërë atë një nga këngët më tërheqëse të këtij viti.

Një mister i mëtejshëm ofrohet nga Theo Evan , përgjigja e Qipros ndaj Nick Jonas. Teksti i këngës së tij, Shh , është një enigmë, e shkruar nga ish-tenisti Elke Tiel, “e vërteta e fshehur e të cilit do të zbulohet vetëm në skenën e Eurovisionit në maj”.

Ai e hap performancën e tij i ulur midis dy skelave në një rikrijim të skicës së famshme të Njeriut Vitruvian të Leonardo da Vinçit – kështu që ka një të dhënë.

“Shh” është një nga një numër këngësh pop gotike, e kënduar nga të rinj të zymtë me flokë interesantë.

Ndër më të mirat është “Kiss Kiss Goodbye” , nga Adonxs i Çekisë , i cili kalon nga një falseto engjëllore në një bariton shqetësues ndërsa përballet me të atin që mungon.

Grupi lituanez Katarsis është një eksperiment interesant, me një këngë roku qëllimisht pesimiste që deklaron se “themelet e gjithçkaje kanë filluar të kalben”.

I titulluar Tavo Akys (Sytë e tu), kënga arrin një kulm bindës, por është e vështirë ta parashikosh si fituese të votave, përveç nëse Eurovision tërheq papritur një audiencë adoleshentësh emo të depresionuar.

Këtë listë e plotësojnë këngëtari armen Parg, me këngën “ Survivor ” të frymëzuar nga Imagine Dragons, dhe këngëtari serb Princ, balada e të cilit e stërholluar quhet Mila.

Të dy interpretuesit japin gjithçka nga vetja, por këngët nuk ndihen mjaftueshëm të forta për të mbijetuar në gjysmëfinale.

Rikthime në modë roku të viteve ’70

Katër vjet pas fitores së Måneskin, ringjallja e muzikës rock në Eurovision vazhdon me shpejtësi.

Italia është rikthyer sërish në këtë rol, falë Lucio Corsi -t – mendoni për David Bowie-n si Pierrot – dhe baladës së tij glam rock Volevo Essere Un Duro (Doja të isha i fortë).

Një himn delikat për njerëzit që ndiejnë se nuk përshtaten, kujton se si Lucio u ngacmua kur ishte fëmijë dhe si është rritur duke përqafuar brishtësinë e tij. Në një moment, ai këndon: “Në vend të një ylli, [Unë jam] vetëm një teshtimë.”

Është një pjesë e përjetshme e shkrimit të këngëve që realizon atë trukun thelbësor të Eurovisionit duke tingëlluar e re dhe e njohur në të njëjtën kohë.

Grupi indie portugez Napa gjithashtu ka një atmosferë të viteve ’70, duke kanalizuar këngën Wings të Paul McCartney në këngën e butë rock, Deslocado (pa vend).

Është një tjetër këngë për migrimin, e shkruar pasi grupi u detyrua të zhvendosej nga Madeira në Portugali për shkak të krizës ekonomike.

“Edhe pse kemi qenë këtu për disa vite, gjithmonë kemi atë dëshirë për t’u kthyer dhe atë ankth për t’i thënë lamtumirë familjes”, tha këngëtari Guilherme Gomes.

Të fundit, por jo më pak të rëndësishme, janë Ziferblat e Ukrainës , të cilët vazhdojnë serinë mahnitëse të pjesëmarrjeve me cilësi të lartë të vendit në mes të një lufte me Rusinë.

Kënga e tyre, Bird Of Pray , është një përzierje e papritur e grupit të viteve 70 të muzikës new wave, Cars, këngës së zogjve dhe riff-it të kitarës nga kënga Sweet Dreams My LA Ex e Rachel Stevens – ndërsa teksti është plot shpresë për një ribashkim paqësor me të dashurit e tyre. Është më mirë nga ç’duket kështu.

Baladat

Ku do të ishte Eurovision pa një grua me flokë të kuqërremtë që ulërinte në një makinë ere të vendosur në “uragan”?

Izraeli ka një formë të fortë në këtë kategori dhe e vendos përsëri standardin me “ New Day Will Rise” , një baladë melankolike për piano e kënduar në një përzierje gjuhësh angleze, frënge dhe hebraike.

Kënga është interpretuar nga Yuval Raphael , një 24-vjeçare që shpëtoi për pak në festivalin e muzikës Nova 2023, ku një sulm nga Hamasi mori jetën e 378 personave dhe shkaktoi ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza.

Është e vështirë të mos i interpretosh tekstet e saj si një përgjigje ndaj këtyre ngjarjeve – “të gjithë qajnë, mos qani vetëm”. Si rezultat, pjesëmarrja e saj nuk ka marrë të njëjtin nivel kritikash si Eden Golan, i cili përfaqësoi Izraelin vitin e kaluar.

Kjo nuk mund të thuhet për konkurrenten e Gjeorgjisë, Mariam Shengelia , e cila është fishkëllyer gjatë paraqitjeve para Eurovision për mbështetjen e saj të supozuar të partisë autoritare, pro-ruse dhe anti-LGBT të vendit, Ëndrra Gjeorgjiane.

Shengelia i ka mohuar akuzat, duke theksuar se kënga e saj – një baladë emocionuese, kuazi-militariste e quajtur Freedom – është rreth “lirisë së zgjedhjes, lirisë për të dashur, lirisë për të jetuar siç dëshiron të jetosh”.

“Asnjë sasi urrejtjeje e fabrikuar nuk do ta ndryshojë këtë”, i tha ajo faqes së fansave të Eurovisionit Wiwibloggs .

Nina Žižić nga Mali i Zi trajton abuzimin në familje në Dobrodošli , një baladë orkestrale e menduar dhe e rafinuar.

Këngëtarja, e cila më parë u paraqit në Eurovision në vitin 2013 me këngën e çuditshme cyborg pop, Igranka, i interpreton tekstet e saj me pasion dhe sinqeritet, por disi kënga nuk merr kurrë sukses të plotë.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, kemi kampionen në fuqi Zvicrën, e përfaqësuar nga 24-vjeçarja Zoë Më, e cila e përshkruan veten si një “zanë e vogël”.

Në mënyrë të përshtatshme, kënga e saj e shkruar vetë, Voyage, është delikate si krahët e një zane, duke valëvitur me një lutje të butë për ta trajtuar njëri-tjetrin me mirësi.

Duke u kualifikuar automatikisht për në finale, është një oaz i mirëpritur qetësie mes seancave me avull të saunës, prerjeve të flokëve gotike me humor të keq dhe aludimeve provokuese.

Por ky është Eurovision. E gjithë jeta njerëzore është këtu. /artmagazine.al

The post Publikohet udhëzuesi për të 37-të këngët e Eurovisionit first appeared on .

Requiemi Dokumentar “Katër masa shpirti” të Kujtim Laros…“Nuk ka ardhur ende koha që të thuhet e vërteta për Kujtim Laron në kufijtë e të jashtëzakonshmes.”
“Katër masa shpirti” titullohet dokumentari që vjen në vigjilje të ditëlindjes së kompozitorit të ndjerë Kujtim Laro, i cili la në trashëgiminë e tij artistike mbi 35 kolona zanore, duke marrë edhe epitetin “Morricone i filmave shqiptarë” nga kolegët.

Radio Televizioni Shqiptar ka realizuar një prodhim ekskluziv për ikonën e muzikës së filmit shqiptar, duke përçuar përmes tingujve dhe rrëfimeve emocionin e thellë të artit të tij.

Dokumentari “Katër masa shpirti”, me autore Albana Kozelin, montazh nga Gjergji Pano, drejtor fotografie Shkëlzen Sinani dhe konsulente artistike Holta Sina, është shfaqur premierë mbrëmjen e 9 majit.

“Kujtim Laro i përket RTSH-së, pasi ka punuar aty, por i përket edhe të gjithë spektrit muzikor të filmit. Ishte mbështetja e RTSH-së, në mënyrë të veçantë e drejtoreshës, zonjës Eni Vasili, që dua ta falënderoj veçanërisht. Patjetër edhe gjithë stafi që më ka ndenjur pranë, që nga drejtori i fotografisë Shkëlzen Sinani, montazhieri Gjergji Pano dhe shumë njerëz të tjerë,” u shpreh autorja Kozeli.

“Muzika e tij e filmave është një ndër muzikat më të bukura që ka lënë gjurmë dhe do të lërë gjithmonë,” tha kompozitori Robert Radoja.

“Nuk ka ardhur ende koha që të thuhet e vërteta për Kujtim Laron në kufijtë e të jashtëzakonshmes.”, tha regjisori Mevlan Shanaj.

Kujtim Laro (1947–2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve dhe më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar gjithashtu si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë.

Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Ai ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh dhe krijime të tjera muzikore. Kujtim Laro u nda nga jeta në vitin 2004.

Të pranishmit në sallë u emocionuan nga rrëfimet dhe tingujt e muzikës së Laros, duke e cilësuar dokumentarin si një homazh të denjë për një artist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.

Në përfundimit të dokumentarit, salla shpërtheu në duartrokitje të zgjatura, duke treguar vlerësimin dhe respektin për veprën e kompozitorit.

The post Requiemi Dokumentar “Katër masa shpirti” të Kujtim Laros…“Nuk ka ardhur ende koha që të thuhet e vërteta për Kujtim Laron në kufijtë e të jashtëzakonshmes.” first appeared on .

Meditim për poetin e dijetarin e përndjekur Vexhi Buharaja perkimin e 105 vjetorit te Tij!
Berati. Siç gjithmonë, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt, Berati  hijeshohet  nga lule shumëngjyrëshe. Gjelbërimi  i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve. Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e  kalon mespërmes qytetit të lashtë me zhurmërimë të lehtë, rrëshket nën tri ura, njera e varur,  tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër, e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo panoramë mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut,  i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të në mbarim të ditës dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet prapa tij duke lënë pas muzgun e mbremjes mbi qytet e rrethinat me ullinj, pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e  ura e re  dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra, bahçetë përrallore buzë lumit,  në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes. Jo më kot Berati njihet në histori si qyteti i poetëve dhe i këngëtarëve gazmor, larg çdo trishtimi, qytet i mësuesve të apasionuar, qytet i myezinëve, zëri i të cilëve nga minaret e bardha dëgjohej në largësi. Edhe shtëpitë me shumë dritare, rrugicat, bahçetë, ndërtesat e xhamive dhe e kishave me pikturat e Onufrit, disa mbi shkëmbinjë,  ura e e gurtë me shumë harqe harmonike, janë vepra të mirëfillta artistike nga dorë mjeshtrish.

Lindja e poetit dhe e dijetarit/Në këtë qytet, ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë më 12 maj 1920, 90 vjet më parë, u lind një fëmi. Shtëpia ndodhej në fund të një rrugice  me kopësht apo bahçe plot pemë buzë lumit e përballë Shpiragut, në lagjen Murat Çelepi, tashmë rrafshuar, tok me shtëpi të tjera patriotësh, qysh në kohën e diktaturës komuniste. Pra, u lind një fëmi, një djalë, i cili do të quhej Vexhi. Një djalë, i cili  do të nderonte fisin e Buharasë. Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm që do të ngrinte lart vlerat e Beratit dhe të atdheut. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç. me poezitë si, “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë, “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj. me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat të sjellin ndër mend Lasgush Poradecin. Të krijuara sipas traditës rilindase, shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë. Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari” në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj.
Drama e jetës së tij/Vexhi Buharaja pas mësimeveë të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.  Në fillim të vitit 1944, e shohim të kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte vas në shqip për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer. Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për njerëzit e ditur, Vexhi Buharaja si shumë intelektualë të tjerë u arrestua. Biblioteka e tij e pasur u sekuestrua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi!… Gjyqi komunist me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg. Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët patriotë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinerët e aftë, shkrimtarët e talentuar, njerëzit e shërbesave fetare etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja për të siguruar jetesèn e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse. Me duart e pafuqishme, të përdorte sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat i mbajti pranë si mjetet e tij më të shtrenjta.
Frymëmarrja nëpërmjet krijimtarisë/Në vitet ’60, kur diktatura do të ndalte vrullin e vet vrastar, krijohet mundësia të kthehet në arsim. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të mësuar në burg. E shohim të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet qendrore të asaj kohe patën nevojë për dijet e tij, në vitin 1965 pranohet punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të UT, më vonë e Akademisë së Shkencave. Për Buharanë do të niste një kohë e re krijuese dhe hulumtuese. Shquhet për punë të palodhëshme e cilësore për historinë e Shqipërisë. Kjo u duk në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrotin- Skënderbe, me rastin e 500 vjetorit të lindjes,  mbajtur në një sesion shkencor në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë shqipe e të huaj. Të tillë qenë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Bujar Doko, Isuf Vrioni etj.  Po atë fat pati edhe Vexhi Buharaja. Në Institutin e Historisë, përktheu shumë dokumente arkivore turke që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe qindra letrave në turqisht të rilindasve tanë, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima etj. Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për shpjegimin e toponimeve të vendbanimeve; transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanisht, në shumë rrethe të vendit, në objektet fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta etj. Një nga veprat e tij me titullin, “Monumente të kulturës turko-arabe” përmban rreth 300 mbishkrime, të një kohe që nis nga Shekulli XV deri në Shekullin XX. Shumë studjues për temat e tyre përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, „sipas arkivit të Institutit të Historisë”. Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje i përfaqësuan padrejtësisht të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj si, gjuhëtari i madh Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger etj. Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama „Besa“ e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit,  botimi  në shqip i veprës së Saadiut “Gjylistanit dhe Bostanit”, perlë e poezisë botërore. Përgatiti dhe një antologji me poezi të zgjedhura të poetëve persianë.
Për letërsinë tonë e një rëndësie të veçantë, është dhe kthimi  në shqip nga Vexhi Buharaja i dy vëllimeve me poezi në gjuhën perse të Naimit, „Endërrimet“ (Tahajjulat) dhe „Katër Stinët.“ Sipas një letre publçisti N J, i njohur si hartues antologjish me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë, rreth këtyre dy librave. Lasgush Poradeci për këto punë arti, do të shkruante:“ Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu.“  Prof. Eqrem Çabej pas leximit të „Gjylistanit“ u shpreh me fjalë të ngrohta: “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja të meritonte  gradë shkencore”. Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara ua jepte të tjerëve si burim për  tema që kishin në program. Si shpërblim pas kërkesash të lodhëshme, disa ktheheshin e disa humbisnin.
Largimi nga puna/Kur diktatura me luftën e klasave u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i egër u prit me pakënqësi të thellë nga disa intelektualë të ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur Samim Visoka, për këtë akt të mbrapsht, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë: „S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë si Vexhi Buharaja janë perlë…“. Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer u largua nga puna shkencore. Pushtetarët e mefshtë të Beratit për ta fyer më tej këtë intelektual të rrallë, e caktojnë arkëtar në një lokal shërbimi. Megjithatë populli i Beratit si përherë e respektonte dhe mburrej me të. Ashtu si më parë, ai vijoi të merrej me art e shkencë. Të gjithë ata që patën fatin ta takonin, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar.
Përfundimi/Muret u shembën e idhujt ranë. Në vitin 1993 Vexhi Buharaja u nderua me titullin „Qytetar Nderi“ i Beratit dhe “Mësues i Popullit”. Medreseja dhe Biblioteka e Beratit mbajnë emrin e tij. Ahmet Kondo më 1995 botoi librin “Vexhi Buharaja-Njeriu, poeti, dijetari”. Ai përmendet në librin, “Antologjia e Krimit Komunist”, botuar në vitin 2006. Në vitin 2008, në Tiranë, u botua libri me titull: “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull”, shkruar nga Yzedin Hima. Pas një heshtje të gjatë foli edhe Akademia e Shkencave me Fjalorin Encikopedik Shqiptar.
Tashmë, emri i Vexhi Buharasë, njihet kudo për dhuntitë  e rralla: poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve. Së pari, gjuhët klasike të Lindjes Islame: persisht, arabisht, osmanisht dhe turqishte e re. Së dyti. gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Së fundi rusisht. Lexuesi në kohët tona u njoh edhe me shqipërimin e përkryer të „Shah-Name-së“ së Firdusiut, një kryevepër tjetër botërore, e lënë në dorëshkrim nga Vexhi Buharaja.

The post Meditim për poetin e dijetarin e përndjekur Vexhi Buharaja perkimin e 105 vjetorit te Tij! first appeared on .

“Rrëfimi i tingujve”, koncerti që rrëfen i një pianisti të verbër!
Tinguj të ndjerë u rrëfyen në Hollin Koncertor të TKOBAP-së, duke prekur të gjithë artdashësit e pranishëm në sallë.

Pianisti i jashtëzakonshëm Nicola Pio Nasca solli një rrëfim muzikor që shkoi përtej notave, përtej shikimit, drejt thellësive të shpirtit njerëzor. Koncerti i titulluar “Rrëfimi i tingujve” solli një artist me ndjeshmëri të lartë që sheh përmes shpirtit.

Nicola Pio Nasca solli një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz.

“Nuk është më çudi që sallat e TKOBAP-së mbushen plot e përplot në çdo shfaqje apo koncert”, shkruhet në faqen online të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Pianisti Nicola Pio Nasca është vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë. Ai është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano, duke dëshmuar një shembull frymëzues të forcës dhe dashurisë për artin.

The post “Rrëfimi i tingujve”, koncerti që rrëfen i një pianisti të verbër! first appeared on .