LibArt »

“Vargjet e Lira”Me rastin lindjes së 27 dhjetorit të poetit
Publicistika dhe korrespondenca e Lasgush Poradecit, burim interesant të dhënash letrare e jetësore
Lasgush Poradeci, siç dihet, është i njohur në letërsinë shqipe si poet, këtë e argumenton duke thënë ”….përpara të gjithave është poezia”. Ajo formon shpirtin e kombit. Një libër me një roman është Unterhaltungsbuch (libër bashkëbisedimi), ndërsa një libër me poezi është një Bildungsbuch (libër formimi)… . Pas rënies së sistemit monist në Shqipëri do të shohim se Lasgush Poradeci përveç poezisë, është marr edhe me veprimtari prozaike dhe shkencore, mirëpo  edhe prozat e tij janë të stërpikura me ndjenja poetike. Pra, kjo na bind se nuk kanë pasur të drejtë të gjithë ata që kanë thënë se Lasgush Poradecit i ka humbur frymëzimi dhe se me humbjen e frymëzimit s’ka se çfarë shkruan më. Këtë e thotë edhe Fatos Arapi në ”…Shënime për lirikën e Lasgush Poradecit…” , se veprimtaria tjetër përveç poezisë është shumë e paktë dhe se përveç një studimi për Veteranin e Lëvizjes Shqiptare të Rumanisë, Nikolla Naço dhe përveç disa artikujve dhe intervistave të rralla, kurrgjë tjetër. Është e pamundur që një poet i lindur, me përsosje dhe thellësi shprehjeje, me një stil të jashtëzakonshëm e të veçantë, me një estetizëm poetik formal, me një simbolikë e metaforë poetike kaq të mprehtë, me vargje aq të rimuara dhe të paarrira të mos shkruante në kohën gjysmë shekullore të monizmit. Askujt, as Fatos Arapit, e të tjerëve nuk u shkonte në mendje se heshtja gjysmë shekullore ishte protestë dhe revoltë ndaj sistemit të topitur komunist. Po pikërisht këtu është ajo metaforë e fshehtë jo vetëm e poezive, por edhe e poetit që edhe pas vdekjes mbetet enigmë dhe mister i përhershëm në letërsinë tonë shqipe. Ishte e pamundur që ky poet me talentin e tij dhe me përgatitjen artistike e shkencore të mos e kuptonte kohën se kur është e dobishme poezia për ndijorët, perceptuesit, e kur nuk është poezia për jo ndijorët, për pa perceptuesit. Ky sistem me këta poetë dhe shkrimtarë, mos donin që Lasgush Poradeci të ndalej dhe të shkruante për një kovaç fshati, apo poezinë e bukur Poradeci ta zëvendësonte me përralla fantastike gjuetarësh dhe peshkatarësh, apo ndonjë histori interesante mbi kafshët tokësore dhe ujore në vend të Vdekjes së Nositit, apo për ndonjë patë të liqenit të Pogradecit që duke u dekompozuar shndërrohet në breshkë, ose në vend të Valles së yjve të krijojë poezi mbi erën pjellore të këtij sistemi, që krijon minj në mullarë bari; apo në vend të poezisë Dremit liqeri dhe Lundra dhe Flamuri të shkruajë një lundërtar i cili mundohet të shkaktojë enigmë- klithmën dhe zhurmën e ujit; në vend të shtërgut dhe zogut të qiejve të shkruante se shpendët sëmuren dhe shërohen si njerëzit; jo vetëm kaq, po Lasgushi të shkruante edhe për minatorët t’i informojë dhe me poezinë e tij t’i shërojë nga sëmundjet e metaleve.
Arti në veçanti poezia nuk ishte për poetin kusht i jashtëm për të shëruar natyrën, trupin dhe shpirtin sociale- realiste të vendit të vet, sepse veprën artistike e kuptonte, e shikonte si figurë krijuese që e do lirinë që është thelbi i saj fillestar. Kuptimi dhe natyra specifike e artit dhe poezisë në veçanti fshihet në kushtet e së brendshmes, vetes, e jo në kushtet e së jashtmes. Frymëzimi, ndjenja, përjetimi janë substanca dhe lëndë brenda vetes së poetit, siç e shpreh Lasgushi, bashkë me rrethanat vetjake dhe individuale, si mjet ushqyes krijues, duke i forcuar fuqitë krijuese në përputhje me ligjet e artit dhe duke e bërë veten ashtu siç dëshiron të bëhet poeti dhe vet krijimi poetik. Kuptimi i veçantë i një vepre artistike për Lasgush Poradecin qëndron pikërisht, që ajo është e aftë të shkëputet prej grykave të maleve, ngushticave dhe qorrsokakëve të sistemeve moniste, për të dal në horizontin e gjerë poetik, duke lënë shumë larg pas vetes të gjithë përkohshmërinë dhe jetëshkurtësinë e sistemeve makabre komuniste.
Ai dëshironte të bëhej poet i lirë i qiellit, e jo i urdhëresave dhe i dëshirave të dikujt, ai ishte mbi to, ishte mbi këtë natyrë shqiptare, mbi fisin, mbi këtë jetë, edhe pse ishte i dukshëm apo fizikë donte të tregojë për të padukshmen, mbi mallin dhe dashurinë, mbi ëmbëlsinë dhe hidhërimin, mbi shijen dhe aromën, mbi dashurinë e llaftarinë, mbi jetën, vdekjen, përjetësinë, mbi atë se ç’ është e bukur dhe jo e bukur në artin e mirëfilltë. Pra, të gjitha këto Lasgush Poradeci nuk i ka shprehur vetëm në poezitë dhe veprat poetike, por edhe në publicistikë , në prozë duke publikuar mendimet nëpër ditarët, letrat, esetë, korrespodencat  dhe trajtesa të ndryshme artistike . Që më lart thamë se Lasgushi është vetëm poet, sepse poezia lind dhe del nga zemra. Pse? Sepse burimi i poezisë është në zemër, e burimi i diturisë është në mendje, prandaj edhe thotë: ”…Poeta nascitur. Orator fit. (Poeti lind. Oratori bëhet.) …. , por edhe në publicistikë do të vërejmë se Lasgush Poradeci nuk është orator apo eruditë, po edhe këtu do të shohim se është poet, sepse të gjitha prozat e tij të shkruara janë metafora të lidhura si në sistemin poetik të Lasgushit; me këtë kuptojmë se përveç gjeniut poetik do të zbulojmë dhe do të njihemi dhe me gjeniun  prozaik. Sabri Hamiti thotë se emri i vetë poetit Lasgush Poradecit është metaforë më vete, se Lazar- Gusho që do të thotë Lazar, emër biblik, që nënkupton metaforë dhe Gusho emrin e familjes që ka kuptimin e dashurisë ndaj familjes së vet, dhe të mbiemrit Poradeci derivim poetik të vendit të lindjes, që prapë në formën origjinale shpreh dashurinë ndaj vendlindjes. Po të shohim edhe korrespondenca e tij: trajtesat, esetë, ditarët, letrat dhe intervistat janë metafora të mirëfillta poetike. Pse? Sepse të gjitha korrespondencat janë krijime të një bote të imagjinuar dhe të re, krejtësisht ndryshe nga korrespodencat e shkrimtarëve të tjerë, të cilët janë më afër botës reale se asaj ideale; Këto fjalë bëhen figura për shkak të motivimit të madh shpirtëror e mendor dhe të duket se në korrespondencat e tij kemi të bëjmë me një gjeni që i jep peshë fjalës, mendimit, formës, përmbajtjes dhe bukurisë së fjalëve. Letrat, ditarët, esetë dhe trajtesat e tij edhe pse paraqesin një botë reale, por me kuptime të ndryshme nga realja, një botë të re me gjuhë mjaft poetike, gjuhë që rëndë përkthehet, që nuk mund të imitohet; pikërisht kjo e bënë që të jetë gjuhë e figurshme, simbolike e metaforike. Publicistika dhe korrespondenca e Lasgushit nuk ka të bëjë me tema shoqërore, politike, i huaj është edhe në këto shkrime ndaj jetës dhe botës shqiptare reale, njëlloj sikurse në poezinë e tij, kjo do të thotë se edhe vet jeta e Lasgushit ka qenë e huaj, ka qenë me një botë tjetër të përfytyruar e cila do të jetë më shumë një botë ideale sesa reale. Duket se jo vetëm poezia e tij është e lartësuar dhe e kthyer nga qielli dhe përjetësia e jetës poetike, por edhe vet ai si njeri dhe person fizikë është i kthyer nga qielli i jetës së tij.

Jetë e vdekje përqafuar,
Nuk e di se ku po vete:
Shkon e ndal e ri menduar
Në kalove – edhe në mbete.
Përqafime (rondel )

Sipas përkufizimit të Kantit, “…kënaqësia estetike, mund të ndahet nga kënaqësitë e tjera, si diçka e painteres, rezultat i vëzhgimit të diçkaje jo si kuptim, por si qëllim në vetvete, jo aq i përdorshëm sa stolisës. Të vëzhgosh estetikisht do të thotë të vëresh “bukurinë” e diçkaje. Jo moralja, jo utilitarja, jo zotëruesja, kjo është pastërtia e kënaqësisë estetike…” . A ekziston bukuri më të madhe sesa të vëzhgosh, të vëresh dhe të studiosh kohën si vlerë më të madhe të jetës, të matësh kohën njëlloj si akrepat e orës të cilat një ditë do të “përqafojnë jetën tonë me vdekjen” dhe kjo do të dëshmojë se ne vetëm kemi “kaluar” rastësisht pa asnjë gjurmë, apo do të ”mbetemi” me gjurmët e kohës sonë. E këtë kohë të vlefshme Lasgushi e ka matur me anë të ditarëve të tij që do të lënë gjurmë jo vetëm artistike, por edhe autobiografike.
Ç’kuptim ka ditari për Lasgush Poradecin? Ditari ka të bëjë me ditën, dita ka të bëjë me kohën, koha nuk e dimë se ku vete dhe fatkeqësisht koha ec me ritmin e saj të shpejt ajo “shkon” ne ndalemi e rimë të”menduar” për vrapin e saj marramendës dhe na le pa fjalë, sepse na duket se fluturimthi kalon çdo çast, minutë, orë apo muaj qoftë. Na duket sikur ajo di vetëm të ecë, të vrapojë pa mbarim, na duket sikur gjithmonë është me ne, sikur nuk mbaron kurrë. Pra, me anë të poezisë rondel Përqafime dhe ditarëve a nuk e bënë me dije poeti sesa e çmuar është koha e jetës sonë. A nuk është i vyeshëm çdo çast dhe sekondë e saj e milimetruar, a nuk është e shtrenjtë kjo kohë që duket sikur është gjithmonë me ne. Ditarët dhe korrespondencat do të t’ia zgjasin jetën poetit njëlloj si veprat poetike, sepse këto shkrime të shkurtra prozaike jetuan miqësinë e tyre jo vetëm në pjesën e parë të shekullit të kaluar, por edhe në fund të këtij shekulli. Gjurmët e këtyre korrespondencave dhe ditarëve janë të gjalla, kanë lënë gjurmë si të ishin edhe sot gjallë, më duket se vetëm me anë të ditarëve dhe letrave shoqëritë zgjasin përtej shekujve.

The post “Vargjet e Lira”
Me rastin lindjes së 27 dhjetorit të poetit first appeared on .

Dikur Durrësi, ka patur fatin të ketë një orkestër simfonike…! – Nga Metila Dervishi
Qyteti i Durrësit njihet si një ndër njëqind qytetet e fondamentit kulturor botëror. Një qytet i tillë, me rreth tremijë vjet qytetërim, një qytet me tradita të lashta si Durrësi, e parakupton vetvetiu një jetë të pasur artistiko-kulturore. Të flasësh për Durrësin, për historinë e jetës së tij kulturore, do të na duhej t’u ktheheshim tremijë vjetëve të tij,gjë që, praktikisht, është e pamundur. Por, pa digresione të pafund, unë do të doja të përmendja vetëm njerin nga emblemat e tij, muzikantin e shekullit XI, të periudhës neobizantine, Jan Kukuzelin, i cili krijoi sistemin e notave muzikore, të njohur në historinë e muzikës botërore si sistemi kukuzelian. Emrin e tij e mori, ndonëse me vonesë, në 10-vjeçarin e fundit të shekullit XX, Shkolla e Mesme Artistike e Durrësit. Para se të shohim materialet që flasin për veprimtarinë e Orkestrës Simfonike dhe Orkestrës së Harqeve, të cilat janë qëmtuar në gazetat tona në vite, si edhe nga informacionet gojore të pjesëtarëve të orkestrës, dhe, themeluesit të saj, dirigjentit Ermir Dizdari, më duhet të ndalem te tradita e njohur muzikore e këtij qyteti, jo mbi referencat ndër shekuj, por mbi fakte të shekullit që sapo kaloi. Në aspektin kulturor në përgjithësi dhe në atë muzikor në veçanti, ishte pikërisht kjo traditë, e cila formoi shtratin e ngrohtë për mjaft dukuri të rëndësishme në fushën e muzikës. Dhe këtu kemi parasysh sidomos formimin e Orkestrës Simfonike të qytetit të Durrësit, orkestër e cila do të krijonte kushtet edhe për krijimin e Orkestrës së Harqeve. Por këto janë evenimente që, për t’u kuptuar, duhen ndjekur hap pas hapi, në vazhdimësinë e tyre. Krijimi i shkollave muzikore në mjaft qytete të Shqipërisë rreth viteve 1956- 1958, ishte një hap i rëndësishëm për perspektivën e krijimit të muzikës profesioniste shqiptare. Krijimtaria në gjini të ndryshme muzikore nga kompozitorët durrsakë, kërkoi vetvetiu edhe instrumentistë profesionistë dhe jo diletantë, siç edhe filloi të ndodhte në atë kohë në Durrës. Këto ishin arsyet më thelbësore që i paraprinë krijimit, në mënyrë profesionale, të gjinive muzikore nga më të voglat e deri tek ato për Orkestër Simfonike në Durrës. Arsyeja e krijimit të trupave profesioniste, erdhi padyshim edhe si pasojë e vetë kërkesave që shtronte jeta artistike-kulturore, sidomos ajo durrsake, që, siç u përmend më sipër, trashëgonte një kulturë të lashtë mijëra vjeçare. Por kjo nuk do të thotë se jeta artistike në Durrës s’ka ekzistuar fare. Për ecurinë dhe zhvillimin e saj kanë dhënë kontribut mjaft artistë të njohur, si për shembull Pjetër Dungu, i cili ka qenë një figurë qendrore e jetës artistike të qytetit, bashkë me kompozitorin dhe dirigjentin Enver Mara.

Mungesa e instrumentistëve profesionistë solli padyshim edhe mungesën e orkestrës profesioniste. Deri aty nga fillimi i viteve ‘60, koncertet, dy festivalet e para, operetat etj, u realizuan nga muzikantë amatorë. Për më tepër, operetat, në mungesë të orkestrave të vërteta, u shoqëruan nga banda e qytetit apo, më mirë të themi, nga një mini “filarmoni”. Kjo e fundit përbëhej nga kori, solistët, orkestra dhe nga një grup vallesh. Dy festivalet e para që i përkasin viteve 1963-1966 u shoqëruan nga formacioni i Estradës së Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës. Para formimit të orkestrës së parë simfonike, kompozitorët durrsakë Pjetër Dungu dhe Enver Mara kishin krijuar disa opereta, midis të cilave mund të veçohen: opereta ‘Miqësia’ e Dungut, e vitit 1956, dhe ‘Këngë për detin’, me autor Marën, kompozuar më 1963. Në shkrimin e tij të gazetës ‘Zëri i Popullit’, dt 11.01. 1963, kushtuar premierës së operetës Këngë për detin, (libreti Gjergj Vlashi), vënë në skenën e teatrit të Durrësit ‘Aleksander Moisiu’ më 1963, Misto Zoto, atë kohë regjisor i teatrit, midis të tjerash shprehet:’ … Eshtë një vepër origjinale që na lë të shpresojmë për vepra më të mira në të ardhmen…Orkestra, nën drejtimin e E. Marës, e plotësoi mirë detyrën …Megjithë këto të meta, vënia në skenë e Këngës për detin është një sukses për trupën e estradës së Durrësit.’ Krahas operetave, do të përmendja edhe festivalet e këngës. Në një artikull të gazetës ‘Drita’, viti 1966, ku jepet informacion mbi diskutimet e mbajtura për Festivalin e Dytë të Këngës në Durrës, shënohet midis të tjerash: ‘Kompozitori A.Grimci u bëri një analizë të hollësishme të 21 këngëve që u ekzekutuan gjatë tri mbrëmjeve të festivalit. Interesi i rinisë dhe i popullit artëdashës të Durrësit për këtë festival- tha referuesi – qe i madh. … Forcat ekzekutuese si solistët këngëtarë, orkestrantët e dirigjentët kanë ecur përpara dhe janë shumuar …’ Ky ishte me pak fjalë realiteti muzikor i qytetit të Durrësit gjatë viteve 1957-1968, të cilat i paraprinë historikut të formimit të Orkestrës Simfonike. Duhet nënvizuar gjithashtu, se gjatë asaj periudhe, një ndikim akoma edhe më të madh për formimin në të ardhmen të orkestrës simfonike, e luajti krijimi për herë të parë i shkollës 7-vjeçare të muzikës së qytetit. Shkolla u hap në vitin 1957 dhe mori emrin Dalip Tabaku. Një rol të rëndësishëm për formimin e shkollës së re luajti drejtori i saj i parë Pjetër Dungu, si dhe mësuesit Muhamed Çerisha, Stathi Qehajaj (violinë), Sulë Kavaja dhe Jani Jakova (violinçel). Brezi i parë i instrumentistëve profesionistë, që i nisën studimet e tyre muzikore në këtë shkollë dhe i vazhduan më pas, në Liceun Artistik të Tiranës dhe në ILA, doli në vitet 1966-1970. Ardhja e tyre bëri të mundur, në tetor të viti 1966, organizimin në Durrës të Takimit Kombëtar Artistik të Ansambleve, një aktivitet ky shumë i suksesshëm për kohën. Por evenimenti më i madh dhe i shumëpritur në jetën muzikore durrsake ishte, padyshim, krijimi i orkestrës së parë simfonike të qytetit…Shumë shpejt qyteti i Durrësit do të njihte një tjetër ngjarje të rëndësishme artistike, e cila lidhet me vënien për herë të parë në skenë të një vepre skenike të përmasave të mëdha: opera ‘Bijtë e Skënderbeut’ me kompozitor Abdulla Grimcin dhe me libret nga Matish Gjeluci. Lidhur me operan janë shkruar disa artikuj në gazetat ‘Puna’, ‘Bashkimi’, ‘Drita’ dhe ‘Zëri i Rinisë’, ku, për fat të keq, mbisundojnë trajtime kryesisht ideologjike, në dëm të analizave apo të informacionit të saktë profesional mbi arritjet artistike. Nënviziohet si arritje pjesëmarrja masive e amatorëve të qytetit dhe për paradoks, shkrimet janë të mbushura me opinione nga njerëz jo kompetentë, si një punëtor porti, një marangoz etj. Duke e lënë mënjanë politizimin absurd të shtypit të kohës apo fjalët boshe të diletantëve, nuk ka sesi të mos ndjesh keqardhje, që në artikujt e gazetave nuk përmendet Orkestra Simfonike, jo vetëm si një orkestër e parë e llojit në Durrës, por edhe si e vetmja trupë profesioniste e shfaqjes!

Përjashtim bën një fjali e vetme në artikullin e fundit, ku përmendet si rastësisht orkestra dhe drejtuesi i saj:… Në këtë operë marrin pjesë afërsisht 150 vetë duke përjashtuar këtu 40 orkestranëtët e orkestrës sinfonike të pallatit nën drejtimin e E. Dizdarit…. (F. Seidaj, Zëri i Rinisë,janar 1968)

Gjithësesi, realizimi skenik nga trupat amatore dhe profesioniste të qytetit të Durrësit të operas ‘Bijtë e Skënderbeut’ mund të konsiderohet si një ndërmarrje serioze, e cila bëri dhe jehonën e vet, duke u rivënë në skenë në disa qytete të tjera të vendit gjatë vitin 1969.

Në analizë të fundit,’ Bijtë e Skënderbeut’ përbën një nga ato evenimente të rëndësishmë të traditës artistike të Durrësit, të cilat i dhanë nxitjen e duhur zhvillimit të jetës muzikore profesioniste të qytetit, duke shënuar njëherësh edhe paraqitjen e parë të rëndësishme të Orkestrës Simfonike durrsake.

Tjetër pjesëmarrje e rëndësishme e Orkestrës Simfonike, tashmë nën drejtimin e Shaqir Kodrës, ishte realizimi më 1970 i operetës Dallgët e kuqe e kompozitorit Enver Mara, me libret nga H. Ramës dhe M. Gjelucit, nën drejtimin e dirigjentit Shaqir Kodra. (Shiko artikujt në gazetat Adriatiku dhe Drita, janar-shkurt 1970)

Atë kohë Orkestra Simfonike e Durrësit përbëhej nga 45- instrumentistë, të përfaqësuar në katër sektorët bazë të orkestrës simfonike tradicionale. Merrnin pjesë mësuesit e Shkollës së Muzikës së qytetit dhe nxënësit më të talentuar. Në përbërje të orkestrës u dallua kuinteti i harqeve, i cili, mund të thuhet, se mbahej si një ndër kuintetet më të mira të orkestrave simfonike në mbarë vendin. Këto arritje të rëndësishme për kohën dhe, sidomos, niveli i lartë profesional i muzikantëve, çuan natyrshëm në njohjen zyrtare të orkestrës, tashmë me emrin ‘Aleksandër Moisiu’, më 1971. Kjo erdhi edhe si pasojë e zhvillimit të jetës artistiko-kulturore në tërë Shqipërinë, në kuadrin e së cilës u bë i mundur edhe krijimi në të njëjtin vit i Shkollës së Mesme Artisike ‘Mujo Ulqinaku’ të Durrësit.

Si për të vërtetuar atë emër të mirë që krijoi, në vitin 1971 orkestra durrsake u vlerësua me çmimin e parë në Takimin Kombëtar të Orkestrave Simfonike në qytetin e Korçës. Ngjarja ishte, padyshim, e rëndësishme, mbasi dëshmon se orkestra po luante së fundmi repertor simfonik, duke fituar fizionominë reale të saj. (Në periudhën 1968-1971, pavarësisht se e pazyrtarizuar, repertori i orkestrës nuk përmbante asnjë pjesë simfonike.)

Nga informacioni i mbledhur prej anëtarëve të orkestrës, (meqenëse gazetat e kohës nuk përmbajnë asnjë lloj informacioni), do të përmend disa nga veprimtaritë më të rëndësishme të saj.

Në vitin 1969 orkestra shoqëron për herë të parë Festivalin e Këngës në Durrës (Festivali III). Kjo përbënte një hap serioz për ngritjen e nivelit artistik të festivaleve të këngës së qytetit të Durrësit, mbasi, më parë, një gjë e tillë vështirë se mund të realizohej. Me fillimin e viteve ‘70 orkestra mbajti shumë koncerte simfonike në Durrës dhe në Tiranë, duke shoqëruar ndërkohë edhe festivalet e këngës dhe të pionierëve të viteve 1970-1988.

Lidhur me këtë pjesë të aktivitetit të orkestrës, mund të informohemi edhe nga një artikull i gazetës ‘Puna’ i vitit 1974, kushtuar Festivalit të Shtatë të Këngës. Ndërsa në një shkrim të gazetës ‘Adriatiku’ të vitit 1977, me autor Kozma Larën (mbi Festivalin IX), midis të tjerash shkruhet: Okestra nga ana e saj qe një shoqëruese e mirë gjatë gjithë kohës. Viti 1974 përmendet edhe për diçka tjetër: nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike u zhvillua në Pallatin e Sportit të qytetit Takimi Kombëtar i Ansambleve Artistike.

Vite më pas, më datë 08.10.1981, në artikullin e gazetës ‘Adriatiku’: ‘Arritje dhe probleme të krijuesve dhe ekzekutuesve të muzikës’, E. Dizdari do të bënte bilancin e tërë veprimtarisë artistike të qytetit të Durrësit, duke vlerësuar posaçërisht punën dhe arritjet e orkestrës simfonike. Në një tjetër artikull të gazetës ”Adriatiku'( 13.02.1983), me autor A. Rozarin, pasqyrohet një etapë tjetër e këtyre veprimtarive: Krahas koncerteve të bukur të dhënë kohët e fundit në Durrës, orkestra simfonike e pallatit të kulturës “A. Moisiu” ka ndërmarrë një turne nëpër qytete të ndryshëm të vendit. Etapa e parë e këtij turneu : Shkodra.

Trajtime të tjera të veprimtaria së Orkestrës Simfonike të Durrësit gjejmë kohë mbas kohe edhe në faqe të tjera të shtypit shqiptar, si p. sh. në një shkrim të Lisen Bashkurtit (Zëri i Popullit, viti 1985) dhe përsëri tek ‘Zëri i Popullit’ me 1986, me rastin e ‘Takimit Kombëtar të Orkestrave Simfonike’ E. Dizdari përshkruan në mënyrë profesionale lojën dhe arritjet e Orkestrës Simfonike të Durrësit.

Që nga viti 1977 e deri më 1987, Orkestra Simfonike ka marrë pjesë aktive në Koncertet e Majit në Durrës, duke ekzekutuar vepra të reja nga autorë durrsakë. Për një periudhë të gjatë kohe orkestra u drejtua nga dy dirigjentë, nga E. Dizdari dhe Sh. Kodra. Në periudha të ndryshme kanë punuar dhe dirigjentë të tjerë të njohur si M. Krantja, P. Afezolli apo dhe emra të tillë si K. Kote, Sh. Tafaj, F. Vlashi etj. Orkestra Simfonike e Durrësit u shpërbë në vitin 1990. Vazhdon….me shpresën që të vazhdoj dhe një historik i denjë ashtu siç e ka historinë dhe personalitetet që ka nxjerrë shkolla jonë Jan Kukuzeli Durres .

The post Dikur Durrësi, ka patur fatin të ketë një orkestër simfonike…! – Nga Metila Dervishi first appeared on .

‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi
Refleksione ‘perkthyer’ne vargje…Jane ne proces…Metila Dervishi fundgushti, 2025

‘Dritehumbetira’

…Urrejtja kishte pushtuar vendin e Dritëhumbetires.
Të këqijtë bëheshin gjithnjë e më djallëzorë.
Të mirët po mundeshin nga të ligjte.
Padrejtësi e pashembullt.

Njerëz pa dritë,
pa humanizëm, pa mëshirë,
pa dashuri,
veç dashurisë për të qenë më të diabolik.

Burrat tradhtonin gratë,
gratë ‘shperfillnin’ fëmijët,
për të mos marrë damkën e “të mirës së padëshiruar”.
Kush ishte i thjeshtë, përbuzej.
Kush studionte me pasion, shuhej.
Korridoret e punës mbusheshin me fytyra të vrenjtura,
gati ta pështynin atë që lindte i pastër, i ndershëm.

Krimi intelektual kish marre dhene
Nota te larta, diploma pa merite
Escort-at, po respektoheshin, edhe kur ngjiteshin në katedra dijesh.
Pasuesit e dijes i donin te paafte, por te djallezuar.
Ndersa fitorja me e madhe ish Prestigji i Mëkatit.

Njerëzit helmoheshin me viruse,
ilaçe të skaduara.
Ashtu siç kishte skaduar edhe dhurata më e bukur e Zotit:
dashuria dhe dhembshuria.

Bota kthehej në robotë, në zombi,
të krijuar për çdo epsh e marrëzi.
E keqja nuk ngopej, nuk shuhej…

“Zgjohu,” më thanë,
“ka dalë drita.”
U lumturova.
Mendova se ishte veç një ëndërr.

Jo, ishte bota që po merrte fund:
familja, shoqëria, psherëtimat e shpirtit, dashuria,dija…( vazhdon) e paredaktuar

The post ‘Dritehumbetira’ – Metila Dervishi first appeared on .

In Memoriam / Klubi i librit “Gjergj Vlashi” organizon mbrëmje letrare
Takimi përmbyllës për këtë sezon i Klubit të librit “Gjergj Vlashi” u zhvillua në verandën e mrekullueshme të lokalit “Charli Max Marina”.

Nën përkëdheljen e përëndimit të pashoq dhe tingujve të kitarës, u sollën disa nga tregimet e shkurtra të shkëputura nga libri me dy vëllime “Bonsai me tregime” i autorit Gjergj Vlashi.

U diskutua për Simbolikën vizuale dhe emocionale që sjell kopertina e këtyre vëllimeve; Formën e tyre të shkurtër dhe përmbajtjes së thellë; Emocionin e përmbajtur, rrëfimin ku jo gjithçka thuhet por ndihet; Temat delikate që trajtohen, të cilat janë të vogla në dukje, por me rrënjë të thella.

Të dy librat janë si një bonsai i lulëzuar e plot degëzime.

Në leximin tonë tregimet nuk erdhën të ndara, por si degë të së njëjtës pemë, me lidhje tematike dhe që rrefejnë plot emocion për: mungesën, ndarjen, kujtesën, të pathënat.

Autori i ka përzgjedhur dhe renditur si pjesë të një strukture të qëllimshme, pjesë të një bonsai emocional që përmes ironisë së hollë dhe rrëfimit elegant na foli shumë ne lexuesve, që përjetuam një zhvillim të heshtur, ku tregimi i fundit ndriçonte të parin.

Ajo çfarë e bëri edhe më të veçantë këtë takim, ishte prezenca e muzikantit, violinistit dhe kompozitorit Florian Vlashi, bashkëshortes së tij, violonçelistes Rediana Llukaçi-Vlashi dhe djalit Martin Vlashi.

Violinisti Florian Vlashi i mësuar tanimë me emocionin e skenave të mëdha, ku ai ka interpretuar plot sukses duke na bërë krenar, u shpreh se ndihej i emocionuar që ishte mes nesh. Mes anëtarëve të Klubit të librit që mban emrin e atit të tij, të regjisorit, shkrimtarit dhe përkthyesit, “Nderit të Kombit”, Gjergj Vlashi.

Kësaj here në takim ishin prezent edhe miq të artit dhe kulturës, që jetojnë jashtë Shqipërisë, por pushimet në atdhe bën të mundur t’i kishim mes nesh.

Miqtë e klubit të librit u përfshinë në biseda dhe diskutime ku mbizotëruan ato që i referoheshin: projekteve të ardhshme të Klubit; Çfarë kemi arritur deri tani dhe si mund të punojmë më mirë, për të shtuar numrin e frekuentuesve në klubin tonë dhe si të jemi frymëzues për më të rinjtë.

Për të gjithë anëtarët e Klubit u shpërndanë shenjuese libri që mbanin shënimin:

“Një klub. Një libër. Shumë zëra. Një përvojë.”

“Një faqe e lexuar, është një hap drejt vetes”

Falënderojmë përzemërsisht çdo anëtar të Klubit të librit “Gjergj Vlashi” për kohën që i kanë dedikuar leximit dhe diskutimeve. Për prezencën e tyre dhe impenjimin maksimal, përpos impenjimeve të tyre profesionale.

Falenderojmë Bled Shuaipin që që na mikpriti në mjediset e mrekullueshme të “Charli Max Marina”- ndërtuar si një përqafim i heshtur midis qiellit dhe ujit, ku gotat që trokasin miqtë, tingëllojnë si tinguj lirie, dhe çdo çast përzihet me përjetësinë që horizonti ofron.

Falënderojmë Mjeshtër Gëzim Domin që ishte mes nesh në këtë takim, për ta dokumentuar atë me foto.

Një falënderim i veçantë për librarinë “Redon” që na ka mirëpritur në mjediset e saj përgjatë gjithë vitit.

Ju urojmë pushime të gëzuara!

Mos harroni, në çantë fusni një libër

Mirë u takofshim në shtator!

The post In Memoriam / Klubi i librit “Gjergj Vlashi” organizon mbrëmje letrare first appeared on .

Fokus Award hap thirrjen e edicionit të 16 të konkursit të fotografisë
Mirë se vini në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike ‘Fokus Award’ 2025, që zhvillohet në Shqipëri. Pjesëmarrja është falas dhe ju mund të aplikoni për të fituar në njërën nga 5 kategoritë konkuruese. Afati i fundit për aplikim është 31 korrik 2025. Aplikoni ne www.fokusaward.com

The post Fokus Award hap thirrjen e edicionit të 16 të konkursit të fotografisë first appeared on .

Diana Mziri përtej një dritareje Ripërtëritjeje!- Nga Adela Demetja
lindi 1951 në Durrës – ndërroi jetë në 2005. Punonte me mediumet e tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit. Kreu studimet në vitin 1973, në Universitetin e Arteve, ku diplomoi për pikturë në specialitetin e tekstilit. Nga viti 1998 deri 2005, ajo punoi si mësimdhënëse e artit në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë.

Dëshira e Dianës për të ndjekur rrugën e artit ishte personale por e pranuar dhe e mbështetur nga familja. Gjatë fëmijërisë dhe rinisë së hershme mori pjesë në rrethet e vizatimit, siç quheshin në atë kohë, në qytetin e saj të lindjes, Durrës. Më pas ajo vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve, në degën Tekstil ku dhe u diplomua në vitin 1972-1973. Sipas rregullave të kohës, tekstili ishte një degë që ju paracaktua por që edhe u mirëprit prej saj1. Kësaj dege së cilës artistja do t’i përkushtohej aq shumë, do të kthehej në mediumin kryesor të praktikës së saj.

Pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve, punoi tek byroja e projektimit pranë Fabrikës së Sixhadeve, Kavajë si dizenjatore e modeleve të qilimave, kryesisht për eksport. Në vitin 1973 transferohet në Tiranë ku caktohet mësuese vizatimi pranë shkollës “Mihal Grameno” dhe tek “Rrethi i Arteve Figurative” pranë Pallatit të Pionerëve. Në të dy rastet ka dhënë kontributin e saj duke përgatitur dhe nxitur breza nxënësish drejt rrugës së artit pamor. Pas një periudhe krijimtarie jo shumë të frytshme, në mungesë të një ambienti atelier, merr për disa vite me radhë “Leje-n krijuese” dhe realizon disa vepra, kryesisht vaj në telajo. Shumica e tyre janë dhuruar dhe nuk ka një dokumentim të saktë, përveç një portreti të djalit të saj.

Ajo ishte tepër e lidhur me artin dhe e quante pjesë të identitetit të saj, ndërsa punën në mësimdhënie e konsideronte si profesion. Krjimtarinë artistike e ka patur pjesë të pandashme dhe formë shprehjeje të mendimeve dhe ndjenjave, sidomos në vitet e vështira të komunizimit, ku kjo gjë nuk ishte e lehtë. Po ashtu edhe më vonë pas ndërrimit të pushteteve, kohët ishin të trazuara dhe për të arti ishte një veprimtari kuptimdhënëse dhe në të njëjtën kohë dhe çliruese. Me ardhjen e demokracisë, artistët gjetën më në fund LIRINË, duke u çliruar nga dogma figurative që impononte Realizmi Socialist. Artistja solli në fokus të praktikës së saj, intuitiven2 dhe largimin nga format klasike të kompozimit në radhë të parë, si dhe implementimin në planin teknik. Arti i saj i pas viteve ‘90 ishte i prirur drejt improvizimit, ku ajo besonte se disa momente ishin më frymëzuese në raport me disa të tjera, dhe për rrjedhojë, përgjithësisht nuk hidhte idetë në skica, kroki, bocete etj. Si pasojë e spontanitetit të saj, pati periudha krijimtarie frutdhënëse si dhe të tjera më pak të tilla.

Ndryshimet e viteve ‘90, sollën dhe një zhvillim të ri në praktikën e saj krijuese që u reflektua edhe tek vepra e saj. I rikthehet tekstilit tashmë me një perceptim të ri kompozicional, ku tipari dallues nga pikëpamja e konceptimit është tendenca krijuese drejt abstraksionit gjeometrik3 të lirë dhe atij më organik4.

Sa i përket teknikës, krijimet e kësaj periudhe janë të krijuara me materiale të varfra organike dhe shpesh herë të përdorura më parë (kryesisht si ambalazhe) ose të mbetura nga industria e para viteve ’90. Duke marrë parasysh që në vitet e tranzicionit në Shqipëri kishte mungesa të mëdha në materiale e mjete për realizimin e veprave në tekstil, artistja u shty të përdorte materiale të mbetura nga industria e tekstilit të periudhës së komunizmit, por edhe t’i përziente ato me materiale që mbeteshin nga produktet e importit, si thasë kafeje, orizi5, fije te ndryshme pambuku, leshi, lini6, etj. Një pjesë e tyre ngjyroseshin manualisht për të arritur koloritin e nevojshëm7. Si rrjedhojë, shumë prej veprave karakterizohen nga një qasje ricikluese dhe ripërdoruese. Në shumë raste artistja ka realizuar thurje me grep me fije/fibra pambuku, frymëzuar nga teknikat tradicionale popullore, duke i përdorur ato në realizimin e imazheve me frymë moderne e bashkëkohore. Këto aplikime mund të përmenden si një vlerë e re e shtuar në veprimtarinë e saj krijuese.

Idetë dhe kompozicionet e saj në tekstil ishin krijime të çastit, ndijore dhe dekorative, të cilat kryesisht nuk ndiqnin tematika konkrete. Kompozimi i veprave lidhej ngushtë me materialet e përdorura, dhe si e tillë ndjesitë që i jepte materiali dhe loja midis materialeve kishin ndikim vendimtar në veprën përfundimtare8.

Të qënurit familjare dhe nënë, kanë ndikuar që krijimtaria e saj të kishte periudha më pak aktive. Megjithatë, ajo gjithnjë e gjente kohën për të krijuar. Familjarët e saj e kujtojnë atë çdo ditë duke punuar, qoftë edhe diçka të vogël. Shumica e veprave të saj janë realizuar në ambientin e shtëpisë, i përshtatur si studio, ku të gjithë pjesëtarët e familjes përfshiheshin në procese të ndryshme për prodhimin e materialeve të nevojshme për tekstil: si krijimi i fijeve prej leshi, çtjerrja e thasëve, ngjyrosja e tyre, struktura mbështetëse për të qëndisur etj. Inovacion ishte përdorimi i materialeve të çfarëdoshme, të gjendura edhe rastësisht, të cilat ajo me kreativitet i përshtaste dhe i transformonte sipas nevojës. Çdo punim i saj në tekstil realizohej pa ndihmën e asnjë lloj makinerie, tezgjah, por kishte përshtatur struktura ndihmëse (tip gjergjefi) tek të cilat mbante copat të cilat i thurte. Thurja kryesisht bëhej me gjilpëra të mëdha, deri në 15 cm të gjata, të krijuara nga vetë ajo dhe me ndihmën e bashkëshortit, kryesisht me fije leshi. Disa prej krijimeve në tekstil, të realizuara kanë si bashkëautorësi dhe bashkëshortin e saj, Fatmir Miziri, i cili gjithashtu është artist.

Rreth vitit 1995 puna krijuese vijoi në studio. Në këto vite të fundit filloi te eksperimentonte me teknika te tjera, duke krijuar vepra në instalacion, ku vlen të përmendet ndërthurja e tekstilit me teknikën e adezivit në xham9 apo krijimi i siluetave në negativ filmi10, të cilat do të projektoheshin në mur. Eksperimentoi edhe me struktura të vogla metalike të ndërthurura me tekstilin, të cilat mbetën të papërfunduara dhe të paekspozuara11.

Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra “Lindart” dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Gjatë viteve 1984-2001 mori pjesë rregullisht në ekspozita kombëtare të Tekstilit, në konkursin Onufri, dhe në ekspozita ndërkombëtare të tekstilit në Zvicër, Itali, Francë e Gjermani.

Nga viti 1998 dha mësim në lëndën e vizatimit dhe pikturës në Liceun Artistik “Jordan Misja” deri sa u nda nga jeta në vitin 2005.

Teksti u shkrua nga  Adela Demetja.

Riperteritje 2025

Diana (1951–2005) dhe Fatmir Miziri (l. 1950) janë një nga çiftet më të spikatura dhe aktivë të skenës së artit shqiptar. Që prej periudhës 1969–1973, kur u takuan gjatë studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ata ndanë jetën dhe shpesh edhe praktikën e tyre artistike. Të dy i përkasin brezit të parë të studentëve të programit të reformuar që përfshinte specialitete të arteve të aplikuara si tekstili, qelqi, qeramika, grafika etj. Ky model studimi, i udhëhequr nga profesorë si Danish Jukniu dhe Thoma Thomai—artistë që kishin studiuar jashtë Shqipërisë dhe sollen atje eksperiencën e tyre—ishte i ngjashëm me sistemin e Bauhaus-it dhe synonte të përgatiste artistë që më pas do të kontribuonin në industrinë vendore të prodhimit.

Diana u diplomua si piktore në specialitetin e tekstilit, një degë që i ishte caktuar në fillim pa dëshirën e saj, por që do të bëhej mediumi i saj i preferuar deri në ndarjen nga jeta në 2005. Fatmiri u diplomua si piktor në specialitetin e qelqit dhe vazhdoi të punonte me dizajn industrial, dizajn grafik, skenografi-kostumografi, tekstil dhe arte të aplikuara me materiale të forta.

Pas ardhjes së demokracisë, artistët gjetën lirinë duke u çliruar nga dogmat figurative të realizmit socialist, dhe përjetuan një shpërthim krijues gjatë viteve ’90. Në 1992, Diana dhe Fatmiri hapën ekspozitën e përbashkët me tekstil dhe skulpturë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me punë të krijuara nga fundi i viteve ’80 deri në 1992.

Ekspozita “RIPËRTËRITJE” na jep mundësinë të shohim veprat e Dianës dhe Fatmirit të vendosura pranë njëra-tjetrës, 32 vjet pas ekspozitës së tyre të vitit 1992. Ajo përmbledh tekstile nga Diana Miziri, të krijuara gjatë viteve ’90, dhe objekte nga Fatmir Miziri, të realizuara në vazhdimësi nga vitet 1995 deri sot.

Kjo ekspozitë, përveçse sjell veprat e mrekullueshme të dy artistëve kryeqytetas me karriera të spikatura, i bën jehonë fuqisë ripërtëritëse të artit: aftësisë së tij për t’u gjallëruar dhe përçuar përmbajtje të reja sa herë që ekspozohet. Titulli i ekspozitës i referohet gjithashtu mënyrës së punës së të dy artistëve, të cilët kombinojnë materiale të gjetura dhe të ricikluara në veprat e tyre. Ekspozita nxjerr në pah edhe historinë unike të këtij çifti, i cili punoi bashkë dhe mbështeti vazhdimisht praktikën e njëritjetrit, përtej konkurrencës. Fatkeqësisht, Diana u nda herët dhe papritur nga jeta në 2005, dhe veprat e saj janë ende pak të njohura për brezat e rinj.

Diana Miziri lindi në 1951 në Durrës dhe studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e pikturës në specialitetin e tekstilit, dhe u diplomua në 1973. Pas diplomimit, punoi si dizenjatore qilimash në Byronë e Projektimit pranë Fabrikës së Sixhadëve, Kavajë. Më pas u transferua në Tiranë, ku u bë mësuese vizatimi në Shkollën “Mihal Grameno” dhe më vonë në Liceun Artistik “Jordan Misja” deri në 2005. Pas ’90, punoi me mediume të tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit dhe u orientua drejt abstraksionit gjeometrik dhe organik të lirë, me vepra që karakterizoheshin nga riciklimi i materialeve dhe teknikave tradicionale popullore në frymë moderne. Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra “Lindart” dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Diana u nda nga jeta në 2005.

Fatmir Miziri lindi në Gjirokastër në 1950 dhe u diplomua për pikturë në specialitetin e qelqit, në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në 1973. Pas viteve ’90, praktika e tij multimediale — që përfshin vitrazh, mozaik, pikturë, tekstil dhe skulpturë — reflekton transformimet e periudhës post-komuniste. Ai ka eksperimentuar me materiale të ndryshme, përfshirë metale dhe materiale të gjetura, dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga 1998, ka qenë Dekan e Shef i Departamentit të Arteve të Bukura dhe drejtues i Atelies së Pikturës Monumentale në Universitetin e Arteve, duke frymëzuar breza të rinj artistësh.

Adela Demetja, kuratore dhe autore e lindur në Tiranë, ka mbaruar studimet Master në “Curatorial and Critical Studies” në Städelschule dhe Universitetin Goethe, Frankfurt/Main, Gjermani. Nga 2010 është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, institucion të cilin e themeloi. Në Bienalen e 59-të të Venecias, ajo kuruoi Pavijonin Shqiptar të përfaqësuar nga Lume Blloshmi.

RIPËRTËRITJE është një bashkëpunim i Tirana Art Lab dhe Galerisë së Artit Tiranë, dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

The post Diana Mziri përtej një dritareje Ripërtëritjeje!- Nga Adela Demetja first appeared on .

85 vjet, artistja Liljana Çefa, nga Adela Demetja
Liljana Çefa (lindur më 1940)

Liljana Çefa duke pikturuar në vitet 1960, me mirësjellje të artistes.

Liljana Çefa, Portret Gruaje, 1968, Stilolaps dhe temperë mbi letër, 43 x 32 cm, Mirësjellje e artistes.

Liljana Çefa lindi në vitin 1940 në Tiranë dhe aktualisht jeton e punon në Shkodër. Pasioni i saj për artin u ushqye nga i ati, mësuesit e shkollës fillore dhe xhaxhai i saj Loro Kovaçi, i cili e inkurajoi ta ndiqte seriozisht artin. Kjo mbështetje e çoi në Liceun Artistik në Tiranë, ku studioi nën mësues të shquar si Kel Kodheli, Vilson Kilica dhe Abdurrahim Buza, dhe ishte pjesë e një komuniteti frymëzues piktorësh të tjerë.

Pasi u diplomua në Liceun Artistik, ajo u regjistrua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ishte gruaja e parë që u regjistrua në departamentin e pikturës të Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë, nga i cili u diplomua në vitin 1966. Pas diplomimit, ajo u kthye në Shkodër, ku takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm. Mbështetja e tij i lejoi asaj t’i përkushtohej plotësisht artit të saj, pasi ai e ndihmonte me përgjegjësitë shtëpiake dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Me të dalë në pension në moshën 50 vjeç, Çefa i kushtoi edhe më shumë kohë pikturës, mësimdhënies për fëmijë dhe punës në studion e saj në shtëpi. Ajo zgjodhi të mbante mbiemrin e vajzërisë, Çefa, në nder të dëshirës së babait të saj që mbiemri i familjes të vazhdonte.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, sistemi i artit kontrollohej rreptësisht nga institucionet shtetërore, përfshirë Lidhjen e Artistëve dhe Shkrimtarëve, anëtare e së cilës ishte Çefa. Shumica e veprave të saj të rëndësishme u krijuan para vitit 1990, të formësuara nga temat e Realizmit Socialist që diktoheshin kryesisht nga ideologjia e kohës. Megjithatë, brenda këtyre kufizimeve, ajo ruajti perspektivën e saj unike, duke u përqendruar te figurat femërore si subjektet e saj kryesore, pavarësisht nëse ato përfaqësonin nëna, luftëtare apo punëtore. Këta personazhe ishin pjesë e kompozimeve që trajtonin temat e kërkuara nga Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve, dhe veprat e saj u ekspozuan në ekspozita në grup, kryesisht në Tiranë, me disa që u bënë pjesë e koleksionit shtetëror.

Gjatë viteve të diktaturës, të ishe piktor ishte sfiduese, pasi temat artistike diktoheshin nga agjencitë qeveritare, shpesh duke u përqendruar në tema nacionaliste ose ideologjike. Lidhja e Artistëve dhe Shkrimtarëve do të lëshonte broshura me tema mbi të cilat artistët duhej të krijonin vepra që më vonë do të shfaqeshin në ekspozita në grup. Ashtu si shumë të tjerë, Çefa i ndoqi këto udhëzime, duke krijuar kompozime që i përmbaheshin parimeve të Realizmit Socialist, ndërsa përpiqej gjithashtu të fuste qasjen e saj personale sa herë që ishte e mundur. Kontrolli i shtetit mbi shprehjen artistike ishte rigoroz: një komision qeveritar do të vizitonte artistët në studiot e tyre gjatë procesit krijues, duke i udhëzuar ata se si puna e tyre duhet të përputhej me temat e sugjeruara dhe parimet ideologjike të diktuara nga partia. Ky komitet, zakonisht i përbërë nga burokratë me pak lidhje me botën e artit, kishte ndikim të rëndësishëm mbi punën e artistëve.

Çefa kujton një episod në të cilin po pikturonte një vajzë të re duke qepur një flamur, duke përdorur veten si modele dhe duke veshur veshje tradicionale nga vjehrra e saj. Komisioni këmbënguli që ajo të ngrinte kokën e vajzës në pikturë për të shprehur krenari. Edhe pse Çefa bëri rregullimet e kërkuara, ajo ndjeu se versionit të rishikuar i mungonte autenticiteti. Pasi diktatura mbaroi, ajo rikrijoi vizionin e saj origjinal të pikturës, e cila tani është pjesë e koleksionit në Galerinë e Qytetit të Shkodrës.

Çefa kujton se piktura dhe vizatimi kanë qenë pasione të përjetshme, duke filluar me ngjyra vaji në karton dhe kanavacë, dhe më vonë duke kaluar te lapsat me ngjyra në letër, një medium që e gjeti më të lehtë për t’u përdorur për shkak të një problemi me sytë që kishte që nga fëmijëria.

Përpara se të krijonte një kompozim të madh, Çefa kryente studime të gjera përgatitore, duke prodhuar skica dhe vizatime të subjekteve të saj kryesore nga jeta reale. Këto vepra përgatitore tani përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së saj të mbetur. Pavarësisht temave të diktuara nga shteti, frymëzimi i saj kryesor ka qenë gjithmonë fëmijët, të ndjekur më vonë nga natyra. Portretet e fëmijëve dominojnë veprat e saj të para viteve 1990, ku ajo gjeti subjekte tek fëmijët e saj, miqtë dhe kushërinjtë e tyre.

Disa vepra të Çefës janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Midis tyre është “Fëmijët në Muze” (1974), një vepër përfaqësuese e punës së saj gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980. Ajo kaloi rreth tre muaj duke krijuar këtë pikturë, duke filluar me skica dhe studime të shumta të detajuara për secilin fëmijë të përshkruar, të gjitha të bazuara në personazhe realë, përfshirë djalin e saj dhe bashkëmoshatarët e tij. Piktura tregon një mësuese me një grup nxënësish të klasës së parë gjatë një vizite në pavijonin e Luftës Kombëtare Çlirimtare në një muze historie. Ndërsa mjedisi i muzeut në pikturë është i imagjinuar, ai i referohet muzeve të vërtetë të epokës në Shkodër dhe Muzeut Historik në Tiranë. Vepra kap një moment interesant në mënyrën se si përçohet historia dhe pasqyron krijimin dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

Çefa mori pjesë në ekspozita të shumta dhe disa nga veprat e saj u blenë nga shteti, disa prej të cilave u përfshinë në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Artit dhe Galerisë së Qytetit të Shkodrës. Megjithatë, shumë nga veprat e saj në kanavacë, të cilat u shpërndanë në institucionet shtetërore në të gjithë Shqipërinë, u humbën pas viteve 1990. Pas rënies së komunizmit, ajo shpesh i shiste veprat e saj me çmime të ulëta për shkak të vështirësive ekonomike të vendit. Në vitin 2022, vepra e saj Fëmijët në Muze (1974) u shfaq përsëri në ekspozitën Ambicione në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ekspozita, e bashkëkuruar nga Adela Demetja, shënoi një fokus të ripërtërirë në historinë dhe praktikën artistike të Çefës, të cilën Demetja po e hulumton dhe promovon më tej.

Liljana Çefa, Fatosat në muze  (Fëmijët në muze) , 1974, 133 x 158,3 cm, vaj në pëlhurë. Foto Ylli Bala, me mirësjellje të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Pasuria e Liljana Çefës, e vendosur në Shkodër, aktualisht menaxhohet nga djali i saj, Andi Hila, i cili është gjithashtu artist vizual. Këto punime përgatitore tani përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së saj të mbetur. Edhe pse ajo mban shumë vepra në koleksionin e saj privat, kryesisht vepra në letër, pikturat e saj më të rëndësishme janë të pagjurmueshme. Koleksioni i saj privat përfshin gjithashtu autoportrete të shumta të krijuara gjatë periudhave të ndryshme të jetës së saj.

Shkruar  nga Adela Demetja

The post 85 vjet, artistja Liljana Çefa, nga Adela Demetja first appeared on .

“Libri të ban të lirë”, iniciativa e Katedrales së Shkodrës për panairin e parë të librit
Në datat 5, 6 dhe 7 qershor, Katedralja e Shkodrës do të organizojë edicionin e parë të Panairit të Librit me emërtimin “Libri të ban të lirë”, një nismë që vjen si dëshmi e gjallë e përkushtimit të qytetit ndaj kulturës dhe letërsisë.

“Kisha në misionin e vet kërkon promovimin, zhvillimin e jetës njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, prandaj nuk habit fakti i një panairi libri në oborrin e Katedrales, sepse panairi është i lidhur ngushtë edhe me këtë ambient që i përket kishës, Katedrales, siç është biblioteka. Besoj që kjo bibliotekë e vogël është bërë shkas i mirë për këtë ngjarje,” tha dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodrës.

Me pjesëmarrjen e shtëpive kryesore botuese nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ky panair synon të kthehet në një pikëtakim vlerash letrare, ku libri shfaqet si urë komunikimi mes lexuesit dhe autorit.

“Jam shumë i lumtur që më së fundi, pas sa e sa viteve punë në fushën e bibliotekave dhe si drejtues i tyre, arrita të shoh të organizuar një panair libri në qytetin e Shkodrës. Ky është panairi i parë dhe mendoj që pas tij do të vijnë të tjerë,” deklaroi Gjovalin Çuni, drejtor i bibliotekës “Zoja e Shkodrës”.

Programi treditor i panairit “Libri të ban të lirë” përfshin promovime librash, takime me autorë, leksione të hapura dhe lexime artistike nga emra të njohur të letërsisë shqipe, pjesëmarrje të botuesve të rëndësishëm, koncerte, si dhe net letrare në amfiteatrin e hapur pranë Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës.

The post “Libri të ban të lirë”, iniciativa e Katedrales së Shkodrës për panairin e parë të librit  first appeared on .

ROMANTIZMI, FRANC SHUBERT, LIEDI
Metila DERVISHI

ROMANTIZMI, FRANC SHUBERT, LIEDI.

Problemi që ngre romantizmi, është ai i raportit mes botës dhe individit. Bërthamën e romantizmit, ashtu si çdo traditë tjetër e artit evropian, e gjejmë në botën e pasur të artit mesjetar, sidomos në folklorin e tij. Një prej figurave më të njohura të periudhës romantike është kompozitori austriak Franc Shubert (1797-1828), i shquar për melodinë dhe harmoninë e përdorur në këngët (liderat) dhe muzikën e tij të dhomës.

Muzika e Shubertit kënaq sot shumë më tepër njerëz sesa më parë, ajo shfaqet në një numër të pafund koncertesh dhe recitalesh rreth botës, luhet në stacione të pafundme radiosh dhe ka një numër disqesh që vijnë gjithnjë duke u rritur.

Ka studiues që Shubertin e trajtojnë edhe si përfaqësues të klasiçizmit dhe kjo sigurisht ka disa arsye. Ai jetoi në epokën e fundit të klasiçizmit dhe ishte bashkëkohës i Bethovenit, i cili qe një idhull dhe një shembull për të. Kjo, ngaqë ai shkroi gjini muzikore, të cilat përbëjnë drejtimin bazë të klasiçizmit, si simfoni, sonata etj. Nëntë simfonitë që ai kompozoi, përveç simfonisë së 8, janë shkruar sipas frymës klasike. Pra, si të thuash, ashtu si dhe mjaft bashkëkohës të tij, ai qëndron mes klasikëve dhe romantikëve. Ndërsa ajo që e bën atë përfaqësues të romantizmit, janë këngët e tij dhe simfonia nr. 8. Këto janë tepër melodike. Madje në simfoninë nr. 8, ka elementë tematikë që këndohen dhe në ndërtim të saj ka tematë tipit vokal. Kjo sigurisht përbën një aspekt novator në simfonitë e tij.

Në periudhën e klasiçizmit iu dha përparësi gjinive të mëdha muzikore dhe sigurisht kënga nuk ishte një gjini e tillë. Pra, kënga si gjini, nuk i përket aspak klasiçizmit, ajo është një fenomen i ri i epokës së romantizmit. Shubert qe ai që i dha një rëndësi të madhe asaj. Megjithatë, arsyeja kryesore që Shuberti u mor kryesisht me këngë, përveç të tjerash, lidhet dhe me ngjarjet historike të kohës së tij. Periudha në të cilën ai jetoi, ishte epoka e lëvizjeve demokratike borgjeze. Ndoshta, pikërisht për të qenë sa më afër realitetit të kësaj periudhe, u zgjodh dhe kënga si gjini, e cila u bë dhe gjinia më e preferuar e asaj epoke.Gjithashtu ajo është dhe më e e qartë për masën. Estetika romantike solli gjëra të reja në art e në muzikë. Disa nga këto të reja i shohim tek arti shubertian, në të cilin perceptimi i përmbajtjes artistike realizohet përmes konceptimit subjektiv. Përmbajtja e veprave të tij lidhet kryesisht me transmetimin e ndjenjave dhe të mendimeve të njerëzve të thjeshtë. Tema e dashurisë, gëzimeve dhe vuajtjeve të njeriut, figurat e ndryshme të natyrës përbëjnë thelbin e përmbajtjes së veprave të tij. Përmes këtyre motiveve kompozitori zbulon dramën shpirtërore të heroi romantik. Këtë e shohim kryesisht tek kengët. Me këngën ai, sa ç’qe përfaqësues i periudhës romantike, qe njëkohësisht dhe përfaqësues i vetvetes. Në periudhën e romantizmit ndryshoi qëndrimi ndaj formave muzikore, ndryshoi koncepti i mëparshëm, kështu dhe kënga u kërkua ashtu si edhe simfonia.. Pra, kënga e Shubertit u bë shprehje e ndryshimeve të epokës.

Që Shubert ishte melodist i madh, madje “sipëror” kjo është një aksiomë që përsëritet çdo ditë. Por melodia duhet të prkufizohet më saktë në raport me elementët e tjerë të krijimeve muzikore si p.sh tema. “Melodia” mund të përcaktohet “ një ide muzikore e shprehur plotësisht dhe në të njëjtën kohë e rrethshkruar”. Nga ana tjetër tema është një syth, është një qelizë jo e plotë dhe në sipërfaqe, më pak tërheqëse se një melodi e përmbushur. Por ka si kompensim mundësi pjellshmërie, ka mundësinë e zhvillimit, të cilën melodia nuk e ka. Mund të themi gjithashtu që tema përfaqëson elementin dramatik dhe dinamik dhe për këtë ka një impuls ritmik që shpesh i mungon melodisë. Melodia përfaqëson elmentin lirik dhe soditës, e lindur ose nga një improvizim intuitiv, ose nga një kapërcim i lumtur. Shuberti ishte një kompozitor kryesisht melodik, idetë e tij në “hyrje” janë pothuajse të një një bukurie mrekulluese, por në “zhvillim” rëndohen ose shpërndahen në përsëritje të padobishme. Kur Shuberti ia del të ndërkëmbejë dy koncepte, të bëjë melodi me temat dhe tema me meloditë, atëhere realisht mrekullia kryhet.

Meloditë te kënget ose lirikat e tij përbëjnë sigurisht monumentin e tij të madh, në të cilin ai mbetet mjeshtri i pakapërcyeshëm dhe i padiskutuesëhm, më i madh në këtë fushë se sa parardhësit ( Moxart, Hajden, Bethoven) dhe më i madh se sa ato që e ndoqën (Shuman, Brahms edhe Volf). Asnjeri prej tyre nuk ka pafajësinë e përkryer të Shubertit, ngrohtësinë e panjollë dhe lumturinë shprehëse. Atje ku atë nuk e turbullonin problemet e formës, ai i jepej tërësisht frymëzimit të tij.

Koncepti romantik i heroit ishte mishëruar virtualisht tek Shuberti. Jeta e tij karakterizohet nga një krijimtari pothuajse e pabesueshme, por gjithashtu dhe nga varfëria dhe vuajtjet e shumta, sëmundje, vetmi, mungesë e njohjes nga publiku. Në subjektet e tij kishte ekstreme të mëdha emocioni, të cilat padyshim dëshmojnë për mjeshtërinë e tij. Ka një numër anekdotash që tregojnë për spontanitetin e tij në krijimet e tij më të mëdha. Thuhet se ai ka shkruar më shumë se shtatë këngë në një ditë të vetme. Dhe mendohet se ai ka qenë një kompozitor instiktiv, një talent natyral që vendosi t`i këndonte natyrës, përroit, fushave, përvojës së dashurisë. Ashtu si poetët romantikë si, Bajroni, Kits dhe Sheli, Shubert vdiq i ri, por ai i kishte realizuar më shumë se gjysmën e 600 këngëve të tij, që në moshën 19-vjeçare.

. Por, ç`nënkupton fjala Lider. Në gjuhën gjermane lider do të thotë këngë. Termi i referohet në veçanti artit të këngës, të shkruar nga kompozitorët gjermanë gjatë periudhës romantike të 1800-tës. Franc Shubert ka qenë një nga kompozitorët më të famshëm të liderave. Shumë prej lidereve janë shkruar për vepra vokale të shoqëruara me piano. Kryesisht në to shprehet dashuria për natyrën dhe kjo është shprehur me fjalët e poetëve të mëdhenj gjermanë, duke përfshirë këtu Gëten dhe Hajnen.

Liderat e Shubertit janë të mbushura me shkrime piktoreske, tinguj muzikorë që synojnë të prezantojnë ndjenjat e jetës së tij. Zakonisht diçka e tillë jepet në partin e pianos, ku Shuberti paraqitet një novator i madh. Duke u mbështetur në arritjet e mëdha të muzikës pianistike të shek.XVIII dhe fillimit të shek. XIX, Shuberti i zgjeroi jashtëzakonisht funksionet e partit pianistik në këngë. Megjithëse i ndërtuar shpeshherë thjeshtë, ky part lidhet ngushtë me përmbajtjen dhe frymën e përgjithshme të melodisë vokale, herë duke u bërë pjesë e veprimit aktiv, herë duke krijuar dekorin dhe herë duke dhënë në mënyrë figurative gjendjen shpirtërore të heroit të këngës. Kështu p.sh. te Margarita në çikrik, faktura pianistike e thjeshtë dhe monotone krijon sfondin psikologjik dhe dekorativ të këngës. Imitimi figurativ i lëvizjes së çikrikut sugjeron gjendjen e rënduar shpirtërore të personazhit. Te balada Mbreti i pyllit piano flet me një gjuhë gati simfonike, krijohet figura e xhindit të frikshëm, paralajmërohet vdekja e djalit të vogël. Ndërsa te Mullixhesha e bukur na jepet përroi nëpërjet partit të pianos.

Shuberti shkroi dy cikle me këngë, Mullixhesha e bukur(1820) dhe Rrugë dimërore (1827) , subjekti i të cilave është marrë nga poemat e shkrimtarit Vilhem Myler( 1794-1827).Karakteristikë e këtyre cikleve është se në to subjekti poetik shtjellohet në vetën e parë, gjë që i jep tregimit tipare të theksuara autobiografike. Të dy ciklet kanë një lidhje të ngushtë midis tyre së pari, në linjën e përbashkët liriko-dramatike, linjë e cila merr tipare tragjike në ciklin Rrugë dimërore dhe, së dyti, në gërshetimin e jetës dhe të peripecive të heroit shtegtar me figurat e natyrës. Nëse këngët e ciklit Mullixhesha e bukurkanë si sfond natyrën e pranverës, tek Rrugët dimërore mbizotëron peisazhi i acartë i dimrit. Në mënyrë figurative, në të dy ciklet, përshkrimi i jetës dhe i natyrës lidhet ngushtë me gjendjen psikologjike dhe botën e brendshme të heroit.

Mullixhesha e bukur mbështetet në 20 këngë. Përmbajtja e tij tregon për një djalosh të ri të gëzuar, i cili is rrugën e jetës dhe pas endjesh të shumta zë vend si punëtor në një mulli. Djaloshi bie në dashuri me vajzën e mullisit.Por mullixhesha e bukur nuk u përgjigjet ndjenjave të zjarrta të djaloshit, sepse bie në dashuri me gjuetarin, I dëshpëruar thellë djaloshi kërkon t`i japë fund brengave në ujërat e kulluarar të përroit. Këtë subjekt të thjeshtë dhe naiv, Shuberti e mishëroi në mënyrë poetike në këngët e tij, duke u dhënë vlera të reja vargjeve të Mylerit. Tema e dashurisë i nënshtrohet një plani dramaturgjik të qartë: kalimi prej gjendjeve të gëzuara e të frymëzuara që ngjallin dashuri, drejt hidhërimit të pashpresë të heroit. Këngët e ciklit përbëjnë etapa të ndryshme të zhvillimit të idesë poetike. Ato japin evoluimin psikologjik të personazhit. Një vend të rëndësishëm zë në cikël personazhi i dytë, përroi . Kjo figurë ndihet në çdo këngë të ciklit, herë duke krijuar sfondin dekorativ të shtegëtimit, herë duke ndihmuar për zbërthimin e ndjenjave dhe të gjendjeve psikologjike nëpër të cilat shkallëzohet ngjarja.

Pjesa më e madhe e këngëve janë ndërtuar në formën tradicionale të këngës strofike. Por, duke ia nënshtruar strukturën e këngës dramaturgjisë së zhvilluar të ciklit, Shuberti i dha kupletit pamjen e një miniature të lirë romantike. Haset në këtë cikël edhe forma tripjesëshe e, në ndonjë rast, ajo e zhvillimit të lirë në materialin muzikor, shembull i të cilit është kënga Dëshira për të ditur (nr.13), një meditacion lirik që shtjellohet në një formë më të ndërlikuar.

Një ndër këngët më ekspresive të ciklit është ajo me titull Ngjyra e dashur, nr. 16. Në formën e thjeshtë të kupletit, kompozitori trajton mendimin dhe ndjenjën e thellë që të mahnit. Kënga përshkohet nga intonacione elegjiake, që ngjallin dhimbje e trishtim. Këto intonacione fiksohen, së pari në hyrjen pianistike, në melodinë e thjeshtë, por të zymtë të basit, në tonalitetin minor, që përshkon gjithë këngën. Gjatë ndërhyrjeve të partit vokal, pianoja luan një figuracion monoton ostinato, nëpër të frenohet çdo lloj përshtypjeje që mund të ngjallin këmbimet midis modit minor me atë mazhor.

Cikli përfundon me ninullën e përroit për të dashuruarin. Uji i përroit rrjedh butësisht dhe i ofron ngushëllim djaolshit për zhgënjimin në dashuri. Në melodinë e saj të qetë e të këndueshme shprehet një melankoli dhe trishtim i përmbajtur. Pa bujë e tragjizëm të theksuar, kompozitori krijon figurën e qetësisë së vdekjes.

Nëpërmjet ciklit Shuberti tregon gjerësinë e tij krijuese në linjat melodike dhe gjenialitetin e tij në shoqërimet e këndshme që i lidhin fjalët me melodinë aq mirë.

Shuberti ndonjëherë ishte i paaftë të mbështeste idetë e tij muzikore, të cilat dikur i kishte paraqitur në një formë të zgjeruar. Ai kishte një ndjeshmëri shumë të madhe në krijimin e melodive, kishte frymëzim poetik, i cili kapej lehtësisht nga dëgjuesit nëpërmjet disa përsëritjeve. Këngët e tij i kanë dhënë, padyshim, Shubertit një vend mes kompozitorëve më të mëdhenj edhe sikur ai të mos kishte shkruar asgjë tjetër. /artmagazine.al

The post ROMANTIZMI, FRANC SHUBERT, LIEDI first appeared on .

Meditim për poetin e dijetarin e përndjekur Vexhi Buharaja perkimin e 105 vjetorit te Tij!
Berati. Siç gjithmonë, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt, Berati  hijeshohet  nga lule shumëngjyrëshe. Gjelbërimi  i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve. Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e  kalon mespërmes qytetit të lashtë me zhurmërimë të lehtë, rrëshket nën tri ura, njera e varur,  tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër, e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo panoramë mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut,  i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të në mbarim të ditës dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet prapa tij duke lënë pas muzgun e mbremjes mbi qytet e rrethinat me ullinj, pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e  ura e re  dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra, bahçetë përrallore buzë lumit,  në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes. Jo më kot Berati njihet në histori si qyteti i poetëve dhe i këngëtarëve gazmor, larg çdo trishtimi, qytet i mësuesve të apasionuar, qytet i myezinëve, zëri i të cilëve nga minaret e bardha dëgjohej në largësi. Edhe shtëpitë me shumë dritare, rrugicat, bahçetë, ndërtesat e xhamive dhe e kishave me pikturat e Onufrit, disa mbi shkëmbinjë,  ura e e gurtë me shumë harqe harmonike, janë vepra të mirëfillta artistike nga dorë mjeshtrish.

Lindja e poetit dhe e dijetarit/Në këtë qytet, ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë më 12 maj 1920, 90 vjet më parë, u lind një fëmi. Shtëpia ndodhej në fund të një rrugice  me kopësht apo bahçe plot pemë buzë lumit e përballë Shpiragut, në lagjen Murat Çelepi, tashmë rrafshuar, tok me shtëpi të tjera patriotësh, qysh në kohën e diktaturës komuniste. Pra, u lind një fëmi, një djalë, i cili do të quhej Vexhi. Një djalë, i cili  do të nderonte fisin e Buharasë. Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm që do të ngrinte lart vlerat e Beratit dhe të atdheut. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç. me poezitë si, “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë, “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj. me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat të sjellin ndër mend Lasgush Poradecin. Të krijuara sipas traditës rilindase, shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë. Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari” në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj.
Drama e jetës së tij/Vexhi Buharaja pas mësimeveë të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.  Në fillim të vitit 1944, e shohim të kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte vas në shqip për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer. Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për njerëzit e ditur, Vexhi Buharaja si shumë intelektualë të tjerë u arrestua. Biblioteka e tij e pasur u sekuestrua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi!… Gjyqi komunist me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg. Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët patriotë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinerët e aftë, shkrimtarët e talentuar, njerëzit e shërbesave fetare etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja për të siguruar jetesèn e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse. Me duart e pafuqishme, të përdorte sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat i mbajti pranë si mjetet e tij më të shtrenjta.
Frymëmarrja nëpërmjet krijimtarisë/Në vitet ’60, kur diktatura do të ndalte vrullin e vet vrastar, krijohet mundësia të kthehet në arsim. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të mësuar në burg. E shohim të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet qendrore të asaj kohe patën nevojë për dijet e tij, në vitin 1965 pranohet punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të UT, më vonë e Akademisë së Shkencave. Për Buharanë do të niste një kohë e re krijuese dhe hulumtuese. Shquhet për punë të palodhëshme e cilësore për historinë e Shqipërisë. Kjo u duk në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrotin- Skënderbe, me rastin e 500 vjetorit të lindjes,  mbajtur në një sesion shkencor në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë shqipe e të huaj. Të tillë qenë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Bujar Doko, Isuf Vrioni etj.  Po atë fat pati edhe Vexhi Buharaja. Në Institutin e Historisë, përktheu shumë dokumente arkivore turke që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe qindra letrave në turqisht të rilindasve tanë, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima etj. Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për shpjegimin e toponimeve të vendbanimeve; transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanisht, në shumë rrethe të vendit, në objektet fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta etj. Një nga veprat e tij me titullin, “Monumente të kulturës turko-arabe” përmban rreth 300 mbishkrime, të një kohe që nis nga Shekulli XV deri në Shekullin XX. Shumë studjues për temat e tyre përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, „sipas arkivit të Institutit të Historisë”. Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje i përfaqësuan padrejtësisht të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj si, gjuhëtari i madh Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger etj. Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama „Besa“ e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit,  botimi  në shqip i veprës së Saadiut “Gjylistanit dhe Bostanit”, perlë e poezisë botërore. Përgatiti dhe një antologji me poezi të zgjedhura të poetëve persianë.
Për letërsinë tonë e një rëndësie të veçantë, është dhe kthimi  në shqip nga Vexhi Buharaja i dy vëllimeve me poezi në gjuhën perse të Naimit, „Endërrimet“ (Tahajjulat) dhe „Katër Stinët.“ Sipas një letre publçisti N J, i njohur si hartues antologjish me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë, rreth këtyre dy librave. Lasgush Poradeci për këto punë arti, do të shkruante:“ Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu.“  Prof. Eqrem Çabej pas leximit të „Gjylistanit“ u shpreh me fjalë të ngrohta: “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja të meritonte  gradë shkencore”. Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara ua jepte të tjerëve si burim për  tema që kishin në program. Si shpërblim pas kërkesash të lodhëshme, disa ktheheshin e disa humbisnin.
Largimi nga puna/Kur diktatura me luftën e klasave u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i egër u prit me pakënqësi të thellë nga disa intelektualë të ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur Samim Visoka, për këtë akt të mbrapsht, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë: „S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë si Vexhi Buharaja janë perlë…“. Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer u largua nga puna shkencore. Pushtetarët e mefshtë të Beratit për ta fyer më tej këtë intelektual të rrallë, e caktojnë arkëtar në një lokal shërbimi. Megjithatë populli i Beratit si përherë e respektonte dhe mburrej me të. Ashtu si më parë, ai vijoi të merrej me art e shkencë. Të gjithë ata që patën fatin ta takonin, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar.
Përfundimi/Muret u shembën e idhujt ranë. Në vitin 1993 Vexhi Buharaja u nderua me titullin „Qytetar Nderi“ i Beratit dhe “Mësues i Popullit”. Medreseja dhe Biblioteka e Beratit mbajnë emrin e tij. Ahmet Kondo më 1995 botoi librin “Vexhi Buharaja-Njeriu, poeti, dijetari”. Ai përmendet në librin, “Antologjia e Krimit Komunist”, botuar në vitin 2006. Në vitin 2008, në Tiranë, u botua libri me titull: “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull”, shkruar nga Yzedin Hima. Pas një heshtje të gjatë foli edhe Akademia e Shkencave me Fjalorin Encikopedik Shqiptar.
Tashmë, emri i Vexhi Buharasë, njihet kudo për dhuntitë  e rralla: poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve. Së pari, gjuhët klasike të Lindjes Islame: persisht, arabisht, osmanisht dhe turqishte e re. Së dyti. gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Së fundi rusisht. Lexuesi në kohët tona u njoh edhe me shqipërimin e përkryer të „Shah-Name-së“ së Firdusiut, një kryevepër tjetër botërore, e lënë në dorëshkrim nga Vexhi Buharaja.

The post Meditim për poetin e dijetarin e përndjekur Vexhi Buharaja perkimin e 105 vjetorit te Tij! first appeared on .