Kritike »

Dikur Durrësi, ka patur fatin të ketë një orkestër simfonike…! – Nga Metila Dervishi
Qyteti i Durrësit njihet si një ndër njëqind qytetet e fondamentit kulturor botëror. Një qytet i tillë, me rreth tremijë vjet qytetërim, një qytet me tradita të lashta si Durrësi, e parakupton vetvetiu një jetë të pasur artistiko-kulturore. Të flasësh për Durrësin, për historinë e jetës së tij kulturore, do të na duhej t’u ktheheshim tremijë vjetëve të tij,gjë që, praktikisht, është e pamundur. Por, pa digresione të pafund, unë do të doja të përmendja vetëm njerin nga emblemat e tij, muzikantin e shekullit XI, të periudhës neobizantine, Jan Kukuzelin, i cili krijoi sistemin e notave muzikore, të njohur në historinë e muzikës botërore si sistemi kukuzelian. Emrin e tij e mori, ndonëse me vonesë, në 10-vjeçarin e fundit të shekullit XX, Shkolla e Mesme Artistike e Durrësit. Para se të shohim materialet që flasin për veprimtarinë e Orkestrës Simfonike dhe Orkestrës së Harqeve, të cilat janë qëmtuar në gazetat tona në vite, si edhe nga informacionet gojore të pjesëtarëve të orkestrës, dhe, themeluesit të saj, dirigjentit Ermir Dizdari, më duhet të ndalem te tradita e njohur muzikore e këtij qyteti, jo mbi referencat ndër shekuj, por mbi fakte të shekullit që sapo kaloi. Në aspektin kulturor në përgjithësi dhe në atë muzikor në veçanti, ishte pikërisht kjo traditë, e cila formoi shtratin e ngrohtë për mjaft dukuri të rëndësishme në fushën e muzikës. Dhe këtu kemi parasysh sidomos formimin e Orkestrës Simfonike të qytetit të Durrësit, orkestër e cila do të krijonte kushtet edhe për krijimin e Orkestrës së Harqeve. Por këto janë evenimente që, për t’u kuptuar, duhen ndjekur hap pas hapi, në vazhdimësinë e tyre. Krijimi i shkollave muzikore në mjaft qytete të Shqipërisë rreth viteve 1956- 1958, ishte një hap i rëndësishëm për perspektivën e krijimit të muzikës profesioniste shqiptare. Krijimtaria në gjini të ndryshme muzikore nga kompozitorët durrsakë, kërkoi vetvetiu edhe instrumentistë profesionistë dhe jo diletantë, siç edhe filloi të ndodhte në atë kohë në Durrës. Këto ishin arsyet më thelbësore që i paraprinë krijimit, në mënyrë profesionale, të gjinive muzikore nga më të voglat e deri tek ato për Orkestër Simfonike në Durrës. Arsyeja e krijimit të trupave profesioniste, erdhi padyshim edhe si pasojë e vetë kërkesave që shtronte jeta artistike-kulturore, sidomos ajo durrsake, që, siç u përmend më sipër, trashëgonte një kulturë të lashtë mijëra vjeçare. Por kjo nuk do të thotë se jeta artistike në Durrës s’ka ekzistuar fare. Për ecurinë dhe zhvillimin e saj kanë dhënë kontribut mjaft artistë të njohur, si për shembull Pjetër Dungu, i cili ka qenë një figurë qendrore e jetës artistike të qytetit, bashkë me kompozitorin dhe dirigjentin Enver Mara.

Mungesa e instrumentistëve profesionistë solli padyshim edhe mungesën e orkestrës profesioniste. Deri aty nga fillimi i viteve ‘60, koncertet, dy festivalet e para, operetat etj, u realizuan nga muzikantë amatorë. Për më tepër, operetat, në mungesë të orkestrave të vërteta, u shoqëruan nga banda e qytetit apo, më mirë të themi, nga një mini “filarmoni”. Kjo e fundit përbëhej nga kori, solistët, orkestra dhe nga një grup vallesh. Dy festivalet e para që i përkasin viteve 1963-1966 u shoqëruan nga formacioni i Estradës së Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës. Para formimit të orkestrës së parë simfonike, kompozitorët durrsakë Pjetër Dungu dhe Enver Mara kishin krijuar disa opereta, midis të cilave mund të veçohen: opereta ‘Miqësia’ e Dungut, e vitit 1956, dhe ‘Këngë për detin’, me autor Marën, kompozuar më 1963. Në shkrimin e tij të gazetës ‘Zëri i Popullit’, dt 11.01. 1963, kushtuar premierës së operetës Këngë për detin, (libreti Gjergj Vlashi), vënë në skenën e teatrit të Durrësit ‘Aleksander Moisiu’ më 1963, Misto Zoto, atë kohë regjisor i teatrit, midis të tjerash shprehet:’ … Eshtë një vepër origjinale që na lë të shpresojmë për vepra më të mira në të ardhmen…Orkestra, nën drejtimin e E. Marës, e plotësoi mirë detyrën …Megjithë këto të meta, vënia në skenë e Këngës për detin është një sukses për trupën e estradës së Durrësit.’ Krahas operetave, do të përmendja edhe festivalet e këngës. Në një artikull të gazetës ‘Drita’, viti 1966, ku jepet informacion mbi diskutimet e mbajtura për Festivalin e Dytë të Këngës në Durrës, shënohet midis të tjerash: ‘Kompozitori A.Grimci u bëri një analizë të hollësishme të 21 këngëve që u ekzekutuan gjatë tri mbrëmjeve të festivalit. Interesi i rinisë dhe i popullit artëdashës të Durrësit për këtë festival- tha referuesi – qe i madh. … Forcat ekzekutuese si solistët këngëtarë, orkestrantët e dirigjentët kanë ecur përpara dhe janë shumuar …’ Ky ishte me pak fjalë realiteti muzikor i qytetit të Durrësit gjatë viteve 1957-1968, të cilat i paraprinë historikut të formimit të Orkestrës Simfonike. Duhet nënvizuar gjithashtu, se gjatë asaj periudhe, një ndikim akoma edhe më të madh për formimin në të ardhmen të orkestrës simfonike, e luajti krijimi për herë të parë i shkollës 7-vjeçare të muzikës së qytetit. Shkolla u hap në vitin 1957 dhe mori emrin Dalip Tabaku. Një rol të rëndësishëm për formimin e shkollës së re luajti drejtori i saj i parë Pjetër Dungu, si dhe mësuesit Muhamed Çerisha, Stathi Qehajaj (violinë), Sulë Kavaja dhe Jani Jakova (violinçel). Brezi i parë i instrumentistëve profesionistë, që i nisën studimet e tyre muzikore në këtë shkollë dhe i vazhduan më pas, në Liceun Artistik të Tiranës dhe në ILA, doli në vitet 1966-1970. Ardhja e tyre bëri të mundur, në tetor të viti 1966, organizimin në Durrës të Takimit Kombëtar Artistik të Ansambleve, një aktivitet ky shumë i suksesshëm për kohën. Por evenimenti më i madh dhe i shumëpritur në jetën muzikore durrsake ishte, padyshim, krijimi i orkestrës së parë simfonike të qytetit…Shumë shpejt qyteti i Durrësit do të njihte një tjetër ngjarje të rëndësishme artistike, e cila lidhet me vënien për herë të parë në skenë të një vepre skenike të përmasave të mëdha: opera ‘Bijtë e Skënderbeut’ me kompozitor Abdulla Grimcin dhe me libret nga Matish Gjeluci. Lidhur me operan janë shkruar disa artikuj në gazetat ‘Puna’, ‘Bashkimi’, ‘Drita’ dhe ‘Zëri i Rinisë’, ku, për fat të keq, mbisundojnë trajtime kryesisht ideologjike, në dëm të analizave apo të informacionit të saktë profesional mbi arritjet artistike. Nënviziohet si arritje pjesëmarrja masive e amatorëve të qytetit dhe për paradoks, shkrimet janë të mbushura me opinione nga njerëz jo kompetentë, si një punëtor porti, një marangoz etj. Duke e lënë mënjanë politizimin absurd të shtypit të kohës apo fjalët boshe të diletantëve, nuk ka sesi të mos ndjesh keqardhje, që në artikujt e gazetave nuk përmendet Orkestra Simfonike, jo vetëm si një orkestër e parë e llojit në Durrës, por edhe si e vetmja trupë profesioniste e shfaqjes!

Përjashtim bën një fjali e vetme në artikullin e fundit, ku përmendet si rastësisht orkestra dhe drejtuesi i saj:… Në këtë operë marrin pjesë afërsisht 150 vetë duke përjashtuar këtu 40 orkestranëtët e orkestrës sinfonike të pallatit nën drejtimin e E. Dizdarit…. (F. Seidaj, Zëri i Rinisë,janar 1968)

Gjithësesi, realizimi skenik nga trupat amatore dhe profesioniste të qytetit të Durrësit të operas ‘Bijtë e Skënderbeut’ mund të konsiderohet si një ndërmarrje serioze, e cila bëri dhe jehonën e vet, duke u rivënë në skenë në disa qytete të tjera të vendit gjatë vitin 1969.

Në analizë të fundit,’ Bijtë e Skënderbeut’ përbën një nga ato evenimente të rëndësishmë të traditës artistike të Durrësit, të cilat i dhanë nxitjen e duhur zhvillimit të jetës muzikore profesioniste të qytetit, duke shënuar njëherësh edhe paraqitjen e parë të rëndësishme të Orkestrës Simfonike durrsake.

Tjetër pjesëmarrje e rëndësishme e Orkestrës Simfonike, tashmë nën drejtimin e Shaqir Kodrës, ishte realizimi më 1970 i operetës Dallgët e kuqe e kompozitorit Enver Mara, me libret nga H. Ramës dhe M. Gjelucit, nën drejtimin e dirigjentit Shaqir Kodra. (Shiko artikujt në gazetat Adriatiku dhe Drita, janar-shkurt 1970)

Atë kohë Orkestra Simfonike e Durrësit përbëhej nga 45- instrumentistë, të përfaqësuar në katër sektorët bazë të orkestrës simfonike tradicionale. Merrnin pjesë mësuesit e Shkollës së Muzikës së qytetit dhe nxënësit më të talentuar. Në përbërje të orkestrës u dallua kuinteti i harqeve, i cili, mund të thuhet, se mbahej si një ndër kuintetet më të mira të orkestrave simfonike në mbarë vendin. Këto arritje të rëndësishme për kohën dhe, sidomos, niveli i lartë profesional i muzikantëve, çuan natyrshëm në njohjen zyrtare të orkestrës, tashmë me emrin ‘Aleksandër Moisiu’, më 1971. Kjo erdhi edhe si pasojë e zhvillimit të jetës artistiko-kulturore në tërë Shqipërinë, në kuadrin e së cilës u bë i mundur edhe krijimi në të njëjtin vit i Shkollës së Mesme Artisike ‘Mujo Ulqinaku’ të Durrësit.

Si për të vërtetuar atë emër të mirë që krijoi, në vitin 1971 orkestra durrsake u vlerësua me çmimin e parë në Takimin Kombëtar të Orkestrave Simfonike në qytetin e Korçës. Ngjarja ishte, padyshim, e rëndësishme, mbasi dëshmon se orkestra po luante së fundmi repertor simfonik, duke fituar fizionominë reale të saj. (Në periudhën 1968-1971, pavarësisht se e pazyrtarizuar, repertori i orkestrës nuk përmbante asnjë pjesë simfonike.)

Nga informacioni i mbledhur prej anëtarëve të orkestrës, (meqenëse gazetat e kohës nuk përmbajnë asnjë lloj informacioni), do të përmend disa nga veprimtaritë më të rëndësishme të saj.

Në vitin 1969 orkestra shoqëron për herë të parë Festivalin e Këngës në Durrës (Festivali III). Kjo përbënte një hap serioz për ngritjen e nivelit artistik të festivaleve të këngës së qytetit të Durrësit, mbasi, më parë, një gjë e tillë vështirë se mund të realizohej. Me fillimin e viteve ‘70 orkestra mbajti shumë koncerte simfonike në Durrës dhe në Tiranë, duke shoqëruar ndërkohë edhe festivalet e këngës dhe të pionierëve të viteve 1970-1988.

Lidhur me këtë pjesë të aktivitetit të orkestrës, mund të informohemi edhe nga një artikull i gazetës ‘Puna’ i vitit 1974, kushtuar Festivalit të Shtatë të Këngës. Ndërsa në një shkrim të gazetës ‘Adriatiku’ të vitit 1977, me autor Kozma Larën (mbi Festivalin IX), midis të tjerash shkruhet: Okestra nga ana e saj qe një shoqëruese e mirë gjatë gjithë kohës. Viti 1974 përmendet edhe për diçka tjetër: nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike u zhvillua në Pallatin e Sportit të qytetit Takimi Kombëtar i Ansambleve Artistike.

Vite më pas, më datë 08.10.1981, në artikullin e gazetës ‘Adriatiku’: ‘Arritje dhe probleme të krijuesve dhe ekzekutuesve të muzikës’, E. Dizdari do të bënte bilancin e tërë veprimtarisë artistike të qytetit të Durrësit, duke vlerësuar posaçërisht punën dhe arritjet e orkestrës simfonike. Në një tjetër artikull të gazetës ”Adriatiku'( 13.02.1983), me autor A. Rozarin, pasqyrohet një etapë tjetër e këtyre veprimtarive: Krahas koncerteve të bukur të dhënë kohët e fundit në Durrës, orkestra simfonike e pallatit të kulturës “A. Moisiu” ka ndërmarrë një turne nëpër qytete të ndryshëm të vendit. Etapa e parë e këtij turneu : Shkodra.

Trajtime të tjera të veprimtaria së Orkestrës Simfonike të Durrësit gjejmë kohë mbas kohe edhe në faqe të tjera të shtypit shqiptar, si p. sh. në një shkrim të Lisen Bashkurtit (Zëri i Popullit, viti 1985) dhe përsëri tek ‘Zëri i Popullit’ me 1986, me rastin e ‘Takimit Kombëtar të Orkestrave Simfonike’ E. Dizdari përshkruan në mënyrë profesionale lojën dhe arritjet e Orkestrës Simfonike të Durrësit.

Që nga viti 1977 e deri më 1987, Orkestra Simfonike ka marrë pjesë aktive në Koncertet e Majit në Durrës, duke ekzekutuar vepra të reja nga autorë durrsakë. Për një periudhë të gjatë kohe orkestra u drejtua nga dy dirigjentë, nga E. Dizdari dhe Sh. Kodra. Në periudha të ndryshme kanë punuar dhe dirigjentë të tjerë të njohur si M. Krantja, P. Afezolli apo dhe emra të tillë si K. Kote, Sh. Tafaj, F. Vlashi etj. Orkestra Simfonike e Durrësit u shpërbë në vitin 1990. Vazhdon….me shpresën që të vazhdoj dhe një historik i denjë ashtu siç e ka historinë dhe personalitetet që ka nxjerrë shkolla jonë Jan Kukuzeli Durres .

The post Dikur Durrësi, ka patur fatin të ketë një orkestër simfonike…! – Nga Metila Dervishi first appeared on .

‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi
Refleksione ‘perkthyer’ne vargje…Jane ne proces…Metila Dervishi fundgushti, 2025

‘Dritehumbetira’

…Urrejtja kishte pushtuar vendin e Dritëhumbetires.
Të këqijtë bëheshin gjithnjë e më djallëzorë.
Të mirët po mundeshin nga të ligjte.
Padrejtësi e pashembullt.

Njerëz pa dritë,
pa humanizëm, pa mëshirë,
pa dashuri,
veç dashurisë për të qenë më të diabolik.

Burrat tradhtonin gratë,
gratë ‘shperfillnin’ fëmijët,
për të mos marrë damkën e “të mirës së padëshiruar”.
Kush ishte i thjeshtë, përbuzej.
Kush studionte me pasion, shuhej.
Korridoret e punës mbusheshin me fytyra të vrenjtura,
gati ta pështynin atë që lindte i pastër, i ndershëm.

Krimi intelektual kish marre dhene
Nota te larta, diploma pa merite
Escort-at, po respektoheshin, edhe kur ngjiteshin në katedra dijesh.
Pasuesit e dijes i donin te paafte, por te djallezuar.
Ndersa fitorja me e madhe ish Prestigji i Mëkatit.

Njerëzit helmoheshin me viruse,
ilaçe të skaduara.
Ashtu siç kishte skaduar edhe dhurata më e bukur e Zotit:
dashuria dhe dhembshuria.

Bota kthehej në robotë, në zombi,
të krijuar për çdo epsh e marrëzi.
E keqja nuk ngopej, nuk shuhej…

“Zgjohu,” më thanë,
“ka dalë drita.”
U lumturova.
Mendova se ishte veç një ëndërr.

Jo, ishte bota që po merrte fund:
familja, shoqëria, psherëtimat e shpirtit, dashuria,dija…( vazhdon) e paredaktuar

The post ‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi first appeared on .

Nderimi i Moikom Zeqos (Post Mortem) me dekoratën “UKSHIN HOTI”
Në kuadër të shënimit të 82-vjetorit të lindjes së atdhetarit të shquar, Ukshin Hoti, komuna e Rahovecit të martën mbrëma në kompleksin muzeor “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe ndau dekoratën komunale “Ukshin Hoti”, shkrimtarit, studiuesit, arkeologut, eruditit Dr. Moikom Zeqos.

Kjo dekoratë, që i jepet pas vdekjes, është tregues i vlerësimit të Komunës së Rahovecit për figurat e shquara të kombit shqiptar, ndër të cilët Moikom Zeqo zë një vend të veçantë. Ai pati njohje personale me Ukshin Hotin dhe e quante mik të tij. Shkrimet dhe vëmendja e Moikomit për fatin e Ukshin Hotit kanë ndjeshmërinë e thellë për fatin tragjik të një figure madhore të kombit tonë. Ai u kujdes për redaktimin e veprave të Ukshinit dhe më pas e ngriti zërin, kurdo që iu dha mundësia, për lirimin e tij nga burgu serb.

Moikomi e kishte kuptuar që Ukshin Hoti e dinte mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota euro-amerikane nuk duhet t’i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

Më tej, Moikom Zeqo e portretizon Ukshin Hotin të ngjashëm me një luftëtar që lufton me armë në dorë për lirinë e popullit të tij. Ndër të tjera ai shkruan: “Duart e heronjve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria. Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, sado e formuluar mjeshtërisht… Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti, nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit.”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pati kënaqësinë e veçantë që këtë dekoratë t’ia dorëzoj znj. Dr. Lida Miraj-Zeqo, e cila shprehu dashamirësinë e saj për Ukshin Hotin dhe Komunën e Rahovecit.

Në kuadër të shënimit të ditëlindjes së Ukshin Hotit, u kremtua edhe 50-vjetori i themelimit të SHKA “Bajram Curri” të Krushës së Madhe, shoqëri që i ka ruajtur me fanatizëm vlerat e trashëgimisë kulturore, ndërsa nga gjiri i vet ka nxjerrë edhe heronj e luftëtarë lirie, ndër të cilët shquhet profesori Muhamet Malsori.

The post Nderimi i Moikom Zeqos (Post Mortem) me dekoratën  “UKSHIN HOTI” first appeared on .

Fokus Award hap thirrjen e edicionit të 16 të konkursit të fotografisë
Mirë se vini në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike ‘Fokus Award’ 2025, që zhvillohet në Shqipëri. Pjesëmarrja është falas dhe ju mund të aplikoni për të fituar në njërën nga 5 kategoritë konkuruese. Afati i fundit për aplikim është 31 korrik 2025. Aplikoni ne www.fokusaward.com

The post Fokus Award hap thirrjen e edicionit të 16 të konkursit të fotografisë first appeared on .

Diana Mziri përtej një dritareje Ripërtëritjeje!- Nga Adela Demetja
lindi 1951 në Durrës – ndërroi jetë në 2005. Punonte me mediumet e tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit. Kreu studimet në vitin 1973, në Universitetin e Arteve, ku diplomoi për pikturë në specialitetin e tekstilit. Nga viti 1998 deri 2005, ajo punoi si mësimdhënëse e artit në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë.

Dëshira e Dianës për të ndjekur rrugën e artit ishte personale por e pranuar dhe e mbështetur nga familja. Gjatë fëmijërisë dhe rinisë së hershme mori pjesë në rrethet e vizatimit, siç quheshin në atë kohë, në qytetin e saj të lindjes, Durrës. Më pas ajo vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve, në degën Tekstil ku dhe u diplomua në vitin 1972-1973. Sipas rregullave të kohës, tekstili ishte një degë që ju paracaktua por që edhe u mirëprit prej saj1. Kësaj dege së cilës artistja do t’i përkushtohej aq shumë, do të kthehej në mediumin kryesor të praktikës së saj.

Pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve, punoi tek byroja e projektimit pranë Fabrikës së Sixhadeve, Kavajë si dizenjatore e modeleve të qilimave, kryesisht për eksport. Në vitin 1973 transferohet në Tiranë ku caktohet mësuese vizatimi pranë shkollës “Mihal Grameno” dhe tek “Rrethi i Arteve Figurative” pranë Pallatit të Pionerëve. Në të dy rastet ka dhënë kontributin e saj duke përgatitur dhe nxitur breza nxënësish drejt rrugës së artit pamor. Pas një periudhe krijimtarie jo shumë të frytshme, në mungesë të një ambienti atelier, merr për disa vite me radhë “Leje-n krijuese” dhe realizon disa vepra, kryesisht vaj në telajo. Shumica e tyre janë dhuruar dhe nuk ka një dokumentim të saktë, përveç një portreti të djalit të saj.

Ajo ishte tepër e lidhur me artin dhe e quante pjesë të identitetit të saj, ndërsa punën në mësimdhënie e konsideronte si profesion. Krjimtarinë artistike e ka patur pjesë të pandashme dhe formë shprehjeje të mendimeve dhe ndjenjave, sidomos në vitet e vështira të komunizimit, ku kjo gjë nuk ishte e lehtë. Po ashtu edhe më vonë pas ndërrimit të pushteteve, kohët ishin të trazuara dhe për të arti ishte një veprimtari kuptimdhënëse dhe në të njëjtën kohë dhe çliruese. Me ardhjen e demokracisë, artistët gjetën më në fund LIRINË, duke u çliruar nga dogma figurative që impononte Realizmi Socialist. Artistja solli në fokus të praktikës së saj, intuitiven2 dhe largimin nga format klasike të kompozimit në radhë të parë, si dhe implementimin në planin teknik. Arti i saj i pas viteve ‘90 ishte i prirur drejt improvizimit, ku ajo besonte se disa momente ishin më frymëzuese në raport me disa të tjera, dhe për rrjedhojë, përgjithësisht nuk hidhte idetë në skica, kroki, bocete etj. Si pasojë e spontanitetit të saj, pati periudha krijimtarie frutdhënëse si dhe të tjera më pak të tilla.

Ndryshimet e viteve ‘90, sollën dhe një zhvillim të ri në praktikën e saj krijuese që u reflektua edhe tek vepra e saj. I rikthehet tekstilit tashmë me një perceptim të ri kompozicional, ku tipari dallues nga pikëpamja e konceptimit është tendenca krijuese drejt abstraksionit gjeometrik3 të lirë dhe atij më organik4.

Sa i përket teknikës, krijimet e kësaj periudhe janë të krijuara me materiale të varfra organike dhe shpesh herë të përdorura më parë (kryesisht si ambalazhe) ose të mbetura nga industria e para viteve ’90. Duke marrë parasysh që në vitet e tranzicionit në Shqipëri kishte mungesa të mëdha në materiale e mjete për realizimin e veprave në tekstil, artistja u shty të përdorte materiale të mbetura nga industria e tekstilit të periudhës së komunizmit, por edhe t’i përziente ato me materiale që mbeteshin nga produktet e importit, si thasë kafeje, orizi5, fije te ndryshme pambuku, leshi, lini6, etj. Një pjesë e tyre ngjyroseshin manualisht për të arritur koloritin e nevojshëm7. Si rrjedhojë, shumë prej veprave karakterizohen nga një qasje ricikluese dhe ripërdoruese. Në shumë raste artistja ka realizuar thurje me grep me fije/fibra pambuku, frymëzuar nga teknikat tradicionale popullore, duke i përdorur ato në realizimin e imazheve me frymë moderne e bashkëkohore. Këto aplikime mund të përmenden si një vlerë e re e shtuar në veprimtarinë e saj krijuese.

Idetë dhe kompozicionet e saj në tekstil ishin krijime të çastit, ndijore dhe dekorative, të cilat kryesisht nuk ndiqnin tematika konkrete. Kompozimi i veprave lidhej ngushtë me materialet e përdorura, dhe si e tillë ndjesitë që i jepte materiali dhe loja midis materialeve kishin ndikim vendimtar në veprën përfundimtare8.

Të qënurit familjare dhe nënë, kanë ndikuar që krijimtaria e saj të kishte periudha më pak aktive. Megjithatë, ajo gjithnjë e gjente kohën për të krijuar. Familjarët e saj e kujtojnë atë çdo ditë duke punuar, qoftë edhe diçka të vogël. Shumica e veprave të saj janë realizuar në ambientin e shtëpisë, i përshtatur si studio, ku të gjithë pjesëtarët e familjes përfshiheshin në procese të ndryshme për prodhimin e materialeve të nevojshme për tekstil: si krijimi i fijeve prej leshi, çtjerrja e thasëve, ngjyrosja e tyre, struktura mbështetëse për të qëndisur etj. Inovacion ishte përdorimi i materialeve të çfarëdoshme, të gjendura edhe rastësisht, të cilat ajo me kreativitet i përshtaste dhe i transformonte sipas nevojës. Çdo punim i saj në tekstil realizohej pa ndihmën e asnjë lloj makinerie, tezgjah, por kishte përshtatur struktura ndihmëse (tip gjergjefi) tek të cilat mbante copat të cilat i thurte. Thurja kryesisht bëhej me gjilpëra të mëdha, deri në 15 cm të gjata, të krijuara nga vetë ajo dhe me ndihmën e bashkëshortit, kryesisht me fije leshi. Disa prej krijimeve në tekstil, të realizuara kanë si bashkëautorësi dhe bashkëshortin e saj, Fatmir Miziri, i cili gjithashtu është artist.

Rreth vitit 1995 puna krijuese vijoi në studio. Në këto vite të fundit filloi te eksperimentonte me teknika te tjera, duke krijuar vepra në instalacion, ku vlen të përmendet ndërthurja e tekstilit me teknikën e adezivit në xham9 apo krijimi i siluetave në negativ filmi10, të cilat do të projektoheshin në mur. Eksperimentoi edhe me struktura të vogla metalike të ndërthurura me tekstilin, të cilat mbetën të papërfunduara dhe të paekspozuara11.

Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra “Lindart” dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Gjatë viteve 1984-2001 mori pjesë rregullisht në ekspozita kombëtare të Tekstilit, në konkursin Onufri, dhe në ekspozita ndërkombëtare të tekstilit në Zvicër, Itali, Francë e Gjermani.

Nga viti 1998 dha mësim në lëndën e vizatimit dhe pikturës në Liceun Artistik “Jordan Misja” deri sa u nda nga jeta në vitin 2005.

Teksti u shkrua nga  Adela Demetja.

Riperteritje 2025

Diana (1951–2005) dhe Fatmir Miziri (l. 1950) janë një nga çiftet më të spikatura dhe aktivë të skenës së artit shqiptar. Që prej periudhës 1969–1973, kur u takuan gjatë studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ata ndanë jetën dhe shpesh edhe praktikën e tyre artistike. Të dy i përkasin brezit të parë të studentëve të programit të reformuar që përfshinte specialitete të arteve të aplikuara si tekstili, qelqi, qeramika, grafika etj. Ky model studimi, i udhëhequr nga profesorë si Danish Jukniu dhe Thoma Thomai—artistë që kishin studiuar jashtë Shqipërisë dhe sollen atje eksperiencën e tyre—ishte i ngjashëm me sistemin e Bauhaus-it dhe synonte të përgatiste artistë që më pas do të kontribuonin në industrinë vendore të prodhimit.

Diana u diplomua si piktore në specialitetin e tekstilit, një degë që i ishte caktuar në fillim pa dëshirën e saj, por që do të bëhej mediumi i saj i preferuar deri në ndarjen nga jeta në 2005. Fatmiri u diplomua si piktor në specialitetin e qelqit dhe vazhdoi të punonte me dizajn industrial, dizajn grafik, skenografi-kostumografi, tekstil dhe arte të aplikuara me materiale të forta.

Pas ardhjes së demokracisë, artistët gjetën lirinë duke u çliruar nga dogmat figurative të realizmit socialist, dhe përjetuan një shpërthim krijues gjatë viteve ’90. Në 1992, Diana dhe Fatmiri hapën ekspozitën e përbashkët me tekstil dhe skulpturë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me punë të krijuara nga fundi i viteve ’80 deri në 1992.

Ekspozita “RIPËRTËRITJE” na jep mundësinë të shohim veprat e Dianës dhe Fatmirit të vendosura pranë njëra-tjetrës, 32 vjet pas ekspozitës së tyre të vitit 1992. Ajo përmbledh tekstile nga Diana Miziri, të krijuara gjatë viteve ’90, dhe objekte nga Fatmir Miziri, të realizuara në vazhdimësi nga vitet 1995 deri sot.

Kjo ekspozitë, përveçse sjell veprat e mrekullueshme të dy artistëve kryeqytetas me karriera të spikatura, i bën jehonë fuqisë ripërtëritëse të artit: aftësisë së tij për t’u gjallëruar dhe përçuar përmbajtje të reja sa herë që ekspozohet. Titulli i ekspozitës i referohet gjithashtu mënyrës së punës së të dy artistëve, të cilët kombinojnë materiale të gjetura dhe të ricikluara në veprat e tyre. Ekspozita nxjerr në pah edhe historinë unike të këtij çifti, i cili punoi bashkë dhe mbështeti vazhdimisht praktikën e njëritjetrit, përtej konkurrencës. Fatkeqësisht, Diana u nda herët dhe papritur nga jeta në 2005, dhe veprat e saj janë ende pak të njohura për brezat e rinj.

Diana Miziri lindi në 1951 në Durrës dhe studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e pikturës në specialitetin e tekstilit, dhe u diplomua në 1973. Pas diplomimit, punoi si dizenjatore qilimash në Byronë e Projektimit pranë Fabrikës së Sixhadëve, Kavajë. Më pas u transferua në Tiranë, ku u bë mësuese vizatimi në Shkollën “Mihal Grameno” dhe më vonë në Liceun Artistik “Jordan Misja” deri në 2005. Pas ’90, punoi me mediume të tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit dhe u orientua drejt abstraksionit gjeometrik dhe organik të lirë, me vepra që karakterizoheshin nga riciklimi i materialeve dhe teknikave tradicionale popullore në frymë moderne. Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra “Lindart” dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Diana u nda nga jeta në 2005.

Fatmir Miziri lindi në Gjirokastër në 1950 dhe u diplomua për pikturë në specialitetin e qelqit, në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në 1973. Pas viteve ’90, praktika e tij multimediale — që përfshin vitrazh, mozaik, pikturë, tekstil dhe skulpturë — reflekton transformimet e periudhës post-komuniste. Ai ka eksperimentuar me materiale të ndryshme, përfshirë metale dhe materiale të gjetura, dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga 1998, ka qenë Dekan e Shef i Departamentit të Arteve të Bukura dhe drejtues i Atelies së Pikturës Monumentale në Universitetin e Arteve, duke frymëzuar breza të rinj artistësh.

Adela Demetja, kuratore dhe autore e lindur në Tiranë, ka mbaruar studimet Master në “Curatorial and Critical Studies” në Städelschule dhe Universitetin Goethe, Frankfurt/Main, Gjermani. Nga 2010 është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, institucion të cilin e themeloi. Në Bienalen e 59-të të Venecias, ajo kuruoi Pavijonin Shqiptar të përfaqësuar nga Lume Blloshmi.

RIPËRTËRITJE është një bashkëpunim i Tirana Art Lab dhe Galerisë së Artit Tiranë, dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

The post Diana Mziri përtej një dritareje Ripërtëritjeje!- Nga Adela Demetja first appeared on .

85 vjet, artistja Liljana Çefa, nga Adela Demetja
Liljana Çefa (lindur më 1940)

Liljana Çefa duke pikturuar në vitet 1960, me mirësjellje të artistes.

Liljana Çefa, Portret Gruaje, 1968, Stilolaps dhe temperë mbi letër, 43 x 32 cm, Mirësjellje e artistes.

Liljana Çefa lindi në vitin 1940 në Tiranë dhe aktualisht jeton e punon në Shkodër. Pasioni i saj për artin u ushqye nga i ati, mësuesit e shkollës fillore dhe xhaxhai i saj Loro Kovaçi, i cili e inkurajoi ta ndiqte seriozisht artin. Kjo mbështetje e çoi në Liceun Artistik në Tiranë, ku studioi nën mësues të shquar si Kel Kodheli, Vilson Kilica dhe Abdurrahim Buza, dhe ishte pjesë e një komuniteti frymëzues piktorësh të tjerë.

Pasi u diplomua në Liceun Artistik, ajo u regjistrua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ishte gruaja e parë që u regjistrua në departamentin e pikturës të Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë, nga i cili u diplomua në vitin 1966. Pas diplomimit, ajo u kthye në Shkodër, ku takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm. Mbështetja e tij i lejoi asaj t’i përkushtohej plotësisht artit të saj, pasi ai e ndihmonte me përgjegjësitë shtëpiake dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Me të dalë në pension në moshën 50 vjeç, Çefa i kushtoi edhe më shumë kohë pikturës, mësimdhënies për fëmijë dhe punës në studion e saj në shtëpi. Ajo zgjodhi të mbante mbiemrin e vajzërisë, Çefa, në nder të dëshirës së babait të saj që mbiemri i familjes të vazhdonte.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, sistemi i artit kontrollohej rreptësisht nga institucionet shtetërore, përfshirë Lidhjen e Artistëve dhe Shkrimtarëve, anëtare e së cilës ishte Çefa. Shumica e veprave të saj të rëndësishme u krijuan para vitit 1990, të formësuara nga temat e Realizmit Socialist që diktoheshin kryesisht nga ideologjia e kohës. Megjithatë, brenda këtyre kufizimeve, ajo ruajti perspektivën e saj unike, duke u përqendruar te figurat femërore si subjektet e saj kryesore, pavarësisht nëse ato përfaqësonin nëna, luftëtare apo punëtore. Këta personazhe ishin pjesë e kompozimeve që trajtonin temat e kërkuara nga Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve, dhe veprat e saj u ekspozuan në ekspozita në grup, kryesisht në Tiranë, me disa që u bënë pjesë e koleksionit shtetëror.

Gjatë viteve të diktaturës, të ishe piktor ishte sfiduese, pasi temat artistike diktoheshin nga agjencitë qeveritare, shpesh duke u përqendruar në tema nacionaliste ose ideologjike. Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve do të lëshonte broshura me tema mbi të cilat artistët duhej të krijonin vepra që më vonë do të shfaqeshin në ekspozita në grup. Ashtu si shumë të tjerë, Çefa i ndoqi këto udhëzime, duke krijuar kompozime që i përmbaheshin parimeve të Realizmit Socialist, ndërsa përpiqej gjithashtu të fuste qasjen e saj personale sa herë që ishte e mundur. Kontrolli i shtetit mbi shprehjen artistike ishte rigoroz: një komision qeveritar do të vizitonte artistët në studiot e tyre gjatë procesit krijues, duke i udhëzuar ata se si puna e tyre duhet të përputhej me temat e sugjeruara dhe parimet ideologjike të diktuara nga partia. Ky komitet, zakonisht i përbërë nga burokratë me pak lidhje me botën e artit, kishte ndikim të rëndësishëm mbi punën e artistëve.

Çefa kujton një episod në të cilin po pikturonte një vajzë të re duke qepur një flamur, duke përdorur veten si modele dhe duke veshur veshje tradicionale nga vjehrra e saj. Komisioni këmbënguli që ajo të ngrinte kokën e vajzës në pikturë për të shprehur krenari. Edhe pse Çefa bëri rregullimet e kërkuara, ajo ndjeu se versionit të rishikuar i mungonte autenticiteti. Pasi diktatura mbaroi, ajo rikrijoi vizionin e saj origjinal të pikturës, e cila tani është pjesë e koleksionit në Galerinë e Qytetit të Shkodrës.

Çefa kujton se piktura dhe vizatimi kanë qenë pasione të përjetshme, duke filluar me ngjyra vaji në karton dhe kanavacë, dhe më vonë duke kaluar te lapsat me ngjyra në letër, një medium që e gjeti më të lehtë për t’u përdorur për shkak të një problemi me sytë që kishte që nga fëmijëria.

Përpara se të krijonte një kompozim të madh, Çefa kryente studime të gjera përgatitore, duke prodhuar skica dhe vizatime të subjekteve të saj kryesore nga jeta reale. Këto vepra përgatitore tani përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së saj të mbetur. Pavarësisht temave të diktuara nga shteti, frymëzimi i saj kryesor ka qenë gjithmonë fëmijët, të ndjekur më vonë nga natyra. Portretet e fëmijëve dominojnë veprat e saj të para viteve 1990, ku ajo gjeti subjekte tek fëmijët e saj, miqtë dhe kushërinjtë e tyre.

Disa vepra të Çefës janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Midis tyre është “Fëmijët në Muze” (1974), një vepër përfaqësuese e punës së saj gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980. Ajo kaloi rreth tre muaj duke krijuar këtë pikturë, duke filluar me skica dhe studime të shumta të detajuara për secilin fëmijë të përshkruar, të gjitha të bazuara në personazhe realë, përfshirë djalin e saj dhe bashkëmoshatarët e tij. Piktura tregon një mësuese me një grup nxënësish të klasës së parë gjatë një vizite në pavijonin e Luftës Kombëtare Çlirimtare në një muze historie. Ndërsa mjedisi i muzeut në pikturë është i imagjinuar, ai i referohet muzeve të vërtetë të epokës në Shkodër dhe Muzeut Historik në Tiranë. Vepra kap një moment interesant në mënyrën se si përçohet historia dhe pasqyron krijimin dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

Çefa mori pjesë në ekspozita të shumta dhe disa nga veprat e saj u blenë nga shteti, disa prej të cilave u përfshinë në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Artit dhe Galerisë së Qytetit të Shkodrës. Megjithatë, shumë nga veprat e saj në kanavacë, të cilat u shpërndanë në institucionet shtetërore në të gjithë Shqipërinë, u humbën pas viteve 1990. Pas rënies së komunizmit, ajo shpesh i shiste veprat e saj me çmime të ulëta për shkak të vështirësive ekonomike të vendit. Në vitin 2022, vepra e saj Fëmijët në Muze (1974) u shfaq përsëri në ekspozitën Ambicione në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ekspozita, e bashkëkuruar nga Adela Demetja, shënoi një fokus të ripërtërirë në historinë dhe praktikën artistike të Çefës, të cilën Demetja po e hulumton dhe promovon më tej.

Liljana Çefa, Fatosat në muze  (Fëmijët në muze) , 1974, 133 x 158,3 cm, vaj në pëlhurë. Foto Ylli Bala, me mirësjellje të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Pasuria e Liljana Çefës, e vendosur në Shkodër, aktualisht menaxhohet nga djali i saj, Andi Hila, i cili është gjithashtu artist vizual. Këto punime përgatitore tani përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së saj të mbetur. Edhe pse ajo mban shumë vepra në koleksionin e saj privat, kryesisht vepra në letër, pikturat e saj më të rëndësishme janë të pagjurmueshme. Koleksioni i saj privat përfshin gjithashtu autoportrete të shumta të krijuara gjatë periudhave të ndryshme të jetës së saj.

Shkruar  nga Adela Demetja

The post 85 vjet, artistja Liljana Çefa, nga Adela Demetja first appeared on .

Ramadan Sokoli në 105 vjetorin e tij e të etnomuzikologjisë Shqiptare
Historia e panjohur e profesorit dhe etnomuzikologut të famshëm, Ramadan Sokoli, pinjoll i një prej familjeve më të vjetra të qytetit të Shkodrës, i cili në vitet’40 u diplomua në Konservatorin e Firences për Kompozicion. Kthimi i tij në Shqipëri dhe jeta plot peripecira, duke provuar burgjet e regjimit komunist për vite me radhë së bashku me dy vëllezërit dhe babanë e tyre. Kalvari rrëqethës i intelektualit të shquar i cili u detyrua të shiste pianoforten për të paguar gjobën e vënë nga Instituti i Folklorit.

Jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në afërsi të “Rrugës së Barrikadave”, në katin përdhes, apo më saktë në bodrumin e një shtëpie të vjetër tiranase, pronë e familjes së njohur, Petrela, jetonte i vetëm profesori i famshëm, Ramadan Sokoli. Që para pak vitesh, kur bashkëshortja e tij, një grua fisnike nga familja Petrela, u nda nga kjo jetë, muzikologu i njohur i ngrysi ditët me brengën e vetmisë së pakthyeshme. Një vizitor i zakonshëm që do të hynte në atë shtëpi, do të qortonte veten se kishte shkelur gabimisht në ndonjë muze antik apo të Mesjetës, apo në ndonjë galeri arti e antikuarësh të ndërthurura mes librash të vjetër e të rinj, ku partiturat klasike e moderne gjendeshin kudo nëpër rafte dhe sirtarë. Vite të shkuara, këtu e një dekadë më parë, kur muzikologu i famshëm nuk ishte i rënduar ende nga shëndeti e memoria, pas disa takimesh jo të pakta në atë mjedis brilant të shtëpisë së tij ku ta kishte ënda ta shijoje përsëri, me shumë mundime arritëm ta bindnim profesorin flokëbardhë për të shkruar diçka nga jeta e tij. Ose e thënë ndryshe, për të shënuar diçka nga kalvari i gjatë në të cilin ai kaloi për afro 45 vjet nën regjimin komunist.

Familja Sokoli në kronikat e Evla Celebiut

Po të rrëmosh ndër libra të vjetër, tutje në thellësitë e shekujve, me familjen Sokoli do ta ndeshesh në memuaret e kronikanit turk, Evla Celebi, i cili e ka përshkruar atë si një familje pronare e madhe tokash. Asokohe, ajo familje njihej me mbiemrin Dervishaj, ku pothuajse të gjithë anëtarët e saj ishin të shkolluar nëpër kolegjet e universitetet më të dëgjuara të kohës. Sipas kronikanit të famshëm turk, në periudhën e sundimit të Bushatllinjve, ajo familje bëri krushqi me ta. Kështu, Veziri i parafundit i Bushatllinjve, Mustafa Pasha, mori për nuse për vëllanë e tij, një vajzë nga dera e Dervishajve. Nga kjo martesë lindën dy djem, që ishin nipat e Dervishajve, dhe pas vdekjes së të atit të tyre, ajo familje u shua fare prej Vezirit të fundit, si rezultat i kontradiktave të thella e armiqësive të brendshme familjare.

Dy djemtë e kësaj familje të cilët quheshin; Mahmut e Dervish, u rritën në pallatin e Sulltanit në Stamboll. Mahmuti kishte dy djem; Hodon dhe Ibrahimin, kurse Dervishi kishte një djalë që quhej Duro. Ibrahimi kishte një djalë; Isufin, ndërsa Hodo, djali i Mahmutit, kishte një motër të martuar te Veziri i Tivarit, dhe një tjetër tek Iljaz Pashë Dibra (Kryetari i Lidhjes së Prizrenit). Hodo vetë, i cili ishte baxhanak me Oso Kukën e famshëm, kishte mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit. Një farë kohe ai kishte shërbyer në detyrën e qark-komandantit të këtij qyteti, kryeqendra e Perandorisë Osmane. Në kohën e krizës së thellë lindore, Hodua erdhi përsëri në Shqipëri, i caktuar me komisionin e mbikëqyrjes së kufijve. Jusufi (babai i Ramadanit), u shkollua në Shkodër e Stamboll, pa arritur të diplomohet, kurse Ibrahimi, pasi mbaroi me rezultate të larta Universitetin e Drejtësisë në Stamboll, punoi si gjykatës, apo më saktë si interpretues i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Jusufi e tre djemtë, në burgjet e regjimit komunist

Për herë të parë, babai i Ramadanit, Jusufi, do të zbohej nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, prej turqve në fillimet e para të këtij shekulli. Pas largimit nga Shkodra, ai u vendos në Bosnjë dhe në Mal të Zi. Në vitin 1913, Jusufi u martua me një vajzë nga familja e njohur e Jukajve në Shkodër, e cila quhej Aishe. Nga kjo martesë atyre u lindën 9 fëmijë; tre djem e gjashtë vajza. Në periudhën e pushtimit italian, (1939-1942), për bindjet dhe aktivitetin e tij antifashist, Jusuf Sokoli u internua dy herë në gadishullin Apenin. Gjatë asaj kohe, Ramadani (i dyti i vëllezërve), i cili në ato vite studionte në Konservatorin e Firences, shkonte herë pas here për ta parë të atin në vendin e internimit. Këtë fat kishte pësuar edhe Aishja në Luftën e Parë Botërore, e cila në kohën e gjurulldirave që përfshinë Shkodrën, u burgos dy herë nga austriakët. Pas mbarimit të luftës, Jusufi u arrestua përsëri nga regjimi komunist dhe u burgos për dy vjet me radhë në 1946-’48 në qytetin e Shkodrës. Dënimi i Jusuf Sokolit, erdhi pas akuzave që iu bënë si pjesëmarrës në kryengritjen antikomuniste të Postribës. Po kështu, fare pak kohë pas mbarimit të luftës, u arrestua edhe djali i parë i Jusufit, Ibrahimi, i cili ishte diplomuar për Drejtësi në Beograd në fund të viteve ’30-të. Ibrahimi asokohe njihej ndër ajkën e intelektualëve të rinj të qytetit të Shkodrës dhe në periudhën e pushtimit fashist kishte aderuar në Lëvizjen e Legalitetit.

Ibrahimi pati një fat tejet tragjik, pasi atij i kaloi pothuajse e gjithë jeta në burgje e internime, duke bërë plot 27 vjet burg, së bashku me gruan e tij, Shano Hasan Dostin, dhe kjo e burgosur për faje politike. Pas Jusufit e Ibrahimit, po në vitin 1946, u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg politik, edhe vetë Ramadani, duke u akuzuar për agjitacion e propagandë dhe si pjesëmarrës i kryengritjes së Postribës. I cilësuar si armik i popullit, Ramadani e vuajti të gjithë dënimin dhe u lirua nga burgu në vitin 1950, pasi kishte punuar në kanalet e kënetat e Bedenit të Kavajës. Si për ta plotësuar deri në fund regjistrin e dënimeve të familjes Sokoli, në vitin 1960, u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg politik dhe vëllai i tretë i asaj familjeje (më i vogli nga tre vëllezërit) Hodua, i cili u ridënua në burg me kryengritjen e Spaçit. Hodua mundi të lirohet nga burgu vetëm në fundin e vitit 1990, pas ndërhyrjes së Ismail Kadaresë, i cili ishte mik i ngushtë i Ramadanit. Ndërsa vëllezërit Sokoli vuanin në burgjet e regjimit komunist, dy prindërit e tyre, Jusufi me Aishen, u ndanë nga jeta në një kohë të shkurtër nga njëri-tjetri, aty nga viti 1957.

Ramadani nga konservator i Firences në burgun politik

Ramadani, i mesmi nga tre vëllezërit Sokoli, lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1920. Shkollën fillore ai e kreu në vendlindje në vitet 1927-‘31 dhe që në klasën e dytë ai mësoi notat e muzikës duke luajtur në disa vegla muzikore. Shkollën e mesme ai e mbaroi në gjimnazin e shtetit në vitet 1931-‘39 po në atë qytet. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin e Firences në Itali për Flaut e Kompozicion. Gjatë periudhës së studimit në atë konservator, Ramadani kishte një shoqëri të madhe me Qemal Stafën, Kristaq Tutulanin, Qemal Dracinin, për të cilët deri në fund të jetës ai ruajti kujtimet më të mira të asaj kohe të shkuar. Për shkak të luftës, në vitin 1944, Ramadani i ndërpreu studimet në atë konservator dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

Në atë kohë ai u përla nga vorbulla famëkeqe e luftës së klasave, e cila e përplasi birucave të improvizuara të burgjeve të Shkodrës e kënetave të Bedenit në rrethin e Kavajës. Në këto ambiente, Ramadani, do të fillonte për herë të parë njohjen me ajkën e inteligjencës shqiptare, të cilët sipas tij do të bëheshin profesorët e një universiteti tjetër. Lidhur me këtë, ai shprehej: “Bash në rrethana të tilla, kur isha i burgosur politik, kam filluar të merrem me folklorin. Meqë disa nga bashkëvuajtësit që ndodheshin aty ishin bartës të zgjedhur të folklorit, përfitova nga rasti për të vjelë prej tyre lëndë të vyer. M’u aty, duke hulumtuar visarin tonë kombëtar, të trashëguar gojarisht brez pas brezi, u binda se atdheu ynë është vend i zgjedhur për gjurmuesit e folklorit”, shprehej profesori i famshëm për zanafillën e profesionit të tij të ardhshëm. Pas daljes nga burgu, në vitin 1951, ai u vendos në qytetin e Tiranës, si për t’u shpëtuar disi kthetrave të luftës së klasave.

Peripecitë pas daljes nga burgu

Gjatë gjithë periudhës së burgut, Ramadani mundi të vilte prej shumë “kolegëve” të tij të qelive, një kulturë të madhe në fushat e folklorit e muzikologjisë, të cilat i shërbyen si lëndë e parë në hartimin e përpilimin e mëvonshëm të dy teksteve shkollore që do të bëheshin “patenta” e tij në rrugën e saponisur të etnomuzikologjisë. Pas vendosjes në Tiranë, i vetëm dhe pa asnjë lloj përkrahjeje, duke shtrënguar fort nën sqetull dy librat e sapopërfunduar, ai trokiti nëpër dyert e administratës shtetërore, duke kërkuar ndonjë punë që kishte të bënte me muzikën. Nga mungesat e mëdha të kuadrit mësimdhënës, kryesisht të atyre të muzikës, ai arriti të punësohet në Filarmoninë Shqiptare. Në këtë punë ai shërbeu për pak kohë deri se u mor vesh biografia e tij si “armik i klasës” dhe u pushua shpejt. Pas kësaj, mbas disa ndërhyrjesh ai mundi të rifillojë punë në kryeqytet si drejtues muzike në Shtëpinë e Kulturës nga viti 1952 deri në 1954 kur u pushua përsëri.

Me mundime të mëdha ngaqë kishte shumë nevojë për kuadrin mësimor të muzikës, ai u rregullua si mësues në Liceun Artistik në Tiranë. Në këtë shkollë Ramadani punoi pa ndërprerje në mes peripecish të shumta derisa doli në pension në vitin 1980. Gjatë gjithë këtyre viteve Ramadani u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.

Libra të botuar dhe dy dokumentarë

Ndonëse profesor Ramadani kishte gati për botim prej vitesh disa libra, për herë të parë botimi i tyre filloi në vitin 1958. Nga ajo kohë e deri në vitin 1995, kur është botuar libri i tij i fundit i titulluar “16 Shekuj”, i janë botuar 13 libra vetëm brenda vendit. Po kështu, profesor Sokolit i janë përkthyer e botuar edhe disa libra të tjerë në disa shtete të Europës. Shkrimtari i famshëm, Ismail Kadare, në revistën “La Letrus Albanese”, ka botuar mbi 200 faqe vetëm për krijimtarinë e profesor Ramadan Sokolit. Disa nga titujt e veprave të Sokolit janë përfshirë dhe në enciklopeditë e huaja, si dhe në katalogët bibliografikë të UNESCO-s. Këto janë përshëndetur e vlerësuar nga muzikologët gjermanë Doris Stockman, W. Fiedler dhe E.Stockman, në “Albaniesen Volkmusik” Berlin 1965. Po kështu, muzikologu anglez njëri nga më të njohurit në botë A. L. Lloyd, në disa numra të revistës “Int. Folk Music Council”, ka recensionuar disa nga veprat e Sokolit. Një jehonë të madhe kanë pasur veprat e tij sidomos tek arbëreshët e Italisë dhe në Kosovë, ku muzikologu i  njohur, dr. Rexhep Murushi, është marrë shumë me etnomuzikologjinë e Sokolit.

Krahas këtyre veprave, Sokoli në vitin 1957 ka udhëhequr të parën ekspeditë etnomuzikologjie në Shqipërinë Jugore në bashkëpunim me një ekip nga Akademia e Shkencave të Berlinit Lindor, ndërsa në vitin 1969, ai ka udhëhequr një ekspeditë të dytë në verilindje të Shqipërisë, në bashkëpunim me një ekip nga Akademia Rumune e Shkencave. Disa nga këto punë të Sokolit, të muzikës e folklorit popullor, janë fshirë nga bobinat, e të tjera janë përvetësuar nga disa plagjiatë që kanë vegjetuar prej vitesh në atë institut. Krahas këtyre punëve, profesor Sokoli ka realizuar dhe disa dokumentarë me ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”, si ato për Jan Kukuzelin, Niket Dardanin, arbëreshin Lorenc Tardo e muziktarit Gjon Kujxhia. Për realizimin e dy dokumentarëve të parë, Ramadani ka pasur shumë peripecira deri nga Komiteti Qendror i PPSH-së, duke u akuzuar se kishte sjellë në ato koret fetare të Vatikanit. Pas shumë problemesh tepër serioze që ju paraqiten në lidhje me këto, u desh ndërhyrja e Ramiz Alisë që të lejoheshin transmetimet e tyre.

Profesor Sokoli: Si e shita pianoforten për të larë gjobën e shtetit

Aty nga mesi i viteve ’80, nga ana e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” iu kërkua profesor Ramadanit që të përgatiste një libër të veçantë me artikujt studimorë mbi gjurmimet në fushën e folklorit shqiptar. Pas një pune disavjeçare ai arriti ta përfundojë vëllimin studimor dhe e dorëzoi atë pranë shtëpisë botuese, ku u caktuan tre recensentë dhe tre redaktorë që do të merreshin me botimin e librit. Pas një pune të mirë nga ana e këtij ekipi të caktuar, ky libër arriti që të futej për botim në shtyp ku dhe dolën kopjet e para, të cilat do të kontrolloheshin edhe njëherë nga organet përkatëse për të dhënë viston përfundimtare. Kur vëllimi kishte kaluar gati të gjitha barrierat e pritej shpërndarja e tij, erdhi urdhri nga lart, që ai duhej të bllokohej. Nga ana e Institutit të Folklorit, ishte thënë atje ku duhej “vallet nuk kanë asnjë lëvizje të kristalizuar, ato nuk kanë një strukturë të përcaktuar…”.

Pas kësaj vërejtjeje nga ana e institutit, u dha urdhër që të rregulloheshin e riparoheshin vërejtjet e bëra nga ky institut e pastaj libri të merrte viston përfundimtare të botimit e shpërndarjes. Për të bërë këtë gjë, duheshin të prisheshin shumë boca e fashikuj, ku dikush duhet të mbante përgjegjësi për skarcitetet dhe t’i paguante ato. Pasi profesor Ramadani bëri rregullimin e “riparoi gabimet”, sipas vërejtjeve të bëra, e priste gjithë gëzim daljen e librit, i erdhi fatura për të paguar 16 000 lekë (të vjetra), nga dëmi që i ishte shkaktuar shtëpisë botuese me ribotimin e librit. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Kjo gjë më ra si bombë. Asokohe isha i preokupuar me dasmën e vajzës dhe ajo shumë parash më dëmtonte mjaft. Kështu u detyrova që të shisja pianoforten time për të larë gjobën e vënë, pasi nuk kisha rrugë tjetër duke qenë se kisha ndarë dhe ditën e dasmës. Kur kam nxjerrë pianoforten nga shtëpia kam qenë në atë gjendje, si atë ditë që kam nxjerrë arkivolet e prindërve që andej”.

Përpara viteve ’90, profesor Sokoli, është ftuar nga shumë akademi dhe personalitete të njohura të muzikës e folklorit si në Tokio, Spanjë, Bukuresht, Pragë, Oslo, Sofje, Prishtinë etj. Por shteti shqiptar nuk u lejoi kurrë të merrte pjesë në këto aktivitete e takime për shkak të biografisë së tij. Shumë personalitete të artit, që vinin në Shqipëri, do ta ftonin atë për ta takuar e shumë prej tyre nuk do të mundnin ta takonin dot. Përgjigjja që u jepej atyre, ishte: “Ka shkuar me shërbim, nuk ndodhet në Tiranë”. Ata të pakët që arrinin të kontaktonin me të, ishin të kontrolluar nga protokolli, në hotel “Dajti”. Profesor Ramadani është një nga themeluesit e festivaleve folklorike të Shqipërisë, ose më saktë këto festivale fillojnë me Ramadanin

I mënjanuar dhe i harruar edhe pas viteve ’90

Ndonëse me një punë kolosale dhe mes peripecish të shumta gjatë periudhës së regjimit komunist, ku nuk iu dha as dhe një dinstiktiv mësuesi, profesori i famshëm, Ramadan Sokoli, edhe pas viteve ’90-të, vazhdoi ta ndiente veten si të abandonuar. Pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij muzikore dergjej në sirtarët e tij, pa mundur që të shihte dot dritat e skenës, ndonëse aty është një punë tepër cilësore, gjë e cila është konfirmuar dhe vlerësuar edhe nga kolegët e huaj, si fryte të një studimi disavjeçar. Edhe titulli Profesor, Sokolit iu dha vetëm në vitin 1995, dhe në ato vite ai mundi të dalë për herë të parë jashtë shtetit, duke ligjëruar në universitetet e Romës, Stambollit, Rudostaldit (Gjermani), Bratislavë, Athinë, Bolonjë, Ravena të Italisë etj. Në adresë të tij vinin shpesh ftesa e letra të shumta që e njoftonin për ligjërata të ndryshme, siç ishte në vitin 1998 një nga tubimet e mërgatës shqiptare në Arbona të Zvicrës, ku ai nuk pati mundësinë të shkonte, por dërgoi kumtesën e tij që u lexua atje. Po kështu, për shkak të mosmbështetjes nga organet shtetërore, Ramadani nuk shkoi dot as në SHBA ku ishte i ftuar nga Universiteti i Miçiganit për një cikël bisedash rreth traditës etnokulturore shqiptare. Gjatë viteve 1990-1995, Ramadani ishte anëtar i Këshillit Drejtues të RTV Shqiptar dhe po atë vit ai drejtoi Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Beratit. Ndërkohë, nga shqiptarët e Maqedonisë ishte zgjedhur për pesë vjet me radhë si kryetar i jurisë në festivalet folklorike të Tetovës e Strugës.

Ndonëse në një moshë të thyer, e tepër i lodhur nga peripecitë e një jete plot vuajtje e strese të pafundme, profesor Sokoli vazhdoi të punonte në krijimtarinë e tij deri në ditët e fundit të jetës. Në kuadrin e punëve të krijimtarisë së tij, diku aty nga viti 1995, ai shkoi në Itali me shpenzimet e tij dhe solli në Shqipëri një nga fotokopjet e njërës prej përmendoreve më të hershme të muzikologjisë shqiptare, Antifonarinë e përpiluar në shekullin XV nga durrsaku Gjergj Danush Lapcaja në Monopoli. Po kështu, deri në muajt e fundit të jetës, ai u mor me ripunimet e pesë monografive në muzikologji e folklor. Ndonëse fama e profesor Sokolit tashmë njihet prej shumë të huajve të cilët e vlerësojnë lart punën e tij, kjo gjë nuk ka qenë krejtësisht kështu në Shqipëri, ku ai ndihej i mënjanuar dhe pa asnjë lloj mbështetjeje nga autoritetet shtetërore të artit e kulturës. Po kështu, deri në fundin e viteve ’90, ai nuk u zgjodh as si anëtar i Akademisë së Shkencave në zgjidhjet që u bënë nga ajo Akademi. Lidhur me këtë padrejtësi apo mosvlerësim, profesori i famshëm, Ramadan Sokoli, shprehej: “Kjo gjë më kujton një shkrimtar të madh francez që ishte i shpërfillur zyrtarisht nga shteti i tij. Para se të vdiste, ai u la porosi të afërmve të tij që mbi varr t’i shkruanin një epitaf ku të thuhej: “Ai ishte një hiç, madje as akademik”.

Krahas punës mësimdhënëse në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, Ramadani studioi dhe kompozon me dhjetëra pjesë në muzikën e dhomës, të cilat ekzekutoheshin nëpër të gjitha vendet e ashtuquajtura të Demokracive Popullore të Europës Lindore, kurse në vendin e tij, kjo gjë nuk ndodhte për arsye të  biografisë. Shumë nga artikujt studimorë që Ramadani arriti të botojë nëpër entet e specializuara të vendit u morën dhe u përkthyen nga muzikologët e huaj duke i botuar ato në revista e botime prestigjioze të kulturës e artit botëror. Nga këto botime Ramadani arriti të krijojë personalitetin e profilin e tij në këtë fushë, gjë e cila do ta bënte atë shumë të njohur dhe të kërkuar nga homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës. Kështu, për vite me radhë në adresë të tij kanë ardhur me dhjetëra letra nga personalitete të ndryshme të muzikës e folklorit nga shumë vende të botës duke pasur një korrespondencë që shpeshherë i kontrollohej nga organet kompetente (Sigurimi i Shtetit), të cilat dhe i ndalonin përgjigjet e këtyre letrave.

Ramadan Sokoli vdiq, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 87 vjeçare, më 11 mars 2008, në Tiranë, në një shtëpi që nuk ish as e tija, por e vjehrrit të tij, pasi politika, as kur u mendua se gjërat po ndryshonin, nuk e deshi.

The post Ramadan Sokoli në 105 vjetorin e tij e të etnomuzikologjisë Shqiptare first appeared on .

Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time
Në konferencën e organizuar për media, një ditë para koncertit-gala që do të mbahet në qendër të Prishtinës, sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho ka thënë se ndërtimi i shtëpisë së Operës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit

Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho ka thënë se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj.

“Jam shumë e lumtur që kthehem përsëri në Kosovë. Pas 12 vitesh ndiej kaq shumë dashuri, ka kaq shumë profesionalizëm, ka kaq shumë energji pozitive, e cilësi. Me këtë koncert dhe gjithë punën që e kemi bërë me artistët, kemi treguar se meritojnë të kenë shtëpinë e tyre, vendin ku ata mund të japin më të mirën, shtëpinë operistike që do të na e kishte zili tërë bota. Pra, një shtëpi operisike për të pasuruar shpirtin e këtij populli. Në këtë periudhë sa kam qenë këtu kam qenë e rrethuar me aq shumë dashuri, me kaq mikpritje që vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë. Uroj që kjo që dhamë të gjithë bashku të jetë një ogur i mirë për të ndërtuar shtëpinë e shpirtrave të muzikantëve shqiptarë, që do të kurorëzonte kulturën e Kosovës. Një shtëpi operistike ku do të mblidhte të gjithë këta talentë. Unë pata edhe një takim me artistët e rinj në fakultet. Ishte mbushur salla plotë me shumë dashuri dhe energji, shtrohet pyetja ku do t’i dërgojmë këta artistë. Duhet të ju hapim dyert, dhe dyert e një teatri janë dyert e shpirtit”, ka thënë artistja Jaho.

Sopranoja Jaho ka thënë gjithashtu se angazhimin e saj në Kosovë e ka bërë më me shumë seriozitet nga që do ta bënte për secilin vend të botës, kjo pasi ndien detyrim për të sjellë përvojën e skenave ndërkombëtare dhe motivimin e nevojshëm për brezin e ri të artistëve të kombit të saj.

“E kam marr aq seriozisht, aq seriozisht siç do e merrja në çdo vend të botës, por akoma më seriozisht. Për t’iu thënë brezit të ri: unë flas gjuhën tënde, unë arrita, edhe ti arrin. Të tregoj rrugën në kuptimin e asaj që çfarë kam hequr unë nuk ke pse heq ti. Të tregoj rrugën që të mos humbasësh kohën kot. Kështu që, impenjimi im është aq i madh, nuk jam kursyer asnjë sekondë. Kam dhënë sikur të jetë hera e parë dhe e fundit e jetës time për ti dhënë shpresë një artisti që edhe ti mund të bëhesh, duke ia treguar rrugën. Më besoni është marrë aq seriozisht sa nuk kam marr asnjëherë asnjë gjë në jetën time deri në këtë pikë. Është ekstra mbi atë që kam bërë dhe bëj nëpër botë, këtë ju siguroj”, ka thënë artistja Jajo, duke potencuar që do të rikthehet përsëri në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për brezin e ri të artistëve dhe për Institucionin e Operës.

Kurse, dirigjenti maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti, për të ndarë skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu me të gjithë ju, specifikisht me soprano Ermonela Jaho. Ky nuk është koncert, por është një eksperiencë sociale dhe emocionale për secilin sepse mendoj që ky koncert është një dhuratë. Ju keni privilegj, për të shijuar muzikën e Ermonela Jaho-s. Është si të ecësh mbi re. Të jepet ndjesia sikur je duke folur me Zotin.  Mendoj që ajo është e vetmja në botë që mund t’i jap secilit ndjesinë që i gjithë njerëzimi është hyjnor.” ka thënë maestro Jakopo Sipari di Pescasseroli.

Ndërsa, Abigeila Voshtina- koncert mjeshtër, ka thënë se Kosova duhet ta ketë sa më parë Teatrin e Operas, në mënyrë që të mos detyrohen artistët e rinj të emigrojnë jasht vendit për të realizuar ëndërrat e tyre, ashtu siç dikur kishte vepruar vetë ajo dhe sopranoja Jaho.

“Ne kemi parë që shqiptarët janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Janë njerëzit më të aftë për tu përshtatur e rregullat e çdo shteti. Ne kemi yje që shndrrisin në çdo fushë të jetës. Dhe nuk shndrrisim në shtëpinë tonë, kjo nuk mund të jetë më e kuptueshme për mua. Dhe këtë e them si një njeri që ka drejtuar institucione, si një njeri që do të vazhdojë të luftojë, sepse janë disa gjëra që bëjnë pjesë te idealet, jo tek pushteti. Dhe idealin e kemi të gjithë. Përndryshe, kjo është një ekspericencë e mrekullueshme që për herë të parë e përjetoj në jetën time, duke interpretuar si instrumentiste me Ermonela Jahon. Është një gjë unike. Ejani të shijoni këtë udhëtim, që do të ngelë brenda shpirtit tuaj, do të jetë një udhëtim që me të vërtetë do të mendoni se pse nuk e kam bërë më përpara këtë gjë”, ka thënë Voshtina.

Ndërkaq, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj ka thënë se organizimi i këtij koncerti është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Operën e Kosovës, si një institucion e cili është në ngritje e sipër.

“Koncerti i datës 8 qershor është jashtëzakonisht domethënës për institucionin e Operës së Kosovës, një institucion i cili akoma nuk është kompletuar dhe ka një rrugëtim të gjatë përpara, për ta plotësuar gjithë organikën e tij, në fakt, aktualisht shumë fragjile e cila krijohet dhe shuhet pothuajse çdo sezone, e që më pas duhet të rikrijohet nga fillimi. Dhe pikërisht tani kemi një prej emrave më të ikonik të skenës operistike. Në këtë fazë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj që do të jetë një shtytje për ta ndërtuar të plotë iinstitucionin”, ka thënë Selimaj.

Kurse, Kryesuesja e Bordit të Operës Rreze Kryeziu tha se prania e Jahos në këtë koncert, e po ashtu edhe ardhja e artistëve të tjerë të kalibrit botëror tregojnë për një të ardhme me qëndrueshmëri të plotë për institucionet e muzikës.

“Faleminderit Ermonea Jahos që ka vendosur Kosovën dhe jo vetëm institucionin e Operës së Kosovës në hartën operistike botërore. Ermonela Jaho na ka dhënë një mundësi tjetër dhe një kthesë tjetër, jo vetëm për komunitetin por për gjithë shoqërinë tonë. Për institucionin e Operës së Kosovës ky është një moment historik. Ardhja e Jahos është një moment historik dhe këtu nuk po flas vetëm për insitucionin ose komunitetin artistik, por edhe në cilësinë e qytetares. Ermonela Jaho nuk është dhe nuk prezanton vetëm një emër të madh botëror, ajo ka dëshmuar që përmes fuqisë ose mishërimit të fuqisë së artit të saj ka tejkaluar kufinjt, ka bashkuar njerëzit dhe këtë po e bën edhe tek ne” ka thënë Kryeziu.

Koncerti gala nga Opera e Kosovës me sopranon Ermonela Jaho dhe  maestron Jakopo Sipari di Pescasseroli do të mbahet nesër në ora 20:30,  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

The post Sopranoja Ermonela Jaho: Kam dhënë shumë për këtë koncert në Kosovë, sikur te ishte koncerti i fundit në jetën time first appeared on .

“Libri të ban të lirë”, iniciativa e Katedrales së Shkodrës për panairin e parë të librit
Në datat 5, 6 dhe 7 qershor, Katedralja e Shkodrës do të organizojë edicionin e parë të Panairit të Librit me emërtimin “Libri të ban të lirë”, një nismë që vjen si dëshmi e gjallë e përkushtimit të qytetit ndaj kulturës dhe letërsisë.

“Kisha në misionin e vet kërkon promovimin, zhvillimin e jetës njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, prandaj nuk habit fakti i një panairi libri në oborrin e Katedrales, sepse panairi është i lidhur ngushtë edhe me këtë ambient që i përket kishës, Katedrales, siç është biblioteka. Besoj që kjo bibliotekë e vogël është bërë shkas i mirë për këtë ngjarje,” tha dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodrës.

Me pjesëmarrjen e shtëpive kryesore botuese nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ky panair synon të kthehet në një pikëtakim vlerash letrare, ku libri shfaqet si urë komunikimi mes lexuesit dhe autorit.

“Jam shumë i lumtur që më së fundi, pas sa e sa viteve punë në fushën e bibliotekave dhe si drejtues i tyre, arrita të shoh të organizuar një panair libri në qytetin e Shkodrës. Ky është panairi i parë dhe mendoj që pas tij do të vijnë të tjerë,” deklaroi Gjovalin Çuni, drejtor i bibliotekës “Zoja e Shkodrës”.

Programi treditor i panairit “Libri të ban të lirë” përfshin promovime librash, takime me autorë, leksione të hapura dhe lexime artistike nga emra të njohur të letërsisë shqipe, pjesëmarrje të botuesve të rëndësishëm, koncerte, si dhe net letrare në amfiteatrin e hapur pranë Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës.

The post “Libri të ban të lirë”, iniciativa e Katedrales së Shkodrës për panairin e parë të librit  first appeared on .

Substanca/PostMortem, ekspozitë një vit pas ndarjes nga jeta të piktorit Ali Oseku
Video, fotografi dhe piktura që sjellin në vëmendje Ali Osekun në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit u prezantuan në ekspozitën multimediale “Substance/In memoriam” të çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve.

“Substance” e artit të Ali Osekut mblodhi miq të artistit dhe familjarët për testamentin e tij artistik një vit pa piktorin.

Vizatime, portrete, autoportrete janë pjesë e kësaj ekspozite ku nuk mungoi dhe prania e vetë artistit përmes një videoje realizuar me inteligjencë artificiale.

Mjediset e universitetit janë skena ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës, duke mësuar breza artistësh e duke mos e humbur asnjëherë dimensionin e lirisë që e kishte të shenjtë.

Ekspozita “Substance” është homazh për mikun, artistin si një akt kujtese.

Një njeri dhe artist i madh, Oseku nuk mund të përmblidhet në një ekspozitë retrospektivë, por sjell për dashamirët jetën dhe veprën e tij të ndarë në dy kohë.

Në qendër të kësaj ekspozite ndodhet një vepër e hershme, puna e diplomës, gjetur rastësisht në oborrin e shkollës e vendosur në tokë si një objekt që përçon peshën e kujtesës, tejkalon subjektin e pikturuar dhe tregon të gjithë historinë e ëndrrës së artistit të thyer e përthyer në kohë të errët. Në muret përreth saj qëndrojnë disa vepra të kohës se re, ku drita dhe hapësira mbizotërojnë, ku ngjyra bëhet gjuhë, dhe heshtja-mesazh.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 maj në galerinë FAB.

‘Essence’, ekspozita 1 vit nga vdekja e Ali Osekut, foto: Agim Dobi./artmagazine.al

The post Substanca/PostMortem, ekspozitë një vit pas ndarjes nga jeta të piktorit Ali Oseku first appeared on .