I am not what I am, I am what I do with my hands.
Louise Bourgeois
Artemisa dhe “Gjilpëra” i kanë fillesat në atelierin tonë të tekstilit. Premisa e saj estetike dhe intelektuale, puna ndër vite bërë me pasion dhe vullnet të epërm ndërtoi një profil artistik me fjalor dhe identitet personal krijues, bazuar në një shtresezim historik e kulturor, të vjeter e të thellë sa jeta. Veprat e saj tek “Gjilpëra” shfaqin lëndën në një format tejet elegant, ku dashuria dhe koha bëhën një, e zgjasin sa një përjetësi.
Çfarë më mirë se mjeti i përdorur në realizimin e veprave të ekpozitës, njohu dhe vizatoi deri në përsosmëri avangardat artistike të fillim shekullit XX?
Dalja përtej formatit dhe mediumit të veprave të përzgjedhura, duke mbivendosur në telajo të buta prerë në format e trupit njerëzor pikturat e mjeshtrave të mëdhenj, është një akt bashkëkohor i cili shton një element të ri të ndërveprimit fizik me veprën e artit. Vepra që lenë dyert e muzeumeve për tu veshur e marrë identitete të reja në lëvizje, imazhe të njohura që përtej pasarelave janë copëza arti që përcjellin mesazhin e vlerës së qëndrueshme! Si një sintezë e së shkuarës me të tashmen veprat në ekspon “Gjilpëra” rikrijohen nga kjo artiste me mesazhin e përcjelljes së përjetesisë së veprave të origjinës, si kërkesë e një dialogu të ri me publikun ku e shkuara i rrëfen diçka të tashmes.