La Tomatina është një festival unik që mbahet çdo vit, të mërkurën e fundit të gushtit. Tradita nisi në vitin 1945, pas një sherri spontan mes të rinjve, që përdorën domate si armë. Sot, është kthyer në një ngjarje botërore, me rreth 20 mijë pjesëmarrës që marrin pjesë në një betejë paqësore, duke hedhur mbi 120 ton domate të pjekura.

Mediat vendase shkruajnë se më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.

Gjatë këtij festivali, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.

Të huajt këtë vit përbëjnë 65 përqindëshin e pjesëmarrësve. Përveç nga shtetet evropiane ka patur pjesëmarrës edhe nga SHBA-të, Japonia, Australia, Brazili, Kolumbia, Argjentina dhe Koreja e Veriut. 

Njëri nga organizatorët e festivalit, Rafael Perez, tha se janë bërë disa ndryshime për të mbrojtur diversitetin dhe sigurinë” në festivalin “La Tomatina”, i cili është shpallur “Aset Ndërkombëtar Turistik” në vitin 2002 në Spanjë.

“Kemi hasur në probleme serioze gjatë viteve 2005-2012, sepse kishim afro 50 mijë pjesëmarrës. Kjo situatë, pengonte edhe qytetarët e Bunol-it. Prandaj, kemi kufizuar numrin e pjesëmarrësve” ne 22 mijë, tha Perez.

Në pesë vitet e fundit hyrja në “La Tomatina” bëhet me pagesë, kurse kontributi ekonomik i festivalit në qytezën Bunol më 22,000 banorë është mbi 300 mijë euro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *