Autor »

“Vargjet e Lira”Me rastin lindjes së 27 dhjetorit të poetit
Publicistika dhe korrespondenca e Lasgush Poradecit, burim interesant të dhënash letrare e jetësore
Lasgush Poradeci, siç dihet, është i njohur në letërsinë shqipe si poet, këtë e argumenton duke thënë ”….përpara të gjithave është poezia”. Ajo formon shpirtin e kombit. Një libër me një roman është Unterhaltungsbuch (libër bashkëbisedimi), ndërsa një libër me poezi është një Bildungsbuch (libër formimi)… . Pas rënies së sistemit monist në Shqipëri do të shohim se Lasgush Poradeci përveç poezisë, është marr edhe me veprimtari prozaike dhe shkencore, mirëpo  edhe prozat e tij janë të stërpikura me ndjenja poetike. Pra, kjo na bind se nuk kanë pasur të drejtë të gjithë ata që kanë thënë se Lasgush Poradecit i ka humbur frymëzimi dhe se me humbjen e frymëzimit s’ka se çfarë shkruan më. Këtë e thotë edhe Fatos Arapi në ”…Shënime për lirikën e Lasgush Poradecit…” , se veprimtaria tjetër përveç poezisë është shumë e paktë dhe se përveç një studimi për Veteranin e Lëvizjes Shqiptare të Rumanisë, Nikolla Naço dhe përveç disa artikujve dhe intervistave të rralla, kurrgjë tjetër. Është e pamundur që një poet i lindur, me përsosje dhe thellësi shprehjeje, me një stil të jashtëzakonshëm e të veçantë, me një estetizëm poetik formal, me një simbolikë e metaforë poetike kaq të mprehtë, me vargje aq të rimuara dhe të paarrira të mos shkruante në kohën gjysmë shekullore të monizmit. Askujt, as Fatos Arapit, e të tjerëve nuk u shkonte në mendje se heshtja gjysmë shekullore ishte protestë dhe revoltë ndaj sistemit të topitur komunist. Po pikërisht këtu është ajo metaforë e fshehtë jo vetëm e poezive, por edhe e poetit që edhe pas vdekjes mbetet enigmë dhe mister i përhershëm në letërsinë tonë shqipe. Ishte e pamundur që ky poet me talentin e tij dhe me përgatitjen artistike e shkencore të mos e kuptonte kohën se kur është e dobishme poezia për ndijorët, perceptuesit, e kur nuk është poezia për jo ndijorët, për pa perceptuesit. Ky sistem me këta poetë dhe shkrimtarë, mos donin që Lasgush Poradeci të ndalej dhe të shkruante për një kovaç fshati, apo poezinë e bukur Poradeci ta zëvendësonte me përralla fantastike gjuetarësh dhe peshkatarësh, apo ndonjë histori interesante mbi kafshët tokësore dhe ujore në vend të Vdekjes së Nositit, apo për ndonjë patë të liqenit të Pogradecit që duke u dekompozuar shndërrohet në breshkë, ose në vend të Valles së yjve të krijojë poezi mbi erën pjellore të këtij sistemi, që krijon minj në mullarë bari; apo në vend të poezisë Dremit liqeri dhe Lundra dhe Flamuri të shkruajë një lundërtar i cili mundohet të shkaktojë enigmë- klithmën dhe zhurmën e ujit; në vend të shtërgut dhe zogut të qiejve të shkruante se shpendët sëmuren dhe shërohen si njerëzit; jo vetëm kaq, po Lasgushi të shkruante edhe për minatorët t’i informojë dhe me poezinë e tij t’i shërojë nga sëmundjet e metaleve.
Arti në veçanti poezia nuk ishte për poetin kusht i jashtëm për të shëruar natyrën, trupin dhe shpirtin sociale- realiste të vendit të vet, sepse veprën artistike e kuptonte, e shikonte si figurë krijuese që e do lirinë që është thelbi i saj fillestar. Kuptimi dhe natyra specifike e artit dhe poezisë në veçanti fshihet në kushtet e së brendshmes, vetes, e jo në kushtet e së jashtmes. Frymëzimi, ndjenja, përjetimi janë substanca dhe lëndë brenda vetes së poetit, siç e shpreh Lasgushi, bashkë me rrethanat vetjake dhe individuale, si mjet ushqyes krijues, duke i forcuar fuqitë krijuese në përputhje me ligjet e artit dhe duke e bërë veten ashtu siç dëshiron të bëhet poeti dhe vet krijimi poetik. Kuptimi i veçantë i një vepre artistike për Lasgush Poradecin qëndron pikërisht, që ajo është e aftë të shkëputet prej grykave të maleve, ngushticave dhe qorrsokakëve të sistemeve moniste, për të dal në horizontin e gjerë poetik, duke lënë shumë larg pas vetes të gjithë përkohshmërinë dhe jetëshkurtësinë e sistemeve makabre komuniste.
Ai dëshironte të bëhej poet i lirë i qiellit, e jo i urdhëresave dhe i dëshirave të dikujt, ai ishte mbi to, ishte mbi këtë natyrë shqiptare, mbi fisin, mbi këtë jetë, edhe pse ishte i dukshëm apo fizikë donte të tregojë për të padukshmen, mbi mallin dhe dashurinë, mbi ëmbëlsinë dhe hidhërimin, mbi shijen dhe aromën, mbi dashurinë e llaftarinë, mbi jetën, vdekjen, përjetësinë, mbi atë se ç’ është e bukur dhe jo e bukur në artin e mirëfilltë. Pra, të gjitha këto Lasgush Poradeci nuk i ka shprehur vetëm në poezitë dhe veprat poetike, por edhe në publicistikë , në prozë duke publikuar mendimet nëpër ditarët, letrat, esetë, korrespodencat  dhe trajtesa të ndryshme artistike . Që më lart thamë se Lasgushi është vetëm poet, sepse poezia lind dhe del nga zemra. Pse? Sepse burimi i poezisë është në zemër, e burimi i diturisë është në mendje, prandaj edhe thotë: ”…Poeta nascitur. Orator fit. (Poeti lind. Oratori bëhet.) …. , por edhe në publicistikë do të vërejmë se Lasgush Poradeci nuk është orator apo eruditë, po edhe këtu do të shohim se është poet, sepse të gjitha prozat e tij të shkruara janë metafora të lidhura si në sistemin poetik të Lasgushit; me këtë kuptojmë se përveç gjeniut poetik do të zbulojmë dhe do të njihemi dhe me gjeniun  prozaik. Sabri Hamiti thotë se emri i vetë poetit Lasgush Poradecit është metaforë më vete, se Lazar- Gusho që do të thotë Lazar, emër biblik, që nënkupton metaforë dhe Gusho emrin e familjes që ka kuptimin e dashurisë ndaj familjes së vet, dhe të mbiemrit Poradeci derivim poetik të vendit të lindjes, që prapë në formën origjinale shpreh dashurinë ndaj vendlindjes. Po të shohim edhe korrespondenca e tij: trajtesat, esetë, ditarët, letrat dhe intervistat janë metafora të mirëfillta poetike. Pse? Sepse të gjitha korrespondencat janë krijime të një bote të imagjinuar dhe të re, krejtësisht ndryshe nga korrespodencat e shkrimtarëve të tjerë, të cilët janë më afër botës reale se asaj ideale; Këto fjalë bëhen figura për shkak të motivimit të madh shpirtëror e mendor dhe të duket se në korrespondencat e tij kemi të bëjmë me një gjeni që i jep peshë fjalës, mendimit, formës, përmbajtjes dhe bukurisë së fjalëve. Letrat, ditarët, esetë dhe trajtesat e tij edhe pse paraqesin një botë reale, por me kuptime të ndryshme nga realja, një botë të re me gjuhë mjaft poetike, gjuhë që rëndë përkthehet, që nuk mund të imitohet; pikërisht kjo e bënë që të jetë gjuhë e figurshme, simbolike e metaforike. Publicistika dhe korrespondenca e Lasgushit nuk ka të bëjë me tema shoqërore, politike, i huaj është edhe në këto shkrime ndaj jetës dhe botës shqiptare reale, njëlloj sikurse në poezinë e tij, kjo do të thotë se edhe vet jeta e Lasgushit ka qenë e huaj, ka qenë me një botë tjetër të përfytyruar e cila do të jetë më shumë një botë ideale sesa reale. Duket se jo vetëm poezia e tij është e lartësuar dhe e kthyer nga qielli dhe përjetësia e jetës poetike, por edhe vet ai si njeri dhe person fizikë është i kthyer nga qielli i jetës së tij.

Jetë e vdekje përqafuar,
Nuk e di se ku po vete:
Shkon e ndal e ri menduar
Në kalove – edhe në mbete.
Përqafime (rondel )

Sipas përkufizimit të Kantit, “…kënaqësia estetike, mund të ndahet nga kënaqësitë e tjera, si diçka e painteres, rezultat i vëzhgimit të diçkaje jo si kuptim, por si qëllim në vetvete, jo aq i përdorshëm sa stolisës. Të vëzhgosh estetikisht do të thotë të vëresh “bukurinë” e diçkaje. Jo moralja, jo utilitarja, jo zotëruesja, kjo është pastërtia e kënaqësisë estetike…” . A ekziston bukuri më të madhe sesa të vëzhgosh, të vëresh dhe të studiosh kohën si vlerë më të madhe të jetës, të matësh kohën njëlloj si akrepat e orës të cilat një ditë do të “përqafojnë jetën tonë me vdekjen” dhe kjo do të dëshmojë se ne vetëm kemi “kaluar” rastësisht pa asnjë gjurmë, apo do të ”mbetemi” me gjurmët e kohës sonë. E këtë kohë të vlefshme Lasgushi e ka matur me anë të ditarëve të tij që do të lënë gjurmë jo vetëm artistike, por edhe autobiografike.
Ç’kuptim ka ditari për Lasgush Poradecin? Ditari ka të bëjë me ditën, dita ka të bëjë me kohën, koha nuk e dimë se ku vete dhe fatkeqësisht koha ec me ritmin e saj të shpejt ajo “shkon” ne ndalemi e rimë të”menduar” për vrapin e saj marramendës dhe na le pa fjalë, sepse na duket se fluturimthi kalon çdo çast, minutë, orë apo muaj qoftë. Na duket sikur ajo di vetëm të ecë, të vrapojë pa mbarim, na duket sikur gjithmonë është me ne, sikur nuk mbaron kurrë. Pra, me anë të poezisë rondel Përqafime dhe ditarëve a nuk e bënë me dije poeti sesa e çmuar është koha e jetës sonë. A nuk është i vyeshëm çdo çast dhe sekondë e saj e milimetruar, a nuk është e shtrenjtë kjo kohë që duket sikur është gjithmonë me ne. Ditarët dhe korrespondencat do të t’ia zgjasin jetën poetit njëlloj si veprat poetike, sepse këto shkrime të shkurtra prozaike jetuan miqësinë e tyre jo vetëm në pjesën e parë të shekullit të kaluar, por edhe në fund të këtij shekulli. Gjurmët e këtyre korrespondencave dhe ditarëve janë të gjalla, kanë lënë gjurmë si të ishin edhe sot gjallë, më duket se vetëm me anë të ditarëve dhe letrave shoqëritë zgjasin përtej shekujve.

The post “Vargjet e Lira”
Me rastin lindjes së 27 dhjetorit të poetit first appeared on .

“Gruaja me Sirtarë” – një portret i thellë i gruas shqiptare në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”
Teatri “Aleksandër Moisiu” sjell në skenë dramën “Gruaja me Sirtarë”, një prodhim që flet me gjuhën e thjeshtë, por goditëse të realitetit, ku kujtesa personale shndërrohet në pasqyrë sociale. E shkruar nga autorja Anisa Markarian, vepra eksploron jetën dhe brengat e një gruaje që jeton mes kujtimeve, sakrificave dhe heshtjeve të mbledhura ndër vite.

Aktorja Mimoza Marjanaku mban mbi vete të gjithë peshën e rrëfimit, duke interpretuar një rol kompleks, ku fjalët nuk mjaftojnë pa ritmin e frymëmarrjes, pa pauzat e qëllimshme dhe pa tensionin e brendshëm që karakterizon dramën. Monologu i saj është sfida e gruas : i gjatë, i trazuar, plot zhytje e  ku personazhi lëviz mes të shkuarës  dhe të tashmes.

Ky lloj monologu kërkon disiplinë të hekurt aktoreske, ruajtje të emocioneve, kontroll të tonit dhe aftësi për të mbajtur publikun të lidhur pas çdo fjalie — dhe Marjanaku ia del ta bëjë këtë me një intensitet të rrallë. Ajo ndërton një grua që përballet me kujtimet si me plagë të hapura, duke e kthyer skenën në një rrëfim të brendshëm gati dokumentar.  Përballë saj, Romir Zalla krijon një energji të kundërt që e pasuron dialogun dramatik të veprës.

Regjisorja Suela Bako ndërton një regji të përmbajtur, të fokusuar te detaji dhe simbolika, duke i dhënë veprës ritëm të ngadaltë, por emocionalisht të ngjeshur.

Skenografia e Alketa Tragaj, e plotësuar nga bashkëpunimi me Erti Bejdo dhe Lira Zahiri, është një nga elementet më të forta të shfaqjes: një hapësirë me stilim te asaj periudhe, e ftohtë, ku objektet e shpërndara në skenë funksionojnë si “sirtarë” të hapur të së shkuarës. Çdo send bëhet dëshmi e një jete, duke sjellë në të njëjtën hapësirë nostalgji, dhimbje dhe ironi.

Në aspektin estetik, shfaqja rritet edhe nga ndërhyrjet vokale të këngëtares Kiara Juba, e cila vendos një ton emocional që lëviz mes brishtësisë dhe dramës.

“Gruaja me Sirtarë” është një shfaqje që kërkon reflektim dhe e fton publikun të rikthehet tek roli i gruas në familje dhe shoqëri, tek ngarkesa që ajo mbart shpesh në heshtje dhe tek historia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Një prodhim teatror i realizuar me seriozitet artistik dhe me një mesazh që mbetet gjatë.

The post “Gruaja me Sirtarë” – një portret i thellë i gruas shqiptare në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” first appeared on .

‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi
Refleksione ‘perkthyer’ne vargje…Jane ne proces…Metila Dervishi fundgushti, 2025

‘Dritehumbetira’

…Urrejtja kishte pushtuar vendin e Dritëhumbetires.
Të këqijtë bëheshin gjithnjë e më djallëzorë.
Të mirët po mundeshin nga të ligjte.
Padrejtësi e pashembullt.

Njerëz pa dritë,
pa humanizëm, pa mëshirë,
pa dashuri,
veç dashurisë për të qenë më të diabolik.

Burrat tradhtonin gratë,
gratë ‘shperfillnin’ fëmijët,
për të mos marrë damkën e “të mirës së padëshiruar”.
Kush ishte i thjeshtë, përbuzej.
Kush studionte me pasion, shuhej.
Korridoret e punës mbusheshin me fytyra të vrenjtura,
gati ta pështynin atë që lindte i pastër, i ndershëm.

Krimi intelektual kish marre dhene
Nota te larta, diploma pa merite
Escort-at, po respektoheshin, edhe kur ngjiteshin në katedra dijesh.
Pasuesit e dijes i donin te paafte, por te djallezuar.
Ndersa fitorja me e madhe ish Prestigji i Mëkatit.

Njerëzit helmoheshin me viruse,
ilaçe të skaduara.
Ashtu siç kishte skaduar edhe dhurata më e bukur e Zotit:
dashuria dhe dhembshuria.

Bota kthehej në robotë, në zombi,
të krijuar për çdo epsh e marrëzi.
E keqja nuk ngopej, nuk shuhej…

“Zgjohu,” më thanë,
“ka dalë drita.”
U lumturova.
Mendova se ishte veç një ëndërr.

Jo, ishte bota që po merrte fund:
familja, shoqëria, psherëtimat e shpirtit, dashuria,dija…( vazhdon) e paredaktuar

The post ‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi first appeared on .

7 ditë në Armeni!
Rea Nepravishta

29 Korrik 2025

– We are 2.8 million inhabitants, but some 10 million are thought to be around the world. How many are you?

-Wow, same as Albania!

-Really?

– So Armenia and Albania are similar, not just for the sounds of their names – thotë duke qeshur me një lloj bashkëfajësie të fshehtë.

Si për t’ja mbajtur ison, shtoj se përpara se të niseshim për rrugë, kisha kërkuar në internet mbi gjuhën armene dhe më rezultonte e shkëputur nga trungu indoeuropian dhe mbetur e përveçme pak a shumë si shqipja. Kaq mjaftoi që ta nisnim udhëtimin shumë të rehatuara me njëra-tjetrën. E pyes për alfabetin, i ngjashëm me asnjë tjetër në botë, dhe më thotë se është i vitit 405 CE, me gjasë ka marrë disa tipare nga një alfabet akoma më i vjetër.

Udhëtojmë në të njëjtën makinë, duke shkuar për në liqenin Sevan ku na duhet të bëjmë disa aktivitete pune përgjatë gjithë ditës. Është korrik dhe jashtë vlon i nxehti i padurueshëm. Unë dhe Ara jemi në pjesën e pasme të makinës, ndërsa dy kolegët janë përpara. Gjëja e parë që vëzhgoj me imtësi sa herë që ajo nuk e ka mendjen janë ngjyrat në fytyrën e Arës: vetullat e saj janë të zeza, lëkura e bardhë me pak makijazh sipër dhe sytë kafe të thellë. Flokët i ka të gjata, të errëta, dhe të trasha si krifë kali.

Duke parë jashtë nga dritarja kujtohem se dje nuk arrita ta shoh malin Ararat që duket pak a shumë nga të gjitha anët, 5137 metra me borë të përjetshme. Kolegu përpara më thotë se vetëm 30-40 ditë në vit mund të shihet pastër ky mal, ditët e tjera ngjan si siluetë pas mjegullës.

-A ka legjenda rreth tij? – pyes – duke shpënë ujë tek tematika ime e preferuar.

– Pas përmbytjes universale, thuhet se Arka e Noes u ankorua rrëzë malit Ararat – më shpjegon kolegu. Ka një kishë në Armeni ku mendohet se rruhet një copëz e arkës.

Mrekullohem nga kjo histori dhe nuk guxoj të pyes nëse ka histori të mëparshme nga ajo, siç bëj rëndom në raste të tjera (edhe pse diçka më thotë se gojëdhënat duhet të jenë të shumta). Pasi qielli e zbrazi të gjithë furinë dhe njerëz e kafshë shtegtuan mbi arkën e mundimshme, vreshtat e ëmbla nga ku mund të fillonte jeta idilike, me siguri duhet të kenë qenë buzë Araratit. “Ka kuptim” – i them vetes, ndërsa pamjet e fushave të shtruara me vreshta rrëzë malit më shfaqen para syve.

E megjithatë mendja vazhdon e më bubërron mbi historitë e para, e pamundur mos të ketë patur të tjera…

Pas një dite të gjatë pune, në kthim pyes nëse mundemi të ndalojmë te Manastiri Sevanavank mbi liqenin Sevan, duke shfrytëzuar rastin për ta vizituar meqë e kemi rrugës. Edhe pse është vonë dhe jemi të rraskapitur, ata nuk e refuzojnë kurrsesi kërkesën time.

Është muzg, dielli ka perënduar tashmë dhe hijet e natës shpërndahen gjithandej mbi kodrën ku ndodhet kisha, deri larg në skajet e liqenit. Ngjitemi me shpejtësi në shkallaren që zgjat disa minuta për të arritur te kisha, ndërkohë që përgjatë rrugës shohim dyqane/kioska që kanë mbirë aty krejt pa lidhje me vendin, për shkak të atraksionit turistik. Manastiri nuk i ngjan asgjëje që kisha parë më parë. Sytë e mi janë tejngopur me imazhet e kishave të panumërta të qyteteve të Perëndimit, ndaj kjo kishë-kasolle e vogël me gurë të errët vullkanikë, me një kryq të vogël në majë, shfaqet e re në sytë e mi. Zbuloj se, njësoj me atë të Etiopisë dhe të Egjiptit, Kisha armene nuk është as katolike, as ortodokse e Lindjes, megjithëse bën pjesë te kishat ortodokse orientale. Ajo është apostolike, që do të thotë me prejardhje të drejtpërdrejtë nga mësimet dhe praktikat e apostujve të shekullit të parë. Qendra e saj është në Etchmiadzin, afër Yerevanit. Hija e murrme, njëkohësisht e thjeshtë, e vendosur në një vend të ngritur, i jep asaj një pamje hirësie të trishtë. Një qenie e egër e lashtësisë, e padeshifrueshme nga askush.

Hipim në makinë, të pluhurosur dhe shteruar nga dita pa mbarim. Vendosim rrugës të ndalojmë në një restorant që njihet për ushqime tradicionale. Ulemi në tavolinë, Ara më ndihmon me zgjedhjen, dhe unë, për t’i provuar vetes që mund të jem shumë e çuditshme, zgjedh japrak me gjethe rrushi të mbushura me peshk liqeni, dhe si ëmbëlsirë kadaif me arra dhe copa të vogla pjeshke të thatë. Me të ardhur pjatat, biseda rrjedh drejt faktit se në Shqipëri kemi ushqime shumë të ngjashme.

– Kanë ardhur nga Perandoria Osmane – më thotë, dhe diçka i ndriçon larg në sy.
– Po – i them, pa dashur qëllimisht të ndalem te biseda.
– Si shkojnë shqiptarët me turqit? – më pyet troç, pa i rënë shumë vërdallë.
– Na kanë pushtuar për 500 vjet – i them paksa me parehati – dhe na trajtuan si një provincë të parëndësishme, që do të thotë, në rastin më të mirë, nuk lanë mbrapa ndonjë gjë të madhe… – e lë me aq sepse nuk e mbaj veten për ndonjë eksperte të madhe historie.
– Ata kanë bërë masakra të tmerrshme në Armeni – vazhdon Ara.
– E di – i them – gjenocid ndaj 1.5 milionë armenëve.

E shoh që gjallërohet në fytyrë nga fakti që njoh këtë ngjarje kyçe për historinë e tyre. Pas një heshtjeje të shkurtër, vazhdon:– Edhe sot e kësaj dite nuk e kanë njohur akoma, as pranuar, e as kërkuar falje…

– Është një gjë e tmerrshme – i them, dhe mendja më shkon vetvetiu te gjenocidi i ditëve të sotme në Palestinë…

– Një nga komandantët e gjenocidit armen kanë qenë shqiptar – vazhdon me fytyrë hetuese.

– Nuk habitem – i përgjigjem – shqiptarët kanë qenë të shumtë ndër jeniçerët e Perandorisë Osmane. Në fytyrë duhet të më ketë rënë një hije aq e rëndë, sa ajo detyrohet të ndërroje temë.

– Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, vendosi t’i japë Azerbajxhanit një copë toke armene që tashmë është e tyrja dhe ku njerëzit dhunohen sistematikisht.

Vazhdoj të hesht, historia mëparshme e shqiptarëve më vuri një gur në stomak. Ka kaluar ora 10 e darkës dhe nisemi për copën e fundit të rrugës drejt Yerevanit. Shoferi e ka humbur durimin dhe ecën i shkujdesur nëpër gunga e gropa. Duke u hedhur sa majtas djathtas në pjesën e pasme të makinës, në këtë natë të vonë në rrugët e këtij vendi të panjohur, më duket sikur e njoh Arën prej një jete. Ndoshta ndikoi fakti që më foli aq shpejt për plagët e hapura të historisë së vendit të saj.

Diçka më thërret ta çoj bisedën në një kah tjetër.

– Ara, ti je e krishterë?

– Po, jam besimtare. Po ti?

– Hmmm… unë besoj te natyra – i them dhe qesh – e vetëdijshme që mund t’i dukem si një weirdo e kohëve moderne që përqafon pemët. Pastaj bëhem serioze në fytyrë:

– Stërgjyshërit e mi ishin myslimanë dhe bektashinj, gjyshërit dhe prindërit e mi kanë qenë ateistë. Unë besoj se, nëse ka diçka hyjnore në këtë botën ku jetojmë, ajo është natyra. Nuk është se e mendoj… e kam më shumë si ndjesi që herë pas here bëhet e fortë, sidomos kur jam pranë saj. E gjithsesi, mendoj se në fund të fundit të gjithë jemi produkt i kohës ku jetojmë.

– Ah, edhe këtu në Armeni ka disa që i janë rikthyer paganizmit – më thotë. – Por unë nuk jam dakord me ta.

Bëj të flas, por në sekondën e fundit tërhiqem. Jap një buzëqeshje të lehtë për ta mbyllur bisedën. E kam parë gjithë kohës në sy, me dritat e makinave të rrugës që i kalojnë si silueta mbi fytyrë. Perceptoj se për Arën të qenit e krishterë është pjese e rëndësishme e karakterit të saj. Kuptoj që të qenit i krishterë këtu është simboli i rezistencës së një populli të shtypur.

Gjithë jetën time, këtë fe e kam parë më së shumti në një pozitë hegjemonie. Është hera e parë që e shoh të qëndrojë kaq vulnerabël. Është në margjina ku identiteti ri-merr dinjitetin e tij, sepse aty nuk dhunon askënd, por thjesht rreket të mbijetojë.

E ngjeshur nga të katërta anët midis perandorive të mëdha si ajo turke, perse dhe ruse, si dhe e pushtuar nga shumë të tjera kalimtare, Armenia është ky vendi i vogël të cilit mbijetesa i ka kushtuar lumenj të pafundmë dhimbjeje.

Jam këtu prej dy ditësh. Më duket sikur jam prej dy muajsh. Ditën e tretë nisemi për në Areni, një zonë në jug të Yerevanit, 2 orë larg prej tij, me Araratin përherë në sfond.

Zbulimi i veçantë është se ky mal, në fakt, nuk ndodhet në Armeni, por në territorin e sotëm të Turqisë. Horizonti që ai ka krijuar në imagjinatën e njerëzve që e shohin prej qindra vitesh si pjese të tyren ka hyrë thellë në nëndijen popullore.

Kur arrijmë në Areni, mësoj se zbulimet e fundit arkeologjike të bëra në një shpellë aty afër tregojnë se është vendi ku janë gjetur gjurmët më të vjetra në botë për prodhimin e verës, që prej më shumë se 6100 vitesh.

“Domosdo, ndaj dhe Noe ka zbarkuar këtu, mes këtyre vreshtave të rrethuar me shkëmbinj të kuq,” mendoj me vete dhe më vjen për të qeshur se si kujtesa ime e çale peshkon histori biblike. Diku kam lexuar se Arka e Noes simbolizon atë çfarë ka mbetur pasi ka ndodhur katastrofa. A nuk jemi dhe ne, njerëzit, “mbetjet” e asaj që na ka ndodhur? Çfarë bëjmë me këtë vetvete–“rrënojë” pasi ka ndodhur gjëma? Çfarë zgjedhim të bëjmë me rrënojën?

Me të mbërritur në hotel, njëri nga kolegët më të vjetër të zyrës me të cilin kishim këmbyer pak humor gjate rrugës, më hap derën dhe më zgjat dorën të zbres nga makina e lartë 4×4.

-Reaxhan, welcome to Areni – më thotë.

-How did you call me?

-Reaxhan, we add xhan to sweeten someone’s name and show affection.

-We also say xhan in Albanian, it means soul.

-Really, and do you use it like us?

-Not exactly, but “të kam xhan” is a way to say I love you in Albanian. The other way is “të dua”.

-And what is the difference between the two?

-A friend of mine once said that “të kam xhan” is much stronger than “të dua”.

-Why so?

-I think because “Të dua” somehow means “I want you”, so it is a verb that shows desire. Desire is craving, it is fed from the void. While “të kam xhan’ means “you are my soul”.

-So interesting!

“Xhan” është fjalë që vjen nga persishtja. Midis shtresëzimeve të shumta të Armenisë,   dukshëm një nga nën-shtratet më të dendura kulturore është ai i Persisë.

Ditën e fundit kam planifikuar të vizitoj Matenadaranin, një nga arkivat më të pasura në botë me dorëshkrime të lashta në gjuhë të vjetra. Në mëngjesin e së shtunës, trupi im thjesht nuk më përgjigjet më. Shtatë ditë nën stimuj dhe ndryshim të vazhdueshëm kanë bërë që shtëpia ime e brendshme të kërkojë pak qetësi. E marr mesazhin, edhe pse mendja rri e ndezur nga kureshtja për ato thesare kriptike. “Duhen lënë ca gjëra përgjysmë – them me vete – në mënyrë që të rikthehem përsëri”.

(c) 2025 Rea Nepravishta. Të gjitha të drejtat janë të autorit.

The post 7 ditë në Armeni! first appeared on .

In Memoriam / Klubi i librit “Gjergj Vlashi” organizon mbrëmje letrare
Takimi përmbyllës për këtë sezon i Klubit të librit “Gjergj Vlashi” u zhvillua në verandën e mrekullueshme të lokalit “Charli Max Marina”.

Nën përkëdheljen e përëndimit të pashoq dhe tingujve të kitarës, u sollën disa nga tregimet e shkurtra të shkëputura nga libri me dy vëllime “Bonsai me tregime” i autorit Gjergj Vlashi.

U diskutua për Simbolikën vizuale dhe emocionale që sjell kopertina e këtyre vëllimeve; Formën e tyre të shkurtër dhe përmbajtjes së thellë; Emocionin e përmbajtur, rrëfimin ku jo gjithçka thuhet por ndihet; Temat delikate që trajtohen, të cilat janë të vogla në dukje, por me rrënjë të thella.

Të dy librat janë si një bonsai i lulëzuar e plot degëzime.

Në leximin tonë tregimet nuk erdhën të ndara, por si degë të së njëjtës pemë, me lidhje tematike dhe që rrefejnë plot emocion për: mungesën, ndarjen, kujtesën, të pathënat.

Autori i ka përzgjedhur dhe renditur si pjesë të një strukture të qëllimshme, pjesë të një bonsai emocional që përmes ironisë së hollë dhe rrëfimit elegant na foli shumë ne lexuesve, që përjetuam një zhvillim të heshtur, ku tregimi i fundit ndriçonte të parin.

Ajo çfarë e bëri edhe më të veçantë këtë takim, ishte prezenca e muzikantit, violinistit dhe kompozitorit Florian Vlashi, bashkëshortes së tij, violonçelistes Rediana Llukaçi-Vlashi dhe djalit Martin Vlashi.

Violinisti Florian Vlashi i mësuar tanimë me emocionin e skenave të mëdha, ku ai ka interpretuar plot sukses duke na bërë krenar, u shpreh se ndihej i emocionuar që ishte mes nesh. Mes anëtarëve të Klubit të librit që mban emrin e atit të tij, të regjisorit, shkrimtarit dhe përkthyesit, “Nderit të Kombit”, Gjergj Vlashi.

Kësaj here në takim ishin prezent edhe miq të artit dhe kulturës, që jetojnë jashtë Shqipërisë, por pushimet në atdhe bën të mundur t’i kishim mes nesh.

Miqtë e klubit të librit u përfshinë në biseda dhe diskutime ku mbizotëruan ato që i referoheshin: projekteve të ardhshme të Klubit; Çfarë kemi arritur deri tani dhe si mund të punojmë më mirë, për të shtuar numrin e frekuentuesve në klubin tonë dhe si të jemi frymëzues për më të rinjtë.

Për të gjithë anëtarët e Klubit u shpërndanë shenjuese libri që mbanin shënimin:

“Një klub. Një libër. Shumë zëra. Një përvojë.”

“Një faqe e lexuar, është një hap drejt vetes”

Falënderojmë përzemërsisht çdo anëtar të Klubit të librit “Gjergj Vlashi” për kohën që i kanë dedikuar leximit dhe diskutimeve. Për prezencën e tyre dhe impenjimin maksimal, përpos impenjimeve të tyre profesionale.

Falenderojmë Bled Shuaipin që që na mikpriti në mjediset e mrekullueshme të “Charli Max Marina”- ndërtuar si një përqafim i heshtur midis qiellit dhe ujit, ku gotat që trokasin miqtë, tingëllojnë si tinguj lirie, dhe çdo çast përzihet me përjetësinë që horizonti ofron.

Falënderojmë Mjeshtër Gëzim Domin që ishte mes nesh në këtë takim, për ta dokumentuar atë me foto.

Një falënderim i veçantë për librarinë “Redon” që na ka mirëpritur në mjediset e saj përgjatë gjithë vitit.

Ju urojmë pushime të gëzuara!

Mos harroni, në çantë fusni një libër

Mirë u takofshim në shtator!

The post In Memoriam / Klubi i librit “Gjergj Vlashi” organizon mbrëmje letrare first appeared on .

Nderimi i Moikom Zeqos (Post Mortem) me dekoratën “UKSHIN HOTI”
Në kuadër të shënimit të 82-vjetorit të lindjes së atdhetarit të shquar, Ukshin Hoti, komuna e Rahovecit të martën mbrëma në kompleksin muzeor “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe ndau dekoratën komunale “Ukshin Hoti”, shkrimtarit, studiuesit, arkeologut, eruditit Dr. Moikom Zeqos.

Kjo dekoratë, që i jepet pas vdekjes, është tregues i vlerësimit të Komunës së Rahovecit për figurat e shquara të kombit shqiptar, ndër të cilët Moikom Zeqo zë një vend të veçantë. Ai pati njohje personale me Ukshin Hotin dhe e quante mik të tij. Shkrimet dhe vëmendja e Moikomit për fatin e Ukshin Hotit kanë ndjeshmërinë e thellë për fatin tragjik të një figure madhore të kombit tonë. Ai u kujdes për redaktimin e veprave të Ukshinit dhe më pas e ngriti zërin, kurdo që iu dha mundësia, për lirimin e tij nga burgu serb.

Moikomi e kishte kuptuar që Ukshin Hoti e dinte mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota euro-amerikane nuk duhet t’i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

Më tej, Moikom Zeqo e portretizon Ukshin Hotin të ngjashëm me një luftëtar që lufton me armë në dorë për lirinë e popullit të tij. Ndër të tjera ai shkruan: “Duart e heronjve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria. Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, sado e formuluar mjeshtërisht… Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti, nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit.”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pati kënaqësinë e veçantë që këtë dekoratë t’ia dorëzoj znj. Dr. Lida Miraj-Zeqo, e cila shprehu dashamirësinë e saj për Ukshin Hotin dhe Komunën e Rahovecit.

Në kuadër të shënimit të ditëlindjes së Ukshin Hotit, u kremtua edhe 50-vjetori i themelimit të SHKA “Bajram Curri” të Krushës së Madhe, shoqëri që i ka ruajtur me fanatizëm vlerat e trashëgimisë kulturore, ndërsa nga gjiri i vet ka nxjerrë edhe heronj e luftëtarë lirie, ndër të cilët shquhet profesori Muhamet Malsori.

The post Nderimi i Moikom Zeqos (Post Mortem) me dekoratën  “UKSHIN HOTI” first appeared on .

Diana Mziri përtej një dritareje Ripërtëritjeje!- Nga Adela Demetja
lindi 1951 në Durrës – ndërroi jetë në 2005. Punonte me mediumet e tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit. Kreu studimet në vitin 1973, në Universitetin e Arteve, ku diplomoi për pikturë në specialitetin e tekstilit. Nga viti 1998 deri 2005, ajo punoi si mësimdhënëse e artit në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë.

Dëshira e Dianës për të ndjekur rrugën e artit ishte personale por e pranuar dhe e mbështetur nga familja. Gjatë fëmijërisë dhe rinisë së hershme mori pjesë në rrethet e vizatimit, siç quheshin në atë kohë, në qytetin e saj të lindjes, Durrës. Më pas ajo vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve, në degën Tekstil ku dhe u diplomua në vitin 1972-1973. Sipas rregullave të kohës, tekstili ishte një degë që ju paracaktua por që edhe u mirëprit prej saj1. Kësaj dege së cilës artistja do t’i përkushtohej aq shumë, do të kthehej në mediumin kryesor të praktikës së saj.

Pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve, punoi tek byroja e projektimit pranë Fabrikës së Sixhadeve, Kavajë si dizenjatore e modeleve të qilimave, kryesisht për eksport. Në vitin 1973 transferohet në Tiranë ku caktohet mësuese vizatimi pranë shkollës “Mihal Grameno” dhe tek “Rrethi i Arteve Figurative” pranë Pallatit të Pionerëve. Në të dy rastet ka dhënë kontributin e saj duke përgatitur dhe nxitur breza nxënësish drejt rrugës së artit pamor. Pas një periudhe krijimtarie jo shumë të frytshme, në mungesë të një ambienti atelier, merr për disa vite me radhë “Leje-n krijuese” dhe realizon disa vepra, kryesisht vaj në telajo. Shumica e tyre janë dhuruar dhe nuk ka një dokumentim të saktë, përveç një portreti të djalit të saj.

Ajo ishte tepër e lidhur me artin dhe e quante pjesë të identitetit të saj, ndërsa punën në mësimdhënie e konsideronte si profesion. Krjimtarinë artistike e ka patur pjesë të pandashme dhe formë shprehjeje të mendimeve dhe ndjenjave, sidomos në vitet e vështira të komunizimit, ku kjo gjë nuk ishte e lehtë. Po ashtu edhe më vonë pas ndërrimit të pushteteve, kohët ishin të trazuara dhe për të arti ishte një veprimtari kuptimdhënëse dhe në të njëjtën kohë dhe çliruese. Me ardhjen e demokracisë, artistët gjetën më në fund LIRINË, duke u çliruar nga dogma figurative që impononte Realizmi Socialist. Artistja solli në fokus të praktikës së saj, intuitiven2 dhe largimin nga format klasike të kompozimit në radhë të parë, si dhe implementimin në planin teknik. Arti i saj i pas viteve ‘90 ishte i prirur drejt improvizimit, ku ajo besonte se disa momente ishin më frymëzuese në raport me disa të tjera, dhe për rrjedhojë, përgjithësisht nuk hidhte idetë në skica, kroki, bocete etj. Si pasojë e spontanitetit të saj, pati periudha krijimtarie frutdhënëse si dhe të tjera më pak të tilla.

Ndryshimet e viteve ‘90, sollën dhe një zhvillim të ri në praktikën e saj krijuese që u reflektua edhe tek vepra e saj. I rikthehet tekstilit tashmë me një perceptim të ri kompozicional, ku tipari dallues nga pikëpamja e konceptimit është tendenca krijuese drejt abstraksionit gjeometrik3 të lirë dhe atij më organik4.

Sa i përket teknikës, krijimet e kësaj periudhe janë të krijuara me materiale të varfra organike dhe shpesh herë të përdorura më parë (kryesisht si ambalazhe) ose të mbetura nga industria e para viteve ’90. Duke marrë parasysh që në vitet e tranzicionit në Shqipëri kishte mungesa të mëdha në materiale e mjete për realizimin e veprave në tekstil, artistja u shty të përdorte materiale të mbetura nga industria e tekstilit të periudhës së komunizmit, por edhe t’i përziente ato me materiale që mbeteshin nga produktet e importit, si thasë kafeje, orizi5, fije te ndryshme pambuku, leshi, lini6, etj. Një pjesë e tyre ngjyroseshin manualisht për të arritur koloritin e nevojshëm7. Si rrjedhojë, shumë prej veprave karakterizohen nga një qasje ricikluese dhe ripërdoruese. Në shumë raste artistja ka realizuar thurje me grep me fije/fibra pambuku, frymëzuar nga teknikat tradicionale popullore, duke i përdorur ato në realizimin e imazheve me frymë moderne e bashkëkohore. Këto aplikime mund të përmenden si një vlerë e re e shtuar në veprimtarinë e saj krijuese.

Idetë dhe kompozicionet e saj në tekstil ishin krijime të çastit, ndijore dhe dekorative, të cilat kryesisht nuk ndiqnin tematika konkrete. Kompozimi i veprave lidhej ngushtë me materialet e përdorura, dhe si e tillë ndjesitë që i jepte materiali dhe loja midis materialeve kishin ndikim vendimtar në veprën përfundimtare8.

Të qënurit familjare dhe nënë, kanë ndikuar që krijimtaria e saj të kishte periudha më pak aktive. Megjithatë, ajo gjithnjë e gjente kohën për të krijuar. Familjarët e saj e kujtojnë atë çdo ditë duke punuar, qoftë edhe diçka të vogël. Shumica e veprave të saj janë realizuar në ambientin e shtëpisë, i përshtatur si studio, ku të gjithë pjesëtarët e familjes përfshiheshin në procese të ndryshme për prodhimin e materialeve të nevojshme për tekstil: si krijimi i fijeve prej leshi, çtjerrja e thasëve, ngjyrosja e tyre, struktura mbështetëse për të qëndisur etj. Inovacion ishte përdorimi i materialeve të çfarëdoshme, të gjendura edhe rastësisht, të cilat ajo me kreativitet i përshtaste dhe i transformonte sipas nevojës. Çdo punim i saj në tekstil realizohej pa ndihmën e asnjë lloj makinerie, tezgjah, por kishte përshtatur struktura ndihmëse (tip gjergjefi) tek të cilat mbante copat të cilat i thurte. Thurja kryesisht bëhej me gjilpëra të mëdha, deri në 15 cm të gjata, të krijuara nga vetë ajo dhe me ndihmën e bashkëshortit, kryesisht me fije leshi. Disa prej krijimeve në tekstil, të realizuara kanë si bashkëautorësi dhe bashkëshortin e saj, Fatmir Miziri, i cili gjithashtu është artist.

Rreth vitit 1995 puna krijuese vijoi në studio. Në këto vite të fundit filloi te eksperimentonte me teknika te tjera, duke krijuar vepra në instalacion, ku vlen të përmendet ndërthurja e tekstilit me teknikën e adezivit në xham9 apo krijimi i siluetave në negativ filmi10, të cilat do të projektoheshin në mur. Eksperimentoi edhe me struktura të vogla metalike të ndërthurura me tekstilin, të cilat mbetën të papërfunduara dhe të paekspozuara11.

Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra “Lindart” dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Gjatë viteve 1984-2001 mori pjesë rregullisht në ekspozita kombëtare të Tekstilit, në konkursin Onufri, dhe në ekspozita ndërkombëtare të tekstilit në Zvicër, Itali, Francë e Gjermani.

Nga viti 1998 dha mësim në lëndën e vizatimit dhe pikturës në Liceun Artistik “Jordan Misja” deri sa u nda nga jeta në vitin 2005.

Teksti u shkrua nga  Adela Demetja.

Riperteritje 2025

Diana (1951–2005) dhe Fatmir Miziri (l. 1950) janë një nga çiftet më të spikatura dhe aktivë të skenës së artit shqiptar. Që prej periudhës 1969–1973, kur u takuan gjatë studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ata ndanë jetën dhe shpesh edhe praktikën e tyre artistike. Të dy i përkasin brezit të parë të studentëve të programit të reformuar që përfshinte specialitete të arteve të aplikuara si tekstili, qelqi, qeramika, grafika etj. Ky model studimi, i udhëhequr nga profesorë si Danish Jukniu dhe Thoma Thomai—artistë që kishin studiuar jashtë Shqipërisë dhe sollen atje eksperiencën e tyre—ishte i ngjashëm me sistemin e Bauhaus-it dhe synonte të përgatiste artistë që më pas do të kontribuonin në industrinë vendore të prodhimit.

Diana u diplomua si piktore në specialitetin e tekstilit, një degë që i ishte caktuar në fillim pa dëshirën e saj, por që do të bëhej mediumi i saj i preferuar deri në ndarjen nga jeta në 2005. Fatmiri u diplomua si piktor në specialitetin e qelqit dhe vazhdoi të punonte me dizajn industrial, dizajn grafik, skenografi-kostumografi, tekstil dhe arte të aplikuara me materiale të forta.

Pas ardhjes së demokracisë, artistët gjetën lirinë duke u çliruar nga dogmat figurative të realizmit socialist, dhe përjetuan një shpërthim krijues gjatë viteve ’90. Në 1992, Diana dhe Fatmiri hapën ekspozitën e përbashkët me tekstil dhe skulpturë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me punë të krijuara nga fundi i viteve ’80 deri në 1992.

Ekspozita “RIPËRTËRITJE” na jep mundësinë të shohim veprat e Dianës dhe Fatmirit të vendosura pranë njëra-tjetrës, 32 vjet pas ekspozitës së tyre të vitit 1992. Ajo përmbledh tekstile nga Diana Miziri, të krijuara gjatë viteve ’90, dhe objekte nga Fatmir Miziri, të realizuara në vazhdimësi nga vitet 1995 deri sot.

Kjo ekspozitë, përveçse sjell veprat e mrekullueshme të dy artistëve kryeqytetas me karriera të spikatura, i bën jehonë fuqisë ripërtëritëse të artit: aftësisë së tij për t’u gjallëruar dhe përçuar përmbajtje të reja sa herë që ekspozohet. Titulli i ekspozitës i referohet gjithashtu mënyrës së punës së të dy artistëve, të cilët kombinojnë materiale të gjetura dhe të ricikluara në veprat e tyre. Ekspozita nxjerr në pah edhe historinë unike të këtij çifti, i cili punoi bashkë dhe mbështeti vazhdimisht praktikën e njëritjetrit, përtej konkurrencës. Fatkeqësisht, Diana u nda herët dhe papritur nga jeta në 2005, dhe veprat e saj janë ende pak të njohura për brezat e rinj.

Diana Miziri lindi në 1951 në Durrës dhe studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e pikturës në specialitetin e tekstilit, dhe u diplomua në 1973. Pas diplomimit, punoi si dizenjatore qilimash në Byronë e Projektimit pranë Fabrikës së Sixhadëve, Kavajë. Më pas u transferua në Tiranë, ku u bë mësuese vizatimi në Shkollën “Mihal Grameno” dhe më vonë në Liceun Artistik “Jordan Misja” deri në 2005. Pas ’90, punoi me mediume të tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit dhe u orientua drejt abstraksionit gjeometrik dhe organik të lirë, me vepra që karakterizoheshin nga riciklimi i materialeve dhe teknikave tradicionale popullore në frymë moderne. Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra “Lindart” dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Diana u nda nga jeta në 2005.

Fatmir Miziri lindi në Gjirokastër në 1950 dhe u diplomua për pikturë në specialitetin e qelqit, në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në 1973. Pas viteve ’90, praktika e tij multimediale — që përfshin vitrazh, mozaik, pikturë, tekstil dhe skulpturë — reflekton transformimet e periudhës post-komuniste. Ai ka eksperimentuar me materiale të ndryshme, përfshirë metale dhe materiale të gjetura, dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga 1998, ka qenë Dekan e Shef i Departamentit të Arteve të Bukura dhe drejtues i Atelies së Pikturës Monumentale në Universitetin e Arteve, duke frymëzuar breza të rinj artistësh.

Adela Demetja, kuratore dhe autore e lindur në Tiranë, ka mbaruar studimet Master në “Curatorial and Critical Studies” në Städelschule dhe Universitetin Goethe, Frankfurt/Main, Gjermani. Nga 2010 është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, institucion të cilin e themeloi. Në Bienalen e 59-të të Venecias, ajo kuruoi Pavijonin Shqiptar të përfaqësuar nga Lume Blloshmi.

RIPËRTËRITJE është një bashkëpunim i Tirana Art Lab dhe Galerisë së Artit Tiranë, dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

The post Diana Mziri përtej një dritareje Ripërtëritjeje!- Nga Adela Demetja first appeared on .

85 vjet, artistja Liljana Çefa, nga Adela Demetja
Liljana Çefa (lindur më 1940)

Liljana Çefa duke pikturuar në vitet 1960, me mirësjellje të artistes.

Liljana Çefa, Portret Gruaje, 1968, Stilolaps dhe temperë mbi letër, 43 x 32 cm, Mirësjellje e artistes.

Liljana Çefa lindi në vitin 1940 në Tiranë dhe aktualisht jeton e punon në Shkodër. Pasioni i saj për artin u ushqye nga i ati, mësuesit e shkollës fillore dhe xhaxhai i saj Loro Kovaçi, i cili e inkurajoi ta ndiqte seriozisht artin. Kjo mbështetje e çoi në Liceun Artistik në Tiranë, ku studioi nën mësues të shquar si Kel Kodheli, Vilson Kilica dhe Abdurrahim Buza, dhe ishte pjesë e një komuniteti frymëzues piktorësh të tjerë.

Pasi u diplomua në Liceun Artistik, ajo u regjistrua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ishte gruaja e parë që u regjistrua në departamentin e pikturës të Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë, nga i cili u diplomua në vitin 1966. Pas diplomimit, ajo u kthye në Shkodër, ku takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm. Mbështetja e tij i lejoi asaj t’i përkushtohej plotësisht artit të saj, pasi ai e ndihmonte me përgjegjësitë shtëpiake dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Me të dalë në pension në moshën 50 vjeç, Çefa i kushtoi edhe më shumë kohë pikturës, mësimdhënies për fëmijë dhe punës në studion e saj në shtëpi. Ajo zgjodhi të mbante mbiemrin e vajzërisë, Çefa, në nder të dëshirës së babait të saj që mbiemri i familjes të vazhdonte.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, sistemi i artit kontrollohej rreptësisht nga institucionet shtetërore, përfshirë Lidhjen e Artistëve dhe Shkrimtarëve, anëtare e së cilës ishte Çefa. Shumica e veprave të saj të rëndësishme u krijuan para vitit 1990, të formësuara nga temat e Realizmit Socialist që diktoheshin kryesisht nga ideologjia e kohës. Megjithatë, brenda këtyre kufizimeve, ajo ruajti perspektivën e saj unike, duke u përqendruar te figurat femërore si subjektet e saj kryesore, pavarësisht nëse ato përfaqësonin nëna, luftëtare apo punëtore. Këta personazhe ishin pjesë e kompozimeve që trajtonin temat e kërkuara nga Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve, dhe veprat e saj u ekspozuan në ekspozita në grup, kryesisht në Tiranë, me disa që u bënë pjesë e koleksionit shtetëror.

Gjatë viteve të diktaturës, të ishe piktor ishte sfiduese, pasi temat artistike diktoheshin nga agjencitë qeveritare, shpesh duke u përqendruar në tema nacionaliste ose ideologjike. Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve do të lëshonte broshura me tema mbi të cilat artistët duhej të krijonin vepra që më vonë do të shfaqeshin në ekspozita në grup. Ashtu si shumë të tjerë, Çefa i ndoqi këto udhëzime, duke krijuar kompozime që i përmbaheshin parimeve të Realizmit Socialist, ndërsa përpiqej gjithashtu të fuste qasjen e saj personale sa herë që ishte e mundur. Kontrolli i shtetit mbi shprehjen artistike ishte rigoroz: një komision qeveritar do të vizitonte artistët në studiot e tyre gjatë procesit krijues, duke i udhëzuar ata se si puna e tyre duhet të përputhej me temat e sugjeruara dhe parimet ideologjike të diktuara nga partia. Ky komitet, zakonisht i përbërë nga burokratë me pak lidhje me botën e artit, kishte ndikim të rëndësishëm mbi punën e artistëve.

Çefa kujton një episod në të cilin po pikturonte një vajzë të re duke qepur një flamur, duke përdorur veten si modele dhe duke veshur veshje tradicionale nga vjehrra e saj. Komisioni këmbënguli që ajo të ngrinte kokën e vajzës në pikturë për të shprehur krenari. Edhe pse Çefa bëri rregullimet e kërkuara, ajo ndjeu se versionit të rishikuar i mungonte autenticiteti. Pasi diktatura mbaroi, ajo rikrijoi vizionin e saj origjinal të pikturës, e cila tani është pjesë e koleksionit në Galerinë e Qytetit të Shkodrës.

Çefa kujton se piktura dhe vizatimi kanë qenë pasione të përjetshme, duke filluar me ngjyra vaji në karton dhe kanavacë, dhe më vonë duke kaluar te lapsat me ngjyra në letër, një medium që e gjeti më të lehtë për t’u përdorur për shkak të një problemi me sytë që kishte që nga fëmijëria.

Përpara se të krijonte një kompozim të madh, Çefa kryente studime të gjera përgatitore, duke prodhuar skica dhe vizatime të subjekteve të saj kryesore nga jeta reale. Këto vepra përgatitore tani përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së saj të mbetur. Pavarësisht temave të diktuara nga shteti, frymëzimi i saj kryesor ka qenë gjithmonë fëmijët, të ndjekur më vonë nga natyra. Portretet e fëmijëve dominojnë veprat e saj të para viteve 1990, ku ajo gjeti subjekte tek fëmijët e saj, miqtë dhe kushërinjtë e tyre.

Disa vepra të Çefës janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Midis tyre është “Fëmijët në Muze” (1974), një vepër përfaqësuese e punës së saj gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980. Ajo kaloi rreth tre muaj duke krijuar këtë pikturë, duke filluar me skica dhe studime të shumta të detajuara për secilin fëmijë të përshkruar, të gjitha të bazuara në personazhe realë, përfshirë djalin e saj dhe bashkëmoshatarët e tij. Piktura tregon një mësuese me një grup nxënësish të klasës së parë gjatë një vizite në pavijonin e Luftës Kombëtare Çlirimtare në një muze historie. Ndërsa mjedisi i muzeut në pikturë është i imagjinuar, ai i referohet muzeve të vërtetë të epokës në Shkodër dhe Muzeut Historik në Tiranë. Vepra kap një moment interesant në mënyrën se si përçohet historia dhe pasqyron krijimin dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

Çefa mori pjesë në ekspozita të shumta dhe disa nga veprat e saj u blenë nga shteti, disa prej të cilave u përfshinë në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Artit dhe Galerisë së Qytetit të Shkodrës. Megjithatë, shumë nga veprat e saj në kanavacë, të cilat u shpërndanë në institucionet shtetërore në të gjithë Shqipërinë, u humbën pas viteve 1990. Pas rënies së komunizmit, ajo shpesh i shiste veprat e saj me çmime të ulëta për shkak të vështirësive ekonomike të vendit. Në vitin 2022, vepra e saj Fëmijët në Muze (1974) u shfaq përsëri në ekspozitën Ambicione në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ekspozita, e bashkëkuruar nga Adela Demetja, shënoi një fokus të ripërtërirë në historinë dhe praktikën artistike të Çefës, të cilën Demetja po e hulumton dhe promovon më tej.

Liljana Çefa, Fatosat në muze  (Fëmijët në muze) , 1974, 133 x 158,3 cm, vaj në pëlhurë. Foto Ylli Bala, me mirësjellje të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Pasuria e Liljana Çefës, e vendosur në Shkodër, aktualisht menaxhohet nga djali i saj, Andi Hila, i cili është gjithashtu artist vizual. Këto punime përgatitore tani përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së saj të mbetur. Edhe pse ajo mban shumë vepra në koleksionin e saj privat, kryesisht vepra në letër, pikturat e saj më të rëndësishme janë të pagjurmueshme. Koleksioni i saj privat përfshin gjithashtu autoportrete të shumta të krijuara gjatë periudhave të ndryshme të jetës së saj.

Shkruar  nga Adela Demetja

The post 85 vjet, artistja Liljana Çefa, nga Adela Demetja first appeared on .

Ramadan Sokoli në 105 vjetorin e tij e të etnomuzikologjisë Shqiptare
Historia e panjohur e profesorit dhe etnomuzikologut të famshëm, Ramadan Sokoli, pinjoll i një prej familjeve më të vjetra të qytetit të Shkodrës, i cili në vitet’40 u diplomua në Konservatorin e Firences për Kompozicion. Kthimi i tij në Shqipëri dhe jeta plot peripecira, duke provuar burgjet e regjimit komunist për vite me radhë së bashku me dy vëllezërit dhe babanë e tyre. Kalvari rrëqethës i intelektualit të shquar i cili u detyrua të shiste pianoforten për të paguar gjobën e vënë nga Instituti i Folklorit.

Jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në afërsi të “Rrugës së Barrikadave”, në katin përdhes, apo më saktë në bodrumin e një shtëpie të vjetër tiranase, pronë e familjes së njohur, Petrela, jetonte i vetëm profesori i famshëm, Ramadan Sokoli. Që para pak vitesh, kur bashkëshortja e tij, një grua fisnike nga familja Petrela, u nda nga kjo jetë, muzikologu i njohur i ngrysi ditët me brengën e vetmisë së pakthyeshme. Një vizitor i zakonshëm që do të hynte në atë shtëpi, do të qortonte veten se kishte shkelur gabimisht në ndonjë muze antik apo të Mesjetës, apo në ndonjë galeri arti e antikuarësh të ndërthurura mes librash të vjetër e të rinj, ku partiturat klasike e moderne gjendeshin kudo nëpër rafte dhe sirtarë. Vite të shkuara, këtu e një dekadë më parë, kur muzikologu i famshëm nuk ishte i rënduar ende nga shëndeti e memoria, pas disa takimesh jo të pakta në atë mjedis brilant të shtëpisë së tij ku ta kishte ënda ta shijoje përsëri, me shumë mundime arritëm ta bindnim profesorin flokëbardhë për të shkruar diçka nga jeta e tij. Ose e thënë ndryshe, për të shënuar diçka nga kalvari i gjatë në të cilin ai kaloi për afro 45 vjet nën regjimin komunist.

Familja Sokoli në kronikat e Evla Celebiut

Po të rrëmosh ndër libra të vjetër, tutje në thellësitë e shekujve, me familjen Sokoli do ta ndeshesh në memuaret e kronikanit turk, Evla Celebi, i cili e ka përshkruar atë si një familje pronare e madhe tokash. Asokohe, ajo familje njihej me mbiemrin Dervishaj, ku pothuajse të gjithë anëtarët e saj ishin të shkolluar nëpër kolegjet e universitetet më të dëgjuara të kohës. Sipas kronikanit të famshëm turk, në periudhën e sundimit të Bushatllinjve, ajo familje bëri krushqi me ta. Kështu, Veziri i parafundit i Bushatllinjve, Mustafa Pasha, mori për nuse për vëllanë e tij, një vajzë nga dera e Dervishajve. Nga kjo martesë lindën dy djem, që ishin nipat e Dervishajve, dhe pas vdekjes së të atit të tyre, ajo familje u shua fare prej Vezirit të fundit, si rezultat i kontradiktave të thella e armiqësive të brendshme familjare.

Dy djemtë e kësaj familje të cilët quheshin; Mahmut e Dervish, u rritën në pallatin e Sulltanit në Stamboll. Mahmuti kishte dy djem; Hodon dhe Ibrahimin, kurse Dervishi kishte një djalë që quhej Duro. Ibrahimi kishte një djalë; Isufin, ndërsa Hodo, djali i Mahmutit, kishte një motër të martuar te Veziri i Tivarit, dhe një tjetër tek Iljaz Pashë Dibra (Kryetari i Lidhjes së Prizrenit). Hodo vetë, i cili ishte baxhanak me Oso Kukën e famshëm, kishte mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit. Një farë kohe ai kishte shërbyer në detyrën e qark-komandantit të këtij qyteti, kryeqendra e Perandorisë Osmane. Në kohën e krizës së thellë lindore, Hodua erdhi përsëri në Shqipëri, i caktuar me komisionin e mbikëqyrjes së kufijve. Jusufi (babai i Ramadanit), u shkollua në Shkodër e Stamboll, pa arritur të diplomohet, kurse Ibrahimi, pasi mbaroi me rezultate të larta Universitetin e Drejtësisë në Stamboll, punoi si gjykatës, apo më saktë si interpretues i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Jusufi e tre djemtë, në burgjet e regjimit komunist

Për herë të parë, babai i Ramadanit, Jusufi, do të zbohej nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, prej turqve në fillimet e para të këtij shekulli. Pas largimit nga Shkodra, ai u vendos në Bosnjë dhe në Mal të Zi. Në vitin 1913, Jusufi u martua me një vajzë nga familja e njohur e Jukajve në Shkodër, e cila quhej Aishe. Nga kjo martesë atyre u lindën 9 fëmijë; tre djem e gjashtë vajza. Në periudhën e pushtimit italian, (1939-1942), për bindjet dhe aktivitetin e tij antifashist, Jusuf Sokoli u internua dy herë në gadishullin Apenin. Gjatë asaj kohe, Ramadani (i dyti i vëllezërve), i cili në ato vite studionte në Konservatorin e Firences, shkonte herë pas here për ta parë të atin në vendin e internimit. Këtë fat kishte pësuar edhe Aishja në Luftën e Parë Botërore, e cila në kohën e gjurulldirave që përfshinë Shkodrën, u burgos dy herë nga austriakët. Pas mbarimit të luftës, Jusufi u arrestua përsëri nga regjimi komunist dhe u burgos për dy vjet me radhë në 1946-’48 në qytetin e Shkodrës. Dënimi i Jusuf Sokolit, erdhi pas akuzave që iu bënë si pjesëmarrës në kryengritjen antikomuniste të Postribës. Po kështu, fare pak kohë pas mbarimit të luftës, u arrestua edhe djali i parë i Jusufit, Ibrahimi, i cili ishte diplomuar për Drejtësi në Beograd në fund të viteve ’30-të. Ibrahimi asokohe njihej ndër ajkën e intelektualëve të rinj të qytetit të Shkodrës dhe në periudhën e pushtimit fashist kishte aderuar në Lëvizjen e Legalitetit.

Ibrahimi pati një fat tejet tragjik, pasi atij i kaloi pothuajse e gjithë jeta në burgje e internime, duke bërë plot 27 vjet burg, së bashku me gruan e tij, Shano Hasan Dostin, dhe kjo e burgosur për faje politike. Pas Jusufit e Ibrahimit, po në vitin 1946, u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg politik, edhe vetë Ramadani, duke u akuzuar për agjitacion e propagandë dhe si pjesëmarrës i kryengritjes së Postribës. I cilësuar si armik i popullit, Ramadani e vuajti të gjithë dënimin dhe u lirua nga burgu në vitin 1950, pasi kishte punuar në kanalet e kënetat e Bedenit të Kavajës. Si për ta plotësuar deri në fund regjistrin e dënimeve të familjes Sokoli, në vitin 1960, u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg politik dhe vëllai i tretë i asaj familjeje (më i vogli nga tre vëllezërit) Hodua, i cili u ridënua në burg me kryengritjen e Spaçit. Hodua mundi të lirohet nga burgu vetëm në fundin e vitit 1990, pas ndërhyrjes së Ismail Kadaresë, i cili ishte mik i ngushtë i Ramadanit. Ndërsa vëllezërit Sokoli vuanin në burgjet e regjimit komunist, dy prindërit e tyre, Jusufi me Aishen, u ndanë nga jeta në një kohë të shkurtër nga njëri-tjetri, aty nga viti 1957.

Ramadani nga konservator i Firences në burgun politik

Ramadani, i mesmi nga tre vëllezërit Sokoli, lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1920. Shkollën fillore ai e kreu në vendlindje në vitet 1927-‘31 dhe që në klasën e dytë ai mësoi notat e muzikës duke luajtur në disa vegla muzikore. Shkollën e mesme ai e mbaroi në gjimnazin e shtetit në vitet 1931-‘39 po në atë qytet. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin e Firences në Itali për Flaut e Kompozicion. Gjatë periudhës së studimit në atë konservator, Ramadani kishte një shoqëri të madhe me Qemal Stafën, Kristaq Tutulanin, Qemal Dracinin, për të cilët deri në fund të jetës ai ruajti kujtimet më të mira të asaj kohe të shkuar. Për shkak të luftës, në vitin 1944, Ramadani i ndërpreu studimet në atë konservator dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

Në atë kohë ai u përla nga vorbulla famëkeqe e luftës së klasave, e cila e përplasi birucave të improvizuara të burgjeve të Shkodrës e kënetave të Bedenit në rrethin e Kavajës. Në këto ambiente, Ramadani, do të fillonte për herë të parë njohjen me ajkën e inteligjencës shqiptare, të cilët sipas tij do të bëheshin profesorët e një universiteti tjetër. Lidhur me këtë, ai shprehej: “Bash në rrethana të tilla, kur isha i burgosur politik, kam filluar të merrem me folklorin. Meqë disa nga bashkëvuajtësit që ndodheshin aty ishin bartës të zgjedhur të folklorit, përfitova nga rasti për të vjelë prej tyre lëndë të vyer. M’u aty, duke hulumtuar visarin tonë kombëtar, të trashëguar gojarisht brez pas brezi, u binda se atdheu ynë është vend i zgjedhur për gjurmuesit e folklorit”, shprehej profesori i famshëm për zanafillën e profesionit të tij të ardhshëm. Pas daljes nga burgu, në vitin 1951, ai u vendos në qytetin e Tiranës, si për t’u shpëtuar disi kthetrave të luftës së klasave.

Peripecitë pas daljes nga burgu

Gjatë gjithë periudhës së burgut, Ramadani mundi të vilte prej shumë “kolegëve” të tij të qelive, një kulturë të madhe në fushat e folklorit e muzikologjisë, të cilat i shërbyen si lëndë e parë në hartimin e përpilimin e mëvonshëm të dy teksteve shkollore që do të bëheshin “patenta” e tij në rrugën e saponisur të etnomuzikologjisë. Pas vendosjes në Tiranë, i vetëm dhe pa asnjë lloj përkrahjeje, duke shtrënguar fort nën sqetull dy librat e sapopërfunduar, ai trokiti nëpër dyert e administratës shtetërore, duke kërkuar ndonjë punë që kishte të bënte me muzikën. Nga mungesat e mëdha të kuadrit mësimdhënës, kryesisht të atyre të muzikës, ai arriti të punësohet në Filarmoninë Shqiptare. Në këtë punë ai shërbeu për pak kohë deri se u mor vesh biografia e tij si “armik i klasës” dhe u pushua shpejt. Pas kësaj, mbas disa ndërhyrjesh ai mundi të rifillojë punë në kryeqytet si drejtues muzike në Shtëpinë e Kulturës nga viti 1952 deri në 1954 kur u pushua përsëri.

Me mundime të mëdha ngaqë kishte shumë nevojë për kuadrin mësimor të muzikës, ai u rregullua si mësues në Liceun Artistik në Tiranë. Në këtë shkollë Ramadani punoi pa ndërprerje në mes peripecish të shumta derisa doli në pension në vitin 1980. Gjatë gjithë këtyre viteve Ramadani u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.

Libra të botuar dhe dy dokumentarë

Ndonëse profesor Ramadani kishte gati për botim prej vitesh disa libra, për herë të parë botimi i tyre filloi në vitin 1958. Nga ajo kohë e deri në vitin 1995, kur është botuar libri i tij i fundit i titulluar “16 Shekuj”, i janë botuar 13 libra vetëm brenda vendit. Po kështu, profesor Sokolit i janë përkthyer e botuar edhe disa libra të tjerë në disa shtete të Europës. Shkrimtari i famshëm, Ismail Kadare, në revistën “La Letrus Albanese”, ka botuar mbi 200 faqe vetëm për krijimtarinë e profesor Ramadan Sokolit. Disa nga titujt e veprave të Sokolit janë përfshirë dhe në enciklopeditë e huaja, si dhe në katalogët bibliografikë të UNESCO-s. Këto janë përshëndetur e vlerësuar nga muzikologët gjermanë Doris Stockman, W. Fiedler dhe E.Stockman, në “Albaniesen Volkmusik” Berlin 1965. Po kështu, muzikologu anglez njëri nga më të njohurit në botë A. L. Lloyd, në disa numra të revistës “Int. Folk Music Council”, ka recensionuar disa nga veprat e Sokolit. Një jehonë të madhe kanë pasur veprat e tij sidomos tek arbëreshët e Italisë dhe në Kosovë, ku muzikologu i  njohur, dr. Rexhep Murushi, është marrë shumë me etnomuzikologjinë e Sokolit.

Krahas këtyre veprave, Sokoli në vitin 1957 ka udhëhequr të parën ekspeditë etnomuzikologjie në Shqipërinë Jugore në bashkëpunim me një ekip nga Akademia e Shkencave të Berlinit Lindor, ndërsa në vitin 1969, ai ka udhëhequr një ekspeditë të dytë në verilindje të Shqipërisë, në bashkëpunim me një ekip nga Akademia Rumune e Shkencave. Disa nga këto punë të Sokolit, të muzikës e folklorit popullor, janë fshirë nga bobinat, e të tjera janë përvetësuar nga disa plagjiatë që kanë vegjetuar prej vitesh në atë institut. Krahas këtyre punëve, profesor Sokoli ka realizuar dhe disa dokumentarë me ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”, si ato për Jan Kukuzelin, Niket Dardanin, arbëreshin Lorenc Tardo e muziktarit Gjon Kujxhia. Për realizimin e dy dokumentarëve të parë, Ramadani ka pasur shumë peripecira deri nga Komiteti Qendror i PPSH-së, duke u akuzuar se kishte sjellë në ato koret fetare të Vatikanit. Pas shumë problemesh tepër serioze që ju paraqiten në lidhje me këto, u desh ndërhyrja e Ramiz Alisë që të lejoheshin transmetimet e tyre.

Profesor Sokoli: Si e shita pianoforten për të larë gjobën e shtetit

Aty nga mesi i viteve ’80, nga ana e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” iu kërkua profesor Ramadanit që të përgatiste një libër të veçantë me artikujt studimorë mbi gjurmimet në fushën e folklorit shqiptar. Pas një pune disavjeçare ai arriti ta përfundojë vëllimin studimor dhe e dorëzoi atë pranë shtëpisë botuese, ku u caktuan tre recensentë dhe tre redaktorë që do të merreshin me botimin e librit. Pas një pune të mirë nga ana e këtij ekipi të caktuar, ky libër arriti që të futej për botim në shtyp ku dhe dolën kopjet e para, të cilat do të kontrolloheshin edhe njëherë nga organet përkatëse për të dhënë viston përfundimtare. Kur vëllimi kishte kaluar gati të gjitha barrierat e pritej shpërndarja e tij, erdhi urdhri nga lart, që ai duhej të bllokohej. Nga ana e Institutit të Folklorit, ishte thënë atje ku duhej “vallet nuk kanë asnjë lëvizje të kristalizuar, ato nuk kanë një strukturë të përcaktuar…”.

Pas kësaj vërejtjeje nga ana e institutit, u dha urdhër që të rregulloheshin e riparoheshin vërejtjet e bëra nga ky institut e pastaj libri të merrte viston përfundimtare të botimit e shpërndarjes. Për të bërë këtë gjë, duheshin të prisheshin shumë boca e fashikuj, ku dikush duhet të mbante përgjegjësi për skarcitetet dhe t’i paguante ato. Pasi profesor Ramadani bëri rregullimin e “riparoi gabimet”, sipas vërejtjeve të bëra, e priste gjithë gëzim daljen e librit, i erdhi fatura për të paguar 16 000 lekë (të vjetra), nga dëmi që i ishte shkaktuar shtëpisë botuese me ribotimin e librit. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Kjo gjë më ra si bombë. Asokohe isha i preokupuar me dasmën e vajzës dhe ajo shumë parash më dëmtonte mjaft. Kështu u detyrova që të shisja pianoforten time për të larë gjobën e vënë, pasi nuk kisha rrugë tjetër duke qenë se kisha ndarë dhe ditën e dasmës. Kur kam nxjerrë pianoforten nga shtëpia kam qenë në atë gjendje, si atë ditë që kam nxjerrë arkivolet e prindërve që andej”.

Përpara viteve ’90, profesor Sokoli, është ftuar nga shumë akademi dhe personalitete të njohura të muzikës e folklorit si në Tokio, Spanjë, Bukuresht, Pragë, Oslo, Sofje, Prishtinë etj. Por shteti shqiptar nuk u lejoi kurrë të merrte pjesë në këto aktivitete e takime për shkak të biografisë së tij. Shumë personalitete të artit, që vinin në Shqipëri, do ta ftonin atë për ta takuar e shumë prej tyre nuk do të mundnin ta takonin dot. Përgjigjja që u jepej atyre, ishte: “Ka shkuar me shërbim, nuk ndodhet në Tiranë”. Ata të pakët që arrinin të kontaktonin me të, ishin të kontrolluar nga protokolli, në hotel “Dajti”. Profesor Ramadani është një nga themeluesit e festivaleve folklorike të Shqipërisë, ose më saktë këto festivale fillojnë me Ramadanin

I mënjanuar dhe i harruar edhe pas viteve ’90

Ndonëse me një punë kolosale dhe mes peripecish të shumta gjatë periudhës së regjimit komunist, ku nuk iu dha as dhe një dinstiktiv mësuesi, profesori i famshëm, Ramadan Sokoli, edhe pas viteve ’90-të, vazhdoi ta ndiente veten si të abandonuar. Pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij muzikore dergjej në sirtarët e tij, pa mundur që të shihte dot dritat e skenës, ndonëse aty është një punë tepër cilësore, gjë e cila është konfirmuar dhe vlerësuar edhe nga kolegët e huaj, si fryte të një studimi disavjeçar. Edhe titulli Profesor, Sokolit iu dha vetëm në vitin 1995, dhe në ato vite ai mundi të dalë për herë të parë jashtë shtetit, duke ligjëruar në universitetet e Romës, Stambollit, Rudostaldit (Gjermani), Bratislavë, Athinë, Bolonjë, Ravena të Italisë etj. Në adresë të tij vinin shpesh ftesa e letra të shumta që e njoftonin për ligjërata të ndryshme, siç ishte në vitin 1998 një nga tubimet e mërgatës shqiptare në Arbona të Zvicrës, ku ai nuk pati mundësinë të shkonte, por dërgoi kumtesën e tij që u lexua atje. Po kështu, për shkak të mosmbështetjes nga organet shtetërore, Ramadani nuk shkoi dot as në SHBA ku ishte i ftuar nga Universiteti i Miçiganit për një cikël bisedash rreth traditës etnokulturore shqiptare. Gjatë viteve 1990-1995, Ramadani ishte anëtar i Këshillit Drejtues të RTV Shqiptar dhe po atë vit ai drejtoi Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Beratit. Ndërkohë, nga shqiptarët e Maqedonisë ishte zgjedhur për pesë vjet me radhë si kryetar i jurisë në festivalet folklorike të Tetovës e Strugës.

Ndonëse në një moshë të thyer, e tepër i lodhur nga peripecitë e një jete plot vuajtje e strese të pafundme, profesor Sokoli vazhdoi të punonte në krijimtarinë e tij deri në ditët e fundit të jetës. Në kuadrin e punëve të krijimtarisë së tij, diku aty nga viti 1995, ai shkoi në Itali me shpenzimet e tij dhe solli në Shqipëri një nga fotokopjet e njërës prej përmendoreve më të hershme të muzikologjisë shqiptare, Antifonarinë e përpiluar në shekullin XV nga durrsaku Gjergj Danush Lapcaja në Monopoli. Po kështu, deri në muajt e fundit të jetës, ai u mor me ripunimet e pesë monografive në muzikologji e folklor. Ndonëse fama e profesor Sokolit tashmë njihet prej shumë të huajve të cilët e vlerësojnë lart punën e tij, kjo gjë nuk ka qenë krejtësisht kështu në Shqipëri, ku ai ndihej i mënjanuar dhe pa asnjë lloj mbështetjeje nga autoritetet shtetërore të artit e kulturës. Po kështu, deri në fundin e viteve ’90, ai nuk u zgjodh as si anëtar i Akademisë së Shkencave në zgjidhjet që u bënë nga ajo Akademi. Lidhur me këtë padrejtësi apo mosvlerësim, profesori i famshëm, Ramadan Sokoli, shprehej: “Kjo gjë më kujton një shkrimtar të madh francez që ishte i shpërfillur zyrtarisht nga shteti i tij. Para se të vdiste, ai u la porosi të afërmve të tij që mbi varr t’i shkruanin një epitaf ku të thuhej: “Ai ishte një hiç, madje as akademik”.

Krahas punës mësimdhënëse në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, Ramadani studioi dhe kompozon me dhjetëra pjesë në muzikën e dhomës, të cilat ekzekutoheshin nëpër të gjitha vendet e ashtuquajtura të Demokracive Popullore të Europës Lindore, kurse në vendin e tij, kjo gjë nuk ndodhte për arsye të  biografisë. Shumë nga artikujt studimorë që Ramadani arriti të botojë nëpër entet e specializuara të vendit u morën dhe u përkthyen nga muzikologët e huaj duke i botuar ato në revista e botime prestigjioze të kulturës e artit botëror. Nga këto botime Ramadani arriti të krijojë personalitetin e profilin e tij në këtë fushë, gjë e cila do ta bënte atë shumë të njohur dhe të kërkuar nga homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës. Kështu, për vite me radhë në adresë të tij kanë ardhur me dhjetëra letra nga personalitete të ndryshme të muzikës e folklorit nga shumë vende të botës duke pasur një korrespondencë që shpeshherë i kontrollohej nga organet kompetente (Sigurimi i Shtetit), të cilat dhe i ndalonin përgjigjet e këtyre letrave.

Ramadan Sokoli vdiq, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 87 vjeçare, më 11 mars 2008, në Tiranë, në një shtëpi që nuk ish as e tija, por e vjehrrit të tij, pasi politika, as kur u mendua se gjërat po ndryshonin, nuk e deshi.

The post Ramadan Sokoli në 105 vjetorin e tij e të etnomuzikologjisë Shqiptare first appeared on .

Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time
Në konferencën e organizuar për media, një ditë para koncertit-gala që do të mbahet në qendër të Prishtinës, sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho ka thënë se ndërtimi i shtëpisë së Operës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit

Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho ka thënë se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj.

“Jam shumë e lumtur që kthehem përsëri në Kosovë. Pas 12 vitesh ndiej kaq shumë dashuri, ka kaq shumë profesionalizëm, ka kaq shumë energji pozitive, e cilësi. Me këtë koncert dhe gjithë punën që e kemi bërë me artistët, kemi treguar se meritojnë të kenë shtëpinë e tyre, vendin ku ata mund të japin më të mirën, shtëpinë operistike që do të na e kishte zili tërë bota. Pra, një shtëpi operisike për të pasuruar shpirtin e këtij populli. Në këtë periudhë sa kam qenë këtu kam qenë e rrethuar me aq shumë dashuri, me kaq mikpritje që vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë. Uroj që kjo që dhamë të gjithë bashku të jetë një ogur i mirë për të ndërtuar shtëpinë e shpirtrave të muzikantëve shqiptarë, që do të kurorëzonte kulturën e Kosovës. Një shtëpi operistike ku do të mblidhte të gjithë këta talentë. Unë pata edhe një takim me artistët e rinj në fakultet. Ishte mbushur salla plotë me shumë dashuri dhe energji, shtrohet pyetja ku do t’i dërgojmë këta artistë. Duhet të ju hapim dyert, dhe dyert e një teatri janë dyert e shpirtit”, ka thënë artistja Jaho.

Sopranoja Jaho ka thënë gjithashtu se angazhimin e saj në Kosovë e ka bërë më me shumë seriozitet nga që do ta bënte për secilin vend të botës, kjo pasi ndien detyrim për të sjellë përvojën e skenave ndërkombëtare dhe motivimin e nevojshëm për brezin e ri të artistëve të kombit të saj.

“E kam marr aq seriozisht, aq seriozisht siç do e merrja në çdo vend të botës, por akoma më seriozisht. Për t’iu thënë brezit të ri: unë flas gjuhën tënde, unë arrita, edhe ti arrin. Të tregoj rrugën në kuptimin e asaj që çfarë kam hequr unë nuk ke pse heq ti. Të tregoj rrugën që të mos humbasësh kohën kot. Kështu që, impenjimi im është aq i madh, nuk jam kursyer asnjë sekondë. Kam dhënë sikur të jetë hera e parë dhe e fundit e jetës time për ti dhënë shpresë një artisti që edhe ti mund të bëhesh, duke ia treguar rrugën. Më besoni është marrë aq seriozisht sa nuk kam marr asnjëherë asnjë gjë në jetën time deri në këtë pikë. Është ekstra mbi atë që kam bërë dhe bëj nëpër botë, këtë ju siguroj”, ka thënë artistja Jajo, duke potencuar që do të rikthehet përsëri në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për brezin e ri të artistëve dhe për Institucionin e Operës.

Kurse, dirigjenti maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti, për të ndarë skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu me të gjithë ju, specifikisht me soprano Ermonela Jaho. Ky nuk është koncert, por është një eksperiencë sociale dhe emocionale për secilin sepse mendoj që ky koncert është një dhuratë. Ju keni privilegj, për të shijuar muzikën e Ermonela Jaho-s. Është si të ecësh mbi re. Të jepet ndjesia sikur je duke folur me Zotin.  Mendoj që ajo është e vetmja në botë që mund t’i jap secilit ndjesinë që i gjithë njerëzimi është hyjnor.” ka thënë maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli.

Ndërsa, Abigeila Voshtina- koncert mjeshtër, ka thënë se Kosova duhet ta ketë sa më parë Teatrin e Operas, në mënyrë që të mos detyrohen artistët e rinj të emigrojnë jasht vendit për të realizuar ëndërrat e tyre, ashtu siç dikur kishte vepruar vetë ajo dhe sopranoja Jaho.

“Ne kemi parë që shqiptarët janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Janë njerëzit më të aftë për tu përshtatur e rregullat e çdo shteti. Ne kemi yje që shndrrisin në çdo fushë të jetës. Dhe nuk shndrrisim në shtëpinë tonë, kjo nuk mund të jetë më e kuptueshme për mua. Dhe këtë e them si një njeri që ka drejtuar institucione, si një njeri që do të vazhdojë të luftojë, sepse janë disa gjëra që bëjnë pjesë te idealet, jo tek pushteti. Dhe idealin e kemi të gjithë. Përndryshe, kjo është një ekspericencë e mrekullueshme që për herë të parë e përjetoj në jetën time, duke interpretuar si instrumentiste me Ermonela Jahon. Është një gjë unike. Ejani të shijoni këtë udhëtim, që do të ngelë brenda shpirtit tuaj, do të jetë një udhëtim që me të vërtetë do të mendoni se pse nuk e kam bërë më përpara këtë gjë”, ka thënë Voshtina.

Ndërkaq, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj ka thënë se organizimi i këtij koncerti është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Operën e Kosovës, si një institucion e cili është në ngritje e sipër.

“Koncerti i datës 8 qershor është jashtëzakonisht domethënës për institucionin e Operës së Kosovës, një institucion i cili akoma nuk është kompletuar dhe ka një rrugëtim të gjatë përpara, për ta plotësuar gjithë organikën e tij, në fakt, aktualisht shumë fragjile e cila krijohet dhe shuhet pothuajse çdo sezone, e që më pas duhet të rikrijohet nga fillimi. Dhe pikërisht tani kemi një prej emrave më të ikonik të skenës operistike. Në këtë fazë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj që do të jetë një shtytje për ta ndërtuar të plotë iinstitucionin”, ka thënë Selimaj.

Kurse, Kryesuesja e Bordit të Operës Rreze Kryeziu tha se prania e Jahos në këtë koncert, e po ashtu edhe ardhja e artistëve të tjerë të kalibrit botëror tregojnë për një të ardhme me qëndrueshmëri të plotë për institucionet e muzikës.

“Faleminderit Ermonea Jahos që ka vendosur Kosovën dhe jo vetëm institucionin e Operës së Kosovës në hartën operistike botërore. Ermonela Jaho na ka dhënë një mundësi tjetër dhe një kthesë tjetër, jo vetëm për komunitetin por për gjithë shoqërinë tonë. Për institucionin e Operës së Kosovës ky është një moment historik. Ardhja e Jahos është një moment historik dhe këtu nuk po flas vetëm për insitucionin ose komunitetin artistik, por edhe në cilësinë e qytetares. Ermonela Jaho nuk është dhe nuk prezanton vetëm një emër të madh botëror, ajo ka dëshmuar që përmes fuqisë ose mishërimit të fuqisë së artit të saj ka tejkaluar kufinjt, ka bashkuar njerëzit dhe këtë po e bën edhe tek ne” ka thënë Kryeziu.

Koncerti gala nga Opera e Kosovës me sopranon Ermonela Jaho dhe  maestron Jakopo Sipari di Pescasseroli do të mbahet nesër në ora 20:30,  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

The post Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time first appeared on .