a woman standing in front of a record store

Shqipëria ka një rrjet unik shkollash të larta artistike private dhe veçanërisht publike që shtrihen në të gjithë territorin. Shkollat ​​e larta artistike ndahen midis shkollave kombëtare të financuara nga shteti (11), të shpërndara në 9 qytete. Në të njëjtën kohë u krijuan disa shkolla private; ato që njihen nga shteti janë referuar këtu.

Ky udhëzues rendit gjithashtu shkollat ​​kryesore të artit në Shqipëri. Ndërsa shumica e këtyre shkollave ofrojnë arsim të përgjithshëm në art, dizajn ose komunikim, disa janë të specializuara (foto, dizajn industrial, mobilje, etj.). Ju lutemi vini re se disa shkolla janë grupuar së bashku brenda të njëjtit institucion publik, por kanë degë.

SHKOLLA 9-VJECARE SERVETE MACI

Shkolla 9-vjeçare ”Servete Maçi”, është institucion arsimor në Tiranë, në rrugën e Dibrës. Quhet edhe shkolla e muzikës sepse në të studiohet piano, violin, violinçel. 

LICEU ARTISTIK JORDAN MISJA

Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë u themelua në vitin 1946, dhe emërtimi u bë në nder të piktorit dëshmor Jordan Misja. Që në fillim të veprimtarisë së tij, me punën dhe angazhimin tregoi se është një qendër e rëndësishme edukative dhe arsimore për përgatitjen e artistëve të rinjë në gjini të ndryshme të artit. Liceu artistik “Jordan Misja” për disa dekada ishte e vetmja shkollë e mesme artistike në Shqipëri. Kishte pesë seksione:

Seksioni i arteve figurative (me disa specialitete)

Seksioni teorik

Seksioni për kanto

Seksioni i artit dramatik

Seksioni për koreografi 

Shkolla kombetare e Baletit (SHKOLLA KOREOGRAFIKE E TIRANËS)
✤ U hap më 1957 me cikël mësimor 6-vjeçar pranë Teatrit të Operës dhe Baletit. Sot ka afat 8-vjeçar. Në fillim përgatiste valltarë për këtë institucion dhe për institucione të tjera artistike. Më 1972 kaloi në varësi të shkollës së mesme artistike «Jordan Misja», ku pranoheshin nxënës nga kl. IV e shkollës 8-vjeçare. Sot është institucioni bazë për përgatitjen e valltarëve për institucionet profesioniste, për shtëpitë e kulturës në rrethe dhe në përgjithësi për lëvizjen artistike amatore. Përveç lëndëve themelore të shkollës së mesme të përgjithshme, jepen njohuri për artin koreografik botëror, mjeshtërinë e kërcimit shqipiar, mësimin e valles popullore, folklorin koreografik shqiptar, historinë e baletit shqiptar etj. (D.Ko.)

SHKOLLA E MUZIKËS “JAN KUKUZELI”.

Shkolla e Muzikës fillimisht u hap në vitin 1957, mori emrin Dalip Tabaku. Me drejtorin e saj të parë Pjetër Dungu. Më pas Shkolla u transferua tek Mujo Ulqinaku të cilit më pas ja ndrruan emrin në Jan Kukuzeli. Sa nxënës studiuan në këtë shkollë dhe më pas u rikthyen si pedagog me një nivel të lartë profesional që nxorrën nga duart e tyre instrumentist të mrekullueshëm, të cilët përfaqësojnë artin Durrsak të muzikës në shumë vende të botës. Pikërisht kjo gjeneratë nxënësish dhe mësuesish formuan Orkestrën Simfonike të Durrësit prej 45 instrumentistësh në vitin 1971, me krijuesin e saj Dir. Ermir Dizdari. Vepra të mëdha u luajtën, të huaja dhe autor vendas, si opera, koncerte dhe Festivale të Këngës Durrsake. Më pas u krijuan edhe formacione të tjera më të vogla e të suksesëshme, nga instrumentist pasionant. Përgëzimet më të mëdha i shkojnë këtyre mjeshtra të muzikës dhe institucioneve, të cilët kan mbajtur gjallë jetën kulturore dhe muzikore ndër vite në qytetin tonë.

Deget qe ofron:

Pranimet në shkollën artistike “Jan Kukuzeli’’ zhvillohen të gjitha me konkurs.

• Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” ciklet

a. Klasa e parë dega muzikë (violinë, piano,violincel)

b. Klasa e gjashtë dega muzikë (në të gjitha degët e frymës, violë, fizarmonikë, kitare)

c. Klasa e dhjetë dega muzikë ( në të gjitha degët e frymës, violë, fizarmonikë, kitare, kontrabas, kanto etj )

d. Klasa e dhjetë arti figurativ (të gjitha specialitetet)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *