Posted on

“Epos Pianistik”, promovohet albumi i krijimtarisë muzikore i Ramadan Sokolit

Ramadan Sokoli muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar i njohur si një prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike, u nderua me veprën e tij të përmbledhur në një mënyrë krejt të veçantë të titulluar “Epos Pianistik”, performuar mjeshtërisht nga pianistja Aida Bufaj. Rreth moshës 16 -17 vjeçare, Sokoli filloi të kompozojë. Bëri disa këngë që më pas, do të këndoheshin nëpër koncerte apo në Radio Tirana si pa autor, deri sa një ditë u quajtën, këngë popullore, ku dhe sot vazhdojnë të njihen si të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *