Uncategorized »

“Gruaja me Sirtarë” – një portret i thellë i gruas shqiptare në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”
Teatri “Aleksandër Moisiu” sjell në skenë dramën “Gruaja me Sirtarë”, një prodhim që flet me gjuhën e thjeshtë, por goditëse të realitetit, ku kujtesa personale shndërrohet në pasqyrë sociale. E shkruar nga autorja Anisa Markarian, vepra eksploron jetën dhe brengat e një gruaje që jeton mes kujtimeve, sakrificave dhe heshtjeve të mbledhura ndër vite.

Aktorja Mimoza Marjanaku mban mbi vete të gjithë peshën e rrëfimit, duke interpretuar një rol kompleks, ku fjalët nuk mjaftojnë pa ritmin e frymëmarrjes, pa pauzat e qëllimshme dhe pa tensionin e brendshëm që karakterizon dramën. Monologu i saj është sfida e gruas : i gjatë, i trazuar, plot zhytje e  ku personazhi lëviz mes të shkuarës  dhe të tashmes.

Ky lloj monologu kërkon disiplinë të hekurt aktoreske, ruajtje të emocioneve, kontroll të tonit dhe aftësi për të mbajtur publikun të lidhur pas çdo fjalie — dhe Marjanaku ia del ta bëjë këtë me një intensitet të rrallë. Ajo ndërton një grua që përballet me kujtimet si me plagë të hapura, duke e kthyer skenën në një rrëfim të brendshëm gati dokumentar.  Përballë saj, Romir Zalla krijon një energji të kundërt që e pasuron dialogun dramatik të veprës.

Regjisorja Suela Bako ndërton një regji të përmbajtur, të fokusuar te detaji dhe simbolika, duke i dhënë veprës ritëm të ngadaltë, por emocionalisht të ngjeshur.

Skenografia e Alketa Tragaj, e plotësuar nga bashkëpunimi me Erti Bejdo dhe Lira Zahiri, është një nga elementet më të forta të shfaqjes: një hapësirë me stilim te asaj periudhe, e ftohtë, ku objektet e shpërndara në skenë funksionojnë si “sirtarë” të hapur të së shkuarës. Çdo send bëhet dëshmi e një jete, duke sjellë në të njëjtën hapësirë nostalgji, dhimbje dhe ironi.

Në aspektin estetik, shfaqja rritet edhe nga ndërhyrjet vokale të këngëtares Kiara Juba, e cila vendos një ton emocional që lëviz mes brishtësisë dhe dramës.

“Gruaja me Sirtarë” është një shfaqje që kërkon reflektim dhe e fton publikun të rikthehet tek roli i gruas në familje dhe shoqëri, tek ngarkesa që ajo mbart shpesh në heshtje dhe tek historia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Një prodhim teatror i realizuar me seriozitet artistik dhe me një mesazh që mbetet gjatë.

The post “Gruaja me Sirtarë” – një portret i thellë i gruas shqiptare në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” first appeared on .

Niçja dhe veprat pianistike… vijnë premierë
Nga Ardita Bufaj

Muzika ishte thelbi më i fshehtë i shpirtit të filozofit të madh gjerman Friedrich Nietzsche. Jo vetëm që ai gjeti në muzikë një temë për reflektim filozofik, por e kondsieroi atë edhe si një medium për shprehjen e prirjeve të tij inviduale- artistike.

I lindur më 15 tetor 1844 pranë Leipzigut, në shtëpinë e një pastori luteran, Nietzsche pati një kontakt të hershëm me muzikën, i cili u ndikua thellësisht nga muzika protestante e kishës që në moshë të re. Më vonë, gjatë kohës që ishte nxënës i gjimnazit në Naumburg, ai merrte pjesë në mbrëmje muzikore në shtëpinë e mikut të tij Gustav Krug, ku iu forcua bindja se muzika ishte thirrja e tij. Këto mbrëmje e prezantuan filozofin me shumë kompozitorë bashkëkohorë, ku ai zhvilloi një afinitet të veçantë për kompozitorët e njohur gjermanë si: Bach, Haydn, Mozart, Beethoven, Schubert, Mendelssohn, të cilët i konsideronte përfaqësues të shpirtit të muzikës gjermane. Ai mbeti besnik ndaj tyre deri në takimin e tij me Richard Wagner, i cili do të ndryshonte rrjedhën e krijimtarisë dhe mendimit të tij.

Nietzsche u angazhua thellë me muzikën përmes klubit privat “Germania”, të themeluar në vitin 1860 me Gustav Krug dhe Wilhelm Pinder. Kompozimi, eseja dhe debatet mbi artin dhe kulturën muzikore ishin pjesë e zhvillimit të tij intelektual. Në këtë periudhë ai kaloi një fazë të romantizmit kombëtar, por interesat e tij shtriheshin përtej kufijve gjermanë: mitologjia nordike, legjendat e mbretit gotik Ermanaric, folklori serb dhe muzika hungareze e polake. Edhe pse kompozimet e tij nuk arritën formën e veprave të mëdha, ato shfaqin ndjeshmëri poetike dhe kërkim shpirtëror. Ai kompozoi miniatura për piano, për zë e piano, pjesë për violinë e piano dhe për kor, si Wie sich Rebenranken Schëingen (1863) “Si dredhen hardhitë e rrushit”, Eine Sylvesternacht (1864) “Një natë e Vitit të Ri” dhe Kirchengeschichtliches Responsorium (1871) “Responsorium historiko-kishtar”. Megjithatë, Nietzsche e dinte se muzika ishte pasioni dhe jo profesioni i tij. Ai do të shkruante më vonë se muzika që krijonte nuk mund të arrinte kurrë pjekurinë e mendimit filozofik, por që mbetej gjuha më e sinqertë e shpirtit të tij.

Në këtë periudhë Nietzsche u ndikua thellë nga filozofia e Schopenhauer-it, i cili e quante muzikën “kopje të vetë vullnetit”, një art që flet për thelbin e gjërave dhe jo për hijen e tyre. Kjo ide do të përforcohej në mendimin e Nietzsche-s dhe do ta çonte drejt afrimit me Wagnerin, që gjithashtu ishte ndjekës i Schopenhauer-it. Takimi i tyre në vitin 1868 hapi një kapitull të ri në jetën e tij, ku për Nietzsche-n,W agner ishte mishërimi i idealit artistik gjerman. Në veprën “Tristan und Isolde”, ai pa realizimin muzikor të ideve të Schopenhauer-it për dashurinë, dhimbjen dhe vullnetin. Por kjo miqësi do të kthehej në një konflikt të thellë intelektual dhe shpirtëror. Midis viteve 1868 dhe 1888, Nietzsche do të kalonte nga adhurimi te kundërshtimi. Wagner mbeti figura përmes së cilës Nietzsche e përkufizoi marrëdhënien e vet me muzikën, artin dhe njeriun.

Nietzsche e konsideronte muzikën si një forcë që çlironte shpirtin dhe i jepte krahë mendimit. Ai besonte se sa më shumë bëhej njeriu filozof, aq më shumë krijonte personalitetin si muzikant. Filozofia e tij, edhe pse pa një sistem të unifikuar, ishte e përshkuar nga muzika. Për të, çdo frazë filozofike kishte muzikalitetin e vet, dhe komunikimi stilistik ishte shenjë e gjendjes shpirtërore. Marrëdhënia e tij me muzikën mbeti e dyfishtë: një dashuri që e shëronte dhe një pasion që e sfiliste. Nietzsche vuante nga sëmundje kronike, dhe shpesh përdorte muzikën si ilaç shpirtëror. Ai e quante “kurë universale”, një mënyrë për të rishpërndarë energjinë jetësore. Në letrat e fundit, ai pranon se dëgjimi i Carmen të Bizet-it i sillte qetësi dhe ekuilibër, ndërsa muzika e Wagner e rëndonte dhe i shkaktonte revoltë fizike: “Trupi im nuk e duron më këtë muzikë; këmbët e mia rebelohen, zemra ime proteston.” Kjo përmbysje estetike tregon edhe distancimin e tij filozofik, pasi muzika franceze u bë simbol i kthjelltësisë dhe masës, ndërsa ajo gjermane, e përfaqësuar nga Wagner ishte shenjë e dekadencës. Me këtë llogjikë, Nietzsche shpalli ndarjen e tij përfundimtare nga idhulli i dikurshëm, Wagner.Nuk ka asnjë dëshmi se kompozimet e Nietzsche-s të jenë interpretuar ndonjëherë në publik gjatë jetës së tij; duket se ai kurrë nuk pati mundësinë ta dëgjonte muzikën e tij të interpretuar nga dikush tjetër. Interpretimet, përgjithësisht nën drejtimin e Nietzsche-s, ishin ngjarje private, të rezervuara për familjen dhe miqtë. Nuk ka prova që Nietzsche ta ketë promovuar ndonjëherë veprën e tij apo ta ketë konsideruar veten dhe si kompozitor, megjithëse ai dërgoi tre pjesë për vlerësim tek Hans von Bülow. Vetëm një vepër iu botua gjatë jetës së tij, “Hymnus an das Leben” (Himni i Jetës) 1887, për kor miks dhe orkestër, Edhe pse karriera e tij kompozicionale ishte e shkurtër, aktiviteti si pianist zgjati deri në fillimin e problemeve të tij shëndetësore. Interpretimet në piano, ishin për të një formë lehtësimi terapeutik. Ai luante për familjen dhe miqtë, e megjithëse mungonte profesionalizmi, teknika e tij ishte e avancuar. Heinrich Köselitz e dëgjonte shpesh Nietzsche-n, nga ku shënoi dy momente domethënëse: në mesin e viteve 1870, gjatë interpretimit të Hymnus auf die Einsamkeit, ai përshkruante një ekzekutim të fuqishëm, në azilin e Jena-s, ku dëshmoi se improvizimet e tij ishin mjaft të ndikuara nga teknikat kompozicionale të Wagner dhe Beethoven. Ai mbeti aq i habitur nga forca shpirtërore e këtyre momenteve sa dyshoi nëse çrregullimi mendor i Nietzsche-s ishte real. Pavarësisht këtyre dëshmive, shkrimi i tij për piano dukej shpesh i vështirë, jo idiomatik, ndonjëherë afër së pamundurës, dhe shpesh më orkestral se pianistik, në përputhje me vëzhgimet e Köselitz-it për luajtjen e tij.

Në veprën e fundit muzikore Hymnus an das Leben, të përfunduar më 1887, Nietzsche arriti të përmbledhë gjithë përvojën e tij jetësore dhe shpirtërore. Përdori një poemë të Lou Salomé, me temën e dashurisë për jetën, pavarësisht dhimbjes. Ai e kompozoi këtë himn në një periudhë “patosi tragjik”, duke e parë si testament filozofik. Pjesa u orkestrua me ndihmën e mikut të tij, Johann Heinrich Köselitz (Peter Gast), i cili e ndihmoi në harmonizim e formë. Struktura e thjeshtë, hyrja në Re maxhor dhe melodia e qartë e bëjnë veprën një lutje poetike ndaj jetës. Nietzsche shpresonte që pas vdekjes së tij, kjo muzikë të këndohej në kujtim të tij, si një përqafim i fundit i jetës që ai kishte filozofuar.
Në vitin 1887, ai i shkruajti dirigjentit Hermann Levi: “Ndoshta nuk ka pasur kurrë një filozof që në realitet të ketë qenë muzikant në atë shkallë sa unë jam. Kjo nuk do të thotë që unë mund të isha natyrshëm një muzikant plotësisht i dështuar.” Një vetëdije ironike për kufijtë e talentit të tij, por edhe një pohim i thellë për unitetin midis mendimit dhe tingullit. Kompozimet e tij, të botuara më vonë në Bazel nga Bärenreiter (1976), dëshmojnë këtë pasion të sinqertë. Edhe pse dirigjenti von Büloë e quajti muzikën e tij “antimuzikale”, ku të tjerë si Friedrich Hegar e vlerësuan si spontane, poetike dhe evokuese. Nietzsche vetë pohonte: “Kam shkruar një fugë që nga fëmijëria dhe mund të kompozoj në stil të pastër me një farë shkalle pastërtie.” Ndikimi i tij në muzikën e mëvonshme është i gjerë. Wagner mbeti pikënisja e debatit të tij estetik, por shumë kompozitorë pas tij u frymëzuan nga filozofia e Nietzsche-s: Richard Strauss me “Also sprach Zarathustra” (1896), Gustav Mahler në Simfoninë nr. 3 me tekstin “O Mensch!

Gib acht!”, Frederick Delius me “A Mass of Life” (1905), “Hans Pfitzner” në reflektimet e tij mbi kulturën gjermane, Pierre Boulez dhe Luigi Nono në modernizmin e shek. XX. Të gjithë, gjetën te Nietzsche idenë e artit si tension i përhershëm midis rendit dhe kaosit. Për Nietzsche-n, muzika dhe filozofia janë dy fytyra të së njëjtës ndjesi: dëshira për të përjetuar botën përmes artit. Ai ishte shembulli i “kompozitorit-filozof” që kërkoi të shpjegojë filozofinë e tij jo me rregulla, por me ritëm, frymë dhe pasion. Nga Lindja e Tragjedisë deri te Eçe Homo, muzika mbetet qendra e vizionit të tij për njeriun, një qenie që lëkundet midis Apollinianit dhe Dionisianit, midis rendit dhe çmendurisë, për të krijuar artin e vet jetësor. Së shpejti, për publikun shqiptar, për herë të parë do të interpretohen veprat e tij pianistike, në një mbrëmje të veçantë, nga pianistja dhe pedagogia Ardita Bufaj.

The post Niçja dhe veprat pianistike… vijnë premierë first appeared on .

Franz Liszt, gjeniu që dominoi muzikën botërore… nga Metila Dervishi
Një nga figurat më komplekse e ‘joshëse’ të historisë së muzikës së shek XIX. Pianisti më i madh e virtuoz i kohës

Franz Liszt (22 tetor 1811(Doborján)- 31 July 1886 Bayreuth) – 139 –vite pas vdekjes. Personaliteti, poemi simfonik dhe sonata për Piano në si.

Nga Metila Dervishi

Kompozitor hungarez, pianisti e mësuesi Franz Liszt, ka qenë një nga udhëheqësit e periudhës romantike në muzikë. Në kompozimet e tij ai zhvilloi metoda të reja si teknike, si imagjinare, të cilat lanë vulën e tyre në këndvështrimin e tij progresiv kontemporan dhe paraprijnë disa nga idetë e procedurat e shek. XX. Njëkohësisht ai evolui edhe metodën e ‘transformimit të temave’ si pjesë e revolucionit që ai bëri në formë, bëri eksperimente radikale në gjuhën harmonike dhe shpiku poemin simfonik për orkestër. Si pianisti më i madh e virtuoz i kohës së tij, ai përdori teknikat e tij sensacionale dhe personalitetin koncertor joshës, jo vetëm për efekte personale, por për të përhapur, me anë të transkiptimeve të tij, dituri nga muzika e kompozitorëve të tjerë.

Si dirigjent dhe mësues, veçanërisht në Weimar, ai u bë një nga figurat më ndikuese në Shkollën e Re Gjermane, kushtuar progresit në muzikë.

Përkrahja e tij e pandërprerë për Wagner-in dhe Berlioz-in, bëri që këta kompozitorë të merrnin një famë më të gjerë europiane. E një rëndësie të njëjtë qe angazhimi i tij i pakrahasueshëm për të ruajtur dhe promovuar më të mirën e së shkuarës, duke përfshirë Bach-un, Handel-in, Schubert-in, Weber-in dhe mbi të gjithë Beethoven-in; performancat e tij mbi punime të tilla si Simfonia e Nëntë e Beethoven-it dhe Sonata Hammerklavier, krijuan një audiencë të re për muzikën deri më atëherë të quajtur si jo- të kuptueshme. Kontradiktat e dukshme të jetës së tij personale – një besimtar me një impuls të fortë i përzier me një dashuri për emocionet e kësaj bote – u zgjidhën nga ai me vështirësi. Akoma, shumica e informacionit të ri biografik mbi të e japin pamjen e tij si ‘gjysëm- cigan, gjysëm prift’, e pamundur për t’u mbështetur. Ai përmban në karakterin e tij idealet dhe aspiratat e shek XIX. më shumë se çdo muzikant tjetër i madh. Atij i takon merita historike për krijimin dhe përcaktimin e një forme dhe gjinie të re muzikore të quajtur Poemi simfonik. Bashkimi i termave poem – simfonik, si dhe forma e tij, u krijuan nga Franc Liszt për të përcaktuar serinë e punëve orkestrale të tij, të shkruara rreth viteve 1850-1860. Ai përdori transformimin poetik paralel me emocionet e poezisë. Forma muzikore e poemit simfonik është e lirë, megjithatë ajo afron me formën e sonatës, që përdoret në kohën e parë te simfonitë Poemi simfonik, i quajtur gjithashtu edhe ton poem (poemi i tingujve), është një kompozim muzikor për orkestër, i frymëzuar nga ide jashtmuzikore, histori ose “program”, ku titulli ose referon diçka, ose e aludon atë. Karakteristikat e poemit simfonik kanë evoluar nga koncert uvertura, një uverturë jo e lidhur me operan, por e sugjeruar nga letërsia ose nga episodet historike të ngjarjeve . Midis miteve të periudhës romantike, kultura evropiane rrënjosi më së shumti mitin e trajtimit të artit si transfigurim poetik të ekzistencës. Ky mit i kaloi kufijtë e sferës estetike, duke i kombinuar me mendimin utopik të rigjenerimit të njeriut dhe të shoqërisë. Në mjediset muzikore Liszti qe dëshmia e gjallë lidhur me këtë, ai i ndezur nga revolucioni i Parisit, në korrik 1830, filloi të tregonte një interes të madh për çështjet sociale e politike, duke u afruar me doktrinat e Lamanesë dhe të Sant Simonit. Në moshë më të pjekur këto ideale sociale u shuajtën krejtësisht dhe mbeti vetëm një sens fetar dhe mistik i krijimit artistik. Por, poetika listiane vazhdoi të karakterizohej nga prirja drejt dimensionit të së ardhmes së artit muzikor, i cili, nga fusha e tij specifike, duhej të hapej për të përqafuar artet e tjera. Ideja e shkrirjes së të gjithë arteve, sipas Listit, dukej se i përgjigjej kërkesës së rëndësishme të kohës për arritjen e një shprehshmërie më të gjerë e më të thellë. Nga ky këndvështrim, frymëzimi poetik dhe ai piktural, përfaqësojnë për muzikantin atë element të përshtatshëm për të rinovuar format e trashëguara. Vetëm muzikanti poet, mund të zgjeroj kufijtë e artit të tij, duke thyer zinxhirët, që pengojnë lirshmërinë e fluturimit të fantazisë së tyre ( Liszt). E njëjta gjë mund të thuhet dhe për futjen e një programi në muzikë, i cili u bë një element i rëndësishëm, që mund të sugjeronte rrugë të reja për muzikantin dhe, njëkohësisht, t’i hapë rrugë muzikës të së ardhmes. Kështu, në veprat e Liszt-it, arti muzikor nuk i drejtohej publikut të veçantë dhe aktual të asaj kohe, por publikut të së ardhmes, pra, një publiku ideal. Nomadizmi, internacionalizmi i tij, e shtynë List të ikte nga atdheu i vet Hungaria nëpër udhëtime të vazhdueshme, nëpër qendrat kulturore të Parisit, Vajmarit, Romës. Por periudha më e fuqishme krijuese e tij qe pikërisht në ajo e Vajmarit (1848), ku qëndroi për më tepër se një dhjetëvjeçar. Pikërisht gjatë kësaj kohe ai krijoi 13 poema simfonike, më e njohura ndër të cilat është ajo me titull Preludet, si dhe dy simfoni të programara, të dedikuara njëra Faustit të Gëtes, ( Simfonia e Faustit, me tre kohë, 1854-57 ) dhe tjetra Komedisë hyjnore të Dantes ( Simfonia e Dantes, 1856). Nga njera anë, këto projekte zbulojnë pjekurinë e plotë të atij konceptimi, tashmë të shprehur qartë në poemat simfonike të krijuara më parë, sipas të cilit krijimi muzikor ka përmbajtje poetike jashtëmuzikore dhe, nga ana tjetër, ato tregojnë nevojën për të zgjeruar përmasat e kompozimeve nëpërmjet kritereve të ndryshme nga ato të mëparshmet. Këto janë kritere të bazuara në metamorfoza të vazhdueshme tematike, të cilat mund të rikuperojnë disa parime ose skema tradicionale të trashëguara, si forma e sonatës, në një këndvështrim të çfunksionalizuar, ku skema poetike kryen funksionin e udhëheqësisë narrative, duke e orientuar shtjellimin ekspresiv gjatë trajektoreve të paparishikuara dhe të papritura. Liszt në idenë qendrore përdori një formë krejt të veçantë, monotematizmin, sipas të cilit një temë a një motiv bëhet ‘strumbullar’ intonativ i gjithë veprës dhe përmes shndërrimit, kryesisht variacional, fiton aftësi karakterizuese të aspekteve të ndryshme, ndonjëherë edhe të kundërta. Aplikimi i kësaj forme karakterizuese, jo vetëm nuk e varfëroi larminë e figurave muzikore, por, përkundrazi, ndikoi në unitetin tematiko-emocional dhe stilistik të veprës. Në kërkimet e tij të vazhdueshme, të frymëzuara nga pasione të ndryshme dhe shpesh kundërthënëse, siç ishin dhe motivet e tij krijuese, arti muzikor i Liszt në tërësinë e vet nuk është i përkryer, aq sa ç’është, p.sh arti vagnerian, një art ky harmonik, tematik dhe formal. Por, pikërisht ç’ekuilibrimet e Liszt-it, ndonëse nga këndvështrimi estetik mund të duken si një dobësi, zbulojnë një ndërgjegje estetike torturuese, që pikërisht në këtë torturë dhe në kundërthëniet e saj, në konfliktin mes ideve, kategorive të ndryshme të së bukurës dhe të karakteristikes, paraprijnë në qëndrime që do të jenë tipikë për artin muzikor të shek.’20. Në këtë këndvështrim dhe me këtë profil, Liszti, ndërmjet gjithë kompozitorëve romantikë ishte më parashikues, më i projektuar në të ardhmen, të paktën në të ardhmen e artit muzikor. Është e rëndësishme që Listi nuk këmbënguli të caktonte burime të lidhura ngushtësisht me letërsinë në veprat e tij, ndërsa, përsa i përket kompozitorëve që ndoqën dhe përshtatën modelin e tij të transformimit dhe zhvillimit tematik, ata mund të përfitonin ose të shfrytëzonin lirinë e madhe të kësaj forme, që mori dhe emërtime të tilla, si: Fantazi, Studim, Skicë, etj. Lidhur me këtë formë muzikore, Liszt-I ndikoi dhe te pasardhësit e tij. Po do t’u ndalja dhe te një arritje e madhe e Liszt në atë kohë, njw nga veprat e tij që ka zgjuar jo pak debate: Sonata për piano në si mino. Mes arritijeve të mëdha të krijimeve të viteve të Weimar-it (1848-1861) ishte dhe kompozimi i Sonatës për Piano në Si minor. Gjatë kësaj kohe Liszt-i kompozoi disa nga punët e tij më të mëdha e më mbresëlëwnëse si: dy koncertet për piano, të dy simfonitë “Faust” dhe “Dante”; “Totentanz” për piano dhe orkestër dhe poemat e tij simfonike. Duke shtuar këtu edhe rolin e tij si drejtues në festivale muzikore, ku ai luante repertor nga Beethoven-i, Berlioz-i, Verdi dhe Wagner-i. E mbaruar në shkurt të vitit 1853, Sonata në Si minor përfaqëson një nga kontributet më origjinale të formës së sonatës që erdhi nga shekulli XIX. Jo vetëm që janë katër kohët e saj që janë futur në një, po ato vetë në vetvete janë kompozuar përballë një sfondi të një skeme të plotë sonate-ekspozicion-përpunim, reprizë, që shtjellohet afërsisht në gjysëm ore muzike. Pra, shkurtimisht Liszt-i ka kompozuar ‘një sonatë nëpër një sonatë’. Ndoshta hera e parë në historinë e muzikës që diçka e këtillë është tentuar. Nganjëherë, Beethoven-i i ka lidhur kohët e sonatave dhe simfonive të tij, sigurisht; dikush mendon për simfoninë e pestë dhe sonatën Appassionata, ku finalet respektive shfaqen nga kohët e mëparshme pa ndërprerje. Por, te Sonata në Si- është ndryshe. Materiali vazhdimisht kontribuon në dy forma sonatash njëkohësisht. Kjo strukturë me funksion të ‘dyfishtë’ ishte që mos të kishte më vazhdimësi, derisa Schoenberg bëri diçka të ngjashme në Simfoninë e tij të parë për harqe, më shumë se 50-vjet më vonë. Nuk ka punë të tjera të Liszt-it që kanë tërhequr të njëjtën shkallë të vëmendjes shkencore si kjo sonatë. Tërheqja karshi kësaj ka të bëjë gjithashtu me programin e fshehur, gjë që ka mbajtur tre breza ekspertësh të zënë. Githsesi, pavarësisht heshtjes totale të Liszt-it mbi këtë çështje: ai thjesht e quajti këtë punim një ‘sonatë’. Kjo sonatë është mjaft e qartë e fuqishme dhe intriguese sa mund të mbajë shumë interpretime, duke përfshirë edhe atë të një kompozimi abstrakt instrumental, pra atë të një muzike absolute. Po a ish ajo një muzikë absolute apo vepër programatike?! Për dikë që i ka bashkangjitur tituj dhe përshkrime programatike përreth 90% të punimeve të tij, heshtja e tij, siç është, te ato me kuptimsi jashtë muzikore, është shprehëse… Sipas Peter Raabe ‘Sonata është një portret muzikor i legjendës së Faust-it, e kompletuar me tema të Faust-it, Gretchen-in dhe Mephisto-s’. Disa të tjerë kanë parë në këtë punim një përshkrim të kopshtit të Edenit, me tema që simbolizojnë Zotin, Luçiferrin, Adamin dhe Evën. Disa të tjerë e kanë parë veprën si një portret autobiografik të vetë Liszt-it. Sonata në Si minor, padyshim paraqet punën më të realizuar të prodhimeve pianistike tw Liszt-it. Ajo qëndron në linjën e poemave simfonikë. Me këtë punë, Liszt-i arriti majën dramatike të punës së tij për piano. Ajo u shfaq si një kohë e vetme dhe gjigante, afërsisht 30 minuta, në vartësi të interpretit. Gjithsesi ajo nuk thyen krejtësisht të shkuarën. Në të vërtetë Beethoven-i, ka pas përdorur parimin e mbi-vendosjes së temave në sonatën tradicionale në shpritin e një dialogu apo lufte dramatike. Është i njëjti shpirt, e njëjta frymë që përdori Liszt-i, por duke i dhënë një liri totale. Përveç përpjekjeve të ndryshme për ta shpjeguar këtë sonatë, forma saj ende shkakton probleme mes muzikologëve. Nuk ka një marrëveshje universale nëse kjo duhet të konsiderohet si një kohë e vetme e formës së sonatës, apo një punë shumë-kohëshe në me një kohë të ngadaltë dhe një scherzo, ndonëse numri i seksioneve është katër apo tre. Në të vërtetë e tërë premisa e një strukture me një funksion të dy-fishtë në vetvete me një fuge të identifukuar si një scherzo, është dyshuese. Këto pozicionime kontradiktore, veçanërisht ato që rrethojnë fugën, padyshim që do të jenë për një kohë të gjatë qender debatesh. Sonata u publikua në vitin 1854, me një dedikim për Robert Schumann (një gjest reciprok për dedikimin që Schumann-i i kish bërë Liszt-it tek Fantazia në Do maxhor, disa vite më parë). Performanca e parë u bë në publik nga Hans von Bülow në Berlin në 22 janar 1857. Perceptimi që u bë për veprën nuk ish premtues. Otto Gumprecht e përshkroi atë ‘si një ftesë për të fërshëllyer dhe stamposur’ (Nationalzeitung), ndërkohë që Gustav Engel mendonte që kjo hynte në konflikt si me natyrën si me logjikën. Nga këto kritika sonata u përmirësua pak dhe u luajt shumëpak, kështu që kjo vepër madhështore pianistike e Liszt-it pati shumë pak performanca para se të hynte shekulli ‘XX. Një nga performancat më të famshme, ish ajo që dha në mënyrë private Karl Klindworth për Richard Wagner-in në Londër, në 5 prill 1855. Gjithsesi, duke menjanuar kritikat konservatore të kohës, kjo vepër ishte një sfidë për themelimin e formës së sonatës në shek. XIX. Për përdorimin e kësaj strukture Liszt-i qe influencuar nga Fantazia Wandere e Franz Schubert. Schubert-i përdori në të njëjtwn mënyrë një numër të kufizuar elementesh muzikorë për të krijuar një punë të gjerë e të plotë me katër kohë, dhe përdori fugaton në kohën e katërt. Në fakt që në vitin 1851 Liszt-i eksperimentoi me një pjesë për piano jo-programatike të gjerë të quajtur Grosses Concert-Solo, ku katër kohë ishin në një. Kjo pjesë që u publikua në vitin 1865 si version me dy-piano nën titullin Concerto pathétique, tregon një marrëdhënie tematike dhe me Sonatën edhe me Simfoninë e mëvonshme Faust.

The post Franz Liszt, gjeniu që dominoi muzikën botërore… nga Metila Dervishi first appeared on .

POEMA ” Shtegtarët” -Met Dervishi
“Zogjtë as nuk mbjellin, as nuk korrin
zambakët as nuk mbjellin, as nuk tjerrin, as nuk thurin
këndonin shtegtarët
teksa prisnin Birin e Njeriut për shtegtimin e gjatë
te tempujt e Jerusalemit të ri
Pastaj Isaia
iu kthye sermonit tjetër
Bekuar qofsh ti që nuk e ke mjeruar njeriun e zotit në nevojë, dhe,
kur ai të ka trokitur në portë, ia ke hapur
bekuar qofsh dhe ti që nuk ia ke grabitur virgjëreshat
familjeve njeri pa njeri
Ishte viti i Jubileut të Madh
viti i Pajtimit dhe i Larjes së mëkateve
Gjatë gjithë kësaj jave, para shtegtimit të madh
ata ua kishin falur borxhet e vitit njëri-tjetrit
kishin fshirë kamatat e pashlyera të defterëve
dhe regjistrat e supermarketeve të getove elektronike
Ata që nuk flisnin me njeri-tjetrin, ishin pajtuar
ata që ua kishin grabitur tokat të tjerëve me mujshi, intriga dhe fajde, ua kishin kthyer
dhe i kishin lënë dyert e shtëpive të tyre të hapura për të gjithë nevojtarët
Që kalojnë atypari
Kur ranë te hijet e pemëve të lumit Jordan, ata ishin me qindra
pastaj, në mesditë, ia behën shtegtarët e tempullit të Delfit
( Ata që lahen me ujërat e shenjta të burimit të Castalias
ku pinte ujë Pitia, para orakujve të saj)
më vonë, ia behën shtegtarët benediktinë të lumenjve Po e Tibër
kurse pak para muzgut, ia behën shtegtarët e katedrales së Compostelës me mushkat e Guadalkivirit plot e përplot me zahire e
mandolina
kurse, në mbrëmje vonë, nga kurrizet e kodrinave zunë të zbrisnin përrenjtë e shtegtarëve të lumit Potomak
të distriktit Columbia
2
Ishte Jubileu i Madh dhe shtegtarët e të gjitha viseve, tabiateve e profecive
ishin drejtuar te tempulli i tempujve
Si ra nata, ndezën zjarret, shkundën mësallat
dhe i shtrinë rreth e rreth vëllazërive të reja që krijoheshin aty për aty
me ndonjë pipzë, mandolinë a fyell në qendër
dhe hapën torbat e ushqimeve ….
Shtegtarët e Delfit me tunika të lehta apo ato të maleve të Pindit me zhgune dhish e sakica kleftësh në brez
ishin kashtisur me përrenjtë e shtegtarëve të bogomilëve të paepur a ato të husitëve kokëshkretë
të franceskanëve të Asisit apo të kastanjetave të Guadalkivirit
në kurrizet e kodrinave të Jerikos e Betonias
të Jerusalemit të Ri
Kishin mbetur pa fjalë:
Teksa ngjiteshin në kurrizet e Galilesë, para muzgut
kishin vënë re se gjethet e fiqve fëshfërinin, po kokrra nuk kishin
gjethet e ferrave nuk kishin kokrra
madje, edhe bistakët e rreshkur të ullinjve, deje-deje,
ngjasonin me sisat e deleve shterpa
Gjithsecili përtypej në muzgjet e heshtjes së vet, rreth zjarrit
Të vetmit që mund të shpjegonin ndonjë gjë rreth fiqve pa kokrra
ishin shtegtarët e qytetit të shenjtë të dikurshëm ose shtegtarët e gjindjes rreth lumit të largët Potomak
që seç thonin për G-&-tën, inteligjencën artificiale dhe UFO-t
duke pëshpëritur
Pastaj pëshpëritjet zunë të fryhen e të përhapeshin rreth zjarreve të tjerë që zbrisnin nga kurrizet e kodrinave drejt lumit
dhe zunë të thonin se Tempulli nuk ishte më ai i pari
ai që kujtonin naivët se ishte
e as ai që kujtonin ata që kujtonin se nuk ishin naivë
Ju s’e besoni, po te Tempulli
Ungjijtë edhe sermonët janë bërë lesh e li
paragrafët e katekizmit të etërve tonë kushtetues ka kohë që po lexohen së prapthi dhe formulës së pagëzimit i kanë vënë brirë
kurse këshillin e lartë të sinedrit e kanë zaptuar disa hije që telekomandojnë bedelët e politikës dhe ekraneve
po që nuk i sheh askush
dhe vendin e pëllumbave të Birit të Njeriut e kanë zënë shqiponjat e apoteozave të të vdekshmëve
që besojnë se janë zota
që bubullijnë
madje, dhe armiqtë e rinj tani i prodhojmë vetë
i stërvisim me taktikat tona të luftës, i dendim me ëisky, çokollata e video të droguara
dhe pastaj i hedhim në kontinentet e diamanteve, floririt e metaleve të rënda
dhe pastaj i shpallim terroristë
Po ka akoma dhe më keq
Ja, edhe vetë papa po i bekon çiftet homoseksuale
burrat ka kohë që po bëhen gra, ose gjysëm gra, ose çerek gra, ose në mëngjes grua, në drekë gjysëm burrë, në darkë si të ndjehet
Mosozotmosozotmosozot
Gratë po bëhen burra ose gjysëm burra ose çerekburra dhe dashurohen e puthen nëpër studio televizione me robotë nën
duartrokitjet e marionetave
në përputhje të plotë me axhendën Gender
që po financon partitë politike, parlamentet, gjykatat, sinodet, testatat televizive, gazetarët, opinionistët, analistët, influencierët,
formatet e debateve
dhe parlamentet
Prite, prite
Kur të shohim në ndonjë ekran lindjen e fëmijës së parë të një femre humanoid
ose të një mashkulli humanoid
me një robot hemafrodit të eugjenistëve të Elon Maskut
Ruajnazot
Ruajnazot
Ruajnazot…
Pastaj, ca nga ca i zuri gjumi
Nën hijen e fiqve të Birit të Njeriut
3
Dielli i Jubileut të madh kishte zënë e po treste vesën e e qerpikëve të parë të agut
dhe shtegtarët zunë e po tundnin njëri-tjetrin nga bërryli
nën hijet e hënës që po fikej
Ja tek po zgjohen e po zhveshën kapuçët e natës
e pas pak nisën të mbërthejnë ushkurët e rripat e manteleve
pastaj hodhën torbet supeve, morën bokshet e gamiljeve, mushkave e gomerëve e shkopat nyje-nyje
dhe u nisën
Me stapin e bariut në dorë
printe Eremia, Isaia, Ezekieli, Danieli
Biri i Njeriut çapiste pas tyre i rrethuar nga lypësit e Galileas, leprozët, fshesaret e Kostandinopojës, prostitutat e Pigalit, barbonët
e shtëpive të kartonit të Harlemit që përtypnin fara luledielli
Ja dhe një kodër me ullinj
Ja dhe një kodër tjetër
Pas pak do të shfaqeshin konturet e mureve ciklopikë të tempullit
pastaj bedenat, heshtat e truprojeve
pastaj rruga e shenjtë që të çonte te hyrja kryesore
te ajo me portikun e dymbëdhjetë kapiteleve të veshur me ar
ja dhe kuadratet e taracave me bronxin vetëtitës ku ulen pëllumbat
ja dhe taraca tjetër e hollit të grave, pastaj ajo e sallonit të Nazaretinëve
ca më lart, ja ku duket salloni i Vajrave të shenjtë dhe Verërave
vestibuli i sallonit të Shenjtë, pak më lart
dhe pastaj vetë Arka e Shenjtë,
ajo që mban pllakat e Moisiut, mananë dhe stapin e Aaronit
Atje, më në thellësi, nën dritën verbuese të Hyjnisë
ishte veli i artë i tabusë mijëravjeçare
ai vel që e ndante Hyjninë nga njerëzit e vet e që Biri i Njeriut e ndau më dysh me një vështrim
dhe çdekretoi pushtetin e tabuve
4
Ec e ec
Ec e ec
Dhe ja, teksa zbrisnin poshtë nga kurrizet e shtatë kodrinave të Campidolios
panë kupolën verbuese të tempullit të gjithëpotershëm
të mitit të Jerusalemit te ri
E soditën për pak çaste
Të nemitur
Pas pak ranë poshtë e u përhapën në perimetrin e gjerë të zallit të lumit
e nisën të zhvishen për larjet e tyre të shenjta
pastaj u përhapën në qytetin e madh të tezgave dhe supermarketeve për harxhet e tyre
të rrethuar nga kërshëria e gjindjes
pa e ditur që po skanoheshin dhe po klasifikoheshin nga satelitët dhe akrepat e algoritmave
secili sipas sasisë së parave që kishte me vete
Ishte Panoptikoni
Shtegtarët s’ia kishin idenë
teksa e shihnin renë e tij që hepohej sa majtas djathtas mbi qiellgërryesit e metropolit
kujtonin se qe smog
Pastaj, me thasët plastikë të zahireve mbi shpinë
u kthyen sërish te zalli i përrenjve
në pritje të Jubileut të madh
në vitin e Mëshirës së zotit
bekuar qofsh ti që nuk ke mjeruar njeri dhe ti që nuk ke rrëmbyer tokat e të tjerëve,
ti që nuk ua ke ulur mëditjet punotorëve
dhe ti që nuk ua ke rritur orët e punës duke i trembur se do t’i nxjerrësh në rrugë të madhe
Bekuar qofshi ju
për jetë të jetëve
Dhe pastaj, nën fjollat e lehta të temjanit që digjej përreth lutjeve të tyre
u nisën:
Ishte një vargan i gjatë aq i gjatë sa që nuk ishte parë ndonjëherë
dhe, si të zotët e shtëpisë që ishin,
barbonët e metrove dhe blloqeve të magazinave të getove me mizanskena shtëpish kartoni
dolën të parët.
Dhe ja
pak para se t’i aviteshin temenosit të tempullit
mbajtën hapat:
Para tyre , lart, panë për herë të parë policët plastikë dhe helmetat C7 të inteligjencës artificiale…
Ishte policia kibernetike e tempullit, shpjeguan barbonët e mizanskenave të kartonit
s’ke çi bën, nuk e dinit, po kudo jemi të kontrolluar nga satelitët dhe radarët e Panoptikonit që raportojnë në kohë reale për të
gjithë ne
as dhe vetë ne nuk e dimë se çfarë dreq valësh e atomesh na depërtojnë në trup
dimë vetëm se jemi alergjikë dhe kruhemi, kruhemi vazhdimisht
Ja dhe tempulli
Që ngrihej pak nga pak,teksa ecnin drejt tij
Por dhe dukej, dhe nuk dukej si tempull:
Rruga e shenjtë që ngjitej lart ishte e mbushur me kulla që ngjasonin me babilonin imagjinar
atje janë strofullat e lobistëve të shumëkombësheve, shpjeguan barbonët, këta vijnë të të parët
Pastaj, sipas rëndësisë
vijnë sarajet e sheikëve të naftës
pastaj sarajet e sheikëve të diamantëve me njëmijë hyritë e tyre
ec e ec
dhe ja
më në fund fare, po në periferi, ishin vilat e lobistëve të diktaturave
të rajoneve rrufjane
të atyre që fryhen si kacagjelë para elektorateve të veta
(Këta, s’duan ndonjë gjë të madhe, shpjeguan barbonët
po vetëm ndonjë foto njëqindmijë dollarëshe me kandidatët e fushatave elektorale ose, me ndonjë presidentët, po pa i dhënë as
dorën këtij të fundit, se kjo do një milion kokërr më kokërr,
të keqen vëllai im ty)
Ja dhe hyrja e vizitorëve
Hyrjet e tjera janë të mbrojtura me rreze lazer, thanë barbonët, ka shkallë që zbresin poshtë, shkallë që ngjiten lart,
shkallë që shpërndahen anash e askush s’e din kush hyn e kush del që andej, as që mendohet, pooor, por, dhe kur dikujt nga
presidentët i merr koka erë
dhe tenton të zbresë në territoret e misterrit
del sakaq dikush me kartelë dhe e vret mes njëqindmijë truprojave të veta
Tempulli edhe ishte
Edhe s’ishte tempull:
P.sh., atje ku duhej të ishte salloni i Madh i vajrave dhe i Verërave të shenjta
tani ishin ngritur studiot e kuratorëve, masaxhatorëve dhe terapistëve të imazhit
si dhe laboratorët e distopive, histerive kolektive, transhumanëve
sidhe ato të zëvëndësimit të gjuhës me ikona
si fj.vj.
emoji a pittogramma
Atje ku dikur kishin qenë oborri i bujarëve, në njërin krah
dhe oborri i grave në krahun tjetër, me sallonet e tyre të purifikimit
tani gjendej dhoma e ulët dhe dhoma e lartë e sinodit të shenjtë me telepromterat përkatës
për fjalimet e radhës
Po edhe vetë dhomat
ndaheshin në dy pjesë të barabarta për secilën nga partitë politike
atje ku flitet e flitet pambarimisht
po secili dëgjon vetëm predikatorët e vet
dhe është kategorikisht e ndaluar të dëgjosh predikatorët e krahut tjetër
Më lart,
ja ku e keni dhe Altarin e shenjtë të flijimeve
po tani as që bëhet më fjalë për flijime simbolike qingjash e pëllumbash –
këto rite qesharake
Altarin tani e menaxhojnë molokidët e kompanive të prodhimit të armëve dhe
SHPK-të e fabrikimit të armiqve rajonalë, kontinentalë dhe kozmikë
altarë tani kemi qytetet dhe parqet dhe spitalet dhe kuartalet e dhe kopshtet e fëmijëve të qyteteve armike
mbi të cilët tani aplikohen bombardime tapet
naaaa fushë ta bëjnë humanizmin tënd raketat hipersonike
thanë barbonët
Disa hapa më tej dhe, ja
po i afroheshin qendrës së tempullit
Mbajtën këmbët
S’po u besonin syve të vet:
Atje ku duhej të ishte Arka e Shenjtë e Ligjeve dhe kerubinët
tani ngriheshin muret e lartë të Ëall- Streat-it dhe boaboat e billbordeve dhe reklamave me rrezatime epileptike
kurse te rotonda
te kjo rotonda që është në qendër të qendrave të etërve tanë kushtetues
edhe ishte, dhe nuk ishte kriptë, thanë burbonët
ja, ngrijeni kokën lart e shihni
te afresket e kupolës s’ka më Mikelanxhelo me skena hyjnore
po mizanskena nga jeta e etërve të vdekshëm te tempullit që aty hyjnizohen
Dhe, po të dalësh jashtë e të shohësh, ja, ja ku duket
sipër kupolës, siç e shihni, është shqiponja, –
shqiponja e apoteozave të Romës imperiale që fluturon lart e më lart
nëpër skutat e pafund të kolonizimit të galaktikave
Shqiponja, pra, që i bën të vdekshmit të perëndishëm
si perandorët romakë
5
Shtegtarët e dinin:
Mbi Arkën e Shenjtë
Atje ku edhe vetë kryeprifti madhor hynte një herë në vit
vetëm për vetëm me Hyjin
atje pra, mbi flatrat diellore të kerubinëve
duhej të zbriste nga lart veli qiellor që ndante tokësoren
nga hyjnorja
Ishte bash ai vel, që Biri i Njeriut e ndau në dysh
dhe çdekretoi tabunë
Por, ata sërish s’po u besonin syve
dhe shihnin shoshoqin me mosbesim:
Pothuajse në të njëjtin vend
tani ngrihej reja e lartë e Panoptikonit digjital-
një pelte pa ngjyrë që herë fryhej e herë shfryhej
teksa përtypte eshtrat dixhitale të informacionit
Frymonte
Hera herës ajo hapej mbi qiellgërryesit kontinentalë si elbazeja e bishtit të një fazani –
dhe sakaq, atje lart, xixëllinin miliona e miliona sy veshtullorë
që hipnotizojnë gjindjen e metropoleve
Elbazeja regëtinte
Heraherës hepohej e palosej më dysh ose më katërsh
heraherës dukej sikur po shfryhej si tollumbace e do të binte sakaq në trotuar
heraherës dukej sikur këputej në mes e, ja, për pak desh ra në Avenunë e Shtatë
Por ajo ngrihej sërish
dhe me kokërdhokët e saj pa qerpikë shihte përreth, mospërfillëse
teksa përtypte online
BIG DATTA
Poshtë
Nëpër bodrumet e tempullit
Të dhënat përpunoheshin sërish, pastaj transmetoheshin online tek entet e pafund,ose dhe stampoheshin sipas nevojave
të dhënat më të fundit
të shijeve tona kulinare, modës, spektakleve, shoë-bizit
orientimet tona seksuale,
orientimet tona estetike
orientimet tona politike,
për kë kemi votuar herën e fundit e për kë do të votojmë kësaj radhe
çfarë menticidesh duhen përdorur për trullosjen e poetëve, shkrimtarëve e përgjithësisht rebelëve
cilat do të ishin psikopandemitë e reja që mund të marrin vota më shumë dhe që, gjithsesi
do të mund të zëvëndësonin esesët e pandemisë naziste
etj.
etj.
Pastaj, sipas kërkesave të biznesit
bëhej klasifikimi i klientelës, grafikët, pikat e dobëta të tregut, pikat e forta të picave me karkaleca fushe apo mishit sintetik
Tabela e klasifikimit ,zakonisht, kishte 70 kategori
Sipas sasisë së shpenzimeve ditore
( Kuptohet, përjashtoheshin nga klasifikimi priorët e Edenit)
Në krye
zakonisht në vendin e parë
dilnin pothuajse gjithnjë aristokratët e përdhunimit të engjëjve –
njëqindmijë dollarë shpenzime në ditë për agjensitë e specializuara të blerjes së jetimëve të Indokinës, plus faturat e çarterave të
transportit të presë, plus shepzimet për personelin e ishujve, pastaj shpenzimet ditore për kështjellat e orgjive të ishujve ofshore,
pastaj shpenzimet ditore për mbrojtjen e privacisë së ishujve…
poshtë tyre, zakonisht, vinin shpenzimet e kuklusklanit të kartelit të luftës
më poshtë karteli i prodhimit të pandemive
etj. etj.
(Zakonisht, në fund të tabelës gjendeshin getot e të pastrehëve dhe të papunëve që shpenzonin rreth 3 dollarë në ditë, ose më keq,
kurse në fund fare ishin 47% e të pastrehëve të Kalifornisë – vendit të katërt më të zhvilluar të globalistëve)
Dje, siç e thamë
shtegtarët qenë shpërndarë në Nju – Jork për shpezat e domosdoshme dhe pastaj ishin kthyer në zallet e përrenjve rreth tempullit
në pritje të Jubileut
Por vetëm barbonët e Nju-Jorkut e dinin që ata po klasifikoheshin pa e ditur
dhe njëri syresh- jo vetëm kureshtar
zbriti sakaq nën katet e poshtme të tempullit
dhe atje stampoi vetëm tabelën e klasifikimit të një ditë më parë
Kur pa tabelën
Fërkoi sytë
Po
Po
Shtegtarët i kishin klasifikuar që ç’ke me të dhe i kishin plasur te mbeturinat
dmth te ata që shpenzonin një dollar në ditë
Barboni u ngjit me shpejtësi lart
Pas pak ai zuri të çante me bërryle gjindjen që rrethonte Qingjin e zotit, hapi rrugën e iu drejtua atij me tabelën e stampuar në
dorë
Dridhej
“Ëaste, tha
Na kanë klasifikuar Ëaste”
MBETURINA
Një heshtje sipërane
Sakaq, Biri i Njeriut po lexonte
pastaj ngriti sytë nga elbazeja e Panoptikonin që regëtinte me gushën e saj të argjendtë
teksa përtypej me nofullat e algoritmave
Pastaj Biri i Njeriut zgjati dorën anash, në zbrazëtinë e qiejve
E për një çast u duk sikur ngrinë sakaq satelitët, radarët dhe platfomrat qiellore të enteve koloniale
Së lartmi
në dorën e Birit të Njeriut
zbriti kamxhiku që ai kishte rrëmbyer dymijë vjet më parë
për të përzënë fajdexhinjtë nga tempulli…
Zogjtë as nuk korrin, as nuk mbjellin
as orkidet
durrës, dhjetor-janar 2024

The post POEMA ” Shtegtarët” -Met Dervishi first appeared on .

Nderimi i Moikom Zeqos (Post Mortem) me dekoratën “UKSHIN HOTI”
Në kuadër të shënimit të 82-vjetorit të lindjes së atdhetarit të shquar, Ukshin Hoti, komuna e Rahovecit të martën mbrëma në kompleksin muzeor “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe ndau dekoratën komunale “Ukshin Hoti”, shkrimtarit, studiuesit, arkeologut, eruditit Dr. Moikom Zeqos.

Kjo dekoratë, që i jepet pas vdekjes, është tregues i vlerësimit të Komunës së Rahovecit për figurat e shquara të kombit shqiptar, ndër të cilët Moikom Zeqo zë një vend të veçantë. Ai pati njohje personale me Ukshin Hotin dhe e quante mik të tij. Shkrimet dhe vëmendja e Moikomit për fatin e Ukshin Hotit kanë ndjeshmërinë e thellë për fatin tragjik të një figure madhore të kombit tonë. Ai u kujdes për redaktimin e veprave të Ukshinit dhe më pas e ngriti zërin, kurdo që iu dha mundësia, për lirimin e tij nga burgu serb.

Moikomi e kishte kuptuar që Ukshin Hoti e dinte mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota euro-amerikane nuk duhet t’i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

Më tej, Moikom Zeqo e portretizon Ukshin Hotin të ngjashëm me një luftëtar që lufton me armë në dorë për lirinë e popullit të tij. Ndër të tjera ai shkruan: “Duart e heronjve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria. Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, sado e formuluar mjeshtërisht… Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti, nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit.”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pati kënaqësinë e veçantë që këtë dekoratë t’ia dorëzoj znj. Dr. Lida Miraj-Zeqo, e cila shprehu dashamirësinë e saj për Ukshin Hotin dhe Komunën e Rahovecit.

Në kuadër të shënimit të ditëlindjes së Ukshin Hotit, u kremtua edhe 50-vjetori i themelimit të SHKA “Bajram Curri” të Krushës së Madhe, shoqëri që i ka ruajtur me fanatizëm vlerat e trashëgimisë kulturore, ndërsa nga gjiri i vet ka nxjerrë edhe heronj e luftëtarë lirie, ndër të cilët shquhet profesori Muhamet Malsori.

The post Nderimi i Moikom Zeqos (Post Mortem) me dekoratën  “UKSHIN HOTI” first appeared on .

Fokus Award hap thirrjen e edicionit të 16 të konkursit të fotografisë
Mirë se vini në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike ‘Fokus Award’ 2025, që zhvillohet në Shqipëri. Pjesëmarrja është falas dhe ju mund të aplikoni për të fituar në njërën nga 5 kategoritë konkuruese. Afati i fundit për aplikim është 31 korrik 2025. Aplikoni ne www.fokusaward.com

The post Fokus Award hap thirrjen e edicionit të 16 të konkursit të fotografisë first appeared on .

Ramadan Sokoli në 105 vjetorin e tij e të etnomuzikologjisë Shqiptare
Historia e panjohur e profesorit dhe etnomuzikologut të famshëm, Ramadan Sokoli, pinjoll i një prej familjeve më të vjetra të qytetit të Shkodrës, i cili në vitet’40 u diplomua në Konservatorin e Firences për Kompozicion. Kthimi i tij në Shqipëri dhe jeta plot peripecira, duke provuar burgjet e regjimit komunist për vite me radhë së bashku me dy vëllezërit dhe babanë e tyre. Kalvari rrëqethës i intelektualit të shquar i cili u detyrua të shiste pianoforten për të paguar gjobën e vënë nga Instituti i Folklorit.

Jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, në afërsi të “Rrugës së Barrikadave”, në katin përdhes, apo më saktë në bodrumin e një shtëpie të vjetër tiranase, pronë e familjes së njohur, Petrela, jetonte i vetëm profesori i famshëm, Ramadan Sokoli. Që para pak vitesh, kur bashkëshortja e tij, një grua fisnike nga familja Petrela, u nda nga kjo jetë, muzikologu i njohur i ngrysi ditët me brengën e vetmisë së pakthyeshme. Një vizitor i zakonshëm që do të hynte në atë shtëpi, do të qortonte veten se kishte shkelur gabimisht në ndonjë muze antik apo të Mesjetës, apo në ndonjë galeri arti e antikuarësh të ndërthurura mes librash të vjetër e të rinj, ku partiturat klasike e moderne gjendeshin kudo nëpër rafte dhe sirtarë. Vite të shkuara, këtu e një dekadë më parë, kur muzikologu i famshëm nuk ishte i rënduar ende nga shëndeti e memoria, pas disa takimesh jo të pakta në atë mjedis brilant të shtëpisë së tij ku ta kishte ënda ta shijoje përsëri, me shumë mundime arritëm ta bindnim profesorin flokëbardhë për të shkruar diçka nga jeta e tij. Ose e thënë ndryshe, për të shënuar diçka nga kalvari i gjatë në të cilin ai kaloi për afro 45 vjet nën regjimin komunist.

Familja Sokoli në kronikat e Evla Celebiut

Po të rrëmosh ndër libra të vjetër, tutje në thellësitë e shekujve, me familjen Sokoli do ta ndeshesh në memuaret e kronikanit turk, Evla Celebi, i cili e ka përshkruar atë si një familje pronare e madhe tokash. Asokohe, ajo familje njihej me mbiemrin Dervishaj, ku pothuajse të gjithë anëtarët e saj ishin të shkolluar nëpër kolegjet e universitetet më të dëgjuara të kohës. Sipas kronikanit të famshëm turk, në periudhën e sundimit të Bushatllinjve, ajo familje bëri krushqi me ta. Kështu, Veziri i parafundit i Bushatllinjve, Mustafa Pasha, mori për nuse për vëllanë e tij, një vajzë nga dera e Dervishajve. Nga kjo martesë lindën dy djem, që ishin nipat e Dervishajve, dhe pas vdekjes së të atit të tyre, ajo familje u shua fare prej Vezirit të fundit, si rezultat i kontradiktave të thella e armiqësive të brendshme familjare.

Dy djemtë e kësaj familje të cilët quheshin; Mahmut e Dervish, u rritën në pallatin e Sulltanit në Stamboll. Mahmuti kishte dy djem; Hodon dhe Ibrahimin, kurse Dervishi kishte një djalë që quhej Duro. Ibrahimi kishte një djalë; Isufin, ndërsa Hodo, djali i Mahmutit, kishte një motër të martuar te Veziri i Tivarit, dhe një tjetër tek Iljaz Pashë Dibra (Kryetari i Lidhjes së Prizrenit). Hodo vetë, i cili ishte baxhanak me Oso Kukën e famshëm, kishte mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit. Një farë kohe ai kishte shërbyer në detyrën e qark-komandantit të këtij qyteti, kryeqendra e Perandorisë Osmane. Në kohën e krizës së thellë lindore, Hodua erdhi përsëri në Shqipëri, i caktuar me komisionin e mbikëqyrjes së kufijve. Jusufi (babai i Ramadanit), u shkollua në Shkodër e Stamboll, pa arritur të diplomohet, kurse Ibrahimi, pasi mbaroi me rezultate të larta Universitetin e Drejtësisë në Stamboll, punoi si gjykatës, apo më saktë si interpretues i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Jusufi e tre djemtë, në burgjet e regjimit komunist

Për herë të parë, babai i Ramadanit, Jusufi, do të zbohej nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, prej turqve në fillimet e para të këtij shekulli. Pas largimit nga Shkodra, ai u vendos në Bosnjë dhe në Mal të Zi. Në vitin 1913, Jusufi u martua me një vajzë nga familja e njohur e Jukajve në Shkodër, e cila quhej Aishe. Nga kjo martesë atyre u lindën 9 fëmijë; tre djem e gjashtë vajza. Në periudhën e pushtimit italian, (1939-1942), për bindjet dhe aktivitetin e tij antifashist, Jusuf Sokoli u internua dy herë në gadishullin Apenin. Gjatë asaj kohe, Ramadani (i dyti i vëllezërve), i cili në ato vite studionte në Konservatorin e Firences, shkonte herë pas here për ta parë të atin në vendin e internimit. Këtë fat kishte pësuar edhe Aishja në Luftën e Parë Botërore, e cila në kohën e gjurulldirave që përfshinë Shkodrën, u burgos dy herë nga austriakët. Pas mbarimit të luftës, Jusufi u arrestua përsëri nga regjimi komunist dhe u burgos për dy vjet me radhë në 1946-’48 në qytetin e Shkodrës. Dënimi i Jusuf Sokolit, erdhi pas akuzave që iu bënë si pjesëmarrës në kryengritjen antikomuniste të Postribës. Po kështu, fare pak kohë pas mbarimit të luftës, u arrestua edhe djali i parë i Jusufit, Ibrahimi, i cili ishte diplomuar për Drejtësi në Beograd në fund të viteve ’30-të. Ibrahimi asokohe njihej ndër ajkën e intelektualëve të rinj të qytetit të Shkodrës dhe në periudhën e pushtimit fashist kishte aderuar në Lëvizjen e Legalitetit.

Ibrahimi pati një fat tejet tragjik, pasi atij i kaloi pothuajse e gjithë jeta në burgje e internime, duke bërë plot 27 vjet burg, së bashku me gruan e tij, Shano Hasan Dostin, dhe kjo e burgosur për faje politike. Pas Jusufit e Ibrahimit, po në vitin 1946, u arrestua dhe u dënua me 5 vjet burg politik, edhe vetë Ramadani, duke u akuzuar për agjitacion e propagandë dhe si pjesëmarrës i kryengritjes së Postribës. I cilësuar si armik i popullit, Ramadani e vuajti të gjithë dënimin dhe u lirua nga burgu në vitin 1950, pasi kishte punuar në kanalet e kënetat e Bedenit të Kavajës. Si për ta plotësuar deri në fund regjistrin e dënimeve të familjes Sokoli, në vitin 1960, u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg politik dhe vëllai i tretë i asaj familjeje (më i vogli nga tre vëllezërit) Hodua, i cili u ridënua në burg me kryengritjen e Spaçit. Hodua mundi të lirohet nga burgu vetëm në fundin e vitit 1990, pas ndërhyrjes së Ismail Kadaresë, i cili ishte mik i ngushtë i Ramadanit. Ndërsa vëllezërit Sokoli vuanin në burgjet e regjimit komunist, dy prindërit e tyre, Jusufi me Aishen, u ndanë nga jeta në një kohë të shkurtër nga njëri-tjetri, aty nga viti 1957.

Ramadani nga konservator i Firences në burgun politik

Ramadani, i mesmi nga tre vëllezërit Sokoli, lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1920. Shkollën fillore ai e kreu në vendlindje në vitet 1927-‘31 dhe që në klasën e dytë ai mësoi notat e muzikës duke luajtur në disa vegla muzikore. Shkollën e mesme ai e mbaroi në gjimnazin e shtetit në vitet 1931-‘39 po në atë qytet. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin e Firences në Itali për Flaut e Kompozicion. Gjatë periudhës së studimit në atë konservator, Ramadani kishte një shoqëri të madhe me Qemal Stafën, Kristaq Tutulanin, Qemal Dracinin, për të cilët deri në fund të jetës ai ruajti kujtimet më të mira të asaj kohe të shkuar. Për shkak të luftës, në vitin 1944, Ramadani i ndërpreu studimet në atë konservator dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

Në atë kohë ai u përla nga vorbulla famëkeqe e luftës së klasave, e cila e përplasi birucave të improvizuara të burgjeve të Shkodrës e kënetave të Bedenit në rrethin e Kavajës. Në këto ambiente, Ramadani, do të fillonte për herë të parë njohjen me ajkën e inteligjencës shqiptare, të cilët sipas tij do të bëheshin profesorët e një universiteti tjetër. Lidhur me këtë, ai shprehej: “Bash në rrethana të tilla, kur isha i burgosur politik, kam filluar të merrem me folklorin. Meqë disa nga bashkëvuajtësit që ndodheshin aty ishin bartës të zgjedhur të folklorit, përfitova nga rasti për të vjelë prej tyre lëndë të vyer. M’u aty, duke hulumtuar visarin tonë kombëtar, të trashëguar gojarisht brez pas brezi, u binda se atdheu ynë është vend i zgjedhur për gjurmuesit e folklorit”, shprehej profesori i famshëm për zanafillën e profesionit të tij të ardhshëm. Pas daljes nga burgu, në vitin 1951, ai u vendos në qytetin e Tiranës, si për t’u shpëtuar disi kthetrave të luftës së klasave.

Peripecitë pas daljes nga burgu

Gjatë gjithë periudhës së burgut, Ramadani mundi të vilte prej shumë “kolegëve” të tij të qelive, një kulturë të madhe në fushat e folklorit e muzikologjisë, të cilat i shërbyen si lëndë e parë në hartimin e përpilimin e mëvonshëm të dy teksteve shkollore që do të bëheshin “patenta” e tij në rrugën e saponisur të etnomuzikologjisë. Pas vendosjes në Tiranë, i vetëm dhe pa asnjë lloj përkrahjeje, duke shtrënguar fort nën sqetull dy librat e sapopërfunduar, ai trokiti nëpër dyert e administratës shtetërore, duke kërkuar ndonjë punë që kishte të bënte me muzikën. Nga mungesat e mëdha të kuadrit mësimdhënës, kryesisht të atyre të muzikës, ai arriti të punësohet në Filarmoninë Shqiptare. Në këtë punë ai shërbeu për pak kohë deri se u mor vesh biografia e tij si “armik i klasës” dhe u pushua shpejt. Pas kësaj, mbas disa ndërhyrjesh ai mundi të rifillojë punë në kryeqytet si drejtues muzike në Shtëpinë e Kulturës nga viti 1952 deri në 1954 kur u pushua përsëri.

Me mundime të mëdha ngaqë kishte shumë nevojë për kuadrin mësimor të muzikës, ai u rregullua si mësues në Liceun Artistik në Tiranë. Në këtë shkollë Ramadani punoi pa ndërprerje në mes peripecish të shumta derisa doli në pension në vitin 1980. Gjatë gjithë këtyre viteve Ramadani u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.

Libra të botuar dhe dy dokumentarë

Ndonëse profesor Ramadani kishte gati për botim prej vitesh disa libra, për herë të parë botimi i tyre filloi në vitin 1958. Nga ajo kohë e deri në vitin 1995, kur është botuar libri i tij i fundit i titulluar “16 Shekuj”, i janë botuar 13 libra vetëm brenda vendit. Po kështu, profesor Sokolit i janë përkthyer e botuar edhe disa libra të tjerë në disa shtete të Europës. Shkrimtari i famshëm, Ismail Kadare, në revistën “La Letrus Albanese”, ka botuar mbi 200 faqe vetëm për krijimtarinë e profesor Ramadan Sokolit. Disa nga titujt e veprave të Sokolit janë përfshirë dhe në enciklopeditë e huaja, si dhe në katalogët bibliografikë të UNESCO-s. Këto janë përshëndetur e vlerësuar nga muzikologët gjermanë Doris Stockman, W. Fiedler dhe E.Stockman, në “Albaniesen Volkmusik” Berlin 1965. Po kështu, muzikologu anglez njëri nga më të njohurit në botë A. L. Lloyd, në disa numra të revistës “Int. Folk Music Council”, ka recensionuar disa nga veprat e Sokolit. Një jehonë të madhe kanë pasur veprat e tij sidomos tek arbëreshët e Italisë dhe në Kosovë, ku muzikologu i  njohur, dr. Rexhep Murushi, është marrë shumë me etnomuzikologjinë e Sokolit.

Krahas këtyre veprave, Sokoli në vitin 1957 ka udhëhequr të parën ekspeditë etnomuzikologjie në Shqipërinë Jugore në bashkëpunim me një ekip nga Akademia e Shkencave të Berlinit Lindor, ndërsa në vitin 1969, ai ka udhëhequr një ekspeditë të dytë në verilindje të Shqipërisë, në bashkëpunim me një ekip nga Akademia Rumune e Shkencave. Disa nga këto punë të Sokolit, të muzikës e folklorit popullor, janë fshirë nga bobinat, e të tjera janë përvetësuar nga disa plagjiatë që kanë vegjetuar prej vitesh në atë institut. Krahas këtyre punëve, profesor Sokoli ka realizuar dhe disa dokumentarë me ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”, si ato për Jan Kukuzelin, Niket Dardanin, arbëreshin Lorenc Tardo e muziktarit Gjon Kujxhia. Për realizimin e dy dokumentarëve të parë, Ramadani ka pasur shumë peripecira deri nga Komiteti Qendror i PPSH-së, duke u akuzuar se kishte sjellë në ato koret fetare të Vatikanit. Pas shumë problemesh tepër serioze që ju paraqiten në lidhje me këto, u desh ndërhyrja e Ramiz Alisë që të lejoheshin transmetimet e tyre.

Profesor Sokoli: Si e shita pianoforten për të larë gjobën e shtetit

Aty nga mesi i viteve ’80, nga ana e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” iu kërkua profesor Ramadanit që të përgatiste një libër të veçantë me artikujt studimorë mbi gjurmimet në fushën e folklorit shqiptar. Pas një pune disavjeçare ai arriti ta përfundojë vëllimin studimor dhe e dorëzoi atë pranë shtëpisë botuese, ku u caktuan tre recensentë dhe tre redaktorë që do të merreshin me botimin e librit. Pas një pune të mirë nga ana e këtij ekipi të caktuar, ky libër arriti që të futej për botim në shtyp ku dhe dolën kopjet e para, të cilat do të kontrolloheshin edhe njëherë nga organet përkatëse për të dhënë viston përfundimtare. Kur vëllimi kishte kaluar gati të gjitha barrierat e pritej shpërndarja e tij, erdhi urdhri nga lart, që ai duhej të bllokohej. Nga ana e Institutit të Folklorit, ishte thënë atje ku duhej “vallet nuk kanë asnjë lëvizje të kristalizuar, ato nuk kanë një strukturë të përcaktuar…”.

Pas kësaj vërejtjeje nga ana e institutit, u dha urdhër që të rregulloheshin e riparoheshin vërejtjet e bëra nga ky institut e pastaj libri të merrte viston përfundimtare të botimit e shpërndarjes. Për të bërë këtë gjë, duheshin të prisheshin shumë boca e fashikuj, ku dikush duhet të mbante përgjegjësi për skarcitetet dhe t’i paguante ato. Pasi profesor Ramadani bëri rregullimin e “riparoi gabimet”, sipas vërejtjeve të bëra, e priste gjithë gëzim daljen e librit, i erdhi fatura për të paguar 16 000 lekë (të vjetra), nga dëmi që i ishte shkaktuar shtëpisë botuese me ribotimin e librit. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Kjo gjë më ra si bombë. Asokohe isha i preokupuar me dasmën e vajzës dhe ajo shumë parash më dëmtonte mjaft. Kështu u detyrova që të shisja pianoforten time për të larë gjobën e vënë, pasi nuk kisha rrugë tjetër duke qenë se kisha ndarë dhe ditën e dasmës. Kur kam nxjerrë pianoforten nga shtëpia kam qenë në atë gjendje, si atë ditë që kam nxjerrë arkivolet e prindërve që andej”.

Përpara viteve ’90, profesor Sokoli, është ftuar nga shumë akademi dhe personalitete të njohura të muzikës e folklorit si në Tokio, Spanjë, Bukuresht, Pragë, Oslo, Sofje, Prishtinë etj. Por shteti shqiptar nuk u lejoi kurrë të merrte pjesë në këto aktivitete e takime për shkak të biografisë së tij. Shumë personalitete të artit, që vinin në Shqipëri, do ta ftonin atë për ta takuar e shumë prej tyre nuk do të mundnin ta takonin dot. Përgjigjja që u jepej atyre, ishte: “Ka shkuar me shërbim, nuk ndodhet në Tiranë”. Ata të pakët që arrinin të kontaktonin me të, ishin të kontrolluar nga protokolli, në hotel “Dajti”. Profesor Ramadani është një nga themeluesit e festivaleve folklorike të Shqipërisë, ose më saktë këto festivale fillojnë me Ramadanin

I mënjanuar dhe i harruar edhe pas viteve ’90

Ndonëse me një punë kolosale dhe mes peripecish të shumta gjatë periudhës së regjimit komunist, ku nuk iu dha as dhe një dinstiktiv mësuesi, profesori i famshëm, Ramadan Sokoli, edhe pas viteve ’90-të, vazhdoi ta ndiente veten si të abandonuar. Pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij muzikore dergjej në sirtarët e tij, pa mundur që të shihte dot dritat e skenës, ndonëse aty është një punë tepër cilësore, gjë e cila është konfirmuar dhe vlerësuar edhe nga kolegët e huaj, si fryte të një studimi disavjeçar. Edhe titulli Profesor, Sokolit iu dha vetëm në vitin 1995, dhe në ato vite ai mundi të dalë për herë të parë jashtë shtetit, duke ligjëruar në universitetet e Romës, Stambollit, Rudostaldit (Gjermani), Bratislavë, Athinë, Bolonjë, Ravena të Italisë etj. Në adresë të tij vinin shpesh ftesa e letra të shumta që e njoftonin për ligjërata të ndryshme, siç ishte në vitin 1998 një nga tubimet e mërgatës shqiptare në Arbona të Zvicrës, ku ai nuk pati mundësinë të shkonte, por dërgoi kumtesën e tij që u lexua atje. Po kështu, për shkak të mosmbështetjes nga organet shtetërore, Ramadani nuk shkoi dot as në SHBA ku ishte i ftuar nga Universiteti i Miçiganit për një cikël bisedash rreth traditës etnokulturore shqiptare. Gjatë viteve 1990-1995, Ramadani ishte anëtar i Këshillit Drejtues të RTV Shqiptar dhe po atë vit ai drejtoi Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Beratit. Ndërkohë, nga shqiptarët e Maqedonisë ishte zgjedhur për pesë vjet me radhë si kryetar i jurisë në festivalet folklorike të Tetovës e Strugës.

Ndonëse në një moshë të thyer, e tepër i lodhur nga peripecitë e një jete plot vuajtje e strese të pafundme, profesor Sokoli vazhdoi të punonte në krijimtarinë e tij deri në ditët e fundit të jetës. Në kuadrin e punëve të krijimtarisë së tij, diku aty nga viti 1995, ai shkoi në Itali me shpenzimet e tij dhe solli në Shqipëri një nga fotokopjet e njërës prej përmendoreve më të hershme të muzikologjisë shqiptare, Antifonarinë e përpiluar në shekullin XV nga durrsaku Gjergj Danush Lapcaja në Monopoli. Po kështu, deri në muajt e fundit të jetës, ai u mor me ripunimet e pesë monografive në muzikologji e folklor. Ndonëse fama e profesor Sokolit tashmë njihet prej shumë të huajve të cilët e vlerësojnë lart punën e tij, kjo gjë nuk ka qenë krejtësisht kështu në Shqipëri, ku ai ndihej i mënjanuar dhe pa asnjë lloj mbështetjeje nga autoritetet shtetërore të artit e kulturës. Po kështu, deri në fundin e viteve ’90, ai nuk u zgjodh as si anëtar i Akademisë së Shkencave në zgjidhjet që u bënë nga ajo Akademi. Lidhur me këtë padrejtësi apo mosvlerësim, profesori i famshëm, Ramadan Sokoli, shprehej: “Kjo gjë më kujton një shkrimtar të madh francez që ishte i shpërfillur zyrtarisht nga shteti i tij. Para se të vdiste, ai u la porosi të afërmve të tij që mbi varr t’i shkruanin një epitaf ku të thuhej: “Ai ishte një hiç, madje as akademik”.

Krahas punës mësimdhënëse në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, Ramadani studioi dhe kompozon me dhjetëra pjesë në muzikën e dhomës, të cilat ekzekutoheshin nëpër të gjitha vendet e ashtuquajtura të Demokracive Popullore të Europës Lindore, kurse në vendin e tij, kjo gjë nuk ndodhte për arsye të  biografisë. Shumë nga artikujt studimorë që Ramadani arriti të botojë nëpër entet e specializuara të vendit u morën dhe u përkthyen nga muzikologët e huaj duke i botuar ato në revista e botime prestigjioze të kulturës e artit botëror. Nga këto botime Ramadani arriti të krijojë personalitetin e profilin e tij në këtë fushë, gjë e cila do ta bënte atë shumë të njohur dhe të kërkuar nga homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës. Kështu, për vite me radhë në adresë të tij kanë ardhur me dhjetëra letra nga personalitete të ndryshme të muzikës e folklorit nga shumë vende të botës duke pasur një korrespondencë që shpeshherë i kontrollohej nga organet kompetente (Sigurimi i Shtetit), të cilat dhe i ndalonin përgjigjet e këtyre letrave.

Ramadan Sokoli vdiq, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 87 vjeçare, më 11 mars 2008, në Tiranë, në një shtëpi që nuk ish as e tija, por e vjehrrit të tij, pasi politika, as kur u mendua se gjërat po ndryshonin, nuk e deshi.

The post Ramadan Sokoli në 105 vjetorin e tij e të etnomuzikologjisë Shqiptare first appeared on .

Gratë që punojnë mëndafshin në Shqipëri endin ëndrra të mëdha për tregtinë e lashtë
Foto nga Adnan Beci. Video nga Elis Kruja

Gratë shqiptare kanë qenë prej kohësh të famshme për veshjet e tyre tradicionale elegante dhe plot ngjyra, të cilat disa i mbanin deri relativisht vonë.

Dhe pak ishin më elegante se gratë e Zadrimës, të cilat vishnin mëndafsh dhe mbulesa koke të punuara me dorë, bluzat e tyre të holla prej garze të zbukuruara me rripa dhe copa mëndafshi të kuq.

Por kjo njohuri e lashtë pothuajse humbi derisa prodhimi i mëndafshit u nxor nga pragu i zhdukjes nga një grup grash vendase të cilat tani zotërojnë çdo fazë të prodhimit, nga rritja e krimbave të mëndafshit deri te endja e pëlhurës së çmuar.

“Historia e mëndafshit” në këtë rajon të Shqipërisë veriore, të vendosur midis maleve dhe Detit Adriatik, “daton që në shekullin e 10-të”, tha për AFP-në etnologia Afërdita Onuzi.

Shpesh mëndafshi eksportohej dhe vlerësohej veçanërisht nga fisnikëria italiane dhe franceze.

Por regjimi komunist i pasluftës në Shqipëri e centralizoi të gjithën në një fabrikë të vetme për përpunimin dhe endjen e mëndafshit, e cila u shkatërrua plotësisht pas rënies së diktaturës në fillim të viteve 1990.

Pastaj emigrimi masiv dhe konkurrenca nga fibrat sintetike pothuajse e shkatërruan traditën.

Por, gjatë rreth 15 viteve të fundit, Franceska Pjetraj dhe familja e saj, së bashku me gra të tjera në rajonin piktoresk, kanë punuar për të ringjallur këtë zanat.

“Është një traditë aq e vjetër sa Zadrima”, tha Franceska, 30 vjeç, e cila ka hapur një punishte me nënën e saj Mimozën.

Françeska Pjetraj me disa fshikëza mëndafshi Foto: Adnan Beci

“Në të kaluarën, gratë këtu visheshin me mëndafsh — ishte një nga gëzimet e tyre”, shtoi ajo.

Ashtu si gratë e tjera në rajonin e varfër prej kohësh, ato po thurrin ëndrra për një jetë më të mirë.

“Këtu, gjithçka bëhet në mënyrë artizanale, nga kultivimi dhe nxjerrja e fijeve të mëndafshit deri te endja dhe përfundimi i produktit përfundimtar”, tha Mimoza, 54 vjeç, një infermiere.

Rajoni i Zadrimës është ideal për pemët e manit të bardhë, gjethet e të cilave janë ushqimi i preferuar i krimbave të mëndafshit.

Franceska Pjetraj me një krimb mëndafshi në gisht në punishten e saj në Zadrimë, në veri të Shqipërisë Foto: Adnan Beci

«Rritja e një krimbi mëndafshi është interesante», tha Pjetraji i vogël ndërsa kujdesej për vemjet e saj, të cilat janë vendosur me kujdes në raftet e një hambari të errët.

“Ata janë si foshnje — kërkojnë po aq përkushtim dhe dashuri sa fëmijët”, shtoi ajo.

Disa duken të shqetësuar me zhurmën më të vogël, ndërsa të tjerë vazhdojnë të thurrin fshikëzat e tyre, duke sekretuar fillin e famshëm të mëndafshit.

“Cikli i tyre jetësor zgjat pesë deri në shtatë javë,” tha Pjetraj, “dhe gjatë kësaj kohe ata duhet të ushqehen dhe t’u kushtohet vëmendje e madhe”.

Delikatë dhe shumë të ndjeshëm, krimbat nuk mund të tolerojnë temperaturat mbi 28 gradë Celsius (82 gradë Fahrenheit), as të ftohtin apo lagështinë, e lëre më pesticidet. Dhe stuhitë i frikësojnë vërtet.

“Nga fshikëza te fija dhe nga fija te endja, është një art,” tha nëna e saj Mimoza. “Kërkon aftësi, durim, por edhe pasion.”

Kokonat mblidhen përpara se fluturat të largohen prej tyre. Së pari zhyten në një vaskë me ujë të valë që të zbuten, pastaj krehen me një fshesë të vogël për të zbërthyer fijet, të cilat shtrihen dhe më pas thuren.

Vitin e kaluar Mimoza dhe vajza e saj arritën të prodhonin 10 kilogramë (22 paund) fije mëndafshi që u transformua në stola, funde dhe bluza.

Mimoza Pjetraj punon rrotën e saj tjerrëse Foto: Adnan Beci

“Për fat të mirë nuk kemi mungesë porosish,” tha Mimoza, “për shkak të cilësisë sonë të lartë dhe çmimeve konkurruese.”

Qindra gra të tjera kanë ndjekur shembullin e tyre në Zadrimë dhe rrethinat e saj dhe kanë filluar të merren me kultivimin e krimbave të mëndafshit dhe endjen artizanale.

Rozana Gostorani, 18 vjeç, shpreson që një ditë ta shohë mëndafshin që end në pistat e markave të mëdha luksoze të modës.

“Është një zanat shumë i lashtë… dhe gjithashtu një art me cilësi të lartë. Mendoj se (shtëpitë e modës) si Versace ose Dolce & Gabbana duhet të frymëzohen nga veshjet që prodhojmë këtu”, buzëqeshi ajo./artmagazine.al

Përshtatur në Shqip nga portali Barrons.com

The post Gratë që punojnë mëndafshin në Shqipëri endin ëndrra të mëdha për tregtinë e lashtë first appeared on .

“From West to East”“ rikthen Orkestrën Simfonike të Shkodrës me një koncert pas riformatimit.
Në këtë koncert, të titullar “From West to East”, së bashku me orkestrën, performoi sopranoja e njohur Ana Naqe, e cila, nën dirigjimin e Elda Laros dhe orkestrës simfonike, solli për publikun shkodran një repertor të zgjedhur me vepra të autorëve të njohur shqiptar dhe të huaj.

“Njeriu ka gjithmonë emocione por Shkodra është sheqer. Kam shumë emocione dhe është një nder i madh të performosh me Elda Laron sepse është një ndër artistet më të mëdha që unë njoh”, tha Sopranoja Ana Naqe.

Për Drejtuesen Artistike të Orkestrës Simfonike të Shkodrës, Elda Laro, ky ishte koncerti i parë në drejtimin e saj. Ajo theksoi se do të vijojnë përgatitjet për të sjellë në skenën shkodrane emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, të cilët do të performojnë krah orkestrës simfonike të qytetit.

“Zemra rreh shumë më fort se kudo tjetër, në skenat e botës dal, kam emocion por këtu zemra më rreh në çdo moment. Koncerti i ardhshëm do të jetë me përgjegjësi akoma më të madhe sepse do të kemi një tenor siç është Sajmir Pirgu dhe pianistin Klevis Gjergjin”, u shpreh Elda Laro, Drejtuese Artistike e Orkestrës Simfonike të Shkodrës.

Ky koncert i  Orkestrës Simfonike të Shkodrës solli për publikun emocione të veçanta dhe duke dëshmuar edhe një herë potencialin e madh artistik që Shkodra ka për të ofruar.

Me përkushtimin e drejtueses artistike Elda Laro dhe bashkëpunimin me emra të njohur të muzikës shqiptare, orkestra simfonike e Shkodrës ka si synim të kthehet në një pikë referimi për artin dhe muzikën klasike në vend.

The post “From West to East”“ rikthen Orkestrën Simfonike të Shkodrës me një koncert pas riformatimit. first appeared on .

Alba Festival 2025: Muzika që bashkon një brez të tërë shqiptarësh në diasporë
Albinfo.ch, si sponsor medial, ndjek këtë festival prej vitesh sepse është një hapësirë ku diaspora shqiptare e shpreh veten me krenari dhe kreativitet.

Luljeta Ademi

Foto: Armend Berisha

Disa evente janë më shumë se vetëm koncerte. Ato janë më shumë se aq, janë plot gjallëri që pulsojnë në ritmin e brezit të ri. Kështu pritet të jetë edhe Alba Festival 2025, ngjarja më e madhe open-air shqiptare në Zvicër, që më 21 dhe 22 qershor do të shndërrojë Kasernenareal në Cyrih në një skenë të përbashkët të tingujve, argëtim, kërcimit dhe përkatësisë.

Kjo nuk është vetëm një festë muzikore  është zëri kolektiv i një gjenerate që rritet mes dy botëve, që jeton në Zvicër, por akoma rreh me ritmin e gjuhës dhe shpirtit shqiptar.

© 2019 Albinfo.ch/Foto Rromir Imami

Kur popi shqiptar pushton zemrën e Zvicrës

Festivali vjen me një line-up të jashtëzakonshëm që përfaqëson më të mirët e skenës shqiptare moderne. Në qendër të vëmendjes është Adelina Ismaili, një ikonë që i bashkon të gjitha brezat. Pranë saj, emra si Alban Skënderaj, Ledri Vula, MC Kresha, Geasy, Ylli Limani, Era Istrefi, Capital T, DJ Gimi-O, Xhensila, UKAY, Singullar, Mozzik, Azet, Lluni, Lyrical Son, Lumi B, Klajdi, Bruno Miri, DJ Flow, DJ Vicky dhe Feri do të elektrizojnë skenën me energji, stil dhe përkatësi.

Albinfo.ch, si sponsor medial, ndjek këtë festival prej vitesh  jo vetëm për rëndësinë kulturore, por sepse është një hapësirë ku diaspora shqiptare e shpreh veten me krenari dhe kreativitet.

Një ndjenjë që nuk shuhet: me këngë, me vallëzim, me gjuhë të zemrës

Për shumë shqiptarë të rinj që janë rritur në Zvicër, Alba Festival është një vend ku mund të ndihen si në shtëpi, pa u shpjeguar. Ku mund të flasësh shqip pa fjalë, por me kërcim dhe këngë. Një vend ku ndjesia e përkatësisë nuk është e lidhur me kufijtë, por me emocionin kolektiv.

Ky është atdheu i përkohshëm i brezit të ri shqiptar në Evropë, një hapësirë që nuk e ndan kohën në “këtu” dhe “aty”, por që i bashkon me dashuri dhe ritëm.

Kulturë, integrim dhe shumë më shumë se një festival

Alba Festival ka tejkaluar prej kohësh kuadrin e një eventi etnik. Ai perceptohet si një platformë kulturore bashkëkohore, e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë veten pjesë të një historie në lëvizje. Mediat zvicerane e kanë vlerësuar si një model pozitiv të bashkëjetesës kulturore, që tregon se integrimi nuk bëhet vetëm nëpër zyra – por edhe në skena, në këngë dhe në përqafime shumëngjyrëshe.

Për të gjitha detajet, biletat dhe programin e plotë vizitoni faqen zyrtare:
www.alba-festival.ch

The post Alba Festival 2025: Muzika që bashkon një brez të tërë shqiptarësh në diasporë first appeared on .