Dita e votimeve, në një fshat të Elbasanit rreth viteve 1920-‘1930/FotoHistori
Votohej në një fshat të Elbasanit rreth viteve 1920-1930. Është një nga votimet e para në Shqipëri, e realizuar në periudhën mes dy luftërave botërore. Gjatë votimit dukej se i gjithë fshati ishte dëshmitar. Gjithsesi, më e rëndësishme, edhe në ato vite vota ishte e fshehtë. Foto është realizuar nga Margaret Hasluck.
