Gentian Shaqiri fiton Trofeun Skënderbej 2026 dhe thyen rekordin e pistësPas dy ditësh plot adrenalinë, emocion dhe rivalitet të fortë, Trofeu Skënderbej 2026 u mbyll sot në Krujë me një moment historik për sportin motorik shqiptar. Nën organizimin e FASA – Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit dhe Auto Club Albania, gara finale solli spektakël dhe performanca të nivelit të lartë nga pilotë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.Protagonisti absolut i këtij edicioni ishte piloti shqiptar Gentian Shaqiri, i cili me makinën e tij Tatuus dominoi fundjavën nga fillimi deri në fund, duke fituar jo vetëm garën, por duke hyrë në histori si shqiptari i parë që fiton Trofeun Skënderbej në renditjen e përgjithshme.Shaqiri e mbylli garën me kohën totale 4:31.034, pas dy ngjitjeve zyrtare, duke lënë pas rivalët e tij më të afërt, serbin Uros Brkic me Osella PA 21 (4:47.082) dhe kosovarin Bardhyl Canolli me Radical SR8 (4:49.696).Por triumfi i Shaqirit nuk ndalet këtu. Me performancën e tij të jashtëzakonshme, ai arriti të thyejë rekordin historik të pistës me gjysmë sekonde, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga legjenda e hill climb-it, Laszlo Szasz, një emër që për vite ka dominuar garat malore në rajon dhe Evropën Qendrore.Ky sukses përbën një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Gentian Shaqirin, por për gjithë automobilizmin shqiptar, duke vulosur një moment që do të mbetet gjatë në historinë e këtij sporti.

Renditja finale – Top

1.Gentian Shaqiri (Shqipëri) – Tatuus – 4:31.034

2. Uros Brkic (Serbi) – Osella PA 21 – 4:47.082

3.Bardhyl Canolli (Kosovë) – Radical SR8 – 4:49.696

4.Belkim Fazliu (Kosovë) – Renault Megane RS3 – 5:14.470

5. Kushtrim Bytyçi (Kosovë) – Renault Clio – 5:15.845

Me këtë fitore historike dhe rekord të ri piste, Trofeu Skënderbej 2026 mbyllet me flamurin shqiptar në majë dhe me një emër që tashmë shkruhet me germa të arta në historinë e motorsportit shqiptar: Gentian Shaqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *