Qendra e studimit të arteve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizon një cikël Lectio Magistralis që do të çelet ditën e mërkurë.
Këtë herë Lectio Magistralis do të ketë temën “Ndërthurje” e do të zhvillohet në një bashkëbisedim mes prof. asoc. dr. Gjergj Prevazi, koreograf, pedagog dhe drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe dr. Anxhela Hoxha Çikopano (Qendra e Studimit të Arteve
-Veprimtaria do të mbahet ditën e mërkurë më 31 janar 2024, ora 11:00, në sallën “Aleks Buda”.-