Posted on

 Festivalin Vox Baroque në edicionin e tij XI, me pjesëmarrjen e Ansamblit Lo Spirito del tempo me Silvia Sesenna në pianofort dhe Daorsa Dervishi në flaut klasik.

Programi fokusohet tek zhanret e ndryshme të sonatës që i përkasin gjysmës së dytë të shtatëqindës, në të cilat flauti është jo vetëm protagonist, krahasuar me pianofortin, por edhe shoqërues besnik. Koncerti çelet me sonatën në Sol maxhor për flaut dhe bas të zgjatur nga Carl Philipp Emanuel Bach, një nga bijtë e kompozitorit të madh Johann Sebastian Bach dhe vijon me pjesën e vëllait dhe njëkohësisht studentit të tij, Johann Christian Bach. Kjo është sonata në Re maxhor op. 16 për pianofort, të shoqëruar nga flauti. Pas sonatës së famshme për pianofort solo K 545 të Wolfgang Amadeus Mozart, do të luhet sonata virtuoze në Mi minor për flaut dhe bas të zgjatur, op. 58, nga flautistja franceze François Devienne.

Në mbyllje të mbrëmjes do të luhet sonata në La maxhor për pianofort dhe flaut e kompozitorit Franz Anton Hoffmeister, një tjetër lloj sonate në të cilën muzikantët alternojnë momentet e virtuozitetit me ato të qetësisë, duke u bërë të dy protagonist.

Ansambli Lo Spirito del Tempo do ta interpretojë këtë repertor me instrumente të asaj periudhe, si pianofort dhe flaut klasik me një dhe tetë çelësa.

PROGRAMI:

  1. Ph. E. Bach

(Amburgo 1786)

Sonata në Sol maggiore për flauto e b.c

Allegretto, Rondò Presto

J.Ch. Bach (c.a 1776)

Sonata n.1, op.16, in Re maggiore për pianofort të shoqëruar me flaut

Allegro assai, Andante grazioso

  1. A. Mozart

Sonata nr.16 in Do maggiore K 545 pianofort

Allegro, Andante F. Devienne (1771)

Sonata nr 1, op 58, në mi minore për flauto e bc

Allegro, Adagio, Allegro ma non troppo

  1. A. Hoffmeister*

Sonata n.2 op 2 në la maggiore për pianofort dhe flaut

Andante, Allegro

*flaut me tetë çelësa

09/07

Tirana (Bërzhit, Muzeu i Ri i Forcave të Armatosura)

Duo Silvia Sesenna dhe Daorsa Dervishi, flaut  klasik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *